BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Tepelenë, më 27 prill 1997 rebeluesit kapën rob 75 “Skënderbegas”, të rinjtë 12 ditë peng

Tepelenë, më 27 prill 1997 rebeluesit kapën rob 75

Muaji prill 1997, ishte i njëjtë me muajt janar, shkurt e mars të po këtij viti, kur shqiptarët, veçanërisht në jug të vendit, u ngritën në protestë dhe pas shpërfilljes së bërë prej Sali Berishës, të irrituar, ata u organizuan dhe u ngritën në rebelim të armatosur kundër shtetit dhe pushtetit të tij absolut. Ndërsa rebeluesit, kishin ngritur strukturat e tyre të armatosura, pas rrëmbimit të armëve e municioneve në depot e ushtrisë të cilat u plaçkitën pas dezertimit dhe largimit të ushtrisë shqiptare prej tyre. Por ndërsa populli në jug kishte krijuar ushtrinë e tij të armatosur anti-pushtet, anti-PD e anti-Berishë, vetë presidenti piramidal Sali Berisha, kishte mundur të mbante ene në shërbim personal, një pjesë të strukturave të ushtrisë, të policisë, të gardës e forcave speciale, të cilat në mars 1997 i kishte futur të gjitha nën komandën e SHIK, duke graduar me dekret të posaçëm Bashkim Gazideden, si komandant të përgjithshëm të shtypjes së rebelimit popullor. Ky gjeneral, me urdhër të Sali Berishës kishte gjithë fuqinë që të kryente operacione sulmi të armatosur, për të izoluar dhe asgjësuar krejt rebelet e jugut. Këtu nis dhe ngjarja më e rëndë me prag tragjedinë më të madhe që mund të kishte ndodhur në ato kohë, Madje, kjo konsiderohet si akti më kriminal e anti-njerëzor, që ka organizuar dhe realizuar pushteti i Sali Berishës në vitin 1997 dhe konkretisht, në muajin prill të këtij viti tragjik.

Prill 1997, Berisha nisi 200 “Skenderbegas” 15-17 vjeçar të armatosur, për gjakderdhje në jug

Në gjendje traumatike, me frikën dhe panikun e ikjes nga pushteti, por së pari me tmerrin se pas ikjes nga pushteti, do të asgjësohej prej popullit e do të hiqej zvarrë familjarisht për krimet që kishte bërë, Sali Berisha nisi të bënte çdo lëvizje, inskenoi dhe urdhëroi që të bëhej edhe luftë e armatosur kundër popullit të jugut të vendit, sidomos kundër rebeluesve të Tepelenës, Gjirokastrës, Përmetit, Sarandës, Vlorës e Delvinës. Një nga çmenduritë më të mëdha të Sali Berishës, nxitur dhe bërë në muajin prill të vitit 1997, ishte urdhëri i tij, dhënë “gjeneral” Bashkim Gazidedes, për të armatosur dhe vërsulur drejt jugut për luftë, nxënësit e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”, me mision të plotë ushtarak, për të luftuar kundër popullit. Të mobilizuar në toga luftarake si në luftë të vërtetë, ata u nisën në datën 24 prill 1997 nga Tirana. Natën e parë, ata u dislokuan në hyrje të Fierit, në kodrën ku nis rruga për në kodrën përballë fshatit Vajkan. Gjatë ditës së datës 26 prill 1997, ata kaluan Ballshin dhe u vendosën në fshatin “Peçaj”, mbi rezervuarin e zonës. Në mbrëmje, ata zbarkuan në hyrje të qytetit Memaliaj, duke qëndruar të fshehur buzë lumit Vjosë, atje ku ky lumë, bashkohet me degëzimin e lumit Luftinjë. Gjenerali i ushtrisë së shkrehur “Berisha, krye-shikasi Bashkim Gazidede, kishte planifikuar të niste sulmin brenda asaj nate, për të kapur në befasi komandat e rebeluesve, të cilët ishin vendosur me “seli” në Memaliaj, në Fshat-Memaliaj, në Tepelenë dhe në fshatin Luzat. Ishin 200 fëmijë, nxënës “Skënderbegas” të moshës 15-17 vjeçar, të cilët pushteti dhe shteti kriminal i Sali Berishës, i kishte armatosur e i kishte nisur me forcë drejt jugut. Batalioni prej 220 ushtarësh fëmijë të shkollës ushtarake, kishte gjithë llojet e armatimeve dhe ishte urdhëruar, që pas sinjalit që do të vinte me radio nga Tirana, të hidhej në sulm kundër komiteteve të rebelimit në Memaliaj e Tepelenë, ku ishte dhe qendra e protestave anti-Berishë në qarkun e Gjirokastrës. Sipas urdhërit të dhënë dhe instruktazhit të bërë, 200 skënderbegasit ishin urdhëruar të sulmonin dhe asgjësonin këdo banorë të zonës, që shihnin me armë si dhe të “pushtonin” e digjnin “rezidencat” e komiteteve të ushtrive të komanduara nga Gjolek Malaj, Robert Targaj, Gani Bega, Muharrem Hitaj, Mexhit Meraj, Latif Lato etj. Sipas planit “Gazidede”, komandantët e rebelimit duhej të kapeshin të gjallë e të çoheshin në një fshat në zonën e Macukullit të Burrelit, ku Gazidede kishte “bunkerin” dhe njerëzit e tij të sigurtë. Por në pamundësi për t’i kapur të gjallë, të asgjësoheshin dhe emrat e tyre figuronin në listat e oficerëve që drejtonin operacionin.

Dështon operacioni, kapen rob 75 “skënderbegas”, mbahen peng 12 ditë

Por aksioni “Gazidede-Berisha”, për të asgjësuar rebeluesit dhe popullin e armatosur me të nxënësit e shkollës ushtarake “Skënderbej”, nuk eci siç ishte planifikuar. Ky operacion, i koduar “Ora e fundit”, dështoi që në hapin e parë, mbasi u dekonspirua prej qendrës së SHIK në Tiranë, prej atyre që edhe pse vazhdonin të qëndronin pranë Berishës e brenda SHIK, kishin lidhje me rebeluesit dhe informonin komitetet e rebelimit, për çdo aksion sulmi që mendonte, përgatiste dhe niste SHIK dhe ushtria e shkrehur e Saliut e vënë nën komandën e Bashkim Gazidedes, si gjeneral fuqiplotë i forcave të armatosura të vendit. Pikërisht, buzë lumit Vjosë, atje ku ishte vendosur të niste sulmi mbi “rezidencat” e komandave dhe kampet e rebeluesve, madje në atë orë të nisjes së aksionit, batalioni i 200 “skenderbegasve” dhe 32 oficerëve të lartë të SHIK e ushtrisë që komandonin këtë batalion nxënësish të armatosur, të rekrutuar e të dërguar në luftë civile me dhunë, rebeluesit sulmuan ne mesnatë dhe shpartalluan batalionin. Askush nuk e mësoi se çfarë ndodhi mes rebeluesve dhe 200 skënderbegasve të armatosur, por të nesërmen në mëngjes, në qendër të Memaliajt qëndronin të lidhur me litar e pranga me njëri tjetrin, plotë 75 skënderbegas, me uniforma ushtarake ngjyrë gri. Ata ishin kapur rob prej komiteteve dhe ishin nxjerr përballë popullit, për t’u gjykuar. Krerët e komitetit të rebelimit të qytetit Memaliaj, i bën thirrje popullit të dilte në shesh dhe të shikonte robërit e “Saliut”, siç i quajtën në ato ditë. Pasi i rreshtuan ashtu të lidhur, pa kapele, pa këpucë, pa armë, tamam si robër lufte, u vendos që ata të deklaronin me megafon, se kush i kishte dërguar, se përse dhe çfarë misioni u kishin ngarkuar. Të 75 robërit ushtarë 15-17 vjeçar, treguan përpara banorëve të qytetit, se ishin marrë natën me detyrim prej bangave të shkollës “Skënderbej” dhe u ishte dhënë urdhër prej komandantëve të tyre, që të armatoseshin e të niseshin drejt jugut, në “shërbim të atdheut”, për të zhdukur rebeluesit e Tepelenës, Sarandës, Gjirokastrës, Delvinës e Përmetit. Përpara se të niseshin, ata ishin dislokuar në mjediset e SHIK dhe aty ishin instruktuar me detaje, se duhej të vepronin, për të mos treguar asnjë mëshire kundër rebelëve. Madje edhe ishin parapaguar me nga 50 mijë lekë të vjetra, për çdo ditë luftë. Pas dëshmive të tyre publike, ata u “burgosen” në bodrumet e rajonit të policisë së Memaliajt, duke u lënë pa bukë e pa ujë si ndëshkim. Disa pjestarë të komitetit të Memaliajt, kërkuan, që “robërit e Saliut” të pushkatoheshin, por banorët nuk lejuan të bëhej kjo masakër. Të nesërmen, ata u hipën në kamiona “IFA” dhe u çuan në qytetin e Tepelenës, për të bërë të njëjtat dëshmi. E kështu me rradhë, ata u çuan në Këlcyrë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë, duke dëshmuar përpara banorëve, se kush dhe përse i kishte dërguar. Ata u mbajtën 12 ditë peng të burgosur në të katër rrethet e jugut. Më pas, me një vendim të katër komiteteve të rebelimit të jugut, ata u lanë të lirë, duke i përcjell të prangosur e të lidhur me litar, deri në dalje të qytetit të Fierit.  

Çetat e rebelëve të Tepelenës në prill 1997

Tepelenë-Memaliaj

Gjolekë Malaj
Ilirian Memushi
Ali Kordhaj
Vait Sinaj
Pasho Tuka
Ilir Dedën
Gëzim Shehu
Latif Lato
Koçi Jonuzi
Robert Targaj.
Nexhip Kasneci
Mexhit Meraj
Pelivan Xhaferri
Fatos Çela
Gani Bega
Muaharrem Hitaj (Babushi)
Zenel Nurka
Aleksandër Hadëri
Halim Qato
Adi Çumani
Dasho Kamberi
Kastriot Hadëri
Sherif Sherifi
Agim Likaj

Fshati Vagalat

1-Servet Sadullai Hoxha komunist.
2-Edmond Hoxha 3-Novruz Hoxha

Fshati Arrëz e Madhe

Vëllezërit Duraj
Fisi Goxhanaj
Njazi Goxhaj
Zini Goxhaj
Xhevdet Goxharaj
Bujar Goxharaj
Fiqo Goxharaj

Fshati Izvor

Mustafa Hysi
Luan Danaj
Laze Ruçi
Medin Hasani.
Mitat Ruçi
Rebani Likometi

Fshati Zhapokikë

Muharrem Kanushi
Hetem Sulo Bizhani
Fatos Ballaxhiaj
Qamil Seiti
Sami Alimena 5-Ali Alimema
Astrit Alimema
Haki Alimema
Drita Alimema
Agron Meraj
Qazim Meraj
Jaçe Meraj
Tame Kabashi

Fshati Bënçë

Golik Jaupi
Ismail Selimi
Rrape Nika
Bejo Selimi

Fshati Hormovë

Fisi Gjinushaj
Fisi Dhromi
Fisi Skënder
Fisi Totaj
Përparim Dhromi

Fshati Luzat

Bashkim Shatrofili
Bexhet Guma
Agron Kopaçi
Hysen Shatranfili
Hamza Karafili

Fshati Lekël

Demo Bushi
Refat Çela.

Fshati Turan

Rakip Balliu
Kapo Kamberi
Novruz Ruçi
Agron Ziaj
Muharrem Ziaj
Astrit Ruka
Sava Ruka
Rebani Zhupa
Haxhi Balliu
Pëllumb Manaj
Musa Ruka

Fshati Dhëmblan

Asqeri Liçi
Ramo Xheka
Bilal Xheka
Kajtaz Fejzo
Teki Shorti
Latif Kaçi
Arjan Xheka
Malo Sina
Hate Sina

Fshati Sinanaj

Agim Koçiu
Divit Bejko
Amendi Ormëni
Kaço Kamberi
Salo Salaj
Astrit Sadiku
Fatmir Lamaj

Fshati Salari

Avdulla Muçi
Bashkim Zhupa
Afrim Muçi
Rrapo Muçi
Arjan Muçi
Hasan Kondi

Fshati Dukaj

Isuf Hoxhaj
Myrto Muçi
Sami Kabaj
Bajram Muçi
Dino Muçi
Luan Muçi
Fshati Veliqot

Haredin Xhezaj.
Asllan Rama
Argjir Xhezaj
Kaso Zholi
Nezir Sharka
Gani Muço
Ismail Beci
Velo Beci
Petrit Beci

Fshati Memaliaj

Kastriot Shapa
Yzeir Hadëri
Artur Koka
Sabri Kalemi
Beqar Allkaj
Gazmir Meta
Hadër Hadëraj.
Safet Petani


Fshati Vasjar

Luftar Muhameti
Kujtim Beta
Kujtim Shehu
Reshat Memolla
Xhezo Canaj
Murat Memalla

Fshati Çërrilë

Gëzim Manaj
Zyber Elmazi
Guni Elmazi
Muharrem Lolaj
Behar Hasimi
Hajni Hasimi

Fshati Miricë

Aredin Serjani
Kastriot Muçobega
Bajram Balili
Nuro Mataj

Fshati Kallëmb

Besnik Avdaj
Hamit Hamiti
Gani Mullai

Fshati Bylysh

Luto Zikaj
Agron Ronaj
Selman Shehu
Avdulla Muçi

Fshati Kashisht

Abedin Beqiri
Sami Avdiaj
Gëzim Beqiri

Fshati Damës

1-Sali Ruçi
2-Bashkim Durmishi
3-Avdul Kanani
4-Zini Abedini

Fshati Dragot

Novruz Mema
Vero Dosti
Sefedin Dosti
Rushit Avdiaj
Zoto Canaj
Novruz Hysi
Përparim Islami
Gjolekë Zeka

Komuna e Krahësit

Avdul Ruçi
Viktor Aliu
Caush Caushi
Feti Demaj
Neki Halili
Ramiz Ruçi

Komuna Qesarat

Fatmir Zeqaj
Vëllezërit Gërbaj
Vëllezërit Danaj
Shiro Pasha
Neim Lamaj
Dervish Lamaj
Hodo Serjani
Petrit Lumani Nga: Përparim Halili



 

Më të lexuarat