Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen dokumentet e amerikanëve, ja si DASH u angazhua më 1949 të largonte Enver Hoxhën dhe t’i jepte fund ndikimit të Bashkimit Sovjetik në Shqipëri

Postuar: 05/06/2019 - 07:07

Forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, nuk shihej me sy të mirë nga SHBA. Në disa dokumente të deklasifikuar nga Departamenti i Shtetit, tregohet se si amerikanët vendosën të izolojnë Shqipërinë. Sipas dokumenteve, SHBA u angazhua që të largonte nga pushteti dhe Enver Hoxhën.

Uashington, 14 shtator 1949

Memorandum bisede nga sekretari i shtetit

Në lidhje me Shqipërinë, Bevin tha se britanikët kishin ndjekur një politikë të pandalur armiqësore për regjimin e Hoxhës, por a kemi menduar ndonjëherë ta joshim Hoxhën për të ndjekur rrugën e Titos nëse lindin rrethanat e duhura? Ai tha se britanikët nuk kanë besuar se kjo është diçka me vlerë por ne jemi të detyruar të besojmë të kundërtën. Ndryshimet mes qasjeve tona sillen rreth mënyrave hapave që mendojmë të marrim për të krijuar sa më shumë probleme për Hoxhën. Ai tha se janë përpjekur të qetësojnë grekët për të mos shkaktuar një krizë të parakohshme në Shqipëri dhe se ne mendojmë se problemi shqiptar duhet të ngrihet vetëm në Kombet e Bashkuara. Nëse ne nuk tregohemi aktivë aq sa të mos tentojë të kërkojë një çmim, Asembleja mund të përpiqet të arrijë në një zgjidhje që do të sillte largimin e guerilasve ose vënien e tyre nën kontrollin e OKB. Bevin pyeti nëse mund të binim dakord për një mënyrë të rrëzimit të qeverisë së Hoxhës në Shqipëri nëse lind rasti i volitshëm. Unë i thashë se jemi dakord por për këtë nuk duhet të nxitohemi sepse kjo mund të sjellë probleme serioze me grekët e jugosllavët. Bevin pranoi se duhet të jemi të kujdesshëm përndryshe Rusia do të ndërhyjë. Ai pyeti më tej se çfarë lloj qeverie do të zëvendësonte Hoxhën apo nëe kishte ndonjë mbret që mund të sillnim në pushtet. Thompson tha komiteti i ri i krijuar i Shqipërisë së Lirë do të kishte zërin e tij në qeverinë e re. Bevin tha se nuk kishte shumë besim te Komiteti i Shqipërisë së Lirë si një qeveri e ardhshme e vendit dhe mendonte se në të duhet të vinte një person me të cilin të mund të kuptohemi. Thompson tha se nuk kemi marrë ende asnjë vendim në lidhje me qeverinë e ardhshme pasi situata është ende shumë e paparashikueshme. Ne mund të ndryshonim mendim gjatë analizave të përditshme për të përfituar nga mundësitë që lindin. Bevin tha se rasti i Shqipërisë duhet të studiohet vazhdimisht prej ekspertëve amerikanë e britanikë. Ai kërkoi opinionin tonë për ngritjen për diskutim të çështjes greko-shqiptare me katër fuqitë e mëdha. Unë thashë se besoja se grekët do ta sillnin çështjen te Asambleja e OKB, dhe shpreha opinionin se duhet të dëgjojmë dhe atë që kanë për të thënë sovjetikët. Nëse rusët kërkojnë ta likujdojnë situatën atëherë do të jetë me rrezik që ne të marrim kryesimin. Sa më të zellshëm të tregohemi aq më shumë do të rritet çmimi. Nëse situata është e volitshme OKB mund të sugjerojë bisedime. Unë i thashë Bevin se nuk e kisha fjalët për bisedime në Këshillin e ministrave të jashtëm por me përfaqësuesit në OKB të katër fuqive të mëdha plus Greqinë, Shqipërinë, Bullgaria dhe Jugosllavia. Bevin tha se duhet të tregonim kujdes me akuzat ndaj Rusisë për Greqinë pasi për momentin nuk ka prova të dukshme për ndërhyrjen ruse. Ai gjithsesi pranoi sugjerimin tim por pa entuziazëm. Bevin mendonte se ka mundësi që Stalini të kërkojë ta etiketojë çështjen greke si një punë të bërë keq, për sa kohë që diskutimet nuk trajtohen nga një agjenci ku mund të përdoret fuqia e vetos. Bevin shprehu më pas zemërimin me manovrat e Evatt dhe tha se do i kërkonte Cadogan të diskutonte me Jessup. Ai shtoi se tashmë gjërat janë disi më mirë në Greqi prandaj duhet të evitonim rrëshqitje të tjera të situatës pasi mund të preket dhe Lindja e Mesme.

21 shtator 1949

Politika e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë

Objektivi afatgjatë i SHBA në Shqipëri është çlirimi i saj nga dominimi i huaj dhe vendosja e një qeverie të përgjegjshme dhe reaguese ndaj vullnetit të popullit shqiptar. Duhet pranuar se prej dobësive të vendit, asnjë regjim nuk mund të jetë i lirë nga influenca e huaj apo i pavarur nga ndihmat e huaja. Gjithashtu në të ardhmen e afërt institucionet e përfaqësimit në Shqipëri mund të ekzistojnë vetëm në formë minimale. Por është në interesin tonë që influenca e huaj në Shqipëri të mos arrijë në formën e dominimit të plotë politik dhe që ajo të orientohet drejt ndihmës ndaj popullit për të qeverisur dhe ushqyer veten e tyre. Ne presim që zhvillime të tilla të bëjnë të mundur krijimin e marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj Greqisë, Jugosllavisë, si dhe ta orientojnë vendin nga Perëndimi.

Objektivat afatshkurtër

1. Dobësimi dhe rrjedhimisht eliminimi i regjimit të dominuar nga sovjetikët i Enver Hoxha.

2. Ndalimi i përdorimit të Shqipërisë si bazë për operacionet guerile në Greqi dhe ndoshta edhe në Jugosllavi.

3. Ndalimi i ndarjes së Shqipërisë me Greqisë e Jugosllavisë.

4. Nxitja e afrimit mes Athinës e Beogradit

5. Nxitja e afrimit mes Beogradit e Romës

6. Mohimi i të drejtave të sovjetike për baza ushtarake në Shqipëri në kohë paqeje, të cilat do të ndihmonin në kryerjen e operacioneve të ardhshme ushtarake prej tyre.

 

Plani i sugjeruar i veprimit për objektivat

1. Përdorimi i influencës së SHBA, Britanisë dhe Francës ndaj Athinës për të parandaluar hyrjen e ushtrisë greke në Shqipëri (përveç në rast agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak nga Shqipëria).

2. Drejtimi i vëmendjes së Kombeve të Bashkuara drejt të problemit të Greqisë dhe mobilizimi i opinionit botëror kundër qeverisë aktuale në Shqipëri me qëllim dobësimin e pozitës së saj ndërkombëtare pa shkuar deri aty sa të mbështetet veprimi direkt nën mbikëqyrjen e OKB.

3. Përdorimi i influencës së SHBA, Britanisë e Francës në kohën e duhur ndaj Beogradit, për të parandaluar ndërhyrjen e tij të mundshme në Shqipëri.

Në një rast të kohëve të fundit Tito informoi Ambasador Cannon se ishte e rëndësisë vitale që të respektohen pavarësia e Jugosllavisë dhe e Shqipërisë, dhe se shqetësimi kryesor për Jugosllavinë është rreziku i veprimit të Greqisë kundër Shqipërisë. Cannon u përgjigj se i kishte dhënë grekëve këshilla të forta për të qëndruar jashtë dhe se SHBA ka qenë gjithmonë në favor të pavarësisë së Shqipërisë. Ambasada amerikane në Beograd nuk ka më nevojë të diskutojë çështjen shqiptare me zyrtarët e Beogradit. Nëse këta të fundit kontaktojnë përsëri me të mbi këtë subjekt, përgjigja duhet të jetë se SHBA natyrisht që ka përçmim të njëjtë me Beogradin ndaj regjimit të Hoxhës në Shqipëri, dhe se cilido regjim që do ta zëvendësojë atë duhet të vendoset lirisht nga vetë populli dhe të mos jetë i dominuar nga asnjë fuqi e huaj. Zyrtarët e SHBA mund të sinjalizojnë se e kuptojnë interesin bazë të Jugosllavisë në të ardhmen e Shqipërisë por nuk do të shikonin në mënyrë të favorshme ndonjë ndërhyrje direkte jugosllave në Shqipëri. Ata mund të deklarojnë se refugjatët politikë shqiptarë në të gjithë botën, si në Jugosllavi dhe në vendet perëndimore kanë interes që çdo qeveri që do të zëvendësojë Hoxhën të pranojë rolin e tyre në përcaktimin e të ardhmes së Shqipërisë. Kjo sigurisht do të thoshte se çdo grup shqiptar në Jugosllavi, nëse ata dëshirojnë, do të ishte i lirë të bashkëpunonte me grupin e sapoformuar Komiteti i Shqipërisë së Lirë, ose grupe të tjera në mbështetje të kauzës së pavarësisë së Shqipërisë. Por autoriteteve jugosllave i duhet lënë të kuptohet qartazi se SHBA do të detyrohej të riekzaminonte politikat e saj aktuale ndaj Beogradit nëse ata provokojnë ose ndihmojani në situata që mund të rrezikojnë konflikt të përgjithshëm në Evropën Juglindore.

 4. Qeveritë e Britanisë dhe SHBA duhet të ruajnë kontaktet me qëllim mbajtjen nën kontroll të të gjitha grupeve shqiptare veçanërisht të Komitetit Shqipëria e Lirë, i cili në rast të përmbysjes së regjimit Hoxha duhet të përfaqësohen sa të jetë e mundur në qeverinë e re.

 5. Ruajtja në rastet e duhura të pozitës aktuale të respektimit të kufijve ekzistues në Ballkan. Në lidhje me pretendimet greke për Epirin e Veriut, qëndrimi ynë aktual ashtu si dhe në të kaluarën është në favor të kalimit të pretendimit te organi përkatës ndërkombëtar dikur në të ardhmen. Por ne nuk duhet të lejojmë që kjo çështje të ndërhyjë me objektivat më të rëndësishëm të mbylljes së luftës guerile dhe vendosjes së marrëdhënieve normale mes vendeve.

Uashington, 21 tetor 1949

Sekretari i Shtetit për ambasadën në Itali: Shqipëria është tashmë e shkëputur nga komunikimet direkte me bllokun sovjetik dhe Departamenti mendon se Tirana duhet të parandalohet nga rritja e potencialit të saj të luftës për arsye të kërcënimit ndaj Greqisë dhe ruajtjes së forcës së Jugosllavisë kundrejt bllokut sovjetik. Duke marrë në konsideratë situatën e veçantë në Shqipëri ndjekja e këtij objektivi parashikon ndalimin e dërgesave datare drejt Shqipërisë si nga vendet e Evropës, dhe nga vendet e bllokut sovjetik. Kjo do të bënte të nevojshme kufizime tregtare për mallra që janë të natyrës ushtarake te tjera por situata e veçantë në Shqipëri e justifikon këtë përpjekje. Rrjedhimisht Departamenti dhe zyra e jashtme britanike i kanë kërkuar agjencisë në Trieste të parandalojnë shitjet e armëve dhe mallrave të kualifikuara te Shqipëria. AMG ka refuzuar të rinovojë lejen e qëndrimit në Trieste të Hasan Budo prej aktiviteteve të tij të paautorizuara, edhe pse ka qenë i stacionuar në Trieste nga qeveria shqiptare prej marsit 1949 për të lehtësuar lëvizjet e reparacioneve të Gjermanisë për Shqipërinë. Departamenti i kishte kërkuar më parë Budos të mos përfshihej në aktivitete të padëshirueshme por rrjedhimisht mësoi se Budo po blinte anije dhe furnizime të tjera për qeverinë e Shqipërisë nga Çekia përmes Trieste. Duek marrë parasysh faktin se Budo do të vendoset tashmë ose në Venecia ose në Romë, në bashkëpunim me qeverinë italiane do të nisin kufizimet e mallrave të tjera të kategorive 1A e 1B për Shqiëprinë nga Itali. Në mënyrë konfidenciale për masa të ngjashme do të njoftohen dhe agjenci të tjera të Ecvropës Perëndimore dhe vende që kanë marrëdhënie me Shqipërinë. Austria që është një zonë tregtie mes Çekisë dhe Shqipërisë do të kërkohet të bashkëpunojë në kufizimin e mallrave 1A e 1B që kalojnë në Austri me destinacion Shqipërinë.

 

Beograd, 14 nëntor 1949

I dërguari në Jugosllavi(Reams) për sekretarin e shtetit

Me gjithë retorikën aktuale të konfliktit me Shqipërinë, jugosllavët dhe qeveria jugosllave janë shumë të interesuara për Shqipërinë, dhe nuk besojmë se denoncimi i traktatit të miqësisë me Shqipërinë i paraprin një ndërhyrjeje direkte jugosllave në të ardhmen e afërt. Por shumë në qeverinë e Hoxhës janë të ndërgjegjshëm për rritjen e presionit të perëndimit dhe të OKB në fushën ekonomike, të cilat kombinohen me vështirësitë e bllokut komunist në furnizimin e posteve të tyre të izoluara si Shqipëria. Gjithashtu rritja e pakënaqësisë së brendshme mund të duhet e preferueshme për ndërhyrjen e Perëndimit për të çliruar vendin nga zgjedha sovjetike. Një gusht shteti pa gjakderdhje me siguri është pjesë e politikave të Jugosllavisë për vendin, por ndoshta jo për të ardhmen e afërt. Qeveria jugosllave vazhdimisht ngul këmbë kundër ndërhyrjes së Perëndimit në Shqipëri kryesisht prej dëshirës për të evituar krizën në rajon (jugosllavët tremben se Greqia mund të sulmojë Shqipërinë duke përfshirë rrjedhimisht dhe Jugosllavinë) por gjithashtu për të realizuar e pashqetësuar objektivat e saj në Shqipëri. Jugosllavët kanë renditur provokime të shumta të shqiptarëve ndaj tyre si pjesë e strategjisë së bllokut sovjetik për të shtyrë vendin në veprim të hapur ushtarak, por jugosllavët kanë ruajtur një qëndrim të qetë përballë dëshpërimit sovjetik. Me problemet e tyre me Jugosllavinë e Greqinë, pozita sovjetike në Shqipëri po dobësohet dhe nga kjo do të përfitojnë jugosllavët. Nëse mbështetja sovjetike për Shqipërinë dobëson pozitën pro-Tito ky i fundit nuk do të ketë më mbështetës në Shqipëri, përveç rastit Perëndimi vendos të ndërhyjë. Duke parë bashkëpunimin e mëparshëm Shqipëri-Jugosllavi, ne mund të presin që qasja e Shqipërisë ndaj Perëndimit të jetë e ngjashme me atë të Jugosllavisë gjatë viteve të fundit.

 

Raporti i Këshillit Kombëtar të Sigurisë për Presidentin

Nëse BRSS do të arrinte të rrëzonte regjimin e Titos në Jugosllavi dhe ta zëvendësonte atë me një qeveri kukull të nënshtruar ndaj Moskës, kjo do të sillte një intensifikim të kërcënimeve të sigurisë së Greqisë e Italisë, si dhe një kthim të rëndë politik prapa për SHBA dhe kombet evropiane. Pozita perëndimore në Trieste e Itali do të vështirësohej menjëherë dhe mundësitë aktuale për një marrëveshje Itali-Jugosllavi për Triesten, do të zhdukeshin. Kontrolli sovjetik mbi Jugosllavinë do të kishte pasoja serioze për Greqinë, duke i dhënë një goditje të rëndë morale përpjekjeve në luftën kundër guerilasve dhe do të vinte në dyshim faktin nëse Greqia do të shpëtohej nga dominimi sovjetik. Megjithëse kufijtë e zonës nën kontrollin sovjetik do të riktheheshin në ato që ishin para prishjes Tito–Kremlin, situata në fakt do të ishte më keq pasi do të humbisnin fitoret e Perëndimit dhe do të rritej vrulli i ekspansionizmit sovjetik. Suksesi i mundshëm sovjetik në nënshtrimin e Jugosllavisë do të kishte efekt të madh psikologjik në Evrope, duke rritur veprimin sovjetik në krahasim me atë të SHBA dhe fuqive perëndimore. Si pasojë të gjitha avancimet që ne kemi bërë në Evropën qendrore dhe perëndimore si dhe në Greqi gjatë dy viteve të fundit do të viheshin në rrezik. Përdorimi i Shqipërisë si bazë nga sovjetikët kundër Titos do të rriste dyshimet për kundër-lëvizjen e organizuar nga Tito dhe do të reduktonte mundësitë e SHBA dhe fuqive perëndimore në këtë zonë strategjike. Aktualisht duhet se në Shqipëri ka katër alternativa: vazhdimi i regjimit aktual të Enver Hoxhës të kontrolluar nga sovjetikët; një revoltë që do të sillte në pushtet nj regjim pro-Tito; një revoltë që do të sillte në pushtet një regjim anti-komunist, pro-evropian; ose ndryshe pushtimi i Shqipërisë dhe ndarja e saj mes Greqisë e Jugosllavisë. Aktualisht ka rreth njëmijë rusë në Shqipëri të cilët kontrollojnë krejt qeverinë. BRSS dëshiron të ruajë kontrollin sa më gjatë si një mjet me të cilin të bëjë presion dhe të shkaktojë probleme në Greqi e Jugosllavi. Pakënaqësia e brendshme dhe vështirësitë ekonomike kanë arritur një pikë ku regjimi gjendet në vështirësi serioze dhe kjo mund të jetë një ftesë për ndërhyrje nga Greqia e Jugosllavia. Një grup shqiptarësh pro-Tito është formuar në Jugosllavi dhe në të ardhmen mund të hyjë në Shqipëri për të tentuar të marrë pushtetin. Gjithashtu në gjendjen aktuale të konfliktit BRSS-Jugosllavi, Tito nuk mund të përballojë të krijojë hapje problemesh në Shqipëri. Por nëse ndërhyrja nga Jugosllavia në Shqipëri ndodh, atëherë do të kishte rrezik për një ndërhyje greke në jug të vendit, në pjesën që ata quajnë Epiri i Veriut. Rinisja e luftës guerile me bazë në Shqipëri mund të provokojë grekët për të ndërhyrë. Ngjarje të tilla kanë pasoja ndërkombëtare dhe rrezikojnë konflikt të gjerë ; ato gjithashtu komplikojnë panoramën e Ballkanit dhe mund të ndalojnë apo sprapsur bashkëpunimin jugosllavo-grek kundër bllokut sovjetik. Gjithashtu ndërhyrja e drejtpërdrejtë greke ose jugosllave në Shqipëri mund të parandalojë marrjen e pushtetit nga elementët shqiptarë anti-komunistë e pro-perëndimorë.

Forca e ushtrisë jugosllave

Ushtria e Jugosllavisë duhet të jetë e aftë të përballojë çdo sulm të hapur nga vendet fqinje satelite (Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Hungaria) pa llogaritur ndihmën që ato mund të marrin nga BRSS. Shifrat cilësia dhe morali i ushtrisë jugosllave janë më të forta se të katra vendet e përmendura së bashku. Prandaj nuk ka shumë gjasa që Moska të urdhërojë sulm kundër Jugosllavisë nëse nuk i ka të sigurta shanset e suksesit. Kështu që çdo fushatë e mundshme ushtarake do të bëhej me udhëzimin e sovjetikëve e me asistencën e tyre me personel ushtarak në uniforma të vendeve satelite.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 08:30

Në vitin 1949, Shqipëria shihej nga fuqitë e mëdha si një pikë e rëndësishme strategjike e sovjetikëve.

Postuar: 15/06/2019 - 07:10

Në vitin 1949, Jugosllavia mendonte se Greqia duhet të bënte përpjekje realiste për rikëshillim d

Postuar: 14/06/2019 - 07:13

Enver Hoxha nuk pranonte të vendoste marrëdhëniet diplomatike me SHBA pasi pretendonte se po mban

Postuar: 13/06/2019 - 07:18

Amerikanët kanë zbardhur detaje nga përplasjet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Postuar: 12/06/2019 - 07:14

Amerikanët kanë zbardhur detaje nga përplasjet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Postuar: 11/06/2019 - 07:15

Amerikanët kanë zbardhur detaje nga përplasjet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Postuar: 09/06/2019 - 07:37

Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik gjatë regjimit komunist shiheshin me mjaft shqet