BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhen dokumentet e CIA, agjentët porositeshin të sulmonin Mehmet Shehun, si ndryshoi plani për rikthimin e Ahmet Zogut

Zbardhen dokumentet e CIA, agjentët porositeshin të sulmonin Mehmet

Dalin në dritë të tjera dokumente nga arkiva e CIA. Në një dokument të përkthyer nga gazeta, tregohet se si amerikanët udhëzonin agjentët për planin e ndërhyrjes në Shqipëri. Sipas dokumentit, ata udhëzoheshin që të sulmonin Mehmet Shehun. Nga ana tjetër duket se CIA ka ndryshuar qëndrim për Ahmet Zogun. Fillimisht ai u mbështet të riktheje në pushtet, por sipas këtij dokumenti, qytetarët duhej të bindeshin se koha e tij ka mbaruar. Po ashtu jepen udhëzime se si duhet të zbatohet plani, ndërsa tregohen dhe disa raste dezertimesh.

Morali i zyrtarëve shqiptarë

Morali mes zyrtarëve shqiptarë të ushtrisë, qeverisë dhe anëtarëve të partisë është shumë i ulët. Populli po bëhet objekt abuzimesh të shumta dhe gjendja ekonomike është demoralizuese. Një oficer i ushtrisë komuniste që nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend të dezertonte drejt Perëndimit, e la veten të kapej nga ushtarët jugosllavë gjatë një misioni sekret brenda Jugosllavisë, për arsye se entuziazmi i tij për komunizmin në Shqipëri kishte humbur dhe kishte vendosur se nuk ia vlente të luftoje apo të vdisje për të. Abuzimet e shumta në të gjitha fushat, standardi i ulët i jetesës së familjes së tij dhe ato të popullit, kontribuuan në vendimin e tij për t’u dorëzuar. Ka ende shumë komunistë por ata kanë humbur besimin në premtimet e komunizmit dhe sistemin e tij të qeverisjes. Shumë oficerë të Sigurimit mund të jenë thellë njerëz të mirë, të cilët ndihmojnë njerëzit në mënyrë të heshtur dhe i tolerojnë shkeljet e vogla të kryera nga populli. Propaganda e Perëndimit drejt Shqipërisë duhet të bëjë dallimin mes komunistëve të vërtetë dhe atyre sa për të thënë. Le të sulmojmë Mehmet Shehun dhe klikën e tij, por jo të gjithë komunistët dhe të gjithë zyrtarët e qeverisë pa diskriminim. Për shumicën e tyre duhet të bëhet apel për dallimin e realitetit dhe të nxitet ndryshimi i mënyra të qeverisjes. Oficerëve dhe zyrtarëve duhet t’u jepet njëfarë shprese për të ardhmen. Ata duhet të sigurohen se Perëndimi nuk do t’i ndjekë penalisht apo t’i ekzekutojë pas çlirimit nga regjimi komunist. Ata duhet të dinë se nëse ndryshojnë taktikë do të pranohen nga Perëndimi dhe do të lejohen të jetojnë jetën e tyre në Shqipërinë e lirë. Pakënaqësia e tyre aktuale duhet të shfrytëzohet dhe të krahasohet me shpresën e një bote të lirë deri në humbjen e plotë të besimit të tyre te regjimi aktual.

Revolucioni në Shqipëri

Një revolucion i brendshëm në Shqipëri do të ishte i mundur vetëm nëse shembet morali i anëtarëve të partisë dhe besimi i popullit te regjimi. Për skenën shqiptare duhet mbajtur parasysh se që prej Luftës së Dytë Botërore shqiptarët kanë fituar mendësi politike dhe do të jetë e vështirë bindja e tyre për vendosjen e regjimit të paraluftës. Nëse njerëzit duan Mbretin Zog apo Ballin Kombëtar apo Mustafa Krujën, ata duhet të votojnë për ta, por këta liderë duhet ta kuptojnë se mënyrat e vjetra janë shkuar tashmë dhe duhet prezantuar parime moderne për qeverisjen në Shqipërinë e çliruar. Ndërkohë është gjithashtu e rëndësishme uniteti mes grupeve shqiptare të emigracionit, të cilët duhet të përqendrohen në qëllimin e përbashkët dhe të humbasin energji në polemika mes tyre. Njerëzit në Shqipëri janë në dijeni të ekzistencës së Komitetit të Shqipërisë së Lirë dhe shpresojnë te programi i tij. Autoritete e kanë sulmuar shpeshherë grupin e emigracionit pasi broshura te lëshuara prej tij kanë prekur njerëzit si në qytete dhe në fshatra. Autoritetet janë përpjekur të ndalojnë leximin e broshurave por ato kanë qenë me shumë vlerë për ne sepse njerëzit i kanë lexuar dhe karikaturat në to kujtohen shpesh edhe disa kohë pas leximit. Por është e rëndësishme që popullit shqiptar të mos i jepet përshtypja e gabuar se Perëndimi po planifikon çlirimin e shpejtë të vendit pasi asgjë e tillë nuk është planifikuar. Keqinformimi i njerëzve sjell vetëm zhgënjim, siç ka ndodhur në raste të mëparshme. Qeveria po bën çdo përpjekje për të mbajtur lart moralin e ushtrisë. Rekrutet e rinj i vënë të këndojnë dhe shpeshherë organizohen marshime dhe vente sportive. Disiplina është e ashpër dhe në pamje të parë ushtria duket e organizuar, por në fakt morali është i ulët. Ushtarët shqetësohen vetëm për ditën kur do lirohen dhe kushtet ekonomike të familjeve të tyre përkeqësohen gjatë mungesës. Atyre nuk u jepet leje për të vizituar shtëpinë dhe bombardohen çdo ditë me propagandë në takime dhe leksione. Ushtarët janë të pakënaqur dhe shumë kanë dezertuar, megjithëse vërejmë një ulje të dezertimeve kohët e fundit. dezertuesit janë kryesisht të rinj nga veriu i Shqipërisë që kalojnë kufirin drejt Jugosllavisë. Organizimi dhe stërvitja në ushtri janë të mira. Një numër i madh oficerësh janë ushtarë të mirë dhe entuziastë për punën apo ideologjinë. Megjithë faktin se shumica e të rekrutuarve nuk kanë entuziazmin e tyre, ushtrua është një organizatë e mirë luftimi dhe do të plotësonte detyrimet e saj në rast të thirrjes për luftim. Shumica e oficerëve të ushtrisë janë anëtarë të partisë dhe kanë mbështetur me entuziazëm përpjekjet kundër Greqisë në 1949. Ka pasur gjithashtu një numër prej rreth 50 dezertuesish që tentuan të largoheshin nga fronti por u kapën para se të shpërndaheshin. Por duke marrë në konsideratë disa rrethana, nëse njerëzit në poste do të shihnin mundësinë e ndryshimit në situatën politike, ata mund t’i mbështesin ato. Në rast të tillë edhe ushtarët mund të priten të dezertojnë në numra të konsiderueshëm për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

 

Dëmshpërblimet nga Jugosllavia

Shtator 1950

Një notë e dërguar së fundmi nga legata shqiptare në Beograd për ministrinë e jashtme të Jugosllavisë akuzon se kjo e fundit është vonuar në dërgesat e dëmshpërblimeve gjermane për Shqipërinë. Shënimi e përshkruan situatën si më poshtë: Më 10 qershor 1950 Banka e Shqipërisë ka depozituar kredit 106 123 dollarë në bankën Chase në New York në favor të Bankës së Popullit të Beogradit, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të transportit të materialeve të dëmshpërblimit nga Gjermania drejt Jugosllavisë në vitet 1947-1948. Megjithëse këto materiale janë dërguar drejt Shqipërisë, ato po mbahen arbitrarisht në Jugosllavi nga qeveria e vendit. Krediti është depozituar në përputhje të plotë me kushtet e caktuara nga qeveria jugosllave, me telegramin e saj të 9 qershorit 1950 nga Banka Popullore Jugosllave drejt Bankës Shtetërore Shqiptare. Qeveria jugosllave bëri kërkesën që Banka Shqiptare të caktojë një afat kohor. Por kjo nuk u bë pasi qeveria jugosllave nuk mund të garantonte kohën se kur do të bëhej transporti i materialeve, megjithë kërkesat e përsëritura nga komisioni shqiptar i çështjes. Kërkesa u bë nga qeveria e Jugosllavisë me qëllimin e vetëm shtyrjen e nisjes së anijes Nikola Vapzarov, e cila ishte e ankoruar në portin e Split, e ngarkuar me materialet e dëmshpërblimeve të destinuara për Shqipëri, çka sillte shtim të madh të shpenzimeve për Shqipërinë. Qeveria shqiptare i plotësoi dhe kushtet e shtuara, edhe pse ato nuk ishin propozuar drejtpërdrejt por me anë të bankës Chase në New York. Më pas më 16 qershor, Komisioni i Dëmshpërblimeve të Split i kërkoi zyrtarisht komisionit shqiptar të anulonte disa nga kushtet e kreditimit, duke përfshirë dhe prezantimin e dokumenteve. Megjithë protestat e vazhdueshme të legatës shqiptare në Beograd dhe ato të komisionit shqiptar të dëmshpërblimeve ndaj komisionit jugosllav, qeveria jugosllave nuk urdhëroi nisjen e anijes Vapzarov nga Spliti deri në 22 qershor 1950. Më 23 qershor në ora 17.30, pasi Vapzarov ishte nisur nga porti i Split me të gjitha dokumentet në rregull, një barkë e armatosur jugosllave e ndaloi atë, duke e kërcënuar se në rast të kundërt do të hapte zjarr. Për arsye se qeveria jugosllave shkaktoi shtyrjen prej 11 ditësh të dërgesës së dëmshpërblimit, qeveria shqiptare e mban përgjegjëse Jugosllavinë për dëmet e shkaktuara nga bllokada e Vapzarov dhe kërkon që të paguhet në shumën 6160 dollarë me anë të bankës Chase në New York, deri më 15 korrik 1950.

Më të lexuarat