BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhen diskutimet për anëtarësimin e Shqipërisë në OKB, Greqia doli hapur kundër dhe nisi lobimet, ja si u rrëzua nga Ukraina

Zbardhen diskutimet për anëtarësimin e Shqipërisë

Zbardhe diskutimet e vitit 1946 për anëtarësimin e Shqipërisë në OKB. DASH ka deklasifikuar disa dokumente ku tregohen bisedat e zhvilluara mes përfaqësuesve të shteteve anëtare. Greqia doli kundër, por u rrëzua nga Ukraina.

9 gusht 1946

Pranimi i Shqipërisë në OKB, akordi verbal

(Mbrojtja e anëtarësimit të Shqipërisë kundër pretendimeve greke nga Ukraina, për llogari të BRSS)

-Kryetari: në lidhje me ftesat për shtetet e tjera dua t’ju kujtoj se rezoluta për aplikimin e Shqipërisë u dorëzua sot nga përfaqësuesi i Jugosllavisë.

-Përfaqësuesi grek Tsaldaris: Delegacioni grek e konsideron propozimin e pranimit të Shqipërisë si anëtare e konferencës të papranueshëm; kjo pasi Shqipëria nuk plotëson asnjë nga kualifikimet për aplikim, pasi nuk ka marrë pjesë aktive në luftën kundër shteteve armike të Evropës. Përkundrazi, Shqipëria ka marrë pjesë aktive në luftën kundër një vendi evropian aleat, që është Greqia. Që prej fillimit të saj, ofensiva italiane kundër Greqisë kishte 14 batalione shqiptare të përfshira në forcat italiane, dhe sipas ligjit të aprovuar nga parlamenti i Tiranës më 3 korrik 1940, gjendja e luftës ekziston automatikisht me të gjitha shtetet me të cilat Italia ishte në luftë.

Rrjedhimisht gjendja e luftës u mbështete dhe nga parlamenti i Athinës më 10 nëntor 1940, kur trupat shqiptare ishin pjesë e paradës së forcave të Aksit në Athinë. Autoriteti shqiptar gjithashtu u vendos në disa zona të territorit grek dhe një shumë prej 200,000,000 dhrami është zhvatur prej tyre nga thesari grek, në formë dëmshpërblimesh për shtetasit shqiptarë. Prandaj është e pamundur të argumentosh se gjenda aktuale e luftës mes Italisë dhe vendeve Aleate nuk ekzistonte por ky është rezultati logjik prej politikës së ndjekur nga Shqipëria që prej vitit 1921, dhe marrëveshjet Itali-Shqipëri të firmosura lirisht nga kjo e fundit në vitet 1926 e 1927, e dëshmojnë këtë. Kjo politikë u konfirmua nga qeveria shqiptare dhe gjatë konfliktit Itali –Etiopi, kur Shqipëria refuzoi të marrte pjesë në sanksionet ndaj Italisë, prandaj është e qartë se Shqipëria nuk mund të pretendojë të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, e aq më keq të ketë qenë vend aleat që ka marrë pjesë në luftë në favor të Kombeve të Bashkuara. Fakti që vendi iu bashkua kauzës aleate në kohën e rënies së Gjermanisë dhe që lëshoi manifestin për t’i shpëtuar përgjegjësive, me disa operacione guerille të nxitura nga agjentët e Aleatëve, nuk mund të thuhet se ka kontribuar në kauzën aleate “me forca të konsiderueshme”, siç thuhet në argumentimin e Moskës, dhe nuk i jep Shqipërisë legjitimitetin për të pretenduar të drejta dhe nderime, që kombet e tjera i kanë fituar me sakrifica dhe shërbime për kauzën e përbashkët. Greqia e konsideron faktin e pranimit të aplikimit të Shqipërisë si një sfidë ndaj vuajtjeve të saj gjatë luftës prandaj e kundërshtojmë kategorikisht për arsyet që kam nderin të parashtroj; pranimi i këtij propozimi do të ishte një ndryshim serioz i Konferencës së Moskës, te e cila bazohet dhe kjo konferencë. Një modifikim i këtij lloji do të kishte pasoja serioze.

Byrnes (SH.B.A.): Mendoj se Shqipëria nuk mund të ftohet sipas autoritetit të marrëveshjes së Moskës dhe besoj se sipas rregullave të pranuara sot kjo rezolutë nuk është e rregullt sepse nuk e fton Shqipërinë për të bërë një deklaratë, por e fton Shqipërinë të bëhet një kategori e re anëtarësh konsultues. Nëse do të pranojmë një tip të ri anëtarësie kjo duhet bërë dhe për Meksikën, Kubën dhe Egjiptin. Prandaj zoti kryetar mendoj se duhet përcaktuar mënyra e qasjes ndaj çështjes.

 

Qëndrimi i Ukrainës

M. Manuilsky (Ukrainë): Byrnes shprehu opinionin që pranimi i Shqipërisë është i lidhur me pranimin e tre vendeve të tjera dhe këto çështje duhet të analizohen veçmas ose nga Konferenca ose nga Komisioni i Përgjithshëm. Çështja që duhet të konsiderojmë është ajo e rezolutës jugosllave ku shprehet shqetësimi për pranimin e Shqipërisë. Prandaj pranimi i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me pranimin e Kubës, Egjiptit dhe Meksikës. Kemi gjithashtu fjalimin e përfaqësuesit të Greqisë. Kjo nuk është hera e parë që ata kundërshtojnë pranimin e Shqipërisë. Por është një opinion i pranuar se Shqipëria si vend me 1 milionë banorë ka ndihmuar mjaftueshëm kauzën e bllokut Aleat. Por sa herë del çështja e Shqipërisë në organizatë, Greqia kundërshton në çdo instancë. Argumentet e Tsaldaris kanë një karakter të përgjithshëm. Unë nga ana ime i përmbahem fakteve konkrete. Kontributi i Shqipërisë në kauzën Aleate është vlerësuar në disa raste nga autoritete të vendeve të mëdha aleate. I referohem në veçanti deklaratës së sekretarit të jashtëm britanik në dhjetor 1942: “Qeveria britanike e sheh me simpati situatën në Shqipëri, si vendi i parë që u sulmua nga fuqitë fashiste. Qeveria britanike shpreson që të mos jetë larg çlirimi i Shqipërisë që ajo të vendosë vetë formën e përshtatshme të qeverisjes për popullin e saj …” Kjo është një deklaratë e qartë nga një autoritet aleat, sekretari Eden, të cilin ne e njohim dhe e respektojmë. Dua t’i referohem një tjetër dëshmie për kontributin e popullit të Shqipërisë për kauzën e përbashkët, ajo e sekretarit të jashtëm amerikan Cordell Hull, një tjetër vend i madh aleat. Ai a shkruar më 10 dhjetor 1942: “Qeveria e SHBA dëshiron të shprehë vlerësimin e përpjekjeve të bëra nga populli i Shqipërisë për kauzën e përbashkët. Vuajtjet dhe përpjekjet e shqiptarëve kanë ndjellë admirim dhe respekt nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë besim se do të kontribuojnë në largimin e pushtuesve fashistë”. Këto janë dy përfaqësi të vendeve të mëdha aleate, që kanë shprehur njohjen e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për pavarësi dhe të luftës ndaj pushtuesve të huaj.

Ne kemi këtu dy tipe deklaratash, njëra nga zoti Tsaldaris dhe të tjerat nga Cordell Hull e Eden. Me vjen keq për zotin Tsaldaris, por besoj se duhet t’i jap më shumë peshë deklaratave të Cordell Hull e zotit Eden. Kemi katër linja argumenti që duket qartë se janë në favor të pranimit të Shqipërisë në punimet e kësaj konference dhe gjithashtu mendoj se delegacioni jugosllav ka dhënë një kontribut të madh për konferencën, duke evituar situatën e sikletshme që është krijuar me mungesën e Shqipërisë, qoftë edhe në kapacitet konsultues. Së pari Shqipëria ishte një nga vendet e para që u sulmua nga fashizmi italian. Rreth 50.000 shqiptarë u dëbuan drejt Italisë, tridhjetë për qind e qyteteve e fshatrave u shkatërruan nga fuqitë pushtuese dhe si rezultat i betejave në territorin shqiptar. Gjatë gjithë pushtimit populli i guximshëm shqiptar bëri një rezistencë heroike me anë të grupeve partizane deri në vitin 1941, dhe më pas me ushtri të rregullt që më në fund arriti në 50 000 ushtarë e oficerë. Citime të tjera thonë se numri i tyre arriti në 70,000. Duhet të theksohet se rezistenca i kushtoi Shqipërisë rreth 28,000 njerëz të vrarë e të plagosur, që është më shumë se gjysma e forcave të armatosura. Në fund të vitit 1941 dhe fillimit të 1942, ushtria ishte i organizuar me më shumë se 70 000 njerëz. Në shtator, tetor e nëntor 1944, në momentin kur gjermanët po përgatiteshin të largoheshin nga Greqia, komandanti i ushtrisë shqiptare koloneli Hoxha mori instruksione të ndalonte rrugën e forcave gjermane në tërheqje dhe kapi rreth 55 000 robër, të cilët më vonë i dorëzoite forcat Aleate. Gjithashtu statusi i njësive të rregullta ushtarake shqiptare që luftuan kundër pushtuesve italianë, është njohur nga komanda e lartë Aleate që në vitin 1942, dhe më vonë është organizuar me misione ndërlidhjeje Aelate, të cilat i besuan atyre mbrojtjen e ngushticës së Otrantos nga flota gjermane. Shqiptarët me asistencën e amerikanëve i kryen këto instruksione në mënyrë të kënaqshme. Argumenti i dytë i cituar nga Greqia kundër pranimit të Shqipërisë është lufta që Shqipëria ka bërë kundër Greqisë, të cilin unë e konsideroj edhe më pak serioz se të parin. Është faktuar se lufta në fjalë është bërë nga Italia, ajo u shpall nga Italia për llogari të Shqipërisë, dhe Italia thjesht përdori qeverinë kukull të Shqipërisë e cila ishte totalisht në shërbim të Romës. Gjithashtu duhet të pranojmë me sinqeritet se sa herë që fuqitë e Aksit pushtonin ndonjë vend ata menjëherë krijonin një qeveri kukull dhe e detyronin t’i shpallte luftë vendeve Aleate. Kështu për shembull përmendim se në frontin lindor trupat Aleate të Ushtrisë së Kuqe hasën në Belgjikë, Holandë e Francë njësi fashiste të organizuara nga Laval e Pétain. Por asnjë nga ne nuk ka kërkuar përjashtimin e këtyre vendeve nga diskutimet me justifikimin se kanë marrë pjesë në luftën kundër fuqive Aleate, pasi ishin vetëm disa elementë fashistë në popullatat e tyre që na luftuan.

Edhe vetë në Greqi asokohe kishte një qeveri kolaboracioniste, madje disa grekë morën pjesë në luftën kundër Bashkimit Sovjetik, që janë të njohur të delegatëve grekë në këtë takim.

Tani vij te argumenti im i tretë. Për aq sa mund të gjykojmë, meritat e Shqipërisë janë vlerësuar nga Komanda Aleate. Unë e përmenda se në fund të vitit 1941, komanda krijoi misione ndërlidhjeje me njësitë shqiptare, si dhe i besoi asaj në 1942, ndalimin e hyrjes së flotës gjermane nga deti Adriatik. Kujtova gjithashtu se në 1944, kjo ushtri e vogël por e guximshme kreu kapjen e një numri të madh ushtarësh dhe oficerësh gjermanë gjatë tërheqjes. Në këto rrethana është e vështirë të kuptosh përse, tani që fitorja është e jona, Shqipëria ta gjejë veten jashtë Konferencës së Paqes, madje as në kapacitet konsultues. Komenti i Bismarck i cili tha se “shqiptarët as nuk janë një popull” është i ditur, por unë mendoj se kjo nuk mund të pranohet në këtë takim. Kjo vinte nga koncepti imperialist gjerman, një pikëpamje që ne të gjithë e dënojmë. Argumenti im i katërt është se Shqipëria është ftuar në Konferencën e reparacioneve të Luftës në Paris në nëntor 1945; ajo u ftua nga SHBA (Byrnes), nga Britania (Bevin) dhe nga Franca (M. Bidault), pasi është nga 18 vendet e Evropës që po kryejnë llogaritjet e dëmshpërblimeve. Prej 12 dhjetorit 1945, marrëdhëniet normale diplomatike janë vendosur nga fuqitë e mëdha aleate dhe Shqipërisë prandaj është e pamundur që një vend me marrëdhënie normale diplomatike të mos përfshihet në ndarjen e punës tonë për vendosjen e paqes. Më në fund dua t’i referohem veprimit të drejtë të delegacionit jugosllav këtë mëngjesi ku Shqiëpria u trajtua në një seksion të veçantë me gjashtë paragrafë. Kjo provon se interesat e saj janë të pamohueshme dhe të rëndësishme.

Prandaj ne besojmë se duhet të ftojmë Shqipërinë për të marrë pjesë në punën e kësaj konference dhe falënderojmë iniciativën e delegacionit jugosllav për të evituar një situatë të vështirë.

Kryetari:— Zotërinj, ka ende dy folës në listë, delegati i Polonisë dhe i Britanisë. Konferenca axhornohet për të rinisur nesër, të shtunën në ora 10.00.

Më të lexuarat