BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhen detajet, ja sozia që përdorte Ahmet Zogu për tu shpëtuar atentateve dhe sulmi ndaj Shqipërisë më 1939

Zbardhen detajet, ja sozia që përdorte Ahmet Zogu për tu

Ashtu si shumë diktatorë, mbretër apo liderë botërorë, edhe Ahmet Zogu ka pasur sozinë etj. Mediat britanike kanë hedhur dritë mbi sozinë e tij, i cili i shpëtoi dhe jetën. Ndërkohë po ashtu tregohen dhe detaje nga viti 1939.

2 korrik 1938

Sa më shumë famë për diktatorët aq më shumë rrezik për sozitë

Ai që duket në pamje të parë si një mbret ose një diktator mund të mos jetë gjithnjë i tillë. Në paraqitjet publike njerëz të tillë kanë gjithmonë një sozi, që është kthyer tashmë në një standard për mbretërorët ose diktatorët, të cilët kujdesen shumë për një kopje të gjallë me qëllim që të qëllohet, merret peng, helmohet, qëllohet me thikë ose të hidhet në erë. Sozitë nuk janë përdorur vetëm nga Hollivudi, por që në Greqinë e lashtë. Mbreti Zog i Shqipërisë shpëtoi jetën e tij në Vjenë në 1932 me këtë mjet. Ai kishte kërkuar vazhdimisht për një sozi të tillë derisa e gjeti te major Topalli, i cili i ngjante aq shumë monarkut nervoz saqë dhe miqtë më të ngushtë nuk i dallonin dot. Mbreti i dha Topallit një rang të lartë ushtarak dhe e pranoi në oborrin e tij. Kur monarku shqiptar shkoi në opera, ishte major Topalli që duartrokiste në radhët e para të publikut kurse vetë mbreti qëndronte prapa në sfond. Edhe kur ata darkonin jashtë, mbreti qëndronte i tërhequr kurse majori jepte porositë kamerierëve, sipas urdhrave që i kishte dhënë mbreti paraprakisht. Megjithëse dy burrat ngjasonin shumë nga ana fizike, shijet e tyre të verërave ndryshonin shumë. Dhe kështu që në 1932 major Topalli vdiq në krye të detyrës. Teksa mbreti Zog po vizitonte Vjenën, një ditë kur karroca mbretërore ecte mes një turme u dëgjua një e shtënë arme dhe karroca ndaloi. Figurës së zbukuruar që sapo dilte prej saj iu lëkundën këmbët dhe më pas u shemb përtokë. Por ishte në fakt trupi i major Topallit që rojet transportuan në një shtëpi aty pranë, pasi mbreti Zog ishte i sigurt në një shtëpi aty pranë. Por sigurisht sozitë si major Topalli gëzojnë privilegje në raport me rreziqet që kanë. Kështu dhe sozia e Hilerit ishte zyrtari i paguar më shumë në Gjermani. Ai ishte Ritter von Epp që nga fytyra njihej prej milionave, por nga emri vetëm nga disa. Ai ka imituar diktatorin nazist në shumë raste të rrezikshme publike gjatë muajve të fundit. sipas raportimeve pak pasi pranoi rolin ai tentoi të siguronte jetën e tij, por asnjë kompani në Gjermani nuk pranonte. Edhe presidenti gjerman Hindenburg kishte një sozi të mirë që shpesh shfaqej në publik, pasi presidenti i moshuar nuk gëzon shëndet të mirë. Por një ditë sozia e tij u kafshua rëndë në fytyrë nga një qen saqë iu prish dhe ngjashmëria me presidentin dhe shërbimet e tij nuk ishin më të kërkuara, por u shpërblye mirë për detyrën e tij.

9 korrik 1938

Burrat i tremben lirisë së grave në Shqipëri

Shumë gra myslimane në Shqipëri nuk ishin lejuar të dilnin nga shtëpia deri para dekretit të mbretit Zog një vit më parë, ku u anulua heqja e vellos. Por burrat dhe baballarët konservatorë refuzojnë të lejojnë gratë të dalin pa vello dhe pa veshjet e gjata të zeza që prej shekujsh kanë mbuluar gratë shqiptare. Myslimanët pretendojnë se një tjetër rrezik është fakti se rreth 600 mësues janë përgatitur për t’i mësuar grave të fshatit të shkruajnë e të lexojnë. Prandaj me arsyetimin se diçka e tillë është çmenduri dhe mashtrim, shumë dyer i janë mbyllur mësuesve të dërguar nga Tirana. Gjithsesi mijëra gra e kanë festuar me gëzim përvjetorin e parë të dekretit që i “çliroi nga skllavëria”.

3 prill 1939

Musolini gati për aventurën shqiptare

Megjithë mohimeve të mëhershme nga Roma, vijojnë raportimet se 20 000 trupa italianë janë në gatishmëri në Brindizi e Bari sëbashku me mjetet e transportit të gatshëm të nisen drejt Shqipërisë. Rrethe të mirinformuara në Romë thonë se çdo veprim do të merret me miratimin e mbretit shqiptar Zog. Rrethe jozyrtare në Paris thonë se trupat italiane në Spanjë po përqendrohen në portin e Almerias teksa përgatiten të embarkohen drejt Italisë.

27 korrik 1938

Ardhja e mbretëreshës pritet të zbukurojë oborrin mbretëror shqiptar

Ardhja e mbretëreshës pas 10 vitesh sundimi prej beqari të mbretit shqiptar Zog pritet të nisë një revolucion të heshtur në oborrin e vogël të Tiranës dhe në jetën e diktatorit më të ri të Evropës. Kur mbretëresha Geraldinë u fejua ajo i tha një vizitori: “Dje e admiroja Shqipërinë, sot e dua Shqipërinë dhe shpresoj që të jem e nevojshme për të”. Martesa duket se është popullore në vend teksa dhe konservatorët kanë aprovuar ngrohtësinë e modestinë e shfaqur nga mbretëresha e re. Ndërsa të moderuarit shpresojnë se ajo do të sjellë më shumë ide europiane në jetën e vendit. Për gati 10 vjet mbreti ka jetuar thuajse i izoluar. Ai ngrihej në shtatë të mëngjesit dhe punonte gjithë ditën. Ai hante vaktet e tij vetëm, përveç rasteve kur ftohej nga motrat. Interesi i tij i vetëm ishin punët e qeverisë dhe thuhet se asnjë ushtar ose mësues nuk lëvizte nga postet e tyre pa njohurinë e Zogut. Ai nuk kishte zbavitje dhe rrallëherë dilte jashtë. Pallati i tij i vogël rrethohet nga një kopsht i madh. Deri marsin e kaluar Zogu kishte organizuar vetëm pesë ballo në 10 vjet. Mbretëresha Geraldinë pritet ta ndryshojë këtë. Një tjetër pallat mbretëror më i madh po ndërtohet në një kodër në periferi të qytetit, ku mbretëresha do të ketë mundësi të kalërojë e të luajë tenis, pa u parë nga fqinjët. Besohet se ajo do të tentojë të sjellë një frymë më shtëpiake në pallat, duke bindur mbretin të japë më shumë zbavitje. Në muajt e nxehtë të verës, Zogu dhe mbretëresha do të kthehen në skenën publike pas muajit të mjaltit ku ata do të bëjnë banjo në plazhin privat të mbretit. Nganjëherë ata do të shoqërohen dhe nga motrat e mbretit. Durrësi po zhvillohet në një resort turistik për t’i ngjasuar plazheve italiane në anën tjetër të Adriatikut. Hoteli i parë modern do të hapet kësaj vere. Ministri i Jashtëm italian konti, Ciano ka përuruar nisjen e punimeve për autostradën e re, e cila do të lidhë Tiranën me Durrësin e do të ndërtohet me para italiane. Mbreti Zog nuk e preferon puritanizmin mysliman, ai ka urdhëruar monogaminë dhe ka ndaluar vellot e fytyrës për gratë. Një tjetër inovacion që ka skandalizuar myslimanët është se fotografitë e mbretëreshës Geraldinë në veshje mbrëmjeje shpërndahen lirisht në dyqanet e Tiranës. Ndërkohë nuk dihet ende nëse janë bërë marrëveshje për edukimin e fëmijëve, por mungesa e priftërinjve katolikë në martesë tregon se mbretëresha mund të mos ketë bërë zotime për Vatikanin. Megjithëse mbreti është mysliman besohet se do të tregojë tolerancë fetare, duke mos i dhënë fëmijëve emra të dukshëm kristianë apo myslimanë, por emra tradicionalë shqiptarë.

4 prill 1939

Shqipëria do i rezistojë tentativës së pushtimit të Musolinit

Shqipëria ka sinjalizuar sonte për Britaninë e Madhe se do të kundërshtojë çdo tentativë të Italisë për të zgjeruar territorin e kontrollit fashist me mbretërinë e vogël të Adriatikut. Sipas raportimeve Shqipëria ka informuar Britaninë se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet se mbreti Zog i ka kërkuar Italisë të krijojë protektorat në Shqipëri. Zhvillimi vjen teksa Gjermania e Italia po bëjnë përgatitje të përbashkëta për t’iu kundërvënë çdo tentative për të rrethuar Rajhun nga vendet demokratike. Italia duket se po bën shumë lëvizje misterioze ajrore, tokësore e detare, duke zhvendosur trupat alpine nga Roma në Trento, të shoqëruara këto me raportime për lëvizje të artilerisë së rëndë nga Gjermania në Itali. Burime normalisht të besueshme sugjerojnë se Italia ka përqendruar trupat në portet e Barit e Brindizit ditët e fundit edhe pse zyrtarisht mohon zhurmat se ka planifikuar avancim drejt Shqipërisë. Raportime të tjera thonë se skuadrone avionësh italianë po ngrihen natën prej aeroporteve drejt destinacioneve të panjohura. Në kundërshtim me deklaratat zyrtare, 4 raportime të pakonfirmuara thonë se avionët janë ulur në Shqipëri. Një komunikatë zyrtare e qeverisë së Shqipërisë thotë se nuk ka asnjë lëvizje ushtarake të Italisë drejt vendit.

5 prill 1939

A do të zbarkojë Italia në Shqipëri megjithë mohimet e Romës?

Vazhdojnë dyshime të thella për qëllimet e Italisë drejt Shqipërisë teksa raportimet për zbarkimin e pritur këto ditë të trupave italiane pasohen nga mohimet e çuditshme të Romës. Mesazhet në Paris thonë se trupat italiane do të zbarkojnë në Shqipëri sot ose nesër. Edhe shtypi i Romës duket se e mbështet këtë ide, duke thënë se lëvizja po bëhet pas kërkesës së mbretit shqiptar Zog, për të forcuar aleancën ekzistuese mes dy vendeve. Raportime të tjera sugjerojnë se lëvizja italiane ka si objektiv Jugosllavinë ndërsa të tjera sugjerojnë se Italia kërkon të mbrohet nga Gjermania në Adriatik. Ndërkohë qeveria britanike po kërkon me insistim shpjegime nga Roma për faktet dhe domethënien e tyre. Opinioni në Londër është se nuk ka gjasa që Italia të nisë aventura kundër Jugosllavisë. Mbreti i Italisë në një fjalim kohët e fundit ka përmendur “marrëdhëniet tonë veçanërisht miqësore me Jugosllavinë, Shqipërinë, Poloninë e Zvicrën”. Gjithashtu Jugosllavia me siguri do t’i rezistonte një sulmi të mundshëm dhe do të përfshinte në të oficerë nga e gjithë Europa Qendrore sësbashku me Francën. Por nëse Musolini ka plane për Shqipërinë kjo e fundit nuk mund të rezistojë shumë, si rezultat i huave të mëdha italiane për punime në vend nga viti 1928 deri në 1936. Mbreti Zog ka qenë monark i vendit prej vitit 1928, duke arritur të transformojë republikën ku kishte qenë president. Prillin që shkoi ai u martua me princeshën Geraldinë Aponyi e Hungarisë.

Më të lexuarat