BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

Zbardhen letërkëmbimet, ambasadori shqiptar në Kinë informonte Enver Hoxhën për marrëdhëniet mes dy vendeve, përplasje për rolin e Hrushov

Zbardhen letërkëmbimet, ambasadori shqiptar në Kinë

Më 1961 Shqipëria filloi të prishte bashkëpunimin me Bashkimin Sovjetik dhe hodhi sytë nga Kina. Gazeta publikon dy letra të asaj kohe, ku flitet për këtë çështje. Letra e parë është e ambasadorit shqiptar në kinë, i cili informonte Tiranën, ndërsa e dyta është nga Enver Hoxha për ambasadorin tonë në BRSS.

21 korrik, 1961

Memorandum i bisedës së ambasadorit shqiptar në Kinë Reis Malile dhe anëtarit të Byrosë, shokut Dong Bivu mbi gjendjen ekonomike në Shqipëri, bazën detare sovjetike të Vlorës dhe bashkë-ekzistencën paqësore në marksizëm-leninizëm.

Letër e ambasadorit për ministrinë në Tiranë:

Më 18 korrik erdha në Pekin për të nisur detyrën time të re. Një ditë më pas i bëra vizitë drejtorit të protokollit Ge Bou Hai dhe zv. ministrit të jashtëm Dong Bivu, anëtar i Byrosë Politike të Kinës dhe një nga themeluesit e partisë kineze. Formalitete e ndjekura ishin të thjeshta sipas protokollit vendas. Nuk u lexuan as fjalimet, por këmbyen tekstet para ceremonisë, sipas protokollit. Shou Dong Bivu më priti në mënyrë shumë miqësore. Gjatë bisedës unë i transmetova përshëndetjet nga sekretari i parë i partisë Enver Hoxha, nga kryetari i këshillit të ministrave Mehmet Shehu dhe nga shoku Haxhi Lleshi, si dhe falënderimet e popullit tonë për ndihmën e dhënë nga partia e madhe kineze. Ai më falënderoi për përshëndetjet e dërguara dhe më kërkoi t’i kaloj përshëndetet të sinqerta udhëheqësit tonë. Ai i priti urimet i heshtur, por më pas më foli gjatë për zhvillimet në vend, realizimet e planeve dhe arritjet në bujqësi, industri e kulturë, si dhe për vështirësitë e katastrofave natyrore. Ai tha se këto të fundit e kishin detyruar qeverinë të bënte ndryshime në planet e saj ekonomike dhe tashmë fokusi kryesor ishte kthyer nga bujqësia. “Ne prej shumë vitesh kemi siguruar bukën tonë në vend, ndërsa këtë vit kemi importuar grurë dhe pritet ta bëjmë për disa vite me radhë”, tha ai, duke shtuar se katastrofat natyrore kishin detyruar shtyrjen e publikimit të planit të sivjetshëm, por Asambleja do të mblidhet së shpejti dhe plani do të publikohet. Më tej ai foli me admirim për partinë tonë dhe qëndrimin e saj të patundur marksist-leninist. Unë e falënderova për fjalët e ngrohta dhe e sigurova se asgjë nuk do të ndryshojë kursin marksist të Shqipërisë. I fola shkurtimisht për arritjet tona në vend dhe u mundova të kthej bisedën drejt problemeve që na shqetësojnë më shumë. I përmenda se për momentin armiqtë e vendit tonë kishin shtuar sulmet e tyre dhe se disa individë që hiqen si komunistë në fakt po luanin lojën e armikut në sjelljen e tyre kundër nesh. Shoku Dong Bivu tha: “Ju keni të drejtë. E njëjta situatë po ndodh me ne. Kjo që po ndodh me ju i ka ndodhur prej disa vitesh partisë sonë në forma dhe mjete të ndryshme”. Më pas unë e informova shkurtimisht për qëndrimin anti-marksist të partisë sovjetike duke listuar disa fakte. Unë i thashë se tentativat e Hrushovit për të izoluar politikisht vendin tonë dhe për të gjunjëzuar partinë tonë, nuk do të japin kurrë rezultat. Shoku Dong Bivu tha se shokët shqiptarë po punojnë shumë mirë. Ai vazhdoi më tej: “Vitin e kaluar kur erdhën këtu për vizitë shoku Haxhi Lleshi dhe Liri Belishova ne biseduam me ta dhe i treguam hapur pikëpamjet tona. Por e dalluam sjelljen negative të Belishovës dhe nuk i vazhduam bisedimet me ta”.

Precedentët

Unë i thashë shokut Dong Bivu se sjellja e Liri Belishovës nuk është qëndrimi i partisë sonë dhe se për qëndrimet e saj ajo mori dënimin e merituar.Shoku Dong Bivu tha se i kishte dëgjuar pikëpamjet e shokëve shqiptarë gjatë konferencës së Bukureshtit, ku ata luftuan me guxim në mbrojtje të marksizëm-leninizmit. “Ne nuk e dinim se çfarë do të thoshin shokët shqiptarë në Bukuresht, por ata dolën në mbrojtje të Kinës, na inkurajuan edhe më shumë për të vazhduar përpjekjen tonë me të gjithë fuqinë. Ne nuk kishim bërë ujdi me shokët shqiptarë, por ata mbajtën qëndrimin e tyre pikërisht për bërë që vendet e tjera të mos mendonin se Kina dhe Shqipëria kanë rënë dakord me parë për qëndrimin e tyre”, tha ai. Për çështjen e bazës detare të Vlorës, shoku Dong Bivu tha se kur BRSS i kishte njoftuar se do të mbyllnin bazën, shoku Çu En Lai dhe Deng Ciaoping i thanë ambasadorit sovjetik se partia kineze nuk ishte dakord pasi një vendim i tillë bën të lumtur vetëm armiqtë e socializmit. “Për këtë çështje ne kemi diskutuar në komitetin qendror të partisë dhe kemi aprovuar qëndrimin korrekt të shokut Çu En Lai dhe Deng Ciaoping, të cilat ia njoftuam në një letër partisë sovjetike dhe më pas dhe partisë shqiptare. Ne i thamë sovjetikëve se presioni që po ushtrojnë mbi Shqipërinë me ndalimin e ndihmave, po shkakton shumë dëm për të gjitha vendet socialiste. Qëndrimi i partisë shqiptare është korrekt ndërsa Hrushovi dhe të tjerët nuk dinë të dallojnë cilët janë miqtë dhe armiqtë e tyre”, tha Dong Bivu. Më tej unë i fola për masat që sovjetikët kanë marrë për kadetët, për shtypin sovjetik që nuk përmend më farë Shqipërinë apo për grupet sportive dhe muzikore që nuk pranohen më atje. Të gjithë këto po ndodhin në një kohë kur marrëdhëniet e BRSS me SHBA po zgjerohen dhe kur vizitat e atketëve amerikanë në BRSS po shtohen. Shoku Dong Bivu u përgjigj: “Ata kanë bërë të njëjtën gjë me ne. Ne më parë publikonim këtu dhe në Moskë revistën ‘Druzhba’. Por pas konferencës së Bukureshtit ata ndaluan publikimin e saj në Moskë, në një kohë kur atje ka disa revista amerikane dhe publikime nga vendet e tjera perëndimore. Është e qartë se ata nuk dinë të dallojnë miqtë nga armiqtë”. “Në kampin socialist dhe në lëvizjen botërore komuniste ka shumë forca dhe shokë të dalluar që mbrojnë me vendosmëri parimet e marksizëm-leninizmit. Por kjo që po ndodh nuk duhet të na habisë. Populli gjerman ka lindur shumë liderë të shquar si Karl Marks e Friedrich Engels, por gjithashtu ka lindur Karl Kautski”, tha Dong Bivu duke bërë paralelizimin me Bashkimin Sovjetik, ku ka lidhur Lenini dhe Stalini, por gjithashtu dhe Krushovi. Ai vazhdoi më tej: “Marksizëm-leninizmi nuk trembet nga vështirësitë me të cilat përballet. Vetë historia e ka treguar se  të gjitha rrymat oportuniste në botë janë shkatërruar. Këtë e ka treguar Internacionalja e Parë, Internacionalja e Dytë si dhe përpjekja ndaj rrymave oportuniste të mëvonshme. Forcat e shëndetshme gjithmonë kanë triumfuar ndaj të tjerëve”. Më pas shoku Dong Bivu foli shkurtimisht për mënyrën se marksistët e kuptojnë parimin e bashkekzistencës paqësore dhe tha se këtë vit sjellja e Hrushovit dukej më mirë se një vit më parë. Ai tha se fjalimi i Hrushov në Akademinë ushtarake në Moskë ishte një fjalim i mirë. Ai përmendi nevojën e armatosjes kundër imperializmit dhe tha se Kina e mbështet këtë pasi është një nga parimet e deklaratës së Moskës. Në lidhej me atë që Hrushov po bën me Shqipërinë, unë i thashë shokut Bivu se Hrushov nuk duket se po bëhet një person më i mirë. Unë pranova se fjalimi i tij në akademinë e Moksës ishte i mirë dhe se ne do të mbajë mend fjalët e tij, pasi një ditë thotë një gjë dhe ditën tjetër e harron. Shoku Bivu qeshi dhe më tha: “Ke të drejtë. Me të vërtetë në lidhje me qëndrimin me Shqipërinë, sovjetikët po i hapin dyert imperializmit amerikan në Shqipëri. Por imperializmi nuk mund ta sulmojë Shqipërinë pasi kushtet ndërkombëtare nuk e lejojnë. Megjithëse sovjetikët janë tërhequr nga baza detare në Shqipëri, populli shqiptar do ta forcojë atë me forcat e veta. Disa kohë më parë Shqipëria luftoi kundër fashizmit pa armë por i mundi duke ua marrë atyre. Sot kushtet janë më të mira pasi Shqipëria mes të tjerash ka dhe një bujqësi deh industri të zhvilluar. Shqipëria nuk është si Kuba. Nëse imperializmi guxon ta sulmojë ne do ta mbrojmë me të gjitha forcat”. Unë falënderova shokun Dong Bivu për pritjen e ngrohtë dhe për miqësinë e sinqertë që shprehu për popullin dhe partinë.

Ambasadori, Reis Malile

 

15 gusht 1961

Telegram nga Enver Hoxha për Ho Çi Min me anë të ambasadorit në Moskë, Gac Mazi. Sekretari i parë i partisë Enver Hoxha i shkruan presidentit Ho Çi Min për një vizitë të mundshme të tij në Tiranë. Hoxha urdhëron Mazin të kontaktojë urgjentisht Ho Çi Min pasi beson se debatet mes disa liderëve të vendeve socialiste në Evropë dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, nuk mund të zgjidhen shpejt ose lehtësisht. Për këtë Hoxha i vë fajin liderëve të vendeve të tjera socialiste, prandaj i kërkon Ho Çi Min të flasë me liderët e këtyre vendeve para se të vijë në Tiranë. Hoxha thotë se vendet komuniste evropiane kanë nisur të denigrojnë partinë shqiptare, qeverinë dhe popullin.

Radiogram nga Tirana për në Moskë

Shoku Gac Mazi, njofto urgjentisht shokun Ho Shi Min se komiteti qendror i partisë konsideron të nevojshme dhe të ngutshme zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes udhëheqësve të partive socialiste të Evropës dhe partisë sonë. Ne besojmë se këto mosmarrëveshje janë shumë të mëdha dhe serioze dhe do të ishte gabim të mendonim se mund të zgjidhen menjëherë. E vetmja rrugë për zgjidhjen e tyre është vënia e përgjegjësisë për vendet e të tjera socialiste pasi ato janë shkaktare. Udhëheqja jonë mendon se ju i dashur shoku Ho Çi Min, para se të vini në Tiranë për bisedime mbi çështjet, do të ishte mirë të bisedonit me ato udhëheqës që kanë kryer veprimtarinë e pashembullt, jo-miqësore dhe anti-marksiste, kundër partisë dhe popullit tonë, që janë udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik, Polonisë, R. D. Gjermane, Çekosllovakisë, Hungarisë, Bullgarisë e Rumanisë. Vetëm pasi të bëhet kjo mund të kishin dobi bisedimet mes jush dhe neve. Natyrisht që një analizë e thellë e shkaqeve dhe përgjegjësive të këtyre mosmarrëveshjeve duhet të kërkohet jo te udhëheqja shqiptare por në veprimtarinë e udhëheqjeve të vendeve socialiste të Evropës, në radhë të parë të udhëheqjes sovjetike. Prandaj komiteti qendror mendon se bisedimet mes nesh në Tiranë të bëhen në gjysmë e dytë të nëntorit të këtij viti. Y është mendimi përfundimtar i komitetit qendror të partisë sonë mbi çështjen.

Përshëndetje komuniste,

Sekretari  parë i PPSH, Enver Hoxha

Shoku Gaci, përkthejeni mirë telegramin dhe lini tekstin të shkruar. Dorëzojeni në çdo orë, qoftë edhe natën. Dëgjoni me durim dhe kujdes të gjitha ato që thotë Ho dhe na njofto. Lëreni të flasë së më gjatë.

 

Boks

Roli i Kinës më 1961

Kina kishte hyrë në rrugën e zhvillimit socialist dhe ndoshta asnjëherë më parë ajo nuk ishte paraqitur kaq e fortë, e bashkuar dhe e centralizuar nën pushtetin e Partisë Komuniste Kineze. Gjatë Luftës Civile, Mao tregoi që ishte një politikan, ushtarak dhe strateg i zoti, madje Kisingeri e quan kolos, dominues e dërrmues me ndikimin e vet, i pamëshirshëm dhe i përmbajtur, poet e luftëtar, profet e kamxhik. 31 Ai besonte fort te doktrina e marksizëm – leninizmit dhe kjo ishte një arsye më shumë për t’u mbështetur nga Moska. Duke qenë revolucionar dhe burrë shteti në kërkim të pushtetit personal, ai e kishte shfrytëzuar këtë ideologji në përputhje me kushtet në të cilat ndodhej shoqëria kineze. Madje në këtë këndvështrim mund të thuhet se e bashkoi Kinën dhe e nisi drejt një udhëtimi që gati e shkatërroi shoqërinë e saj civile. Në 1 korrik 1949, Mao Ce Duni botoi një artikull me titull “Mbi diktaturën demokratike popullore”,32 në të cilën shpjegonte natyrën dhe karakterin e shtetit në Kinë si dhe politikën themelore të tij. Në këtë artikull, Mao Ce Duni shpjegonte se Republika Popullore e Kinës ishte një diktaturë e demokracisë popullore nën udhëheqjen e klasës punëtore, nëpërmjet Partisë Komuniste të Kinës.

 

Marrëdhëniet Shqipëri-BRSS

Era e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shqipërisë frynte çuditërisht veçse sipas stinës. I pari lajmëtar ishte po ambasadori i parë i Shqipërisë: Koço Tashko, një personazh shumë i njohur dhe intelektual i zoti, u shpall armik pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Ishte po ky ambasador që nxiti dhe organizoi vizitat respektive të delegacioneve mes dy shteteve: katër vizitat e Enver Hoxhës në Moskë dhe takimet me Stalinin, e edhe vizitat me politikanë rusë që kulmin e patën me Nikita Hrushovin. Thyerja e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës nisi me vdekjen e Stalinit. Ardhja e Nikita Hrushovit në drejtimin e Bashkimit Sovjetik, solli edhe një erë të re marrëdhëniesh në bllokun lindor. Kritikat që Hrushovi i bëri Stalinit dhe hapja e tij me Perëndimin nuk i pëlqeu aspak Enver Hoxhës. E, megjithëse Shqipëria ishte një shtet tepër i vogël në krahasim me Rusinë, Hoxha në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë nuk hezitoi ta kritikonte ashpër politikën e Hrushovit, kritikë kjo që tronditi botën komuniste dhe që bëri që BS-ja ta shpallte Shqipërinë “non grata”. Që pas vitit 1961, këto dy vende ngrinë marrëdhëniet duke mos pasur më asnjë lloj pikë kontakti.

 

 

Më të lexuarat