
E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

U rritën bashkë/ Rrëfimi i rrallë i vajzës për mbretëreshën Geraldinë: E shkreta, fati i saj nuk ishte për t’u pasur zili!

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Gusht 2018

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n°3, një intervistë të rrallë me Genevièvën, vajzën që ka jetuar me mbretëreshën Geraldinë në manastirin e Zemrës së Shenjtë, në Pressbaum të Austrisë.
Gazeta franceze, duke dashur të di më shumë për mbretëreshën shqiptare, e ka pyetur Genevièvën mbi përshtypjet që ajo i ka lënë gjatë kohës që kanë qenë bashkë.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
Kujtime në manastirin e Zemrës së Shenjtë, ku Geraldina e Shqipërisë ishte një vajzë e madhe pafundësisht e mirë dhe e urtë.
— Por, meqë e njeh mbretëreshën Geraldinë, na trego përshtypjen që ke ruajtur prej saj.
Genevièva e vogël, që intervistova, m’u duk e druajtur.
— Pra, ti je rritur në shoqërinë e saj në manastirin e Zemrës së Shenjtë, në Pressbaum; na trego kujtimet e tua.
— Oh! sidomos, m’u përgjigj Genevièva, ajo më bëri të haja atë që mund të më bënte të ha ! Ajo ishte presidentja (përgjegjësja) e tavolinës sime. Duhet t’ju them se në Zemrën e Shenjtë, vajzat e vogla, kanë gjithmonë një presidente, më të madhe, e cila vrojton mbi to. Kur ajo shfaqej, bisedimet mbaronin, sepse ajo ishte e urtë dhe e ashpër. Ajo e mbante kokën drejt dhe mundohej të drejtonte flokët e saj kaçurrela.
“Fëmijët e mi” – thonte ajo, “nëse nuk hani, ju do të jeni më vonë krimba të vegjël, por kurrë gra.”
— Dhe sidomos jo mbretëresha, përgjigjeshim ne atëherë; sepse e dinim, që një cigane e vjetër i kishte parashikuar Geraldinës se do të martohej me një mbret.
“Kur, për të bërë shaka, e thërrisnim “Mbretëresha Geraldinë”, ajo nuk protestonte, nuk zemërohej, por as nuk qeshte. Vajzave të rritura u dukej e bukur. Ajo ishte gjithashtu shumë e mirë. Kur një vajzë e vogël kishte një problem, Geraldina ishte gjithmonë e gatshme t’a ndihmonte.”
“Kur e morëm vesh në manastir, një vit pas nisjes së saj, që ajo po martohej me Mbretin Zog, nuk qemë të befasuara. Mbretëria e Shqipërisë na u duk paksa e vogël për Geraldinën. Ne menduam se ajo do të ishte së paku një ditë mbretëreshë e Amerikës apo Japonisë.”
“Nënat e shkreta (motrat e manastirit) ishin të pikëlluara dhe të mahnitura. Mendoni vetëm një çast, një nxënëse e Zemrës së Shenjtë që martohet me një mysliman ? Apo gati sa dhe kishin thënë se ajo ishte bërë myslimane ?”
“Kjo nuk ishte e vërtetë. Geraldina erdhi në Austri disa javë para martesës së saj dhe nuk mungoi të shkonte për të parë nënat që e kishin rritur. A i bindi ato ? A e pranuan ato vendimin e saj ?”
“Kur ajo u nis për në Tiranë, mori urimet e mësuesve (edukatorëve) të saj dhe bekimin e rrëfyesit të saj.”
Genevièva nuk më tha asgjë më shumë. Ngjarjet në Shqipëri e trishtojnë atë, sikur të ishte vendi i saj. “E shkreta Geraldinë, përsëriti ajo, e shkreta mbretëreshë Geraldinë !”
Po, e shkreta Geraldinë, fatet mbretërore nuk janë për t’u patur zili sot. —/ Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Gusht 2018
Më të lexuarat


Dita e parë e mbledhjes së famshme të KPD në PS, Nano thumbon Doklen, akuzon Finon për Mirin e Xhikes dhe Arben Grorin

Zbardhet dokumenti sekret/ Si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90, policia plagosi 6 persona, ja lëvizja e gjermanëve

Ankimoi vendimin edhe pse u lirua, dështon seanca e parë në Apel ndaj ish-gjyqtares Hoxha, ja çfarë u bë shkak

“Katharsisi” që shënoi fillimin e rënies së PS dhe fundin e Nanos, mbledhja e famshme e KPD, “faturë” e shtrenjtë për socialistët

Debat i ashpër në emision, Nano përplaset me Ballën: Jam fyer, por s’jam viktimizuar si ju!

Katastrofa e ’97 në Shqipëri, demokratët dhe mazhoranca linçojnë Safet Zhulalin për rënien e shtetit, Gazidede: Nuk reformoi ushtrinë

Interpelanca famëkeqe e Bashkim Gazidedes në Parlament në 26 mars 1997, kur ish-shefi i SHIK-ut zbuloi “komplotin” ndërkombëtar për copëtimin e Shqipërisë

E thonë astrologët: Këto janë ditët më të “këqija” të muajit prill

“I trashë je në hall”, plas keq SHERRI mes Vasilit dhe Alban Dudushit, moderatori ia numëron të gjitha një më një: Sa herë ke ndërruar ti krah...

Kujdes! Gjithçka ndryshon sonte, "tërbohet" moti: Zonat që rrezikojnë në Shqipëri pas orës 22:00 (HARTA LIVE)
