BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Vdekja e Mehmet Shehut, ja si u përhapën zërat se ishte agjent i SHBA dhe kishte si mision të eliminonte Enver Hoxhën, zbardhen të tjera detaje

Vdekja e Mehmet Shehut, ja si u përhapën zërat se ishte agjent i

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje nga vdekja e Mehmet Shehut. Përmes disa shkrimeve, “New York Times” ka treguar sulmet që Hoxha lëshonte pas Shehut edhe disa vite pas vdekjes së tij. Sipas Hoxhës, ai ishte agjent i SHBA dhe madje kishte pasur si mision të eliminonte diktatorin.

Ja akuzat e Hoxhës ndaj Mehmet Shehut

Nëntor 1984

Sipas raportimeve të fundit nga agjencitë për zgjedhjet në Shqipërinë komuniste, një votues votoi kundër qeverisë komuniste, ndërsa 1,627,959 mbështetën kandidatët e regjimit në zgjedhjet parlamentare. Nga nëntë votat anti-regjim, tetë ishin të pavlefshme, dhe kjo shënonte rënie për sekretarin e Partisë Komuniste Hoxha në krahasim me zgjedhjet e fundit, ku kishte pasur vetëm një votë kundër dhe 3 të pavlefshme. Zgjedhjet u kryen në një sfond trazirash të brendshme që është disi e pazakontë për Shqipërinë, e cila refuzon Perëndimin si imperialist dhe Kinën e BRSS si revizioniste që nuk arritën të ruajnë linjën e pastër marksiste-leniniste. Zhurmat për valën e radhës së spastrimeve politike kanë arritur deri në Jugosllavi dhe vende të tjera përmes burimeve diplomatike. Njëfarë konfirmimi i tyre erdhi dhe nga një fjalim elektoral i Hoxhës, teksti i të cilit erdhi këtu nga burime shqiptare. Hoxha kishte thënë më së fundmi se, vdekja e kryeministrit të tij të vjetër Mehmet Shehu, vdekja e të cilit u raportua si vetëvrasje dhjetorin e shkuar, nuk kishte qenë “në një moment krize nervore'' sipas deklaratës, por sepse ai ishte zbuluar si agjent i huaj. Duke e quajtur ish-kryeministrin e tij “një nga armiqtë dhe tradhtarët më të rrezikshëm,'' Hoxha tha se Shehu kishte punuar për Shtetet e Bashkuara para Luftës II Botërore dhe pas luftës për Jugosllavinë. Hoxha vazhdoi më tej se Shehu ishte urdhëruar nga jugosllavët që të vriste si atë dhe udhëheqës të tjerë, si dhe “të shtypte me mjete terroriste të gjithë ata që do të kundërshtonin këtë tradhti të madhe”. Por ai shtoi më tej se Shehu “theu kokën e vet përballë unitetit të partisë e popullit, dhe nuk pati rrugëdalje tjetër përveç vetëvrasjes së turpshme”. Hoxha tha se Jugosllavia shtatorin e shkuar ka sponsorizuar një zbarkim agjentësh, por sipas tij grupi i zbarkimit “u shfarosën para se të thithnin ajrin apo të shihnin diellin e Shqipërisë”. Shqipëria kishte njoftuar për ngjarjen, ndërsa në ishullin grek pranë jugut të vendit Korfuz, ishin dëgjuar zhurmat e betejës me armë. Megjithë sulmet e sheshta verbale kundër SHBA, Bashkimit Sovjetik e Kinës, Jugosllavia ishte kësaj radhe armiku kryesor në fjalimin e Hoxhës. “Ne duam t’i themi titistëve jugosllavë vetëm këtë: Mos luani me zjarrin sepse kur e ndez atë do të digjesh vetë”, tha Hoxha, duke akuzuar se jugosllavët jo vetëm që kanë plane për Shqipërinë por gjithashtu po keqtrajtojnë minorancën etnike shqiptare në Jugosllavi.

Theksi te vetëmjaftueshmëria

Brutaliteti ndaj armiqve dhe vetëmjaftueshmëria ishin fokusi kryesor i fjalimit të diktatorit. Hoxha i tha Italisë, vendit me të cilin Shqipëria ka më shumë lidhje tregtare, se nëse qeveria ishte e interesuar për marrëdhënie apo jo “mund të bëjë çfarë të dojë, ne nuk na intereson fare.''

Fushatë spastrimi raportohet në zhvillim në Shqipëri

Specialistët amerikanë raportojnë së fundmi se një fushatë e gjerë spastrimesh është duke u kryer nga kreu komunist i Shqipërisë Enver Hoxha, me qëllim eliminimin e kujtdo që kishte sado pak lidhje me ish-kryeministrin Mehmet Shehu, që u vra ose u vetëvra në dhjetor. Hoxha tha në një fjalim javën e shkuar se Shehu kishte qenë një agjent i huaj që u vetëvra kur u demaskua. Një specialist amerikan tha se janë një numër anëtarësh të ish-kabinetit të Shehut, që tashmë janë zhdukur nga skena publike. Mes tyre është dhe ministri i Mbrojtjes Kadri Hasbiu, 63 vjeç, i cili kishte marrë postin në prill 1980. Gjithashtu Nesti Nase, 60 vjeç, ministër i Jashtëm që prej vitit 1966, është arrestuar dhe së shpejti do të dalë në gjyq. ''Ne besojmë se në vend po zhvillohet një spastrimi përmasave të mëdha i njerëzve që kishin lidhje me Shehun”, tha specialisti amerikan, duke shtuar se kishte sinjale të vazhdueshme për konflikt mes ndjekësve të Shehut dhe mbështetësve të Hoxhës. Spastrimet duket po zgjerohen përtej lidhjeve politike të Shehut, teksa pas vdekjes së tij anëtarët e familjes së tij janë zhdukur, duke përfshirë dhe të shoqen Fiqirete Shehu, e cila drejtonte Shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë. Sipas një tjetër specialisti, vdekja e Shehut ishte kulmimi i një përplasjeje të ashpër për pushtetin final si dhe për politikën bazë të egoizmit të Hoxhës për ta mbajtur vendin larg pjesës tjetër të botës. ''Shehu ishte kundër izolimit të plotë,'' tha specialisti, duke shtuar se pas ndarjes së vendit me Kinën në 1976, Shehu gradualisht kishte nisur të dilte në mbrojtje të përmirësimit të lidhjeve me jashtë, fillimisht me Jugosllavinë e më pas dhe me Moskën e me Perëndimin. Specialisti tha se në denoncimin e tij javës që shkoi Hoxha e kishte përshkruar Shehun mes të tjerash dhe si agjent jugosllav. Një tjetër element kontradiktash mes të dyve sipas specialistit ishte dhe volumi me kujtime i Hoxhës për luftën komuniste kundër pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. ''Hoxha është i fiksuar të marrë por vete çdo meritë të suksesit të lëvizjes kombëtare çlirimtare dhe nuk e përmend kurrë Shehun, edhe pse ai ishte përgjegjës për shumicën e fitoreve ushtarake. Unë e di sepse kam qenë aty me të”, thotë specialisti, ish ushtarak amerikan me mision ndërlidhës të Aleatëve në Shqipëri. Spastrimet e fundit në Shqipëri pasojnë një seri fushatash të ngjashme për anëtarë të udhëheqjes të dyshuar si të lidhur me Jugosllavinë në vitet 1950-të, me BRSS në vitet 1960-të dhe me Kinën ose me Perëndimin në mesin e viteve 1970'.

23 nëntor 1982

Shqipëria zëvendëson kreun e Parlamentit

Ramiz Alia është emëruar në krye të Parlamentit të Shqipërisë sot duke zëvendësuar Haxhi Lleshin, i cili ka mbajtur postin që prej vitit 1953, raporton agjencia telegrafike shqiptare. 56 vjeçari Alia, është anëtar i 12-shes së Byrosë Politike dhe sekretariatit të partisë. Diplomatët perëndimorë thonë se ai po përgatitet të bëhet numri 2 i Enver Hoxhës, udhëheqësit 74-vjeçar, pas vdekjes vitin e kaluar, të kryeministrit Mehmet Shehu, për të cilin qeveria thotë se kreu vetëvrasje. Alia është shpallur kryetar i Parlamentit, që është ekuivalente me kreun e shtetit, në sesionin e tij të parë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit, njofton agjencia. Burime diplomatike në Vienë thanë se Lleshi po dorëhiqej prej moshës së tij, që sipas llogaritjeve rezulton 69 vjeç.

24 nëntor 1982

10 ministra të kabinetit zëvendësohen në Shqipëri

Kreu i Partisë Komuniste Shqiptare Enver Hoxha, ka zëvendësuar sot 10 ministra të kabinetit dhe kryetarin e Komisionit të Planifikimit, si pjesë e fushatës së spastrimeve në qeveri, njoftonin mediat austriake. Spastrimet kanë nisur 11 muaj më parë me vdekjen e kryeministrit Mehmet Shehu – me vetëvrasje, sipas agjencisë shqiptare të medias. Të hënën Haxhi Lleshi, i cili kishte qenë kryetari i shtetit prej 29 vitesh, tre zëvendësit e tij dhe presidenti i Parlamentit, janë zëvendësuar. Kryeministri i ri Adil Carcani është konfirmuar si pasues i Shehut, ndërsa Ramiz Alia, anëtar i Byrosë Politike që prej vitit 1970, është emëruar si pasues i Lleshit. Një nga të mbijetuarit e spastrimeve në kabinet ishte ministri i Brendshëm Hekuran Isai, i cili drejton policinë dhe forcat e tjera të sigurisë së brendshme, njoftojnë mediat austriake.

Kreu shqiptar akuzon kryeministrin për komplot vrasjeje

18 dhjetor 1982

Kreu komunist shqiptar Enver Hoxha, ka akuzuar në librin e ri të kujtimeve se ish-kryeministri i tij, i ndihmuar nga gruaja e tij dhe dy ministra të Brendshëm, kishin drejtuar një komplot për ta vrarë. Ditën para se të vdiste, kryeministri Mehmet Shehu, ka marrë urdhra nga Shërbimet Sekrete të Jugosllavisë fqinje, për të vrarë Hoxhën një takimin e Byrosë Politike, edhe në rast se me këtë ai humbet jetën e tij, shkruan Hoxha në kujtimet e tij. Por sipas Hoxhës, kryeministri 68-vjeçar, duke u ndjerë i izoluar e duke u trembur nga tradhtia e tij, vendosi që më mirë të vrasë veten. Gruaja e tij e kishte pranuar këtë, duke besuar se bijtë e tyre do të shpëtonin, dhe se reputacioni i tyre si luftëtarë të vjetër komunistë do t’i mbronte. Hoxha bënte akuzat e tij në librin e ri me 640 faqe, të publikuar javën e shkuar në Shqipëri.

26 dhjetor 1982

SHBA përgatit ofertën ndaj Shqipërisë

Për herë të tretë në nëntë vitet e fundit Shtetet e Bashkuara po përgatiten të bëjnë hapjen e tyre drejt normalizimit të marrëdhënieve me Shqipërinë komuniste. Disa zyrtarë të vjetër të administratës thonë se sipas planit së shpejti SHBA bashkë me Britaninë e Francën do të propozojnë nisjen e negociatave për kthimin e rreth 30 milionë dollarë të floririt shqiptar në këmbim të marrëveshjes së zgjidhjes së çështjeve të hapura me tre vendet aleate. Floriri është transferuar nga forcat pushtuese italiane në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas u mor nga trupat gjermane në 1943, të cilët e magazinuan nënjë minierë kripe në Gjermani, ku rrjedhimisht u gjet nga Aleatët. Megjithëse ka pasur diskutime pa rezultat për çështjen mes Londrës, Uashingtonit e Parisit në dekadat e mëparshme për negociata me Shqipërinë, ideja ka fituar më shumë urgjencë pas vdekjes së liderit sovjetik Leonid I. Brezhnev, muajin e kaluar.

Përshëndetje të ngrohta sovjetike

Departamenti i Shtetit ka theksuar në një koment se udhëheqja e re sovjetike e Juri V. Andropov ka nisur të bëjë përshëndetje të ngrohta e miqësore ndaj qeverisë së Tiranës, duke nisur nga përvjetori i 38 i çlirimit më 29 nëntor, të shoqëruara me një ftesë për rivendosjen e marrëdhënieve të thyera në 1961. Zyrtarët e Administratës Së brendshme të çështjeve evropiane thonë se vetë situata në Shqipëri, duke parë trazirat e brendshme të viteve të fundit, ka qenë një faktor për propozimet e negociatave. Një tjetër faktor është perceptimi i tyre se kreu komunist Enver Hoxha, i cili ka udhëhequr që prej vitit 1944, nuk është në shëndet të mirë dhe ka nisur të mendojë për pasuesit e mundshëm. Ai është 74 vjeç. Strategët e administratës besojnë se ka elementë në qeverinë e Tiranës që do të mirëprisnin rivendosjen e lidhjeve me vendet perëndimore. Një vit më parë u vra kryeministri Mehmet Shehu, ose kreu vetëvrasje, në atë që dukej si luftë për pushtet me Hoxhën, në lidhje me hapjen ndaj Perëndimit. Kjo përpjekje kulminoi muajin e kaluar me largimin nga postet të një numri bashkëpunëtorësh të Shehut nga partia, dhe me sinjalizimet se ata do të gjykohen për tradhti. Në një fjalim në nëntor Hoxha denoncoi fraksionin e Shehut për atë që përshkroi si bashkëpunim i grupeve perëndimore me Jugosllavinë.

'Imperialistë dhe Reaksionarë'

Ai dhe ndihmesat e tij kryesorë dënuan idenë e afrimit me Perëndimin dhe Bashkimin Sovjetik, duke i përshkruar ata si imperialistë e reaksionarë. Megjithatë zyrtarët e administratës besojnë se kur Hoxha më në fund të largohet nga skena, Shqipëria mund të ndryshojë politikat radikale. Këtë mendim duket se kanë dhe Moska e Beogradi. Strategët e administratës tashmë e konsiderojnë rajonin e Ballkanit si një zonë konkurrence mes BRSS dhe SHBA, veçanërisht Jugosllavinë. Tashmë në një krizë të thellë ekonomike, Beogradi po kthehet fuqimisht nga Bashkimi Sovjetik si partner tregtar, ndërsa nga Perëndimi shikon për mbështetje me hua e kredi. Specialistët e Ballkanit kujtojnë se prej mungesës së informacionit mbi gjendjen e vërtetë politike në Shqipëri koha e ofertës së afrimit mund të mos jetë e duhura. Në prill 1973, një specialist amerikan kujton ish-sekretarin e shtetit Kenneth Rush, që tha se nëse Shqipëria tregon interes për bisedime me SHBA “ne jemi gati të përgjigjemi”. Por asokohe Departamenti nuk e dinte që Hoxha po zhvillonte në vend një fushatë të gjerë spastrimesh të elementëve pro-perëndimorë, disa prej të cilëve u ekzekutuan dhe të tjerë u dënuan me punë të detyruar.

17 shkurt 1984

Ende çështje të pazgjidhura për vdekjen e kryeministrit

Spekulimet vazhdojnë mbi vdekjen e dyshimtë të kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehu, por asnjë provë bindëse nuk ka dalë për të sfiduar versionin zyrtar të vetëvrasjes. Shehu për 27 vjet ka qenë krahu i djathtë u kreut komunist Hoxha dhe u raportua se ka kryer vetëvrasje natën e 17 dhjetorit “në një moment krize nervore”. Kësaj jave postet e Shehut i ka marrë ish-zv. kryeministri Adil Carcani. Gazetat në Jugosllavi, të cilat janë të përfshira në luftë verbale me Shqipërinë për minoritetin e tyre të madh shqiptar në krahinën e Kosovës, hedhin poshtë versionin e vetëvrasjes. Ato thonë se Shehu është vrarë ose detyruar të vetëvritet pas një konflikti me Hoxhën në një mbledhje të komitetit qendror mbi politikat e ardhshme të vendit, veçanërisht për hapjen e Shqipërisë me botën e jashtme. Pa i identifikuar burimet e saj, gazeta thoshte se Shehu ishte vrarë kur i kishte drejtuar pistoletën Hoxhës në një takim të Komitetit Qendror. Gazetat jugosllave thonë se për Shehun nuk pati ditë zie kombëtare dhe as funeral shtetëror, ndërsa kishte vetëm një nekrologji të shkurtër në Zërin e Popullit dhe jo një eulogji të plotë siç do i takonte njeriut që konsiderohej si pasues i Hoxhës. Në kontrast me të, kur vdiq Hysni Kapo në 1979 u bë një funeral shtetëror dhe u varros në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Diplomatët shqiptarë thanë se nuk do të kishte ditë zie pasi vetëvrasja konsiderohej si akt kundër partisë, ndërsa ‘as nuk diskutohet’ varrosja te Varrezat e Dëshmorëve, thanë ata. Zyrtarët shqiptarë shtonin në komente se kishte pasur disa raste të tjerë vetëvrasjesh në parti, të cilat ishin trajtuar në të njëjtën mënyrë.

Sëmundje e paspecifikuar

Një diplomat shqiptar këtu tha se nuk kishte pasur takim të Komitetit Qendror pak para vdekjes së Shehut dhe gjithashtu refuzuan aludimet për luftë pushteti brenda partisë. Diplomatët shqiptarë thanë se Shehu ishte trajtuar tre herë në Francë prej fillimit të vitit 1970 për një sëmundje të paspecifikuar, ndoshta kancer, dhe shpjegonte se kjo mund të ketë qenë arsyeja e krizës së tij nervore. Por ishte zhvillimi i shpejtë i ngjarjeve që habiti shumë diplomatë perëndimorë, pasi në ditët para vdekjes Shehu kishte pritur zyrtarë të huaj të rëndësishëm si zv. kryeministri rumun Cornel Burtica, dhe një delegacion ekonomik nga Greqia. Në kongresin e partisë në nëntor, Shehu e tregonte moshën e tij por fliste me zë të qartë edhe pse burimet diplomatike thanë se qëndronte ulur kur lexonte. Shehu kishte luftuar në luftën civile spanjolle dhe me guerilasit partizanë gjatë Luftës II Botërore. Ai kishte hequr dorë kohët e fundit nga posti i ministrit të Mbrojtjes, por kjo nuk konsiderohet si një reduktim i statusit të tij apo të marrëdhënies Hoxha-Shehu. Megjithëse nuk ka ende prova për të kundërshtuar versionin zyrtar të Tiranës, diplomatët thonë se është e çuditshme që dy liderët nuk kanë pasur kurrë kontradikta. Në fjalimin e tij kryesor në kongresin e nëntorit, Hoxha tha se Shqipëria kishte zgjeruar marrëdhëniet me vendet e tjera, veçanërisht pas ndarjes me Kinën në 1978, dhe do të vazhdojë të zhvillojë këtë politikë. Ai kishte fjalë të mira për Greqinë, Turqinë apo vendet skandinave dhe ato neutrale të Evropës dhe tha se edhe diferencat me Bonn nuk ishin të pakapërcyeshme.

Shqiptarët ringjallin pretendimet e vjetra

20 mars 1984

Fundjavën e kaluar në Tiranë, qeveria komuniste sponsorizoi një konferencë për origjinën etnike të shqiptarëve, e cila ka pasoja për pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje Greqi e Jugosllavi. Sipas Prof. Aleks Buda, kreu i Akademisë së Shkencave, qëllimi i konferencës ishte të theksonte “vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autenticitetin e shqiptarëve në territoret e tyre historike'' për të cilat ai tha se shtriheshin deri në pjesët serbe e malazeze të Jugosllavisë, si dhe në Greqinë Veriore. Profesor Buda, tha në një intervistë në televizionin shqiptar se konferenca do të hedhë dritë mbi lidhjen mes shqiptarëve modernë dhe pararendësve të tyre ilirianë para-kristianë.

Problemet për fqinjët

Premtimi se shqiptarët kanë pasur një atdhe që në kohërat e lashta përtej kufijve aktualë, mund të ketë pasoja shqetësuese si për Jugosllavinë dhe Greqinë, teksa të dyja kanë minoritete shqiptare. Në rastin e Jugosllavisë, minoriteti shqiptar tashmë numëron 1.7 milionë dhe ka një përqindje sensacionale lindjesh, shumica e të cilëve jetojnë në Kosovë, ngjitur me veriun e Shqipërisë. Por që prej vitit 1981 Kosova ka qenë skenë trazirash me karakter etnik irredentist, të cilat kanë shkaktuar të paktën dhjetë viktima. Prej disa vjetësh udhëheqja e Tiranës me në krye Enver Hoxhën, sunduesin me karrierën më të gjatë në Ballkan, ka nisur të qarkullojë harta të Shqipërisë së Madhe, e cila përfshin një hapësirë rreth dy herë më të madhe se kufijtë e saj aktualë. Por konferenca akademike për prejardhjen e popullit shqiptar, e realizuar nën kujdesin e Hoxhës, duket se kërkon të çojë objektivave kombëtare përtej hartës. Shqipëria ka fituar kufijtë e saj aktualë me miratimin e fuqive të mëdha në fund të luftës së Ballkanit në 1912.

Domethënia politike

Megjithëse shumica e studiuesve të shekullit të fundit pranojnë se shqiptarët vijnë nga ilirianët e lashtë, grupi i fiseve të përhapur në brigjet e Adriatikut dhe në lindje të Danubit, konferenca është hera e parë që ky supozim akademik merr përmasa politike me nënkuptime territoriale. Dhe në fakt profesor Buda tha sot se 2.7 milionë banorët në Shqipëri dhe rreth 2 milionë të tjerë rreth kufijve të saj kanë një origjinë të faktueshme në gadishullin e Ballkanit, edhe para grekëve. Por në fakt Ballkani është plot me pretendime të prapambetura etnike nga shumë palë. Rumunët e gjurmojnë origjinën e tyre te Dacianët e lashtë, të cilët u pushtuan nga romakët në shekullin e dytë, bullgarët pretendojnë se vijnë nga Traka e lashtë, serbët e quajnë veten perandori të lashtë që shtrihej në pjesë të Shqipërisë e Greqisë, dhe pretendime të tjera. Pretendimi iliriano-shqiptar është nga më të vjetrit, por ilirianët u kolonizuan nga grekët në shekullin e 7 p.e.s. dhe për këtë janë cituar nga historianët e lashtë si Herodotus e të tjerë. Ata sfiduan zgjerimin e Perandorisë Osmane nën mbretëreshën e tyre Teuta dhe u deshën dy sulme pushtuese për nënshtrimin e tyre. Edhe historia e ilirianëve, ashtu si e shqiptarëve ka qenë lufta mes klaneve fisnore dhe ajo kundër pushtuesve. Një tjetër studiues i rëndësishëm i konferencës së Tiranës ishte Androkli Kostallari, drejtor i Institutit të Linguistikës e Letërsisë, i cili dha disa argumente për prejardhjen iliriane të shqiptarëve, ndërsa Prof. Mahri Domi, foli për “formimin e gjuhës shqipe”.

Më të lexuarat