BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

Zbardhen detajet, ja si Enver Hoxha u përplas me komunistët grekët dhe çekë në Kongresin e Partisë, Franca i doli kundër sulmeve ndaj Hrushov

Zbardhen detajet, ja si Enver Hoxha u përplas me komunistët

 Gazeta amerikane “New York Times” ka zbardhur detaje nga Kongresi i Partisë Komuniste shqiptare më 1966. Shumë përfaqësues shtetesh erdhën në Tiranë, përfshirë dhe komunistë kinezë, grekë dhe përfaqësues nga Franca. Gazeta tregon dhe përplasjet që lindën aty. 27 tetor 1966 Shqipëria e shqetësuar për spastrimet kineze Shqipëria duket se ka marrë një qasje hezituese pritjeje ndaj revolucionit kulturor në Kinë dhe spastrimeve me të cilat ai po shoqërohet. Tirana nuk mund të përballojë të humbasë aleancën me bamirësen e saj të largët dhe avantazhet materiale që ajo sjell. Inaugurimi i disa projekteve industriale me ndihmën e Kinës është prova e dukshme e varësisë së vendit ndaj saj, dhe jo me fjalët e larta të marksizëm-leninizmit siç udhëheqësit pretendojnë. Kina e ka mbajtur pretendimin e saj për ndihmat edhe pse disa nga projektet industriale janë vonuar me një ose dy vjet. Kur Moska ndaloi mbështetjen e saj për Shqipërinë në 1961, Kina u prezantua me një hua prej 126 milionë dollarë, e cila do të rritej me 71 për qind gjatë një periudhe pesë-vjeçare duke filluar nga viti 1967. Plani i tretë pesë-vjeçar duhet të ishte kompletuar vitin e kaluar por nuk u realizua, dhe si rezultat 6 nga 24 projektet industriale nuk u ndërtuan në kohë. Plani i katërt pesë-vjeçar u shty dhe një plan i përkohshëm 1-vjeçar u nis në mes të tij. Kongresi i partisë do të nisë javën që vjen dhe aty pritet të shpallet plani i ri pesë-vjeçar. Kongresi i partisë do të mbështesë gjithashtu linjën komunist-militante kundër imperializmit dhe revizionizmit sovjetik. Gazeta shqiptare e partisë “Zëri i Popullit” ka shkruar kohët e fundit se revizionizmi i Hrushovit është bashkuar në një front me imperializmin amerikan për të diskredituar politikën revolucionare të Kinës. Rrethimi i armatosur i Kinës është qëllimi kryesor i politikës së jashtme sovjetike, duke shtuar se rusët po e braktisnin revolucionin, në favor të degjenerimit borgjez. Flamurët e kuq dhe posterat që lavdërojnë marksizmin rrethonin sheshin kryesor të Tiranës, ku në të djathtë të statujës së Stalinit është Pallati i ri i Kulturës me fasadë mermeri, nga ku Hoxha do të hapë Kongresin dhe festimet e 25 vjetorit të Partisë Komuniste Shqiptare. E themeluar si një degë e Partisë Komuniste jugosllave, partia shqiptare ka avantazhin se është padronizuar nga të treja qendrat kryesore të komunizmit si Beogradi, Moska e Pekini. Ata e nisën të bashkuar me partinë e Titos në 1944, për t’u bërë palë me Stalinin në 1948 gjatë konfliktit jugosllav dhe 13 vjet më vonë zgjodhën kampin e Mao Ce Dung. Shumë nga çka është bërë për Shqipërinë ka ngjashmëri me mendësinë kineze por ashpërsia ideologjike e vendit dhe dyshimet ndaj të huajve vijnë më shumë nga një histori e trazuar sesa nga frymëzimi prej Pekinit. 30 tetor 1966 Vizitori në Shqipëri bëhet i padëshiruar Me rritjen e turizmit si një mënyrë për të fituar para të thata nga Perëndimi, vështrimet dyshuese të vendasve për të bërë të ndjehen keq vizitorët ishin zbehur disi, por kjo gjë nuk po ndodh në Shqipëri. Ashtu siç zbuloi kohët e fundit një korrespondent perëndimor, Shqipëria nuk heziton të shfaqë përçmimin e saj për të huajt, nëse nuk je kinez. Udhëtimi i gjatë me makinë nga kufiri jugosllav, telat me gjemba në anën shqiptare që zhduken në lartësitë e maleve janë të gjitha një kujtesë e ndjesive të vendit ndaj fqinjit verior ‘revizionist’, me të cilin ka këmbyer sharje e akuza që prej prishjes politike në 1948. E izoluar ashpër nga fqinjët e saj Jugosllavia e Greqia, me këtë të fundit teknikisht ende në gjendje lufte, Shqipëria dyshon te kushdo dhe çdo gjë që vjen nga jashtë. Policët e dukshëm edhe pse me veshje civile, marrin pasaportat e udhëtarëve dhe zhduken pa thënë asnjë fjalë. Ata shfaqen përsëri pas njëfarë kohe dhe na japin disa forma për të plotësuar dhe një tjetër dokument për të “qarkulluar në Shqipëri”, për të cilin na shpjegojnë se duhet vulosur nga policia në Shkodër. Posterat e propagandës vijojnë gjatë gjithë rrugës me gropa dhe pluhur në një përsëritje monotone të armiqësisë ndaj revizionizmit dhe imperializmit. Në një dishezë malore emri i Enver Hoxhës është shkruar me gurë të mëdhenj, që shkëlqejnë në dritën e diellit. Autostrada kryesore prej 150 km në Shqipëri është më e qeta në Evropë dhe nuk shihet asnjë mjet përveç ndonjë traktori të vjetër të rrallë që mezi ecën në rrugë apo duke u ndryshkur në fushë nga mungesa e pjesëve të këmbimit. Bujqësia përdor plugje druri, gomarë e mushka. Fshatarët mbajnë ombrellat e tyre në shpinë si pushkët që tashmë nuk i lejohet t’i mbajnë. Në Tiranë ashtu si në qytetet e tjera në zgjerim në Ballkan, kontrastet janë të mëdha. Qyteti i vjetër me shtëpitë e ulëta me mure të lartë të lyera me të bardha, rrugët e kalldrëmta e dyqanet e vogla artizanale, qëndron pranë pallateve të larta e me stil, të ndërtuara nga italianët dhe atyre të ndërtuara nga regjimi i ri. Në të gjithë shëmtinë e tyre arkitekturore, strukturat e reja rrethojnë bulevardin Shqipëria e Re. Bulevardi është i qetë dhe i gjerë dhe duket se nuk ka ndonjë qëllim tjetër përveçse kur të shtunave në mbrëmje e gjithë popullsia ecën poshtë e lart tij për rreth një orë, dhe në raste festive kur ata marshojnë mara udhëheqësve. Në ora 9 të darkës bulevardi është i zbrazët. Jeta për rreth 160 000 banorët e Tiranës, që nuk i përkasin shtresës së zgjedhur komuniste, sillet rreth sheshit Skërderbej. Pallati i Kulturës është përfunduar kohët e fundit me arkitektë vendas, me kolona mermeri dhe dyer të xhamta. Një statujë e Stalinit shikon me dashamirësi mbi shesh ndërsa në të djathtë të saj një xhami e vjetër dhe e lënë pas dore qëndron si simbol i një bote në zhdukje. Të huajt janë diçka e rrallë në vend dhe aq më shumë makinat e huaja, por as të rinjtë e as të vjetrit nuk mblidhen rreth një makine të huaj siç ndodh në kryeqytete të tjera evropiano-lindore dhe as nuk preferojnë të hyjnë në bisedë me të huajt. Edhe sikur të hedhin një shikim fshehtas, zyrtarë e policë u tregojnë të vazhdojnë rrugën e të largohen shpejt. Në hotel Dajti, një tjetër relike e ditëve të vjetra, roja e derës e bën menjëherë të qartë se nuk është aty për të ndihmuar por për të penguar hyrjen e ‘të huajve të përçmuar’. Me një ngërdheshje ai thotë se nuk e di adresën e ministrisë së Jashtme, edhe ajo është vetëm disa dhjetëra metra larg. Regjimi mburret se jeta është revolucionarizuar duke tregtuar për fabrikat e reja, sistemet ujitëse dhe tharjet e tokave. Në Universitetin e Tiranës ka rreth 7000 studentë. Në periferi të qytetit po nis të marrë formë rajoni industrial. Jeta me siguri që është revolucionarizuar pasi kombi i barinjve e luftëtarëve ka zbritur nga kodrat dhe është vendosur në luginë. Regjimi i ka dhënë diçka njerëzve që kishin shumë pak ose asgjë. Por rrogat janë shumë të ulëta sipas të gjitha standardeve dhe çmimi i mallrave të importit është astronomik. Cilësia e prodhimeve vendase është shumë e ulët dhe mungesat ushqimore janë të shpeshta për të mos thënë kronike. Edhe vetëmjaftueshmëria është slogani i ditës dhe kuraja e durimi nuk mungojnë, udhëheqësit shqiptarë me gjithë përçmimin e tyre për botën e jashtme, po e kuptojnë ngadalë se patriotizmi i shfrenuar nuk mund të kthejë vendin e prapambetur në një shtet modern industrial. Ka shenja të vogla ndryshimesh por ato po vendosen shumë ngadalë. 31 tetor 1966 Komunistët pro-kinezë mblidhen në Kongresin Shqiptar Kundërshtarët e Moskës dhe aleatët e Kinës janë mbledhur në Tiranë për Kongresin e Pestë të Partisë shqiptare që hapet të martën. Nën kujdesin e kreut komunist Enver Hoxha, ky grumbullim madhor pro-kinez pritet të shkaktojë shumë zhurmë. Lista e delegacioneve është e gjatë, edhe pse përveç Kinës, Koresë së Veriut, Rumanisë e Vietnamit delegacionet e tjera vijnë nga parti jo në pushtet. Së fundmi këtyre u është shtuar grupi pro-kinez, Partia Marksiste-Leniniste Italiane, e formuar rreth një muaj më parë. Përfaqësuesit e saj erdhën në Tiranë me fluturimin e përjavshëm nga Italia. Një gazetar që sapo është kthyer nga Tirana tha se fluturimi kishte pasur atë ditë më shumë njerëz sesa mban për gjithë vitin. Kjo sepse të gjitha delegacionet nga Perëndimi fluturonin duke kaluar nga Roma. Përfaqësuesit e Koresë Veriore kryesonin listën e të ardhurve në fundjavë. Ata u ndoqën nga delegacione aziatike dhe amerikano-latine, si dhe nga shumë komitete parti e qendra evropiane të grupeve të vogla. Në Tiranë erdhën gjithashtu përfaqësues nga grupi britanik anti-revizionist dhe një grup komunist amerikan i paidentifikuar. Delegacioni rumun ishte aty në formë reciprociteti pasi shqiptarët morën pjesë në Kongresin rumun një vit më herët. 

Mbërritja e delegacionit kinez nuk është raportuar akoma por besohet se Pekini do të përfaqësohet i plotë. Kështu me një numër aleatësh ideologjikë Hoxha do të hapë Kongresin e Pestë të Partisë i cili është i pari pa prezencën e rusëve. Pesë vjet më parë 24 delegacione komuniste ishin ulur në vendet e nderit në Kongresin e Katërt, në një atmosferë që vetëm më vonë do të mësohej se ishte e tensionuar dhe eksplozive. Aty Hoxha foli për ‘komplotin kriminal imperialist’ për të cilin më vonë shqiptarët thanë se ishin të përfshirë sovjetikët, në fjalimin që u prit me një heshtje vdekjeje. Shpejt nisën protestat dhe sharjet. Komunistët grekë dolën nga salla pasi u akuzuan nga Mehmet Shehu se kishin spiunuar për qeverinë ‘monarko-fashiste greke’. Delegacioni francez bëri një mbrojtje të ish-liderit sovjetik Hrushov, ndërsa çekët dhe polakët vlerësuan parimin e bashkekzistencës paqësore. Një muaj më vonë në prill 1961 sovjetikët e çekët ndaluan ndihmat për Shqipërinë dhe nisën largimin e teknikëve në vend. Ata morën me vete planet e projekteve duke lënë ekonominë në kaos dhe projektet e papërfunduara, mes tyre dhe Pallatin e Kulturës. Deri në fund të vitit prishja shqiptaro-sovjetike ishte kompletuar. Teknikët kinezë erdhën për të zënë vendet e zbrazura nga pararendësit rusë. Të thuash se Shqipëria thjesht ndërroi kujdestarët kjo është një thjeshtëzim i ekzagjeruar. Sado që duket se Shqipëria i shërben interesave të Pekinit apo sado e afërt ishte ideologjikisht me të, kjo ishte hera e parë që Tirana kishte një protektor në një distancë të sigurt që as nuk e kërcënonte dhe as nuk e ndalonte të zgjidhte alternativa të tjera ekonomike e politike. Nëse e kërkonte interesi kombëtar apo personal i udhëheqësve, shqiptarët ishin të lirë të bënin zgjedhje të tjera. Kina mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe kreditë pa interes të Pekinit janë asistenca e saj e vetme e huaj. Por dhe këmbimet tregtare me Perëndimin janë shtuar veçanërisht me Italinë, e cila është partneri më i madh tregtar perëndimor dhe gjithashtu fqinji më pak problematik i vendit. 3 nëntor 1966 Sovjetikët dhe titistët denoncohen nga Mao Ce Dun Udhëheqësi kinez ka akuzuar dje Bashkimin Sovjetik, Jugosllavinë dhe aleatët e tyre se po punojnë për të rivendosur kapitalizmin dhe po përulen para imperialistëve. Në mesazhin e tij për Kongresin e Partisë shqiptare që po zhvillohet në Tiranë, Mao Ce Dun denoncoi ato që quajti klika revizioniste e titiste. “Ata janë lakej dhe kurtizanë që përulen para imperialistëve ndërsa ju (shqiptarët) jeni proletarë revolucionarë që luftoni imperialistët dhe aleatët e tyre”, tha Mao. Mesazhi i tij citohej nga Agjencia Shqiptare e Lajmeve dhe thoshte se përpjekja e popullit vietnamez kundër agresorëve amerikanë ishte një stuhi revolucioni në Azi, Afrikë e Amerikën Latine. Në sesionin e djeshëm të Kongresit kreu komunist shqiptar Enver Hoxha akuzoi Bashkimin Sovjetik për tradhti ndaj popullit vietnamez dhe lejimin e dorës së lirë amerikane ndaj tyre.

Më të lexuarat