BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Takimi i Ali Pashë Tepelenës me admiralin rus dhe interpretimet historike

Takimi i Ali Pashë Tepelenës me admiralin rus dhe interpretimet

(Vijon nga numri i kaluar)

Marrëdhëniet me Ushakovin kanë qenë të tensionuara gjatë gjithë kohës së çlirimit të ishujve të Jonit. Në librin “Diplomacia e Ali Pashë Tepelenës”, në faqet 56 – 57, shkruhet: “Në majin e vitit 1798, Ushakovi iu drejtua admiralit osman Kadir beut dhe të plotfuqishmit të Portës pranë flotës ruso-turke, Mehmet efendiut, me kërkesën që me marrjen e Korfuzit të merrej vetëm Ushakovi ose “ndryshe – siç justifikohej ai – Korfuzi nuk mund të merret”. Referenca është libri Admirali Ushakov, 1952, vëll. 2, Nr 31. Ushakovi dërguar Tamarës më 21 mars 1798.

Edhe te libri “Aliu midis historisë dhe legjendës”, në faqen 182, thuhet e njëjta gjë, por me pak fjalë: “Qeveria ruse desh ta shmangte pjesëmarrjen e Aliut në pushtimin e ishullit, prandaj i kërkoi qeverisë osmane që pushtimin ta drejtonte Ushakovi, kurse forcat e Aliut të ishin nën komandën ruse. Ashtu u bë, por Aliu u përpoq me të gjitha mënyrat të mos dërgonte ushtarë, pa të cilët Ushakovi do ta kishte të vështirë ta merrte atë”. Referenca është libri i historianit rus G. Arsh, fq. 200 – 201.

Nuk e dimë nga është marrë fragmenti i librit “Diplomacia e Ali Pashë Tepelenës”, por në librin “Admirali Ushakov”, vëllimi II, botim i vitit 1952, ky material nuk është as në dokumentin nr 31, dhe as në faqen 31 të librit. Por, për fragmentin e librit “Aliu midis historisë dhe legjendës”, në faqen 200 të librit të historianit rus G. Arsh thuhet se jo Ushakovi iu drejtua Kadir – beut dhe të plotfuqishmit të Portës pranë skuadriljes, Mahmud efendiut. Përkthimi është i gabuar dhe konkretisht thuhet: “Duke menduar se pa forca tokësore të mëdha Ushakovi nuk do ta marrë Korfuzin ... ai (pra Ali Pasha) iu drejtua Kadir – beut dhe të plotfuqishmit të Portës pranë skuadriljes, Mahmud efendiut, me kërkesën që “t’i shkruanin Portës t’i dërgonte atij krigskomisarin, shuma të hollash dhe 25 mijë njerëz, furnizime, plumba dhe çdo gjë që duhet, ai mendon se me më pak se njëzet e pesë mijë vetë Korfuzin nuk mund ta marrësh, se për marrjen e Korfuzit t’i jepet atij urdhri, atëherë ai me forcat e tij do të niset të marrë Korfuzin”. Referenca është “Admirali Ushakov”, vëllimi 2, Nr 31, Ushakovi dërguar Tamarës, më 15 mars 1798. Këtu referenca e historianit rus është e gabuar, pasi skuadrilja ruso-turke në mars 1798 ende nuk ishte krijuar për të ardhur në ishujt e Jonit. (Krigskomisari ishte personi që merrej me furnizimet ushtarake, administrimin e të hollave, pajimet, armatimet, municionet etj.).

Për ta kuptuar më mirë paragrafin e mësipërm, duhen sjellë edhe disa rreshta, që janë para këtyre në librin e Arshit: “Sundimtari i Janinës kishte qëllimet e tij për Korfuzin. Ai varte shpresën që skuadrilja e përbashkët do të pësojë disfatë në bllokadën e Korfuzit dhe atëherë të gjitha operacionet do t’i besohen atij”. Sipas mendimit të Ushakovit, ai donte të ishte “pjesëmarrësi kryesor për pushtimin e Korfuzit dhe pastaj me çdo lloj mënyre dhe mashtrimi të na largonte ne”. Ka edhe një dokument tjetër lidhur me këtë. Ushakovi i shkruante Tamarës në mars 1799: “Ali Pasha do të jetë me ne pjesëmarrës në marrjen e kështjellës së Korfuzit, nuk i heq forcat e tij që këtej dhe këto ditë ... dërgoi edhe 300 shqiptarë dhe ka ndërmend që gjithçka që është marrë në kështjellë dhe në qytet ta ndajë me mua si shokë. Nëse ai do të dërgonte te mua djalin e tij dhe bashkë me të 6 ose 7 mijë forca, atëherë unë do doja ta bëja atë pjesëtar, për të cilën dhe i premtova; por ai refuzoi dërgimin e forcave dhe kërkoi nga Porta e Lartë leje për ta pushtuar Korfuzin ai vetë, për të cilën mendonte të domosdoshme jo më pak se 25 mijë forca ... Unë atë, për ndarjen me ne të gjithçkaje që u kap nga ne në kështjellë, nuk e pranoj ...”. (Marrë nga libri “Admirali Ushakov” i V. L. Snegirevit, fq. 58 - 59, botim i vitit 1945).

Në faqen 183, të librit “Aliu midis historisë dhe legjendës”, jepet një takim i Ali pashës me admiralin rus, por që nuk i përgjigjet realitetit. Ja çfarë shkruhet konkretisht: “Aliu dërgoi një njeri për të biseduar me admiralin rus. Admirali do t’i dërgonte një anije për ta sjellë Aliun në Korfuz, por Aliu me fregatën e tij mbërriti i paftuar. Ai u takua me admiralin rus dhe i premtoi se forcat do t’i dërgonte të komanduara prej tij. Kjo nuk ishte pritur mirë nga admirali rus. Pas takimit me admiralin, ai erdhi tek komandanti i flotës osmane dhe i shprehu mendimin se admirali rus nuk ishte dakord për angazhimin e tij në këtë aksion. Prandaj ai do të tërhiqej nga drejtimi i forcave ushtarake, po forcat do t’i dërgojë”. Këtu nuk jepet asnjë referencë se nga janë marrë këto rreshta.

Këto që janë shkruar më sipër nuk qëndrojnë. Takimi ka qenë vetëm një takim kortezie. Aliu shkoi me një fregatë ruse i ftuar, por që i doli garant një nga oficerët rusë, sepse kishte frikë se mos e kapnin dhe e dërgonin në Kostandinopojë dhe nuk ka biseduar fare për probleme pune. Këtë e jep një oficer i flotës ruse, që ka qenë prezent dhe po e sjellim të plotë.

Rreth mesditës, së po asaj dite, Myhtari me suitën e tij mbërriti në flotë. Pasi mësoi se sa forca ndihmëse i duheshin aleatëve dhe duke bërë me admiralin vendimin për kushtet se çfarë pagese do t’i jepte atij dhe komandantëve të tij, Myhtari pa u vonuar aspak u kthye përsëri në Butrint për të bërë gati shqiptarët që do dërgoheshin në Korfuz.

Menjëherë pas tij u dërgua kapiteni i rangut 1-rë Sarandinaqi... Ky oficer, pasi u takua me Ali Pashain, e bindi me këmbënguljen e tij që të vinte në skuadriljen ruse dhe të njihej personalisht me admiralin Ushakov. (Pra më parë nuk janë takuar asnjëherë). Ali Pashai për një kohë të gjatë i bëri bisht dhe lëkundej, duke iu frikësuar tradhtisë së turqve, por të gjitha ndrojtjet e tij u zhdukën nga garancia e kapitenit Sarandinaqi.

Më 2 shkurt, Ali Pashai me një suitë të tij të shumtë në numër, u nis me fregatën “Zbritja e Shpirtit të Shenjtë” dhe mbërriti para perëndimit të diellit në anijen admirale. Atij iu bënë nderimet vërtet të një admirali. Ai ishte veshur me petka turke të mrekullueshme... Kadir-beu dhe komandantët e tjerë turq iu prezantuan atij nga vetë kryekomandanti. Nuk mund ta përfytyrosh se sa e madhe ishte kënaqësia e Ali Pashait, kur pa të gjitha nderet me të cilat u mbulua; ai nuk e fshehu këtë dhe në fytyrën e tij të entuziazmuar pasqyrohej qartë ambicia e kënaqur.

Pas qerasjeve të zakonshme, sipas zakoneve orientale, ... ai shkoi të këqyrë anijen admirale, të ndriçuar me fenerë dhe vizitoi kuvertën e poshtme dhe të sipërme. Pas kësaj vizite Ali Pashai, i shoqëruar nga admirali Ushakov dhe suita e tij e komandantëve, vizitoi admiralin turk Kadir-Bej. Këtu ai qëndroi më pak se një çerek ore, duke kërkuar falje se disa punë e detyrojnë që të kthehet sa më shpejt në Butrint. Duke u kthyer po me atë fregatë, ai i tha kryekomandantit tonë një shumicë përshëndetjesh më mikluese dhe falënderimet për pritjen e shkëlqyer...

Pra, asgjë nuk përputhet me ato që shkruhen në librin “Aliu midis historisë dhe legjendës", se “shkoi paftuar, biseduan për problemet e punës, iu ankua Kadir beut etj”.

Në librin “Aliu midis historisë dhe legjendës” ka dhe disa detaje të tjera lidhur me admiralin Ushakov që nuk përputhen me realitetin. Në faqen 189 të këtij libri, thuhet: “Duke përmendur kërkesën e pargasve bëhet e ditur se për diskutimin e kërkesës për futjen nën mbrojtjen e dy flotave ishte zhvilluar edhe një takim i Ushakovit me Ali Pashë Tepelenën, se drejtimi i qytetit të Pargës lidhej direkt me aleancën ruso – turke”. (Këtu jepet një referencë nga dokumentet turke).

Në faqet 236 - 237 shkruhet: “ ... Nga ana tjetër, fqinjësia me Aliun e bënte të domosdoshme praninë e një personi që zotëronte gjuhën e Aliut (gjuhën shqipe) tek admirali rus Ushakov, prandaj admirali më 13 maj 1801 i kishte paraqitur Portës së Lartë kërkesën për caktimin e një personi të tillë. Pranë tij kishte mbërritur kapiteni ulqinak Ibrahim agai”. (Dhe këtu jepet një referencë nga dokumentet turke).

Në kapitullin që bën fjalë për veprimtarinë e Ali Pashës në vitin 1806, në faqen 362, thuhet: “Arrihet një marrëveshje ndërmjet rusëve të Korfuzit dhe Aliut. Ai kërkoi një takim me Ushakovin, por mbeti i pakënaqur sepse nuk u muar parasysh kërkesa e tij mbi dorëzimin ose dëbimin e disa familjeve si Bukuvallat, Kacikojanët ...”.

Për dijeni të lexuesit, na duhet të themi se takimi që bëhet fjalë më sipër lidhur me Pargën, nuk është bërë. Siç thamë, janë takuar vetëm njëherë, gjatë vizitës së kortezisë që Aliu i bëri Ushakovit. Në rastet e tjera, për kërkesën e një përkthyesi në vitin 1801 dhe për kërkesën e Aliut që të takohej me Ushakovin në vitin 1806, këto nuk përputhen me realitetin, sepse Ushakovi nuk ndodhej në Korfuz pasi që më 6 korrik të vitit 1800 ishte larguar për në Sevastopol dhe nuk doli më jashtë Rusisë, deri sa doli në pension në vitin 1807. Dhe tjetra, pse Ushakovit duhej t’i sillnin një përkthyes ulqinak? E thamë, Ushakovi nuk mund ta ketë bërë kërkesën në vitin 1801, sepse kishte një vit që ishte larguar, por në flotën ruse kishte shumë grekë dhe shqiptarë, ku një nga këta të fundit ishte kapiteni Qirko nga Himara, i cili edhe është dekoruar për trimëri në luftrat për çlirimin e Korfuzit, ndërsa dy oficerë grekë i ka përdorur si ndërmjetës me Ali Pashën dhe Kadir beun, pasi zotëronin të dy gjuhët, greke dhe turke. Njëri prej tyre është Sarandinaqi, që i mbushi mendjen për të shkuar në anijen e Ushakovit.

Në librin e historianit rus G. Arsh ka disa materiale të cilat janë marrë nga revista shqiptare “Hylli i Dritës”. Materiale që i referohen po kësaj reviste ka dhe në librin “Aliu midis historisë dhe legjendës”. Më lart folëm për fragmentin e pritjes që do i bënte Ali Pasha skuadriljes së përbashkët ruso – osmane, ku thuhet se është marrë nga “Hylli i Dritës”, viti 1931, nr 1 fq. 26, por që nuk rezulton që ky fragment të jetë në faqen e përmendur.

Në faqen 280 po të atij libri, shkruhet se “... Aliu është pushuar nga detyra e lartë nga sulltani. Sipas historiografisë osmane, Aliu ishte pushtuar nga dëshira për t’u bërë i pavarur. Në bazë të ankesës së dinjitarëve të Rumelisë, ai u shkarkua nga detyra dhe Rumelia iu dha Vani Mehmet pashës ... prandaj më 5 nëntor – 4 dhjetor 1803 vilajeti i Rumelisë me seraskerllëkun iu dha mytesarifit të Shkodrës, Ibrahim pashës, si kundërbalancim ndaj Aliut, duke i dhënë kompetenca të gjera. Ky mendim ka qenë edhe në historiografinë shqiptare. Referenca vetëm për fjalinë e fundit është “Hylli i dritës”, 1932, fq. 26. Në fakt, kjo referencë është në revistën e vitit 1931 dhe jo në atë të vitit 1932, siç është cituar.

Më tej, në faqet 280 – 281 të po këtij libri thuhet: “... prandaj nga kryeqyteti u dërguan provokatorë që i kërkonin (Aliut) të shkëputej dhe të ngrinte flamurin e kryengritjes kundër sulltanit. Ai u doli përpara rebeluesve dhe pranoi se kishin rënë në plogështi, prandaj i ftoi të marshonin drejt Sofjes. Pastaj ai paska marrë rrugën e Bitolit, kurse Stambolli priste që ai të dukej para dyerve të kryeqytetit”. Ndërmjet referencave, është edhe revista “Hylli i dritës”, viti 1932, fq. 26.

Në faqen 320, gjithashtu jepet përsëri një fragment, që citohet se është marrë nga “Hylli i dritës”, viti 1930, fq. 26, ku thuhet: “Marrëdhëniet me Ibrahim pashë Bushatlliun vazhduan të ishin të tendosura. Të dy synonin të shtrinin pushtetin e tyre në territoret reciproke. Qëndrimi armiqësor i tyre kishte shqetësuar disa herë Portën e Lartë”.

Më të lexuarat