BREAKING NEWS

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19,
x

Bota

Vjen “cikloni gjenovian” / Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë na pret nga dita e martë

Vjen “cikloni gjenovian” / Paralajmërojnë

Temperaturat kanë shënuar ngritje të ndjeshme dhe e gjitha lidhet me ciklonin e fuqishëm mes Britanisë së Madhe dhe Skandinavisë. Ky ciklon me trysninë e tij në drejtim të Alpeve dhe Italisë Veriore do të krijojë disa vorbulla ciklonike dhe të gjitha në kombinim së bashku në drejtim të rajonit tonë do të kushtëzojnë depërtimin e masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe Afrika Veriore.

Rrymimet e fuqishme ajrore jugore për arsye të afrimit të “ciklonit gjenovian” kanë shkaktuar edhe ngritje të ndjeshme të temperaturave, mirëpo ngritja e temperaturave do të jetë e përkohshme sepse nga e marta pritet të kemi goditje të re ajrore polare me erëra veriore dhe veriperëndimore. Priten edhe reshje bore, por i ftohti nuk pritet të jetë i madh./Meteoballkan