BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Dossier

Zbardhen bisedat, ja si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu akuzonin Moskën më 1961 për sabotimin e kongresit të PPSH, në sulm ndaj Nikita Hrushov

Zbardhen bisedat, ja si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu akuzonin Moskën

Viti 1961 solli fundin e marrëdhënieve Shqipëri-Bashkimi sovjetik. Në një bisedë të zbardhur mes Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe një delegacioni tregohet se si liderët e Partisë Komuniste sulmonin Moskën dhe Nikita Hrushovin.

 

25 shkurt, 1961

Raport mbi takimin e dytë të partisë së Kinës me partinë shqiptare të punës gjatë kongresit të katërt të partisë në Tiranë. Kreu i delegacioni kinez në Shqipëri, Li Xianian dhe sekretari i parë i partisë Enver Hoxha diskutojnë për vështirësitë në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike, nevojat ekonomike dhe ushtarake në Shqipëri. Takimi u mbajt në zyrën e sekretarit të partisë Hoxha prej orës 10.00 deri në ora 14.00. Për palën tonë ishte gjithashtu i pranishëm kryeministri Mehmet Shehu. Nga pala kineze ishin të pranishëm kreu i delegacionit Li Xianian dhe përkthyesi.

Hoxha: Mbaruam me sukses kongresin e partisë sonë. Ju çfarë mendoni, si ju duk? Si shkoi vizita juaj në vendin tonë?

Li Xianian: Ne pamë se udhëheqja juaj dhe masat popullore qëndrojnë në një pozitë. Pas kongresit vizituam disa qytete si Kavaja, Lushnja, Berati e Vlora, ku vërejtëm ndryshime të mëdha që prej herës së fundit kur vizituam Shqipërinë në 1954. Industria e bujqësia juaj kanë avancuar dhe standardi i jetesës së popullit është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Entuziazmi i popullit tuaj është i plotë dhe i dukshëm. Masat tuaja punëtore e duan partinë dhe shokun Enver. Në disa fusha keni përparuar më shumë se ne.

Hoxha: Jo, ju jeni shumë më përpara nesh. Kina është një vend shumë i madh.

Li Xianian: Partia shqiptare e punës me në krye shokun Enver kanë hyrë plotësisht në kursin e duhur. Ajo që kam parë në vendin tuaj është një tregues i linjës tuaj korrekte.

Hoxha: Ne mendojmë se kongresi i 4-t i partisë shkoi shumë mirë dhe ishte i suksesshëm. Aty u konfirmua uniteti i partisë sonë dhe linja e drejtë dhe e vazhdueshme marksiste-leniniste. Ky fakt na ka bindur se në të ardhmen partia jonë do të realizojë me sukses premtimet e bëra ndaj popullit në planin e tretë 5-vjeçar dhe do të mbrojë me vendosmëri marksizëm-leninizmin nga devijuesit e brendshëm dhe të jashtëm. Disa nga komentet kryesore të kongresit treguan se partia jonë po ndjek kursin e duhur në këto kohë të vështira që po kalojmë jo vetëm ne por e gjithë lëvizja ndërkombëtare komuniste. Dua të them se reagimet ndaj kongresit janë një provë se partia jonë po zbaton me besnikëri deklaratën e Moskës, dhe se tashmë e kupton se cilët e ndjekin kursin marksist-leninist dhe cilët janë të padrejtë, oportunistë dhe revizionistë. Reagimet ndaj kongresit tregojnë se në këto momente delikate partia e di si të ruajë balancën mes dashurisë, miqësisë e besnikërisë ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj partisë bolshevike të Leninit dhe ndaj personave që ndjekin linjën e Hrushovit, të cilët mund të quhen revizionistë oportunistë, së bashku me elemente të tjerë ose grupe në partitë komuniste të Evropës Lindore. Nga ana tjetër kongresi ynë e dinte si të demonstronte besnikërinë ndaj partive të lavdishme komuniste të BRSS, Kinës dhe partive të tjera, por kryesisht ndaj atyre aziatike, të cilat kanë qenë koherente në mbrojtjen e marksizëm-leninizmit. Kjo u tregua qartësisht nga kongresi. Kongresi tregoi gjithashtu se ne jemi një fuqi e madhe dhe do t’i rezistojmë me sukses valëve të rrezikshme revizioniste që kanë nisur një sulm ndaj lëvizjes ndërkombëtare komuniste. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi mbajtur partinë në korrent të të gjitha çështjeve dhe situatave, siç ishte rasti për zhvillimet në Bukuresht. Ne i thamë partisë anën e mirë dhe anën e keqe, se si na akuzuan në Bukuresht dhe në Moskë dhe sesi partia e Kinës na mbrojti nga sulmet. Prandaj delegatët e kongresit ishin përgatitur dhe kishin një sens politik të shëndoshë. Partia jonë është njohur me përmbajtjen e fjalimit të Ten Ciao Ping dhe ia ka shpjeguar çështjet edhe masave popullore. Delegatët e dinin se çfarë çorbe po përgatiste delegacioni çekosllovak në prapaskenat e kongresit, por veprimet e tyre ishin të drejta. Ata i nuhatën qëllimet e tyre dhe reaguan politikisht. Ju ndoshta e keni bënë re edhe vetë që ne mendojmë se delegacionet sovjetike dhe çekosllovake, në bashkëpunim me delegacione të tjera, kishin ardhur këtu me qëllim të sabotonin kongresin tonë. Ishte e qartë që ata nuk kishin qëllime miqësore dhe nuk kërkonin përmirësimin e lidhjeve mes partive tona. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për delegacionet e Polonisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Bullgarisë e Rumanisë. Qëllimi i tyre ishte të sulmonin partinë tonë dhe me anë të saj partinë kineze, duke gjetur arsye për të na akuzuar për devijime nga deklarata e Moskës. Qëllimi i tyre ishte të krijonin përçarje në kongres, ose të paktën të krijonin konfuzion, të cilin ta përdornin më vonë në aktivitetet e tyre subversive. Ata u përpoqën të ngrinin provokime në mënyrë që të shkaktohej skandal, duke gjetur justifikimin për t’u larguar. Ne e dinim shumë mirë që ata do të tentonin këtë, por për kënaqësinë tonë situata nuk influencoi delegatët e kongresit. Reagimi i tyre ishte spontan dhe nuk ishte nevoja për direktiva të brendshme. Aktivitetet jo-miqësore drejtoheshin nga delegacioni sovjetik dhe intriguesi kryesor ishte Andropov.

Mehmet Shehu: Ai është gjarpër, nuk është njeri.

Hoxha: Rolin e provokatorit kryesor luajti Barak, kreu i delegacionit çekosllovak. E tregoi veten që është një provokator dinak, por ata dështuan në qëllimet e tyre, kongresi i dha atyre një grusht të fortë duke treguar unitetin e çeliktë të partisë sonë.

Mehmet Shehu: Kongresi ynë e bëri këtë me gjithë përpjekjet e Hrushov e Barak. Delegatët ishin të zemëruar nga sjellja e tyre prozatore dhe subversive, aq sa të gjithë votuan pa kundërshtime.

Hoxha: Revizionistët morën një mësim të mirë, ata mësuan jo vetëm se është e pamundur të përdorësh intrigat për të futur përçarjen por dhe se partia jonë është e fortë kur ka rreziqe që e kërcënojnë atë dhe komunizmin ndërkombëtar. Ne besojmë se kongresi u dha revizionistëve një mësim si në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë ditëve të para të kongresit ata nuk na thoshin as “mirëmëngjesi”, por ditët e fundit kur e panë unitetin e partisë sonë, Pospielov dhe njerëzit e tij kërkuan një takim me ne. Në takim, Pospielov nxori bllokun e tij të shënimeve dhe lexoi me kujdes prej tij prej frikës mos bënte ndonjë gabim. Herë pas here ai shihte nga Andropov. Ne mendojmë se ardhja e tyre këtu ishte një tentativë për të sabotuar kongresin tonë. Në fjalën e tyre ata nuk e përmendën fare kongresin apo diskutimet, sikur në Shqipëri nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. (Li Xianian qesh) Por sipas tyre, ngjarje më të rëndësishme kishin ndodhur në marrëdhënien mes vendeve tona. Ata pretendonin se një nga njerëzit tanë teksa pinte raki në restorant kishte sharë Hrushovin në sy të specialistëve sovjetikë e çekosllovakë. Ata pretendonin gjithashtu se ne kishim kontrolluar zyrat e gjeologëve sovjetikë, apo çështje të tjera të parëndësishme aq sa nuk i mbajmë dot mend. Në fund ata thanë se miqësia mes vendeve tona nuk mund të jetë kuptimplotë nëse Hrushovi nuk përmendet kurrë.

Mehmet Shehu: Ai e kishte problemin në faktin se ne nuk duartrokitëm në nder të Hrushovit në kongres.

Hoxha: Ai nuk e tha këtë.

Mehmet Shehu: Nuk e tha, por e nënkuptoi.

Hoxha: Ne u thamë atyre qartësisht e miqësisht se si e shikon partia jonë çështjen e miqësisë së shenjtë me Bashkimin Sovjetik, siç u diskutua dhe në kongres. I thamë sesi populli dhe partia jonë e do me sinqeritet Bashkimin Sovjetik dhe nuk do i uronim kurrë të keqen popullit sovjetik. Ne u thamë gjithashtu se nëse diçka ndodh në Bashkimin Sovjetik populli shqiptar do të jetë i pari në mbrojtje të tij. Ne i thamë se për arsye se mbrojmë marksizëm-leninizmin disa vende na quajnë antisovjetikë, ndërsa antisovjetikët e vërtetë tani dalin gjoja në mbrojtje të BRSS. Hrushov ka thënë vetë se Gomulka vepron si fashist, ndërsa tani Gomulka është bërë pro-sovjetik dhe sipas tij ne jemi antisovjetikë. Por ko nuk do të na ndajë. Ne i përsëritëm atyre se nuk do shkelim kurrë premtimin tonë se do të vazhdojmë të forcojmë miqësinë tonë me BRSS. Ndërsa sa për shokun Hrushov, ne nuk kemi ndërhyrë në çështjet e partisë sovjetike prandaj duam që ai të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të një parie e vendi mik. I thamë që ky fakt duhet të jetë i qartë. Miqësia jonë me Bashkimin Sovjetik nuk është thjesht simbolike, kjo është një miqësi që duhet të forcohet nga bashkëpunimi me njëri-tjetrin, por gjithmonë në mënyrë marksiste-leninsite. Ata na thanë se dhe ne ishim dakord, se kemi mosmarrëveshje me partinë sovjetike, mosmarrëveshje që janë politike, ideologjike dhe të tjera. Do të gënjenim veten nëse thoshim se mosmarrëveshjet shuhen me një të kaluar të penës. Ato mund të shuhen gradualisht me vullnet të mirë nga të dyja palët. Për këtë ne ishim dakord. (Shoku Li Xianian qesh). Sa për akuzat se kemi folur keq për Hrushovin, ne i thamë se janë akuza provokuese, dhe në fakt pretendimet e tyre u diskredituan. Ndërsa për kontrollet, ne bëjmë inspektime të zyrave dy-tre herë në vit pasi ndihmon në ruajtjen e sekreteve të partisë dhe të shtetit, këtë e kanë parë dhe specialistët sovjetikë. Është në praktikë e ngjashme me atë në Bashkimin Sovjetik, në fakt prej tyre e kemi mësuar. Masat tona të disiplinës ata po i përdorin si pretekste për largimin e specialistëve sovjetikë të naftës nga vendi. Ne i thamë atyre të ndalojnë këtë, pasi nëse fillojmë me hedhjen e fajit, ne mund të mbushim një listë të gjatë me aktivitete sovjetike kundër partisë sonë. Ne u përsëritëm se për të forcuar miqësinë tonë të dyja palët duhet të tregojmë vullnetin e mirë, pro sovjetikët kanë bërë vetëm të kundërtën. Ne ngritëm gjithashtu çështjen e huave, duke i kërkuar arsyen se përse kërkonin ndërprerjen e huave në një kohë kur e kishin konfirmuar me udhëtimin tim në Moskë. Huat ishin pranuar në mënyrë bilaterale. Unë me Mehmetin kishin udhëtuar pikërisht për këtë në Moskë në 1959. Përse po rikthehemi te kjo çështje, për arsye politike e ideologjike apo objektiva të tjerë? Pastaj i kërkuam se përse duhet të vizitojmë Moskën për një çështje që ishte rënë dakord më parë.

Li Xianian: Përmendja prej tyre e Deklaratës së Moskë si bazë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është një gjë e mirë.

Hoxha: Andropov tha se një qeveri ka të drejtë të rishikojë marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën. Ne u përgjigjëm se Bashkimi Sovjetik mund të rishikojë marrëveshjet me revizionistët jugosllavë apo ato me vendet kapitaliste, por jo ato me vende socialiste si Shqipëria dhe me një parti marksiste-leniniste si partia e punës së Shqipërisë. Meqenëse ju po eliminoni mosmarrëveshjet politike dhe ideologjike atëherë nuk ka arsye pse marrëveshjet ekonomike të mos ekzekutohen. Ne i përsëritëm se megjithëse ata mund të thonë se këto nuk janë arsye për ndalimin e huave për ne, ne e dimë se në realitet janë të tilla. Ne i thamë se nuk do të shkelim kurrë mbi marksizëm-leninizmin dhe se nuk do të shkojmë në Moskë për të rishikuar marrëveshjet ekonomike me BRSS, sepse i konsiderojmë të padiskutueshme. Ne i kemi thënë hapur shokut Hrushov se edhe nëse përfundojmë pa bukë ose pa këpucë, nuk shkelim marksizëm-leninizmin. Ndalimi i huave do të ishte jo vetëm një krim kundër Shqipërisë por dhe ndaj lëvizjes ndërkombëtare komuniste, pasi ato janë të rëndësishme për ne ekonomikisht dhe ideologjikisht për lëvizjen komuniste.

Li Xianian; Keni vepruar në mënyrën e duhur.

Hoxha: U thamë se partia jonë i ka shkruar disa herë mbi çështjen dhe ata nuk kanë kthyer përgjigje. A është normale kjo? Andropov tha se u ishin përgjigjur letrave, por ne nuk kishim marrë asnjë përgjigje. Pastaj përmendëm problemin e armatimeve.

Mehmet Shehu: Po flasim për kreditë e ndihmave ushtarake që Bashkimi Sovjetik nuk ka kryer prej kohësh në këtë rajon. Pas konferencës së Bukureshtit të gjitha dërgesat ushtarake kanë ndaluar dhe marrëveshjet janë pezulluar.

Hoxha: Ne u thamë se kjo është një çështje serioze pasi jemi vend anëtar i Paktit të Varshavës. Jemi një vend i vogël dhe i rrethuar nga vende armike, shumë komplote bëhen kundër vendit tonë, dhe pikërisht në këto kushte arta vendosin ndalimin e dërgesave ushtarake.

Mehmet Shehu: Ne përmendëm faktin se kur marshalli indonezian Abdul Nasution vizitoi së fundmi Moskën, brenda javës BRSS dhe hua 1 milionë rubla ndihma ushtarake, ndërsa ne shqiptarët megjithëse kemi nënshkruar marrëveshje na ndalojnë dërgesat.

Hoxha: Është tamam kështu ne i thamë se çështjet duhet të merren sa më shpejt në konsideratë nga partia e qeveria sovjetike. Ne i thamë se ata nuk duhet të mendojnë se meqënëse po na ndihmon Kina, ne nuk kemi nevojë. U thamë se deri tani Kina na ka dhënë një hua prej 500 milionë rubla. Ata nuk kishin përgjigje për argumentet tona kështu që biseda devijoi në shaka e të qeshura. Në fund ne i çuam të fala për shokun Hrushov. Në këtë pikë, Pospelov u ngrit e tha: “Si mund të dërgoni të fala për të”. “Po” i thashë unë, pastaj Mehmeti i tha të njëjtën gjë, dhe Hysni Kapo i tha t’i dërgojë të fala. Kurse Pespelov u përgjigj: “Do ta mbaj shënim këtë”.

Mehmet Shehu: Ata e konsideruan këtë akt si të jashtëzakonshëm e të pabesueshëm, pra si një sukses që kishin marrë të fala nga Hoxha për Hrushovin. Në fjalë të tjera diskutimi pati një fund disi më miqësor. Kur u larguan nga Shqipëria sapo arritën në Budapest, njerëzit tanë na informuan se Pospelov i kishte thënë shokëve hungarezë se kishin arritur më shumë nga ç’kishin pritur në Shqipëri, ndërsa një nga shokët çekë tha: “Më në fund u larguam nga zhurma”. Ndërsa Andropov tha se mjegulla në Budapest ishte më e mirë se dielli i Tiranës”. Ju shoku Li Xianian e njihini mirë qëndrimin e partisë sonë, por tani pas kongresit, keni një pamje edhe më të qartë të gjendjes së shëndoshë të popullit dhe partisë sonë, të unitetit dhe vendosmërisë së tyre në mbrojtjen e linjës marksiste-leniniste.

Li Xianian: Jeni të lidhur si mishi me thoin.

Mehmet Shehu: Edhe para kongresit ishim të lidhur si mishi me thoin, por sjellja armiqësore e këtyre provokatorëve na ka bërë një.

Hoxha: Vendosmëria jonë në mbrojtje të Marksizëm-leninizmit dhe progresi i parashtruar nga deklarata e Moskës, forcojnë miqësinë tonë me Republikën Popullore të Kinës, Bashkimin Sovjetik dhe partitë e lavdishme të kampit socialist. Çështja e unitetit është shumë e rëndësishme për ne. Komiteti qendror i partisë sonë nuk do t’i japë asnjë mundësi revizionistëve që të na godasin, megjithëse ata janë tepër dinakë dhe intrigues. Ne kemi qenë gjithmonë të vendosur në mbrojtjen e kësaj kauze, së bashku me partinë e lavdishme të Kinës dhe shokun e dashur Mao Ce Dung, për të cilin partia jonë ka një dashuri dhe respekt të madh. Ne jemi krenarë për marrëdhënien tonë me Kinën dhe për besimin e patundur në komunizmin ndërkombëtar. Partia jonë mendon se lëvizja ndërkombëtare komuniste po kalon një moment të vështirë. Në rrymë e fortë revizioniste po kallon mes internacionales komuniste, duke krijuar rreziqe serioze. Grupi revizionist, renegat i Titos është një nga armiqtë kryesorë të komunizmit dhe megjithëse ai është demaskuar ende nuk është shkatërruar (shoku Li Xianian pohon me kokë). Por grupi revizionist i Nikita Hrushov është akoma më i rrezikshëm për lëvizjen ndërkombëtare komuniste, pasi nuk është demaskuar ende. Kursi i tij po prish unitetin dhe po rrezikon paqen në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Mehtmet Shehu: Edhe për paqen pasi sa më pak unitet të ketë në kampin socialist aq më shumë shtohet kurajo dhe shpresa te imperialistët, veçanërisht te amerikanët, të cilët sulmojnë Bashkimin Sovjetik, ose të paktën Kinën.

Hoxha: Prandaj ne mendojmë se vetë Bashkimi Sovjetik është në rrezik për sa kohë ai drejtohet nga revizionisti Hrushov. Plani i tij është të dobësojë dhe përfundimisht të shkatërrojë kampin socialist, duke nisur nga Kina socialiste që është dhe pengesa kryesore ndaj revizionistëve me mbrojtjen e saj të vendosur ndaj marksizëm-leninizmit. Kjo është arsyeja që përveçse besojmë se është detyrë e partisë sonë kombëtare, ne e konsiderojmë detyrë të madhe ndërkombëtare shpëtimin e kampit socialist të shpëtojmë komunizmin ndërkombëtar nga aktivitetet subversive të Hrushov. Kjo duhet të jetë detyra kryesore ndërkombëtare e të gjitha partive socialiste. Por si t’i arrijmë këto objektiva? Duke ndërhyrë në punët e brendshme të Bashkimit Sovjetik apo të vendeve të tjera që kanë devijuar nga linja marksiste-leniniste? Absolutisht jo! Vetëm me anë të qëndrimit tonë të patundur në mbrojtje të marksizëm-leninizmit dhe kundër imperializmit modern dhe revizionizmit jugosllav, do të hedhim dritë që dhe partitë e tjera të kuptojnë. Ndërsa për ata që janë armiq të marksizëm-leninizmit si Nikita Hrushov, ne nuk mbajmë shpresa rehabilitimi.

Më të lexuarat