BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Dossier

Takimi Hoxha- Çu En Lai, diktatori shqiptar: Të përgatitur për çdo kërcënim nga fqinjët, të luftojmë imperialistët me në krye Hrushovin

Takimi Hoxha- Çu En Lai, diktatori shqiptar: Të përgatitur

Zbardhet pjesa e dytë nga vizita e kryeministrit kinez Çu En Lai në Shqipëri më 1965. Në një dokument të siguruar nga gazeta, tregohet biseda e tij me liderin e PPSH, Enver Hoxha. Diktatori shqiptar ka paralajmëruar fqinjët, ndërsa kritika ka pasur dhe ndaj Bashkimit Sovjetik.

Mars 1965

Memorandum i bisedës mes shokut Çu En Lai dhe liderëve të partisë e të shtetit shqiptar, 27-29 mars. Shoku Çu En Lai dhe liderë të tjerë të partisë komuniste kineze u takuan në samitin me udhëheqësit shqiptarë në pallatin e kryeministrit.

Pala Shqiptare: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Haki Toska, Hysni Kapo, Manush Mysfiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Behar Shtylla, dhe ambasadori në Kinë, Nesti Nase

Pala kineze: kryetari Çu En Lai, anëtarët e komitetit qendror Xie Fuzhi, Zhang Hanfu, Zhao Jimin, Çu Jien Guo dhe Li Xianian.

 

Enver Hoxha: Në letrën që ju kemi dërguar ne kemi qartësuar pikat kryesore të planti tonë dhe e keni parë se fokusi kryesor është përdorimi i burimeve tona të naftës, zgjerimi i operacioneve të nxjerrjes dhe i përpunimit të saj, në mënyrë që ajo të përdoren për nevojat në zgjerim të ekonomisë sonë. Bashkë me këtë ne ju kemi kërkuar ndihmë në dizajnin e një shtese për uzinën e fertilizuesve azotikë, ndërtimi i së cilës parashikohet të përfundojë brenda planit të 5-të pesë vjeçar. Kjo shtesë do të jetë një bazë e fuqishme për forcimin e bujqësisë sonë për eksportimin e një pese të produkteve drejt Kinës ose vendeve të tjera. Në hartimin e planit të 4-t pesë-vjeçar ne jemi udhëhequr pikësëpari nga objektivi i zhvillimit të bujqësisë dhe i arritjes së potencialit të plotë brenda planit pesë-vjeçar. Ju mund ta shikoni që ne i kemi vënë vetes detyra të vështira por do të kemi mobilizim të plotë të partisë dhe shtetit që do të punojnë nën frymën patriotike dhe revolucionare. Ne kemi punuar me kujdes për të siguruar bazën materiale, financat dhe forcën punëtore,si atë manuale dhe të specializuar. Ne i kemi balancuar projektet në mënyrë që ato të mos bëhen barrë e ekonomisë dhe të ulin mirëqenien e popullit. Ne me modesti e kuptojmë dhe e pranojmë se ju duhet të bëni sakrifica për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e atdheut. Aktualisht kemi arritur rezultate të kënaqshme me masat e vendosura nga partia dhe rregullatorët, duke pasur nën kontroll të plotë lëvizjen e masës punëtore nga zona rurale në zonat urbane. Kemi zhvendosur shumë njerëz nga qytetet në zonat rurale bashkë me familjet e tyre, sipas nevojës së ekonomisë së vendit. Natyrisht që ne presim dhe vlerësojmë këshillat, kritikat dhe sugjerimet tuaja pasi ato janë të rëndësishme si për udhëheqjen tonë dhe për tuajën, për të përgatitur sa më mirë delegacionet tona në Pekin. Gjithashtu shoku Çu En Lai desha t’ju informoj në lidhje me arritjet e ekonomisë sonë gjatë vitit të shkuar. Gjatë vitit 1964 me frymën tonë patriotike dhe mobilizimin revolucionar të partisë dhe popullit kemi realizuar planin e prodhimit industrial me 100.7 %, duke rritur prodhimin me 7.4 % prej një viti më parë. Objektivat u arritën thuajse në të gjitha fushat e industrisë. Prodhimi i përgjithshëm bujqësor për 1964 ishte më i madh se ai i vitit 1963. Kemi prodhuar më shumë grurë, bimë industriale, perime, qumësht etj, ndërsa për duhanin, pambukun, ullinjtë, nivelet ishin më të ulëta se ato të 1963. Në blegtori kemi prodhuar më shumë kafshë se një vit më parë. Objektivat e qarkullimit të mallrave të rralla u tejkaluan me rreth 10 %,ose ndryshe 5.7 % më shumë se një vit më parë. Kjo tregon rritje të fuqisë blerëse të popullit tonë dhe rrjedhimisht rritje të standardeve të jetesës. Megjithëse rritje modeste, është gjithsesi rritje. Ne mbajtëm një plenum të veçantë të komitetit qendror për objektivat e këtij viti, prej madhësisë së tyre. Në të përcaktuam se prodhimi total industrial do të jetë 4.7% më i madh se një vit më parë, ndërsa prodhimi total bujqësor 5% më i madh. Prodhimi frutor do të jetë 2% më shumë se 1964 ndërsa ai blegtoral 5% më i madh. Një fokus të veçantë kemi caktuar në prodhimin e grurit ku parashikojmë një prodhim 8.7% më të madh se 1964. Objektivat janë të njëjtë në të gjitha fushat e ekonomisë por forca jonë kryesore do të mobilizohet të bujqësia, përfundimi i ndërtimit të objekteve industriale me ndihmën tuaj dhe vënia e tyre në punë. Ne besojmë se do të arrijmë suksese të mëdha nga objektet industriale që o ndërtojmë me ndihmën e republikës së Kinës. Këtë vit ne patëm një dimër më të vështirë se zakonisht. Kishte shumë dëborë,jo vetëm në male ku bie zakonisht por dhe në zonat fushore e bregdetare. Bora nuk na dëmtoi shumë bujqësinë por vetëm blegtorinë, pasi na shkaktoi 100 000 vdekje kafshësh të vogla prej mungesës së ushqimit të tyre, të qumështit dhe dështimeve në pjellje. Me gjithë ndihmën shtetërore në zonat prekura, i ftohti na kapi në befasi veçanërisht në zonat e ulëta. Tashmë në bujqësi sezoni i mbjelljeve të pranverës po shkon mirë dhe kushtet e motit janë të favorshme. Punonjësit, traktorët dhe kafshët e punës janë mobilizuar në plugimet dhe mbjelljen. Ne shpresojmë që puna të shkojë mbarë dhe të shkojnë në kongresin tonë me rezultate të kënaqshme.

Çu En Lai: Kur do të mbani kongresin e partisë shoku Enver?

Hoxha: Ne mendojmë nga fundi i vitit ose fillimi i vitit të ardhshëm. Uniteti i partisë sonë me popullin dhe uniteti me motrën tonë Kinën e madhe na bën gjithnjë e më të fortë në përpjekjen tonë të përditshme revolucionare. Situata në kufijtë tanë është aktualisht e qetë. Armiqtë tanë e kanë parë vendosmërinë tonë dhe për momentin nuk po na provokojnë. Por ne gjithsesi po e mësojmë popullin, ushtrinë dhe rojet kufitare, të jenë gjithmonë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë periudhë qetësie në mbrojtjen e atdheut, siç thotë dhe populli ynë “lumi fle armiku s’fle”. I kemi kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së përgatitjes ushtarake të forcave të armatosura. Eksperienca teknike ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë. Siç kërkohet nga plani i armatimit, ne kemi stabilizuar strukturën organizative dhe planet e mobilizimit të luftës. kemi vazhduar gjithashtu përgatitjen operacionale në terren dhe armatimin e policisë popullore. Ardhja juaj këtu shoku Çu En Lai forcon edhe më shumë situatën tonë politike, të brendshme dhe të jashtme. Me ndihmën bujare dhe internacionaliste që na jep Kina, vullneti dhe besimi i popullit tonë rritet edhe më shumë pasi ai e ndjen varfërinë me zemrën e çeliktë të Kinës që është me ne, në kohëra të mira e të këqija. Në lidhje me situatën ndërkombëtare, ne mendojmë se partia dhe qeveria e Kinës nuk u kapën në befasi nga zhvillimet e fundit ndërkombëtare. Ju i keni parashikuar saktësisht ato, duke reaguar në mënyrë revolucionare dhe duke ditur të influenconi situatat. Partia juaj ka arritur me sukses që të përfitojë nga forcimi i kampit socialist dhe përpjekja çlirimtare e popujve të botës.

Akuza BRSS dhe SHBA

 Në të njëjtën kohë puna e vazhdueshme marksiste-leniniste e partive tona ka demaskuar në sytë e popujve dhe komunistëve të të gjithë botës natyrën agresive dhe luftënxitësve të imperializmit botëror me në krye amerikanët dhe tradhtinë e revizionistëve modernë me në krye sovjetikët. Ne mendojmë se karakteristika e veçantë e kësaj periudhe është bashkëpunimi mes imperializmit amerikan dhe revizionistëve sovjetikë. Ata po bashkëpunojnë gjithnjë e më hapur ditë pas dite, pasi imperializmi amerikan ka gjetur një shok te Hrushovi dhe aleatët e tij, për të vënë në jetë praktikat e tyre luftënxitëse, të shkatërrimit të komunizmit dhe ndryshimit të zonave të influencës botërore, për të krijuar një sistem të ri kolonializmi të dominuar nga dy superfuqitë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik. Këto dy superfuqi, duke pasur objektivin e njëjtë të luftës kundër socializmit të vërtetë,po përpiqen të mbrojnë dhe të forcojnë supremacinë e tyre duke shtrënguar grupin e aleatëve dhe duke u përpjekur të rrëmbejnë aleatë të vegjël nga njëri-tjetri dhe duke sulmuar vendet e socializmit të vërtetë si Kina, Koreja Shqipëria e Vietnami i Veriut. Aleanca amerikano-sovjetike po materializohet çdo ditë e më shumë dhe po kthehet në rrezikun kryesor për fatin e botës. Kjo aleancë po rritet në sferat politike, ideologjike, ekonomike kulturore dhe po zyrtarizohet me marrëveshje, traktate e kontrata nga të dyja palët. Natyrisht që tendenca e këtyre dy superfuqive është dominimi i botës me anë të shtypjes së socializmit, të lirive dhe pavarësisë së kombeve. SHBA vepron me zjarr dhe dhunë, duke përdorur presionin bërthamor dhe çdo lloj shantazhi tjetër, për të krijuar zonat e saj të influencës dhe për të dominuar popujt e botës. Me anë të konfrontimeve të saj me socializmin ata mendojnë se do të arrijnë të realizojnë planet e tyre djallëzore. Ndërsa Bashkimi Sovjetik me kursin e tij të bashkë-ekzistencës paqësore mendon se mund të evitojë luftën përgjithmonë, por nga ana tjetër fiton kohë për të luftuar socializmin dhe për të forcuar pozitën e tij botërore. Kuptohet që revizionistët sovjetikë po luajnë me zjarrin. Ata i lejojnë imperialistëve amerikanë të veprojnë të pa shqetësuar, duke përdorur zjarrin dhe dhunën kundër popujve që luftojnë për lirinë e tyre. Kurse sovjetikët përdorin çdo mënyrë për dëmtuar,korruptuar dhe për t’i skllavëruar ato. Por këta banditë gjithmonë përpiqen të vënë të tjerët për të bërë punët e pista. Sigurisht që ngjarjet nuk do të zhvillohen siç ata presin,pasi ka të tjera forca kolosale që veprojnë, siç janë popujt socialistë që po shkatërrojnë planet e imperialisto-revizionistëve. Krijimi i kësaj aleance amerikano-sovjetike nuk mund të zhdukë ligjin e vjetër të xhunglës, por përkundrazi e bën atë edhe më real. Kjo po ndodh jo vetëm mes dy superfuqive por dhe mes vendeve të tjera kapitaliste dhe atyre ku janë në pushtet revizionistët, siç janë vendet socialiste të Evropës që me ritme të shpejta po degjenerojnë në kapitalizëm. Ky degjenerim i Bashkimit Sovjetik dhe i vendeve socialiste ka risjellë vendosjen e ligjit të xhunglës mes tyre, të gjitha së bashku ose një nga një, që si një tufë ujqërish të uritur i sillen rrotull arenës ndërkombëtare, bashkë me ujqërit e tjerë imperialistë. Kontradiktat e tyre të pakapërcyeshme janë të dukshme si në aktivitete e NATO, në OKB në tregun e përbashkët evropian, në Laos e në Kongo,ose në çështjen e Gjermanisë. Kjo është një grup çështjesh komplekse, por është detyra jonë të lundrojmë për të gjetur kursin e duhur dhe për të nxjerrë konkluzionet e duhura, me qëllim caktimin e strategjisë se përpjekjes kundër armiqve.

 

Situata ndërkombëtare

Mund të themi se në përgjithësi situata ndërkombëtare është e favorshme për forcat socialiste. Imperializmi në përgjithësi dhe ai amerikan në veçanti është drejt dekompozimit, dekadencës dhe rënies së lirë. Ata po humbasin terren dhe po demaskohen nga të gjitha drejtimet, në çdo veprim që bëjnë. Revizionizmi modern dhe ai hrushovian në veçanti ka dëmtuar kauzën tonë socialiste dhe komunizmin ndërkombëtar, duke shkaktuar një krizë në mes të lëvizjes sonë. Por duke e ditur këtë fakt ne mund të themi se demaskimi i tij dhe përpjekja jonë do ta flakë tej këtë mbeturinë në mesin tonë. Pas Luftës së Dytë Botërore kampi imperialist deshi disa kohë sa të ngrihej në këmbë, prandaj ishte i detyruar të pranonte ndihmën amerikane që shoqërohej me dominimin e tyre nga SHBA. Imperializmi amerikan dhe ai britanik arritën të bëjnë pas vetes partnerët e dobësuar nga lufta, në një aleancë politiko-ushtarake të cilën ata e përdorin për të sunduar vendet e tjera. Ata kanë krijuar baza ushtarake në të gjitha vendet kapitaliste të botës, nën maskën e ndihmës ekonomike apo ushtarake. Në të njëjtën kohë Amerika ndryshon vullnetin ekonomik të vendeve duke diktuar vendimet e saj në fushat e ekonomisë, investimeve, tregtisë etj. Nuk ka dyshim që në këtë situatë SHBA dikton dhe mënyrën e jetesës, mendimin ideologjik dhe politik të këtyre vendeve. Duke financuar rindërtimin e Bon në Gjermaninë Perëndimore, SHBA ka riarmatosur fashizmin dhe revanshizmin, për krijimin e një Gjermanie fashiste aleate të saj, e cila funksionon dhe si mjet shantazhi ndaj vendeve të tjera. Kështu blloku kapitalist, nën sundimin e plotë të amerikanëve, kërcënon vendet e tjera me presionin e luftës. Por ata nuk janë aq të fuqishëm sa kanë qenë më parë. Tanimë Franca,edhe pse një vend kapitalist dhe anëtar i NATO, ka nisur kontradiktat e hapura me imperializimin amerikan. Kapitali i madh për rindërtimin e Francës nuk po duron diktatin e amerikanëve dhe refuzon mbytjen e vendit nga sundimi kapitalist. Kjo ka dobësuar fuqinë politike dhe ushtarake të NATO. Zhvillimi është diçka pozitive për ne dhe nuk vjen vetëm nga faktori francez, por dhe nga lufta ideologjike e vendeve socialiste kundër imperializmit amerikan. Franca po përdor kapitalin e saj për të hequr prangat e SHBA dhe ne si marksistë duhet të shfrytëzojmë situatën, edhe pse shpresat janë të paktë që Franca të ndryshojë kurs. Fenomeni është një nga parashikimet e bëra prej kohësh nga Stalini. Ne mendojmë se imperializmi amerikan është i shqetësuar prej problemeve dhe kjo tregohet dhe nga veprimet e tij agresive të kërcënimeve bërthamore. Këto të fundit janë shenja dobësie dhe jo force. SHBA po përpiqet të krijojë një pozitë të re për veten, duke u mbështetur në Bon të Gjermanisë, që është aleati i tyre më i fuqishëm dhe më agresiv. Ne besojmë se Boni është çmimi për të gjithë. Amerikanët po bëjnë gjithçka që kancelari revanshist gjermano-perëndimor Ludvid Erhard dhe qeveria e tij të ruajnë qëndrimin e tyre pro-amerikan. dhe për të arritur këtë amerikanët me shumë vështirësi po përpiqen të plotësojnë të gjitha kërkesat e tyre, veçanërisht me armatime dhe armë bërthamore. Nga ana tjetër amerikanët gjithashtu po përpiqen të ulin në gjunjë sovjetikët në lidhje me bashkimin e Gjermanisë, sipas kushteve të revanshistëve të Bonit. Nëse amerikanët e arrijnë këtë, ata do të forcojnë pozitën e tyre në Evropë, dhe do të mund të izolojnë Francën duke e bërë t’i bindet presionit të tyre dhe duke e ndaluar të krijojë aleanca të tjera, sidomos me sovjetikët revizionistë.

Konkluzionet

Pra në konkluzion mund të themi se amerikanët po përpiqen të dëmtojnë objektivin francez të ringjalljes së aleancave të vjetra me vendet europiano-lindore, qendrore dhe juglindore, dhe në të njëjtën kohë e lidhur ngushtë me Bonin për “luftën kundër komunizmit”. Aktualisht por në fakt Franca po përpiqet të krijojë një dominancë të sajën. Kjo është dhe arsyeja e avancimeve Goliste drejt vendeve të demokracive popullore, me anë të dhënies së huave dhe zhvillimit të marrëdhënieve kulturore me to. Nga ana tjetër amerikanët po përpiqen të mbrojnë dhe të forcojnë aksin Bon-Uashington, të forcojnë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik në mënyrë të BRSS të ndjekë kursin amerikan dhe mos të bëhet aleat me Francën. Në këtë situatë, opinionet e vendeve të tjera të NATO nuk do të merren fare në konsideratë me përjashtim të Londrës dhe Bonit. Cilado parti që të jetë në pushtet në Britani, do të vazhdojë balancimin tradicional të politikave që si zakonisht do të anohet drejt favorizimit të SHBA. Tradita,historia apo interesi i aleanca vetë vjetra e ka bërë Britaninë gjithmonë aleate të SHBA,edhe pse kontradiktat mes tyre ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Në të njëjtën kohë, dihen qëllimet e qeverisë revanshiste të Bonit, e cila lufton për dominim në Evropë, për sofistikimin e armëve të saj bërthamore dhe për t’u dukur si aleati më i parë në krah të SHBA në NATO. Gjermania Perëndimore kërkon të gëlltisë republikën demokratike gjermane dhe të rivendosë kufijtë e Rajhut të Tretë. Ajo kërkon aleanca të reja dhe kërcënon nisjen e konfliktit bërthamor sa herë e konsiderojnë të nevojshëm partnerët e saj. Prandaj Boni është arma kryesore mbështetëse e SHBA dhe përpiqet të mos prishë marrëdhëniet me vendet e tjera përfshi dhe De Gol, apo vendet e demokracive socialiste. Me aq sa mund ta gjykojmë situatën, koalicioni imperialist në Evropë nuk është ende gati për të shkuar në luftë. Së pari çështja franceze ka tronditur ekuilibrat dhe do të duhet ca kohë për ta rivendosur, dhe së dyti, kapitullimi i revizionistëve sovjetikë dhe i satelitëve të tyre në Evropën lindore po krijon një peizazh të ri për imperialistët. Ata kanë tani më shumë shpresë dhe mundësi për koalicione. Ata nuk do t’i lënë pa shfrytëzuar këto momente deh do të nisin aventura të reja ose konflikte të armatosura. Ne kemi arritur në konkluzionin se një re e zezë është ngritur mbi Evropën, mbi kontinentin që tashmë është kthyer në parkun e lodrave të imperialisto-revizionistëve dhe intrigat e tyre. Por megjithatë mes tyre ka kontradikta të thella, edhe pse këto nuk mund të çojnë në një atmosferë revolucioni.

Më të lexuarat