BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhen ankesat e Enver Hoxhës në OKB, ja kritikat për shkelje të sovranitetit nga britanikët dhe lufta në kufi me grekët

Zbardhen ankesat e Enver Hoxhës në OKB, ja kritikat për shkelje

Gazeta amerikane “New York Times’ ka publikuar një sërë letrash që Enver Hoxha i dërgonte Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai ankohej për ndërhyrje të anijeve britanike në territorin shqiptar. Po ashtu në një tjetër letër ka treguar për provokimet e grekëve në kufi. Hoxha ka rrëfyer dhe përplasjet me armë me grekët, ku një person mbeti i vrarë.

31 tetor 1946

Ankesat e Hoxhës për shkeljet territoriale

I dashur zoti sekretar i përgjithshëm, kam nderin t’ju informoj ju dhe Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për sa më poshtë: Më 22 tetor 1946 në ora 13.00 katër luftanije britanike me ushtarë e të armatosura me topa dhe mitralozë , hynë në ujërat tona territoriale pranë Sarandës, Kakomesë dhe Borshit, pa autorizim nga qeveria e Shqipërisë. Një nga këto anije, me numër R62, e ndjekur nga një tjetër me numër NR41, hyri në gjirin e Sarandës dhe u afrua rreth një kilometër nga bregu, ndërsa dy luftanije të tjera por qëndronin më larg duke ruajtur limitin prej 3 miljesh. Një njësi detare u nis nga brigjet tona për t’u interesuar mbi motivin e këtyre shkeljeve si dhe për të dhënë ndihmë pasi po shihej se nga një prej luftanijeve po dilte tym. Por luftanija britanike nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për detarët tanë mbi shkeljen flagrante të sovranitetit. Vetëm në mesnatë luftanijet britanike lundruan përsëri në postin e Korfuzit. Ne kemi nderin të theksojmë se brenda një periudhe të shkurtër kohe kanë ndodhur dhe provokime të tjera të këtij lloji nga anijet britanike. Pas asaj që ndodhi në 22 tetor, më 23 tetor disa avionë britanikë me tre-motorë, një prej të cilëve me numër PK-4, fluturuan pa autorizimin e qeverisë së Shqipërisë me qëllim intimidimin dhe provokimin mbi fshatrat e Muzinës dhe Radat. Po atë ditë dy avionë të tjerë britanikë fluturuan pranë portit të Sarandës. Për llogari të popullit të Shqipërisë ne protestojmë fuqimisht kundër provokimeve dhe inkursioneve të tilla ndaj popullit tonë i cili ka luftuar dhe ka sakrifikuar veten për kauzën e përbashkët dhe tashmë po drejton përpjekjet e tij në rindërtimin e vendit dhe forcimit të demokracisë dhe paqes në botë. Populli shqiptar ka luftuar me vetëmohim drejt objektivave të shenjtë dhe beson se organizata e Kombeve të Bashkaura do të ndërhyjë për të ndaluar këto provokime që dëmtojnë miqësinë dhe paqen mes kombeve.

Letra e protestës për Greqinë

Kam nderin gjithashtu t’ju dorëzoj ju dhe Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ankesën për provokimet e inskenuara nga monarko-fashistët grekë në kufirin jugor të Shqipërisë. Mes provokimeve për të cilat ne kemi njoftuar katër muaj më parë opinionin botëror, bëjmë të ditur se incidenti në fshatin Radat forcat e ushtrisë greke sulmuan territorin tonë më 5 dhe 7 korrik të këtij viti. Ushtari grek Jorge Jotaqis i kapur në territorin tonë, ka bërë të ditur për të gjithë botën marrëveshjen për provokimet përgjatë kufirit tonë nga monarko-fashistët grekë. Por ata nuk u kënaqën vetëm me këtë dhe nisën një tjetër provokim më datë 21 në postën kufitare pranë fshatit Konispol ku një patrullë greke me dy ushtarë hyri në territorin tonë dhe reaguan me të shtëna ndaj paralajmërimit të patrullës shqiptare. Menjëherë pas kësaj nisi zjarri i mitralozit të rëndë nga posta kufitare greke dhe një numër i madh ushtarësh grekë depërtuan 200-300 metra brenda territorit shqiptar. Pas kësaj grekët u detyruan të tërhiqen nga territori ynë duke lënë një ushtar të vdekur dhe një të kapur rob. Emri i këtij të fundit është Jorge Kriste Jani nga fshati Sitaria, i cili i përket batalionit 582d dhe deklaroi publikisht se sulmi ishte urdhëruar nga komandanti i tij, me qëllim për të ruajtur atmosferën e provokimeve dhe për të akuzuar palën shqiptare si nxitëse të tyre. Ne kërkojmë vëmendjen e Kombeve të Bashkuara për situatën e rëndë që monarko-fashistët grekë kërkojnë të ruajnë me çdo kusht. Ne i lutemi organizatës së lartë të ndërhyjë kundër këtyre akteve kriminale që dëmtojnë punën dhe nderin e popullit tonë paqësor. Ne protestojmë fuqimisht te ju për veprimet që trazojnë situatën në kufirin tonë jugor dhe përbëjnë kërcënim për paqen në Ballkan dhe në botë. Populli shqiptar ka besim të plotë në Kombet e Bashkuara dhe është i bindur se ju do të zbatoni masat e nevojshme kundër provokatorëve monarko-fashistë grekë. Populli shqiptar nga ana e tij do të mbrojë me vendosmëri lirinë dhe integritetin kundër çdo kërcënimi të jashtëm.

Me respekt, presidenti i Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha

9 nëntor 1946

Letra e SHBA për Shqipërinë

Teksti i letrës së Departamentit të Shtetit për Shqipërinë

Propozimi i bërë nga qeveria e SHBA më 10 nëntor 1945 për njohjen e regjimit aktual në Shqipëri të drejtuar nga kol. Gjeneral Enver Hoxha specifikonte si kusht që Shqipëria të pranonte vazhdimin e vlefshmërisë së traktateve e marrëveshjeve në fuqi mes vendeve para datës 7 prill 1939, kur vendi u pushtua nga Italia fashiste. Kërkesa e një parakushti të tillë nga qeveria e Shqipërisë për dhënien e njohjes nga SHBA i përshtatet praktikave të zakonshme të qeverisë sonë si garanci që qeveritë të zbatojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare. Regjimi në Shqipëri më 13 gusht 1946 pas nëntë muajsh vonesë sinjalizoi pranimin e akordeve ndërkombëtare ku marrin pjesë Shqipëria dhe SHBA, por nuk pranoi të njohë vlefshmërinë e akordeve bilaterale mes dy vendeve. Duke parë mungesën e vazhdueshme të vullnetit në zbatimin e përkushtimeve bilaterale për çështje të zakonshme si arbitrazhi, natyralizimi i qytetarëve,apo trajtimi i kombit të preferuar, qeveria e SHBA arriti në konkluzionin se misioni i saj në Shqipëri nuk ka më asnjë objektiv për të qëndruar. Vendimi është njoftuar për gjeneral Hoxhën nga përfaqësuesi amerikan në Tiranë George Henderson, në një letër të 5 nëntorit, teksti i të cilës është si më poshtë: Që prej ardhjes së misionit informal amerikan në Shqipëri për të mbikëqyrur kushtet në Shqipëri në lidhje me njohjen nga qeveria e SHBA, misioni është përpjekur të gjejë mirëkuptim të ndërsjelltë për vendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Por megjithë përpjekjet e SHBA në këtë drejtim dhe mungesën e një përgjigjeje nga autoritetet vendase, misioni nuk ka qenë i aftë të arrijë qëllimet e tij. Në këto rrethana, megjithë ndjenjat amerikane të miqësisë për popullin shqiptar, ne nuk besojmë se ka më shumë arsye për qëndrimin e misionit në vend dhe stafi është tërhequr”.

15 korrik 1945

Britania shton forcat në Greqi prej tensioneve në Ballkan

Për arsye të gjendjes së paqartë në Egje mes zonës britanike të influencës në Greqi dhe Turqi, dhe asaj sovjetike në Shqipëri, Jugosllavi e Bullgari, po bëhet gjithnjë e më e qartë se forcat britanike në Greqi do të mbeten deri pranverën që vjen ndoshta edhe më gjatë. Plani fillestar besohet se ishte ruajtja e njësive britanike deri në pranverë kur do të krijoheshin tre divizionet e ushtrisë greke. Nëse paqartësia në Ballkan vazhdon forcat britanike jo vetëm që nuk do të reduktohen por mund të shtohen. Forcat britanike në Greqi janë në masë po ato që erdhën në 1941 për të luftuar kundër gjermanëve. Por tashmë në veri të Greqisë po akumulohen forcat komuniste dhe megjithëse gradualisht armiqtë e rendit po eliminohen (40 guerilas të gjeneral Ares janë ekzekutuar) , trazirat duket se po ziejnë. Emri i vërtetë i gjeneral Ares është Athanasios Klaras, drejtues i Frontit Kombëtar Çlirimtar. Është raportuar gjithashtu për lëvizje të trupave jugosllave drejt jugut, si dhe ushtria që po krijon Shqipëria e Enver Hoxhës. Ka zhurma të pakonfirmuara që Marshall Tito po dërgon trupa nga Shqipëria drejt kufirit grek të Epirit. Zhurmat me shumë gjasa nuk janë të vërteta por funksionojnë për rritjen e pasigurisë.

Asnjë nga observuesit e situatës nuk beson se do të shpërthejë konflikti, por situata e krijuar është një tentativë e organizuar për të ulur moralin e Greqisë me anë të luftës psikologjike, në kohën e negociatave ruso-turke për të ardhmen e Dardaneleve dhe zonave Ardahan dhe Kar në Trans-Kaukazin turk. Sigurisht që forcat britanike në Greqi janë të pamjaftueshme për të përballuar një ofensivë të mundshme nga Bullgaria apo jugosllavët, por Britania është e përkushtuar këtu dhe disa njësi ushtarake në vend ia vlejnë sa për të parandaluar telashe ndërkombëtare. Që prej arritjes së marrëveshjes Chërchill-Molotov ku Rumania u vendos në sferën sovjetike dhe Greqia në atë Perëndimore, kjo zonë e palumtur presioni politik ka nisur të marrë formë. Qeveria britanike e kupton plotësisht masën e detyrës së saj këtu, pasi Greqia është çelës në kontrollin e Mesdheut Lindor dhe zonave të Suezit. SHBA duhet të jenë më të ndërgjegjshme për interesat e tyre pasi në zonën e Mesdheut Lindor ka rezerva strategjike karburantesh dhe janë investuar mbi 100 milion 2 dollarë.

6 tetor 1945

Përplasjet me Greqinë

Kryeministri shqiptar Enver Hoxha deklaroi sot se grekët që përpiqen të kthejnë në Shqipërinë jugore “kanë kryer çdo provokim të mundshëm duke përfshirë dhe masakra ndaj grupeve shqiptare në Greqi”. Ai akuzonte se qeveria greke po bënte agjitacion për transferimin.

Në intervistën e tij të parë për gazetarin amerikan që prej çlirimit të Shqipërisë në 1944, Hoxha tha: “provokimet greke në kufirin jugor shqiptar janë më të rënda sesa ato të fashistëve italianë. Nëse Shqipëria sulmohet, ajo do të luftojë deri në njeriun e fundit për të larguar pushtuesit. Hoxha shtoi se 20 000 refugjatë shqiptarë ishin larguar drejt Shqipërisë me forcë muajt e fundit nga zonat veriore të Greqisë.

Më të lexuarat