BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Zbardhen detajet e vizitës së Çu En Lait në Shqipëri më 1965, ja kërkesat e Hoxhës për Kinën dhe sulmet ndaj SHBA dhe Bashkimit Sovjetik

Zbardhen detajet e vizitës së Çu En Lait në Shqipëri

Zbardhen detajet e vizitës së Çu En Lait në Shqipëri më 1965, ja kërkesat e Hoxhës për Kinën dhe sulmet ndaj SHBA dhe Bashkimit Sovjetik

Zbardhen detajet e vizitës së kryeministrit kinez Çu En Lai në Shqipëri më 1965. Në një dokument të siguruar nga gazeta, tregohet biseda e tij me liderin e PPSH, Enver Hoxha. Ky i fundit ka parashtruar disa kërkesa ndaj delegacionit kinez.

Mars 1965

Memorandum i bisedës mes shokut Çu En Lai dhe liderëve të partisë e të shtetit shqiptar, 27-29 mars. Shoku Çu En Lai dhe liderë të tjerë të partisë komuniste kineze u takuan në samitin me udhëheqësit shqiptarë në pallatin e kryeministrit.

Pala Shqiptare: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Haki Toska, Hysni Kapo, Manush Mysfiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Behar Shtylla, dhe ambasadori në Kinë, Nesti Nase

Pala kineze: kryetari Çu En Lai, anëtarët e komitetit qendror Xie Fuzhi, Zhang Hanfu, Zhao Jimin, Çu Jien Guo dhe Li Xianian.

Takimi i parë nisi më 27 mars 1965, në 16.30. Të gjithë pjesëmarrësit u ulët dhe shoku Enver Hoxha i kërkoi Çu En Lai të nistë takimin sipas axhendës së eventeve të tilla.

Çu En Lai: Në rregull, mund të nisni ju.

Hoxha: (me shaka) Në rregull, po filloj të flas por kryetari jeni ju. I dashur shoku Çu En Lai, të dashur shokë të delegacionit kinez. Vizita juaj këtu ka sjellë gëzim të papërshkrueshëm në zemrat tona, dhe ngjarjet tilla u bëfshin traditë e përhershme mes vendeve tona. Partia dhe populli ynë po festojnë sepse ju kanë juve shoku Çu En Lai mes tyre për herë të dytë, si një mik i dashur i tyre. Kur ju jeni mes nesh është si të kemi këtu Kinën e madhe, komitetin tuaj qendror dhe udhëheqësin e dashur Mao Ce Dun, për të cilat partia dhe populli ynë kanë respekt të pamasë. Por ndjenjat tona marksiste-leniniste ekzistojnë çdo ditë dhe jo vetëm sot me ju këtu. Partia dhe populli ynë i kanë lidhur këto ndjenja me vetë jetën e tyre, me luftën, përpjekjet, arritjet, fitoret, me gëzimin dhe me hidhërimin. Shqipëria dhe Kina të lidhura ngushtë nga miqësia e përjetshme, do të fitojnë e do të ecin përpara së bashku, dhe asnjë forcë nuk do të mund t’i dëmtojë. Ne e shikojmë sot zhvillimin e shpejtë të vendit tuaj të madh, të drejtuar nga politikat e ditura dhe heroike marksiste-leniniste, si të brendshme dhe të jashtme. Ne e shikojmë përpjekjen tuaj të papërkulur marksiste-leniniste kundër imperializmit botëror, veçanërisht atij amerikan, si dhe kundër revizionizmit modern, veçanërisht atij hrushovian. Ky kurs i drejtë politikash ne na frymëzon dhe na forcon. Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, me ju dhe shokët e tjerë, ishin për ne jo vetëm një kënaqësi e madhe, por gjithashtu të vlefshme për forcimin e miqësisë sonë. Ne nxorëm mësime dhe konkluzione nga këshillat tuaja vëllazërore dhe nga toni emocionues i udhëheqësit Mao. U gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro për unitetin dhe entuziazmin e popullit të madh kinez rreth partisë suaj, dhe arritjet e mëdha ekonomike. Ambasadori ynë në Pekin na flet për dashurinë që partia dhe populli juaj kanë për popullin tonë. Të gjitha delegacionet tona kthehen nga Kina me një pasion të madh për gjithçka kanë parë aty dhe për dashurinë e popullit kinez për popullin shqiptar. Ata në tregojnë sesi ju keni kapërcyer vështirësitë dhe për këshillat e vlefshme që ju u jepni në takimet me ta.

Hoxha elozhe Kinës

Pesha kolosale e Kinës së madhe dhe strategjia e saj e patundur marksiste-leniniste janë bërë frymëzim për lëvizjen ndërkombëtare socialiste dhe një fener ndriçues për paqen dhe triumfin e revolucionit botëror socialist. Popujt e të gjithë botës presin të drejtohen nga shoku Mao Ce Dun me besim të plotë në luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit modern, si dhe çdo armiku tjetër të fshehtë apo të hapur. Imperializimi amerikan, revizionizmi modern dhe reaksionarët e të gjithë botës tmerrohen kur shikojnë vendosmërinë e Kinës, që së bashku me popujt e tjerë revolucionarë dot hapë varret e tyre. Në botë kanë ndodhur vente të rëndësishme dhe popujt përballen me probleme komplekse, luftëra të të gjitha llojeve dhe me aleanca që prishen e ndryshohen shpesh, disa liderë blihen dhe të tjerë zënë vendin e tyre, intriga thuren e shthuren nga armiqtë imperialistë dhe aleatët e tyre, por mbi gjithë këtë ne shikojmë si ndriçon kauza e drejtë marksiste-leniniste, e cila shtyp pa mëshirë botën e vjetër duke ngritur lart e duke forcuar botën e re socialiste. Në këtë luftë të madhe Kina qëndron si një shkëmb e një flamur. Partia dhe populli ynë heroik e kanë për nder të luftojnë përkrah popullit vëlla të Kinës. Është nderi dhe detyra e tyre të japin kontributin e tyre të vogël në këtë përpjekje kolosale, ku Kina mban në shpatullat e saj një peshë të madhe por të lavdishme. Vizita juaj këtu dhe këmbimet e opinioneve që do të nisin, për të cilat unë jam i bindur se do të kenë unitet të njëjtë marksist-leninist, do të na ndihmojnë të bëhemi më të fortë në këtë përpjekje me shumë fytyra.

Shqetësimet

Një nga shqetësimet e udhëheqjes sonë që prej vizitës suaj në Shqipëri vitin e shkuar, është puna për realizimin e planit të 4-t pesëvjeçar. Ne duam të sigurohemi që plani të ndiqet në mënyrë realiste, në përshtatje me sukseset e mëparshme dhe me kapacitete tona të brendshme. Ne duam të sigurohemi që të jemi në kohë, siç kemi rënë dakord në janar, kur parashtruam nevojat tona për ndihmë. Jemi përpjekur me anë të letrave që ju kemi dërguar, të bëjmë të qartë rrugën e veprimit për planin tonë, por nuk e dimë nëse e kemi kryer në mënyrë të kënaqshme. Aktualisht disa nga specialistët tanë janë në Kinë duke u konsultuar për problemet, në një frymë vëllazërore dhe miqësore. Kur shokët tanë dhe ju në Pekin të keni diskutuar të gjitha çështjet atëherë delegacioni ynë i drejtuar nga shoku Spiro Koleka do të vijë në Pekin për të zgjidhur këtë çështje jetësore për vendin tonë, që është plani pesë-vjeçar. Por vizita juaj sot na gëzon gjithsesi pa masë dhe është një fitore më vete për vendin tonë. Vizita juaj këtu në janar 1964, shoku Çu En Lai ishte një ngjarje historike për vendin tonë dhe marrëdhëniet e ngushta marksiste-leniniste mes popujve tanë. Lidhjet tona ndihmojnë jo vetëm në forcimin e moralit të situatës në vendin tonë por dhe në sferën ndërkombëtare. Ne ishim të lumtur për eksperiencën kompetente të marrë nga Kina në sektorë kyçë të ekonomisë. Konsultimet tona me ju na kanë ndihmuar shumë në detyrat tona ekonomike dhe në zhvillimin konkret dhe korrekt të sektorëve ekonomikë. Ju kishit të drejtë kur na këshilluat të mbështeteshim në pasuritë e brendshme dhe ka mbetur dhe opinioni ynë. Ju na këshilluat zhvillimin e bujqësisë dhe plani ynë pesë-vjeçar u fokusua në të pasi opinionet tona koinçidonin. Ne ju falënderojmë për frymëzimin që mbollët te ne për zhvillimin e industrisë dhe për ndihmën që nuk keni hezituar kurrë të na jepni në shfrytëzimin e burimeve tonë të brendshme minerale. Ju ishit të interesuar në zhvillimin e industrisë së përpunimit të nikelit dhe mineraleve të tjera, në prodhimin e energjisë elektrike dhe rafinimin e mëtejshëm të naftës. Ky inkurajim dhe orientim korrekt ka bërë që ne të realizojmë detyrat tona të planifikuara. Tashmë ne jemi të bindur se do të vazhdojmë këto suksese edhe me forcat tona, bashkë me ndihmën tuaj, që do të ishte si një çlirim i dytë për Shqipërinë. Ne ju falënderojmë gjithashtu për ndihmën ushtarake dhe në fushat e agjitacionit e kulturës, pa përmendur mbështetjen në arenën ndërkombëtare.

Sfidat

Ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat kolosale me të cilat përballet partia e Kinës, siç është orientimi i kursit botëror drejt marksizëm-leninizmit, prandaj kërkesat tona bëhen një barrë dhe një sakrificë më shumë për të. Prandaj duam t’ju sigurojmë se dëshira jonë është zhvillimi i ekonomisë socialiste sipas një kursi racional dhe jo me karakter egoist apo nacionalist. Përkundrazi, dëshira jonë është zhvillimi i vendit ne sensin ndërkombëtar, zhvillimi harmonik i Shqipërisë në Evropën e sotme të mbushur me sisteme kapitaliste dhe revizionistë të degjeneruar. Kjo do ta bënte Shqipërinë një model të një vendi të vogël socialist, si një pikë uji në oqeanin kapitalisto-revizionist që jo vetëm i reziston sistemeve skllavëruese por triumfon mbi ta. Për më tepër kjo linjë korrekte e zhvillimit do të shërbejë si një shembull për t’u ndjekur nga vende të tjera dhe si sukses i mbështetjes së Kinës së madhe me në krye shokun Mao Ce Dun. Ne e kuptojmë se Shqipëria nuk vlerë të madhe në potencialin botëror, por ka bërë dhe do të bëjë deri në fund të përpjekjes detyrën e saj si shtet socialist duke luftuar në përpjekjen e shenjtë për triumfin e marksizëm-leninizmit, kundër imperializmit botëror. Zhvillimi i ekonomisë sonë socialiste dhe drejtimi i planit tonë pesë-vjeçar merr parasysh të gjithë panoramën ndërkombëtare politike dhe ideologjike, si dhe problemet e pritura dhe të papritura që mund të dalin, pra ne jemi duke luftuar dhe duke u përpjekur për betejat e ardhshme. Në planin tonë pesë vjeçar, në këtë kohë “paqeje të armatosur” ne përgatitemi për betejë. Ne besojmë se dhe ju mendoni në të njëjtën mënyrë. Në këto kohë të turbulluara, kjo qetësi relative tregon për nevoja urgjente ushtarake, pasi Shqipëria është kaq larg nga motra dhe aleatja e saj e fuqishme Kina. Prandaj ajo duhet të forcojë mbrojtjen dhe të ndërtojë ekonominë socialiste në sektorët më të rëndësishëm, që të jetë e gatshme të përballet me ngjarje të papritura. Ne jemi të ndërgjegjshëm se plani ynë pesë-vjeçar megjithëse është konkret dhe i arritshëm, është në të njëjtën kohë i ngjeshur dhe kërkon sakrifica e mobilizim të madh. Por ne jemi të gatshëm ta realizojmë atë dhe kështu do të bëjmë. Prandaj ju kërkojmë partisë Kineze dhe shokut Mao Ce Dun të kuptojnë arsyen e kërkesave tona për ju, të cilat ne i konsiderojmë ndihmë të madhe dhe si sakrificë nga ana juaj, veçanërisht duke marrë parasysh detyrat e mëdha që ju po kryeni në vendin tuaj dhe në arenën ndërkombëtare.

Rezervat minerale

Siç ju e dini mirë i dashur shoku Çu En Lai, rezervat tona të hekur-nikelit kanë potencial të lartë për pjesë metalike dhe janë nga burimet më të rëndësishme natyrore të vendit tonë. Nevojat tona për hekur dhe çelik janë të larta dhe gjithmonë në rritje. Hekurin dhe çelikun e përpunuar ne e importojmë dhe kjo na kushton shumë mallra të tjera të nevojshme. Për më tepër,për këtë çështje jemi në mëshirën e revizionistëve çekë e polakë të cilat vazhdimisht nuk përmbushin detyrimet e tyre me sasinë apo cilësinë e materialit. Më parë kështu vepronin me ne revizionistët sovjetikë. Veçanërisht revizionistët çekosllovakë e kanë treguar fytyrën e tyre anti-marksite, kapitaliste dhe merkantiliste. Të gjitha kushtet e kërkojnë që uzina e përpunimit të ferro-nikelit duhet të nderohet në vendin tonë dhe jo në Çekosllovaki, por ata kanë shkelur mbi detyrimet e tyre dhe e ndërtuan fabrikën në vend, ne u detyruam të pranojmë dhe t’u japim atyre mineralin kundër dëshirës sonë. Ata ende nuk e kanë vënë në punë uzinën e tyre por kanë grumbulluar rezerva mineralesh nga ne gjatë gjithë kësaj kohe. Çdo vit ata ushtrojnë presion për çështje të ndryshme, ose duke refuzuar çmimet blerjes, ose duke refuzuar sasinë pranuar të mineraleve, e të tjera si këto. Por tani me ndihmën e tuaj ne do të zgjidhim këtë problem thelbësor të ekonomisë sonë. Por tani me ndihmën e tuaj ne do të zgjidhim këtë problem thelbësor të ekonomisë sonë. Ne kemi nisur ndërtimin e kombinatit metalurgjik në Elbasan dhe punimet po vazhdojnë me sukses. Shokët kineze janë duke përfunduar analizat e burimeve dhe depozitave minerale në mënyrë që uzina e Elbasanit të përpunojë 100 mijë ton hekur-nikel në vit. Ne ju propozojmë dhe ju kërkojmë të pranoni planin tonë pesë-vjeçar dhe rritjen e limitit të përpunimit nga 100 në 300 mijë ton deri në vitin 1972-73. Për arsyet që përmenda më sipër ne besojmë se kjo uzinë është e rëndësishme për jetën tonë,pasi siguron zhvillim konkret të ekonomisë dhe kemi besim se ju do të jeni dakord me ne. Çështja e uzinës së ferro-kromit është e rëndësisë së madhe pasi ky është një mineral kryesor i vendit tonë. Kjo uzinë do të rrisë vlerën e kromit tonë dhe specialistët thonë se ajo do të ketë fitim në një kohë të shkurtër. Për nxjerrjen dhe pasurimin e kromit ne do të studiojmë eksperiencën tuaj, proceset e uzinës së re dhe çështjet e eksportit. Në lidhje me çështjen e prodhimit të energjisë në hidrocentrale ne inkurajohemi nga opsionet që ju prezantuat gjatë vizitës së fundit vitin e kaluar. Specialistët tuaj ishin entuziastë me idenë dhe bashkëpunuan ngushtë me specialistët tanë. Këta të fundit shkuan në Kinë me rezultatet e bashkëpunimit për konsultime të mëtejshme. Bazuar në studimet dhe nevojën tonë për energji ne kemi shtuar në plan dhe ndërtimin e hidrocentralit në Vaun e Dejës. Shokët tanë po e studiojnë zbatimin e këtij projekti të madh për vendin tonë. Ne do të angazhohemi me të gjitha forcat për planet e hidrocentralit por nuk do të mund të arrijmë sukses pa ndihmën e specialistëve kinezë. Ju kërkojmë që të kuptoni fuqinë tonë, ne do të kemi mobilizim total,por mendojmë se ndihma juaj është e domosdoshme. Më tej për çështjen e energjisë, është ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, që pritet të përfundojë brenda planit të ardhshëm pesë-vjeçar. Por është e rëndësishme që studimi dhe dizajni i këtij projekti të kryhet në të njëjtën kohë me studimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Nafta

Në letrën që ju kemi dërguar ne kemi qartësuar pikat kryesore të planti tonë dhe e keni parë se fokusi kryesor është përdorimi i burimeve tona të naftës, zgjerimi i operacioneve të nxjerrjes dhe i përpunimit të saj, në mënyrë që ajo të përdoren për nevojat në zgjerim të ekonomisë sonë. Bashkë me këtë ne ju kemi kërkuar ndihmë në dizajnin e një shtese për uzinën e fertilizuesve azotikë, ndërtimi i së cilës parashikohet të përfundojë brenda planit të 5-të pesë vjeçar. Kjo shtesë do të jetë një bazë e fuqishme për forcimin e bujqësisë sonë për eksportimin e një pese të produkteve drejt Kinës ose vendeve të tjera. Në hartimin e planit të 4-rt pesë-vjeçar ne jemi udhëhequr pikësëpari nga objektivi i zhvillimit të bujqësisë dhe i arritjes së potencialit të plotë brenda planit pesë-vjeçar. Ju mund ta shikoni që ne i kemi vënë vetes detyra të vështira por do të kemi mobilizim të plotë të partisë dhe shtetit që do të punojnë nën frymën patriotike dhe revolucionare. Ne kemi punuar me kujdes për të siguruar bazën materiale, financat dhe forcën punëtore,si atë manuale dhe të specializuar. Ne i kemi balancuar projektet në mënyrë që ato të mos bëhen barrë e ekonomisë dhe të ulin mirëqenien e popullit. Ne me modesti e kuptojmë dhe e pranojmë se ju duhet të bëni sakrifica për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e atdheut. Aktualisht kemi arritur rezultate të kënaqshme me masat e vendosura nga partia dhe rregullatorët, duke pasur nën kontroll të plotë lëvizjen e masës punëtore nga zona rurale në zonat urbane. Kemi zhvendosur shumë njerëz nga qytetet në zonat rurale bashkë me familjet e tyre, sipas nevojës së ekonomisë së vendit. Natyrisht që ne presim dhe vlerësojmë këshillat, kritikat dhe sugjerimet tuaja pasi ato janë të rëndësishme si për udhëheqjen tonë dhe për tuajën, për të përgatitur sa më mirë delegacionet tona në Pekin.

 

 

Më të lexuarat