BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Zbardhen kritikat e Hysni Kapos ndaj Nikita Hrushovit më 1962: Shkeli të gjitha parimet e Leninit, sulmet e tij na bënë edhe më të fortë

Zbardhen kritikat e Hysni Kapos ndaj Nikita Hrushovit më 1962: Shkeli

Viti 1962 solli kulmin e tensioneve Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, duke bërë që sulmet mes dy vendeve të ishin të forta. Gazeta zbardh pjesën e dytë të bisedës që një delegacion shqiptar i drejtuar nga Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, zhvilluan me Çu En Lain në Kinë. Aty tregohet se si zyrtarët shqiptarë nuk i kursenin sulmet ndaj Nikita Hrushov, ndërsa ka pasur dhe mosmarrëveshje me Pekinin sa i takon asistencës ekonomike.

 

27 qershor 1962

(Vijon nga numri i mëparshëm)

Hysni Kapo dhe Ramiz Alia diskutojnë me kryetarin e këshillit shtetëror kinez Çu En Lai. Në takim janë gjithashtu prezentë ambasadori shqiptar në Kinë, Reis Malile, i cili mbajti shënimet e mëposhtme, dhe nga pala kineze zv. kryetarët e këshillit Çen Ji e Vu Xiuquan, kreu i sektorit ndërkombëtar të Këshillit, Luo Shingao.

Çu En Lai: Në planin tonë të tretë pesë-vjeçar ne do të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen dhe ekonominë e vendit tonë, dhe në fund ne përsëri do të ecim me këmbët tona. Duke pasur parasysh sa më sipër, me keqardhje ju themi se në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve tona është e mundur që tymos përmbushin detyrimet me ju brenda afateve. Ju nuk jeni një delegacion ekonomik por unë gjithsesi desha t’ju informoj për këtë. Sa për volumin tregtar të 1962, ai pritet të arrijë në 52 milionë rubla të reja. Nga kjo shumë është e sigurt që 36 milionë rubla, ose rreth 67 për qind e marrëveshjes, do të realizohen. Në pjesën që nuk do të realizohet, përfshihen artikuj si më poshtë: Ne nuk mund t’ju furnizojmë këtë vit me grurin e mbetur për të dërguar, në një total prej 55 000 ton. E njëjta gjë vjen për 900 ton naftë bruto. Është e mundur që ne tymos ju furnizojmë me këto artikuj prandaj deshëm ta diskutonim me ju. Sa për artikujt për ju që do të blejmë nga vendet e tjera, disa nuk kanë siguri. Shumicën e tyre nuk do të kemi mundësi t’ua dërgojmë, si për shembull lubrifikantët dhe të tjerat, për të cilat ne nuk kemi valutën e kërkuar. Disa artikuj që ne nuk i prodhojmë vetë dhe që nuk janë shumë të nevojshme, deshëm të diskutonim me ju për t’i eliminuar nga lista. Kështu që për këtë vit nuk do të jemi në gjendje të plotësojmë marrëveshjen për kreditë tuaja dhe ka shumë pak mundësi që dërgesat t’i kalojnë 36 milionë rubla. Kur shoku zv. kryetar Abdyl Këllezi ishte këtu, ne i diskutuam këto tema, dhe bazuar në kapacitetin prodhues të vendit tonë dhe kushtet tuaja, ne të dy ishim të opinionit se deri në fund të vitit 1964, me shumë mundime, ne mund të realizojmë vetëm ndërtimin e 10 objekteve industriale,ndërsa 19 të tjerat i karakterizojmë në mënyra të ndryshme: Por fabrikën e fertilizuesve azotikë, Italia refuzon të na japë të dhënat e nevojshme teknike, kështu që objekti nuk mund të sigurohet. E njëjta gjë vlen për fabrikën e xhamit. Për 17 objektet e tjera ne mendojmë se ju duhet t’i ndërtoni më vonë nga afatet e planifikuara,pasi na mungojnë pajisjet. E njëjta gjë po ndodh edhe me Vietnamin dhe disa vendeve të tjera të cilave i kemi premtuar asistencë. Jemi të detyruar të zgjasim afatet për të gjithë. Sigurisht që kjo mund të sjellë vështirësi për ju, dhe mbajmë përgjegjësi për këtë. Por nga ana tjetër, ne mendojmë se duke gjykuar forcën tuaj punëtore, ju nuk do të kishit mundësi të plotësonit kriteret e ndërtimit. Ky është opinioni ynë,por qeveria juaj nuk e pranon këtë. Ju i keni njoftuar objektet në planin tuaj pesë vjeçar, por plani mund të ndryshohet dhe për këtë ka shumë shembuj. Shoku Stalin ka thënë se një plan i qëndrueshëm duhet të amendohet shpesh. Prandaj tani Hrushovi dhe vende të tjera socialiste i amendojnë planet e tyre. Me pak fjalë, ne po ju sjellin disa vështirësi në marrëdhëniet tona ekonomike dhe kjo është një e vërtetë që na shqetëson. Ne e dimë se ju nuk keni ardhur këtu në Kinë për këtë çështje, por ju lutemi t’ia transmetoni kryesisë së partisë. Ne do të bashkëpunojmë me anë të ambasadës së Shqipërisë dhe grupit të specialistëve shqiptarë që kanë ardhur këtu.

Hysni Kapo: Ju e vlerësuat korrektësisht pozitën e partisë sonë dhe kujdesin që duhet të tregojë udhëheqja e saj. Partia kineze me të drejtë e mbron udhëheqësin Mao Ce Dun, që drejton gjithashtu dhe jep shembullin e tij për komunistët botërorë. Shoku Mao Ce Dun është biri juaj por ato që ka bërë për marksizëm-leninizmin i përkasin të gjithëve.

Çu En Lai: E njëjta gjë vlen për udhëheqësit tuaj, të cilët janë edhe tanët.

Hysni Kapo: Ne i kuptojmë mirë ato që na thatë. Të gjitha partitë që drejtohen nga marksizëm-leninizmi në përpjekjen e tyre janë të njëjta në njëfarë mënyre. Gjatë luftës nacional-çlirimtare edhe ne hymë në negociata me krerë të grupeve reaksionare me qëllim tërheqjen e masave në luftë. Sigurisht kur është e nevojshme ne duhet të flasim me armikun. Partia juaj ndjek kursin e duhur. Në vitin 1946 Republika e Shqipërisë u njoh nga Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik. Imperialistët organizonin komplote kundër nesh deri në OKB, ku BRSS ishte i vetmi që na mbronte. Një delegacion i vendit tonë shkoi në OKB asokohe për të demaskuar imperialistët amerikanë dhe zagarët e tyre. Kjo është e ngjashme me atë që ju thatë për të shkuar në strofkën e armikut dhe për ta goditur aty. Ne kemi dhe shembuj të tjerë për të treguar politikat e partisë sonë në këtë drejtim. Njihet qëndrimi armiqësor i Greqisë ndaj Shqipërisë, por me gjithë këtë ne kemi bërë gjithmonë për përmirësimin e marrëdhënieve. Po ashtu dhe me Jugosllavinë ne kemi ruajtur parimin e mbajtjes së bisedimeve me armikun si një pikënisje. Ndërsa marrëdhëniet tona me vendet e familjes komuniste janë ndryshe nga ato me sisteme të tjera shoqërore. Brenda familjes sonë duhen respektuar parimet dhe rregullat leniniste. Por këto rregulla janë shkelur nga Hrushovi me sulmet publike ndaj partisë sonë, duke e quajtur atë tradhtare, anti-marksiste etj.

Çu En Lai: Edhe Internacionalja e Dytë e akuzoi Leninin si tradhtar dhe agjent të imperializmit, por ai përsëri mori pjesë, pasi jo të gjitha masat dhe komunistët i dalluan gabimet e saj. Sipas opinionit tonë, mes lëvizjes komuniste dhe mes vendeve socialiste janë të nevojshme bisedimet. Hrushovi bëri një gabim të rëndë që nuk e thirri Shqipërinë në kongresin e 22-të të BRSS. Këto sulme ndaj jush në atë kongres, e demaskojnë atë. Në takimin e Paktit të Varshavës të mbajtur në shkurt 1960, Hrushovi quajti shokun Mao Ce Dun një “këpucë të vjetër”. Kjo ne na bëri të lumtur pasi tregoi se Hrushovi është një revizionist. Ai po na shan prej kohësh, por ne gjithsesi shkuam në kongresin e 22-të të partisë sovjetike. Fjalimi që unë lexova atje ishte i butë, por me efekt të madh në botë. Pjesëmarrja jonë në atë kongres nuk ndihmoi në influencën e Hrushovit por rëndoi në favorin tuaj, ashtu si dhe pjesëmarrja e partive të tjera socialiste që mbajnë qëndrim korrekt. Marksizëm-leninizmi na lejon të ndjekim këtë taktikë mes lëvizjes komuniste, si dhe për të demaskuar armiqtë. Nëse nuk merrnim pjesë në takimet ne do të mbeteshim të izoluar.

Hysni Kapo: Falënderojmë shokun Çu En Lai për fjalimin që lexoi në atë kongres në mbrojtje të partisë së Shqipërisë dhe të marksizëm-leninizmit.

Çu En Lai: Falënderimet nuk janë të nevojshme. Fjalimi që lexova ishte i nevojshëm dhe u mbajt në mbrojtje të marksizëm-leninizmit.

Hysni Kapo: Kur flasim për mosmarrëveshjet shqiptaro-sovjetike, çështja është më e gjerë se vetë ato, pasi kemi të bëjmë me marksizëm-leninizmin. Ne u goditëm në kongresin e 22-të por shigjetat kishin si objektiv tjetërkënd, pra dhe partinë e Kinës.

Ramiz Alia: Doreza e çekiçit ra mbi Shqipërinë, por koka goditi Kinën.

Çu En Lai: Po kështu është. Goditja kryesore ra mbi Kinën. Ne kemi një proverb këtu që thotë: Le të godasin lisin, me qëllim të dëgjojë mali.

Hysni Kapo: Sikur Hrushov të na kishte ftuar në kongresin e 22-të ne do të kishim shkuar. Sulmi që ai nisi kundër nesh nuk na ka frikësuar dhe as na ka bërë më të dobët. Në Shqipëri ka një unitet që nuk është parë në asnjë parti dhe popull tjetër. Sulmet e tij na kanë forcuar edhe më shumë, dhe për këtë ka merita linja korrekte e ndjekur nga partia jonë dhe ajo e partive të tjera simotra socialiste, me në krye partinë e Kinës. Ne jemi dakord me atë që thatë ju shoku Çu En Lai për Leninin, se me gjithë përçarjet në Internacionalen e Dytë, ai vazhdoi të merrte pjesë në takimet e partisë.

Çu En Lai: Mbështetja juaj për Kinën në konferencën e Bukureshtit ishte thelbësore.

Hysni Kapo: Edhe ne edhe ju e dinim që Hrushovi do ta përmendte këtë në konferencë, me gjithë pjesëmarrjen tonë. Ne gjithashtu morëm pjesë në takimin e Moskës në 1960 megjithë situatën e vështirë të krijuar atje. Ne shkuam atje jo sepse besonim se Hrushovi do të ndryshonte mendim apo qëndrim, por sepse ishte e nevojshme të diskutonim problemet tona brenda familjes socialiste. Ne nuk duhet të linim në avantazh armikun duke bërë vetë hapin e parë. Ndërsa Hrushovi shkeli normat e marrëdhënieve mes partive duke sulmuar hapur partinë shqiptare. Ju shoku Çu En Lai folën për situatën dhe problemet tuaja ekonomike, ne jemi dy vende por me të njëjtën zemër, edhe ne i ndjejmë vështirësitë tuaja. Ne i kuptojmë shpjegimet tuaja dhe vlerësojmë me zemër të hapur faktin që nuk mbani asnjë sekret ndaj nesh. I kuptojmë masat që jeni të detyruar të merrni. Ne nuk jemi të autorizuar nga komiteti qendror të diskutojmë për problemet ekonomike, por vetëm për fabrikën e fertilizuesve azotikë dhe për afatet e fabrikave të tjera. Sa për çështjet që ju diskutuat, ne nuk mund të shprehim një opinion, por besojmë se ndryshimet që ju propozuat do të shkaktojnë vështirësi të mëdha ekonomike dhe politike, si për shembull moszbatimi i marrëveshjes së grurit. Ne nuk duam t’ju shkaktojmë të kemi më pak bukë sesa ne, por duke parë kushtet ku e gjejmë veten, jemi të detyruar t’ju kërkojmë ta rishikoni edhe një herë çështjen. Nevoja për të siguruar grurin është arsyeja fillestare e kërkesës sonë për projektet e fabrikave. Ne e kuptojmë qëndrimin tuaj dhe se duhet të ecim me këmbët tona, por për arsye të kushteve ekonomike nuk jemi në gjendje ta arrijmë këtë, por kemi mobilizuar masat për realizimin e objektivave të planit të tretë 5-vjeçar. (Shoku Çu En Lai përmend se ndoshta Shqipëria duhet të marra nga rezervat e saj)

Hysni Kapo: Rezervat tona janë të vogla dhe mund të përballojnë vetëm një kohë të shkurtër lufte, dhe në fakt kemi marrë prej tyre për tre muajt e parë të vitit, me shpresën se do t’i zëvendësonim me ndihmën e Kinës. Rënia e numrit të objekteve nga 29 në 10 që ju propozoni është shumë shqetësuese për ne. Ju shprehët opinionin se plani ynë mund të jetë i tejngarkuar, siç i keni shprehur dhe shokut Spiro Koleka. Dhe ne i analizuam këto çështje në Byronë Politike dhe arritën në konkluzionin se ne kemi fuqinë për t’i ndërtuar objektet e planifikuara. Shoku Abdyl Këllezi u dërgua këtu pikërisht për konkluzionin e marrëveshjes. Me nënshkrimin e marrëveshjes ju na qetësuat sepse objektet e planifikuara ishin baza e planit tonë. Mungesa e 19 objekteve do të jetë shumë dëmtuese për ne dhe prandaj ju lutemi ta rishikoni çështjen. Ne do të raportojmë në komitetin qendror për pikëpamjet tuaja, por mund t’ju themi paraprakisht se ne e njohim situatën dhe efektet e këtyre masave do të jenë të rënda për ne. Për fabrikën e azotikut ne e dinim se do të vinte nga vende të tjera. Nëse italianët nuk e japin le të shikojmë në vende të tjera nëse mund të gjejmë, pasi bujqësia është jetësore për ne dhe fertilizuesit azotikë janë shumë të rëndësishëm. Nëse nuk mund të sigurojmë bukën do detyrohemi ta importojmë,dhe kjo është shumë e vështirë duke parë pozitën tonë politike e gjeografike. Gjithashtu në fushën e përforcimeve të mbrojtjes çështja është urgjente duke parë vendndodhjen tonë në mes të kampit imperialist.

Çu En Lai: Jam i ndërgjegjshëm për disa nga pikat që ju përmendët, por gjithashtu ka dhe disa gjëra të reja. Së pari për çështjen e mbrojtjes ne kemi diskutuar edhe më parë me delegacionet tuaja të ushtrisë. Gjithçka që ne kishin mundësi për asistencë ushtarake jua kemi dhënë dhe do të vazhdojmë t’ua japim në të ardhmen. Ne jemi të bindur se populli heroik shqiptar, nën udhëheqjen e partisë, do t’i rezistojë të gjitha sulmeve nëse armiqtë guxojnë të sulmojnë. Por nuk mund të plotësojmë tërësisht obligimin tonë pë ndihmat e grurit. Nuk mund të përdorni ca nga rezervat e ushtrisë? Ne sapo të na lirohet valutë e huaja do ta përdorim për të zëvendësuar mallrat. Nuk kemi zgjidhur anën teknike për fertilizuesit. Italianët nuk na japin teknologjinë.

Li Xianian: Jemi ende duke u përpjekur ta marrim nga italianët.

Çu En Lai: Do të përpiqemi të arrijmë diçka me italianët. Ju sigurojmë që sapo të marrin patentën ju do të jeni të parët që do të ndihmojmë. Por nëse nuk na e japin atëherë nuk kemi ç’të bëjmë. Ne do t’i kërkojmë shokut ministër të Jashtëm Çen Ji të flasë për çështjen me kompaninë italiane MOTAI kur të shkojë në Gjenevë, por uji që është larg nuk mund të shuaj zjarrin që është pranë, thotë një proverb kinez. Edhe nëse e marrim teknologjinë do të duhet 2-3 vjet ose më shumë për të nisur prodhimin.

(Hysni Kapo thotë se fabrika e gazit mund të shtyhet për më vonë, por objektet e tjera duhet të nisin nga ndërtimi)

Çu En Lai: As kjo nuk mund të bëhet. (Më tej ai insiston se fabrika e azotikut kërkon disa vjet për t’u ndërtuar) Ju keni nevojë urgjente për fertilizues dhe unë do të flas me shokët e qeverisë për t’ju furnizuar me fertilizues prej vitit që vjen deri sa të ndërtohet fabrika juaj. 10 000 ton fertilizues në fusha do të shtojnë prodhimin biujqësor me rreth 30 000 ton grurë. Këtop janë përpasat që do të përdorim për furnizimin tuaj.

(Hysni Kapo i kërkon përsëri shokut Çu En Lai të rishikojë mundësitë për çështjet)

Çu En Lai: Mendimet që po ju propozoj janë realiste, mendoj se ne të gjithë duhet të ndajmë barrën e fatkeqësive natyrore me njëri-tjetrin. Ne do t;ju furnizojmë me fertilizues për vitin që vjen si dhe grurin gjatë kësaj kohe. Gjatë vitit që vjen ne mund t’ju japin 15 000 ton fertilizues kimikë. Këto janë mundësitë e bashkëpunimit tonë dhe ju lutemi t’ia transmetoni komitetit qendror dhe qeverisë. Gruri dhe fertilizuesit janë më urgjente për ju, fabrikat mund të shtyhen. Bujqësia është më e rëndësishmja. Këtë po e them sepse e di që çështja është shqetësuese për ju. Kam qenë vetë në verilindje të Kinës për zgjidhjen e çështjes së bukës. Aty ne kemi mbyllur shumë qendra industriale dhe kemi dërguar punëtorët në fusha prej nevojës në bujqësi.

Li Xianain: Ne mbajmë përgjegjësi për ato që ju thamë sot, veçanërisht unë që i kam bërë personalisht premtimet për ju. E kam studiuar listën e objekteve dhe kam parë që kur ato të ndërtohen ju do të keni nevojë për një forcë të madhe punëtore dhe nëse do të largoni nga fshati një forcë të tillë, bujqësia juaj do të dobësohet.

(Hysni Kapo thotë se vendi e ka forcën punëtore për fabrikat, por pranon sugjerimet dhe takimi mbyllet me përshëndetjet për udhëheqjen respektive)

Më të lexuarat