Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen debatet në OKB për përplasjet Shqipëri-Greqi, BRSS dhe Ukraina kundër Athinës për pretendimet territoriale dhe çamët

Postuar: 13/06/2019 - 07:18

Amerikanët kanë zbardhur detaje nga përplasjet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë regjimit komunist, përplasjet mes Athinës dhe Tiranës ishin të shumta dhe grekët, ashtu siç kanë bërë gjithmonë, vunë në punë diplomacinë. Në disa dokumente të DASH tregohen detaje mbi përplasjet në Këshillin e Sigurisë në OKB, mbi pretendimet territoriale të Greqisë dhe çështjen çame.

24 gusht 1946

Sekretari i shtetit për Ambasadorin në Greqi (MacVeagh): Dmitry Zakharovich Manuilsky, ministri i Jashtëm i Republikës Socialiste Sovjetikë të Ukrainës bëri ankesën e tij ndaj Greqisë në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, sipas nenit 34 të kushtetutës së OKB. Ankesa thoshte se politikat e papërgjegjshme greke kishin sjellë një situatë të rrezikshme në Ballkan për paqen dhe sigurinë e zonës. Ai tërhiqte vëmendjen te incidentet e shumta kufitare të provokuara nga njësitë e ushtrisë greke, te deklaratat e përsëritura publike të zyrtarëve grekë mbi ekzistencën e ligjit të luftës me Shqipërinë, persekutimin e minoriteteve në rajonin verior të Maqedonisë greke, në Trakë, si dhe në Qipro nga qeveria greke. Gjithashtu propaganda e grekëve ekstremistë monarkistë që kërkojnë territoret e Shqipërisë shton rreziqet e konfrontimit. Arsyeja kryesore për këtë sipas përfaqësuesit ukrainas është prezenca e trupave britanike në Greqi të cilët ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit në favor të elementëve ekstremistë monarkistë.

22 gusht 1946

Shënime të delegacionit SHBA

Tsaldaris(Greqia) në fjalimin pas deklaratës së delegacionit shqiptar,  iu referua kontributit heroik të Greqisë në luftë dhe shprehu habinë që ish-vende satelite si Shqipëria e Bullgaria kishin guximin të vinin në Konferencë dhe të bënin pretendime për territore greke. Ai tha se Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë pasi kjo ishte shpallur lirisht nga parlamenti shqiptar gjatë kohës së luftës. Kjo ishte vazhdimi i politikës shqiptare të lidhjes me fashizmin italian, që kishte nisur para vitit 1939. Ai shtoi se regjimi aktual shqiptar nuk mund të justifikohet për përgjegjësinë e akteve të të ashtuquajturve kolaboracionistë ose kuislingët shqiptarë  nga viti 1939 deri në 1944. Për këtë ai citoi një deklaratë të një kryetari shteti shqiptar në 1940 ku lavdërohej fashizmi. Në lidhje me Epirin e Veriut, Tsaldaris tha se ishte një territor grek dhe i nevojshëm për Greqinë për arsye sigurie. Ai shtoi se aty ka pasur 120,000 grekë në 1919 dhe se sot janë më pak, si rezultat i persekutimit të shqiptarëve, çka a arritur kulmin pas luftës së fundit. Duke kundërshtuar argumentet shqiptare për persekutimin e minoritetit shqiptar çam në Greqi, Tsaldaris tha se komuniteti në fjalë kishte qenë një burim agjitacioni dhe kishte bashkëpunuar me agresorët kundër Greqisë, dhe se ishin larguar me dëshirën e tyre nga Greqia për t’i shpëtuar pasojave të krimeve të tyre. Tsaldaris tha se çështja e Epirit të Veriut ishte një pengesë në bashkëpunimin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Këshilli i ministrave të jashtëm duhet ta kishte trajtuar çështjen por ende nuk e ka bërë. Delegacioni grek ka të drejtën të dorëzojë dokumentin në lidhje me Konferencën e Paqes dhe shpreson që të merret në konsideratë në favor të tij.

Manuilsky(Ukraina) u përgjigj ndaj fjalimit të Tsaldaris, duke denoncuar se ndërhyrjet e tij po shkaktojnë konfuzion në Konferencë. Ai tha në lidhje me komentet e Tsaldaris për kreun e shtetit shqiptar, se preferonte demokratët që mund të kenë bërë gabime në të kaluarën, sesa ata që sot vënë parimet demokratike në shërbim të fashizmit. Manuilsky më tej bëri lidhjen mes pretendimeve territoriale greke ndaj Bullgarisë dhe Shqipërisë me incidentet e fundit kufitare, të cilat i ilustroi si politika agresive të Greqisë. Ai denoncoi trajtimin e minoriteteve në Greqi dhe quajti rrezik për paqen në Ballkan. Ai tha se Greqia kishte aplikuar një politikë antagonizmi me anë të sulmeve të shtypit dhe rrugëve të tjera, ndaj vendeve fqinje duke përfshirë dhe Jugosllavinë që është një shtet aleat. Manuilsky kritikoi qeverinë greke duke e quajtur reaksionare dhe jo-përfaqësuese të popullit, duke cituar për këtë anëtarë të laburistëve britanikë. Ai shtoi se referendumi që do të mbahet së shpejti në Greqi do të falsifikohet dhe rezultatet nuk do të reflektojnë vullnetin e njerëzve. Kryetari ndërhyri duke i kujtuar delegatëve se sipas rregullave të konferencës, debatet duhet t’i përmbaheshin subjektit të traktatit të paqes me Italinë. Ai tha se nuk kishte insistuar më parë për këtë rregull pasi kishte pasur besim në vullnetin e mirë të delegacioneve, pro tani duhet t’i kujtonte atyre ekzistencën e rregullit dhe mundësinë për të bërë deklarata të shkruara te komisionet kompetente. Dragoumis (Greqi) shprehu më pas dëshirën për të dorëzuar ankesën greke te komisioni, pasi nuk mud të përgjigjej tani ndaj të gjitha akuzave që po bëheshin.

Uashington, 5 shtator 1946

Sekretari i shtetit për përfaqësuesin në OKB (Johnson)

(OKB e gatshme për studimin e dëbimit të paligjshëm të çamëve nga Greqia). Në lidhje me akuzat e bëra në dokumentin e Ukrainës, akuzat se krekat kanë nxitur incidentet kufitare janë vetëm një pjesë e panoramës. Siç e dimë qeveria greke ka bërë akuza të ngjashme ndaj Shqipërisë. Nëse një palë apo tjetra është fajtore për to, kjo do të përcaktohet nga Këshilli as studimit të provave. Ndryshimet ideologjike mes regjimeve në Greqi dhe Shqipëri  dhe pretendimet greke për Epirin e Veriut kanë shkaktuar debate dhe kërkohet një ekzaminim i fakteve nga Këshilli për vlerësimin e situatës. Në jemi përpjekur në të kaluar të bindim gojarisht Greqinë për heqjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë pasi pretendimi i tyre është i dyshueshëm, por grekët e kanë shumë të vështirë të tërhiqen nga pozita e tyre. Megjithëse në letrën e Ukrainës nuk ka referenca për këtë si çështje prioritare, ne besojmë dhe gjendja e luftës ekziston dhe mund të përdoret si referencë nga Këshilli sipas nenit 96.  Një zgjidhje e tillë do të ishte e leverdishme për Greqinë edhe nëse Gjykata vendos kundër ankesës së saj. Ndërsa ankesa e Ukrainës në aspektin e marrëdhënieve shqiptaro-greke do të rezultonte e pabazë nëse rezulton se ekziston ligji i luftës. Akuzat ukrainase se Greqia po persekuton qytetarët shqiptarë kërkojnë studim të mëtejshëm. Është tashmë e ditur se rreth 25,000 shqiptarë janë dëbuar nga Greqia. Por nga ana tjetër dhe Greqia ankohet për keqtrajtim të grekëve në Shqipëri. Në këtë moment arritja e një llogaritjeje të saktë mbi këtë çështje të komplikuar duket e pamundur. Trajtimi i minoriteteve nga shteti ku ato jetojnë është në fakt një çështje e jurisdiksionit të brendshëm. Por ne jemi të sigurtë se një dëbim i dhunshëm mund të ketë pasoja ndërkombëtare në lidhje me Kombet e Bashkuara.

Problemi i minoriteteve në Ballkan është i mbushur me fërkime dhe në fazën aktuale është vetëm një vazhdim i situatës së dëshpëruar që ka ekzistuar gjatë gjithë historisë moderne.

 Si rezultat i diskutimeve paraprake ka sinjalizime të mjaftueshme se Greqia ka përdorur në lidhje me minoritetet e saj kombëtare, praktika që sjellin shqetësime legjitime për OKB, prandaj ne jemi të gatshëm të krijojmë komisionin për të studiuar materialin e gjindshëm në Neë York. Në konsideratë do të merren dhe hetimet në terren me intervistime të minoritetit që supozohet të jenë dëbuar në vendin fqinjë.

Referencat e Ukrainës për “propagandë të shfrenuar” të ekstremistëve monarkistë grekë  që i shërbejnë kthimit të Ballkanit në një qendër konflikti, është shumë i përgjithshëm. Kjo pasi jo vetëm qarqet monarkiste por dhe shtypi i qendrës deh i majtë në Greqi kërkon dhie territoresh. Greqia nuk është e vetme në pretendimet e saj territoriale. Shtypi në Bullgari, një ish-shtet armik, kërkon kthimi e krahinës së Trakës perëndimore nga Greqia. Ne besojmë se edhe kjo kërkesë është po aq idiote sa dhe kërkesat greke në Ballkan. Por gjithsesi nuk i konsiderojmë të vlefshme akuzat ndaj propagandës monarkiste greke në lidhje me nenin 34 të kushtetutës së OKB.

Akuzat kundër prezencës së forcave britanike në Greqi  janë të ngjashme me ato të bëra nga BRSS kundër Britanisë në janar. Ne nuk besojmë se ka fakte të reja të prezantuara për të rinisur akuzat kundër trupave britanike atje për të arsyetuar se ato rrezikojnë paqen rajonale apo ndërkombëtare.

Siç e dini BRSS ishte ftuar fillimisht të vëzhgonte procesin e zgjedhjeve në Greqi por refuzoi ta bënte. Sipas informacioneve të SHBA sjellja e forcave britanike në Greqi ka qenë e shkëlqyer.

Ushtria amerikane dhe Departamenti i Shtetit besojnë se prezenca e trupave britanike atje është një faktor stabilizues dhe shpresojmë që Britania të mos nisë jë tërheqje të parakohshme tëtyre pas zgjedhjeve, siç kemi mësuar se kanë ndërmend. SHBA nuk mund të refuzojë disa përgjegjësi për mirëqenien e popullit grek dhe nuk mund të nxisë  Këshillin të trajtojë akuza sipërfaqësore për situatën atje. Ne nuk besojmë se në këtë pikë duhet të nisim mbështetjen e ankesës së Ukrainës pavarësisht motivimit të tyre. Në opinionin tonë politikat duhet të jetë si më poshtë:

 (a) Mbështetje në parim e diskutimit të Ankesës ukrainase në Këshillin e Sigurimit dhe e drejta e pjesëmarrësve grekë e ukrainas në diskutim.

 (b) Mbështetje e dorëzimit të çështjes nëse ekziston apo jo ligji i luftës mes Greqisë e Shqipërisë, me opinion nga Gjykata nëse Këshilli nuk arrin ta zgjidhë.

 (c)

Meqenëse Departamenti është pesimist në lidhje me rezultatet e diskutimeve të Këshillit mbi çështjen, ne duhet të jemi të përgatitur për krijimin e nënkomiteteve të ngjashëm me atë të krijuar për çështjen e Spanjës, (1) për ekzaminimin e provave dhe raportimeve të Këshillit. Kushtet e referencës së Komitetit duhet të hartohen me kujdes që investigimi të jetë i plotë për përcaktimin e përgjegjësve dhe masën e tyre.

30 gusht 1946

Shënime të delegacionit të SHBA

Dragoumis(Greqi) tërhoqi vëmendjen te letra e delegacionit grek më 27 gusht për sekretarin e përgjithshëm në lidhje me çështjet territoriale Greqi-Shqipëri, duke kërkuar që ajo të vendoset në axhendën e takimit të ardhshëm. Molotov (BRSS) kundërshtoi propozimin grek dhe dënoi në përgjithësi aktivitetin grek në konferencë, duke thënë se kjo nuk ishte detyrë e Konferencës në takimet për pesë Traktatet e Paqes.  Ai akuzoi se delegacioni grek po shfrytëzonte Konferencën për të forcuar pozitat e saj të brendshme dhe se qeveria greke po e kthente Greqinë në një qendër problemesh në Ballkan. Sipas tij për këtë të fundit kontribuonte dhe prezenca e trupave të huaja në Greqi. Pijade (Jugosllavia) gjithashtu foli kundër propozimit grek, duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me axhendën e Konferencës dhe nuk ka lidhje me Traktatet e Paqes. Ai përfitoi nga rasti të denonconte pretendimet greke ndaj Shqipërisë dhe Bullgarisë duke thënë se priste së shpejti që të vazhdonin me pretendime edhe kundër Jugosllavisë. Fjala e Pijade u ndërpre disa herë nga Alexander (Britania) i cili i kërkonte kryetarit t’i përmbahej procedurës së caktuar para takimit. Më pas Alexander foli vetë duke thënë se Greqia kishte të drejtën për t’u dëgjuar prandaj rezoluta greke mund të vendoset në axhendë. Byrnes tha se meritat e kësaj çështjeje mund të debatohen dhe se konferenca duhet të ishte liberale duke lejuar futjen në axhendë të çështjeve me rëndësi, të cilën vetë konferenca e kishte rekomanduar për shqyrtim e Këshilli. Delegacioni i Polonisë kundërshtoi propozimin grek pasi sipas Marrëveshjes së Moskës çështja nuk ishte në kompetencat e Konferencës. Ai tha se procedura normale e qeverisë greke duhet të ishte ta çonte çështjen e tyre të Këshilli i Ministrave të Jashtëm. Molotov foli përsëri në të njëjtën linjë duke iu referuar dhe trupave britanike në Greqi dhe luftanijeve amerikane në Mesdhe, si mjete të mbrojtjes së qeverisë greke në sundimin e saj të terrorit ndaj popullsisë vendase. Ai denoncoi këtë si ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë. Më pas konferenca kreu votimin dhe propozimi grek u pranua me 12 vota pro e 7 kundër, dhe 2 abstenime. Delegacione në favor ishin: SHBA, Australia, Brazil, Kanada, Kina, Etiopia, Britania, Greqia, India, Zelanda e Re, Holanda e Afrika e Jugut. Kundër votuan Bjellorusia, Franca, Polonia, Çekosllovakia, Ukraina, BRSS e Jugosllavia. Delegacionet e Belgjikës e Norvegjisë abstenuan.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 07:37

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arratisur jashtë vendit, CIA ka treguar të tjera detaje nga themelimi dhe organizmi i saj i brendshëm.

Postuar: 19/10/2019 - 07:05

 Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arra

Postuar: 18/10/2019 - 07:09

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 17/10/2019 - 07:13

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 16/10/2019 - 07:07

Në vijim të numrit të kaluar, gazeta po tregon të tjera detaje nga rrëfimi që një prej ish-anëtar

Postuar: 15/10/2019 - 07:19

CIA amerikane ka deklasifikuar një dokument tepër voluminoz, ku jepen detajet e të dhënave që rap

Postuar: 13/10/2019 - 07:44

CIA ka treguar detaje mbi mënyrën se si rekrutonte agjentë në vendin tonë.