Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen letrat e Hoxhës për Hysni Kapon, ja udhëzimet që jepte për goditjen e Hrushovit, Moska negociata me grekët kundër Shqipërisë

Postuar: 18/04/2018 - 08:33

Dalin detaje të reja sa i takon prishje së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Pas ftohjes së marrëdhënieve, Enver Hoxha nisi të porosite të vetë që në çdo aktivitet të sulmonin Hrushovin. Historiani amerikan James S O’Donnel ka nxjerr të tjera fakte si i takon pushtetit të Hoxhës në librin e tij: “A coming of age Albania under Enver Hoxha”.

 

Bashkëpunimi Shqipëri-BRSS

Një tjetër ngjarje që shkaktoi zhurmë ishte fjalimi i Mikojan në kongresin sovjetik të 1956, i cili tha se Stalini kishte eliminuar shumë bolshevikë të vjetër duke i shpallur “armik i popullit”. Më pas Hrushovi sulmoi Stalinin duke e akuzuar se besonte se ishte mbinatyror dhe i pagabueshëm. Hrushovi e akuzon Stalinin në kujtimet e tij për arrestime, deportime e ekzekutime të mijëra njerëzve pa gjyq, veçanërisht gjatë spastrimeve të viteve 1935-1938. “Është përcaktuar se nga 139 anëtarë dhe kandidatë të komitetit qendror të partisë, të zgjedhur në kongresin e 17-të, 98 persona, d.m.th 70 për qind, janë arrestuar dhe vrarë. Stalini nuk vepronte me bindje, shpjegime apo bashkëpunim me njerëzit, por duke imponuar konceptet e tij dhe duke kërkuar nënshtrim të plotë nga të tjerët. Kushdo që kundërshtonte apo vinte në provë pikëpamjet e tij, do të largohej nga posti dhe do të eliminohej moralisht e fizikisht”, tha ai. Hrushov shkruan më tej në kujtimet e tij: “Stalini ishte njeri shumë mosbesues, dhe këtë e dimë nga puna me të. Ai mund t’i thoshte dikujt se ‘dot po të lëvizin shumë dytë. Përse i shmangesh vështrimit tim?’ dhe kjo ndodhte ai ai kudo shihte armiq e spiunë”. Hrushovi besonte se Stalini ishte përgjegjës për prishjen me Jugosllavinë. Sulmi ndaj Stalinit nuk ishte ngjarja e vetme e kongresit të 10-të sovjetik, pasi aty Hrushovi hodhi idenë e bashkë-ekzistencës paqësore mes sistemeve socialiste dhe kapitaliste. Ai e quajti këtë “zhvillim kreativ i marksizëm-leninizmit”. Hrushov kërkonte të eliminonte kërcënimin bërthamor në botë, ose të paktën kështu donte të bënte që bota të besonte. Kritikët e tij thonë se kjo ishte vetëm një politikë për të ndarë botën në dy sfera influence, ndërsa për partinë shqiptare kjo ishte kundër mësimeve të marksizëm-leninizmit. Sipas Leninit, parimi kryesor i politikës së jashtme të një vendi socialist është internacionalizimi (aleanca me vendet e avancuara revolucionare dhe popujt e shtypur) kundër imperialistëve, dhe jo bashkekzistenca paqësore.

Reagimi i Hoxhës

Siç pritej, Hoxha ishte i pakënaqur me ngjarjet në kongresin e 20 sovjetik dhe mendoi se fjala e Hrushovit ishte baza ideologjike e lëvizjes revizioniste që ai po niste. Por jo të gjithë ishin dakord me qëndrimin kritik të partisë shqiptare ndaj BRSS, teksa në një konferencë të madhe partisë në Tiranë në prill 1956, disa delegatë kritikuan kushtet e brendshme në parti, kërkuan shpjegime për politikat ekonomike dhe për ekzekutimet e kryera prej vitit 1949. Delegatët kërkuan që temat e diskutimit të ishin kongresi i 20-të sovjetik, kulti i individit, çështja Koçi Xoxe, marrëdhëniet me Jugosllavinë deh standardet e jetesës. Këto sulme nuk i lanë pa përgjigje nga Hoxha, i cili kërkoi që të miratohej një deklaratë që shprehte besimin e plotë te udhëheqja. Pas miratimit të saj Hoxha mbylli konferencën, dhe pak më vonë delegatët që kishin folur kundër Hoxhës u përjashtuan nga partia dhe u burgosën. Arsyet kryesore të dështimit të delegatëve opozitarë ishin mungesa e organizimit dhe barbaria e Hoxhës për ruajtjen e postit të tij. Një burim jugosllav i cituar nga “Grifith” thotë: “Numri i varreve ishte bërë tashmë tepër i madh dhe lista e viktimave shumë e gjatë, prandaj Hoxha nuk mund të hiqte më dorë nga rruga që kishte zgjedhur”. Efekti këtyre incidenteve ishte fuqizimi i pozitës së Hoxhës dhe bërja më e vështirë e protestave të tilla në të ardhmen. Në një vizitë në Kinë nga 13 shtatori deri në 3 tetor, Hoxha ishte në krye të një delegacioni qeveritar që mori pjesë në kongresin e tetë të partisë kineze. Por qëllimi i vërtetë i Hoxhës ishte marrja e mbështetjes kineze, çka do të lehtësonte presionin sovjetik mbi Shqipërinë. Nuk dihet shumë për natyrën e takimeve të Hoxhës me Mao Ce Dun, por duket qartë se Hoxha pati sukses nëse marrim në konsideratë shifrat tregtare në rritje me Kinën. Para vizitës së tij në Kinë, ndihmat kineze përbënin 4.2 për qind të tregtisë së Shqipërisë, ndërsa pas vizitës në 1956 masa tregtare arriti në 21.6 për qind. Rritja tregtare dhe afrimi i lidhjeve të Shqipërisë me Kinën u dallua nga Bashkimi Sovjetik, prandaj për t’iu kundërvënë influencës së Kinës, BRSS nisi të shtonte ndihmat ndaj Shqipërisë. Më 1 janar 1957 ata nënshkruan për 18.5 milionë dollarë ndihma, ndërsa në nëntor 1957 BRSS zotoi 75 milionë dollarë për planin e tretë pesë-vjeçar të Shqipërisë (1961-1965). Përveç kësaj BRSS fshiu nga llogaritë 105 milionë dollarë borxhe të mëparshme të Shqipërisë. Por me gjithë hapjet e BRSS, Shqipëria vazhdoi politikën e afrimit me Kinën. Disa ngjarje të jashtme në fund të vitit 1956 sollën pasoja në çështjet e Evropës lindore ashtu si dhe në Shqipëri. Kreu komunist polak Vladislav Gomulka arriti të marrë autonomi të shtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe ngjarja pati pasoja përhapjeje në vende të tjera si Hungari ku nisën protestat popullore, duke kërkuar të njëjtat lejime. Por mbi protestat në Hungari ndërhynë trupat sovjetike dhe pas konfliktit në krye të partisë hungareze u vendos pro-sovjetiku Janos Kadar. Enver Hoxha e përdori me zgjuarsi çështjen hungareze e polake për të larguar presionin sovjetik për de-stalinizim. Për këtë ai fillimisht i tha Hrushovit se e kishte parashikuar diçka të tilla pas liberalizimit post-stalinist të nisur nga Hrushovi, dhe së dyti me anë të një artikulli të botuar në të përditshmen sovjetike Pravda, e zgjeroi rrezen e problemit duke deklaruar se thelbi i trazirave në Hungari e Poloni ishte revizionizmi jugosllav. Në këtë mënyrë Hoxha e zhvendosi veten nga një politikan i vogël lokal në një mbrojtës të zellshëm të interesave të bllokut komunist. Përveç rritjes së prestigjit personal këto veprime i dhanë atij më shumë forcë në menaxhimin e politikës së jashtme të vendit, domethënë në forcimin e marrëdhënieve me Kinën.

Ftohja e bashkëpunimit

Në një konferencë ndërkombëtare të partive komuniste në Moskë në nëntor 1957, Tito nuk mori pjesë personalisht dhe dërgoi Eduard Kardejl si përfaqësues. Por Jugosllavia as nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët të konferencës pasi ajo pranonte Bashkimin Sovjetik si udhëheqës të lëvizjes komuniste. Këto veprime u kritikuan ashpër nga BRSS dhe nga pjesa tjetër e lëvizjes komuniste. Asokohe dhe Kina pranonte që lëvizja komuniste të udhëhiqej nga BRSS. Mao Ce Dun ka thënë: “Kampi ynë duhet të ketë një kokë, pasi edhe gjarpri ka një kokë, edhe imperializmi ka një kokë. Unë nuk dua që Kina të quhet koka e kampit pasi nuk mund ta meritojmë këtë rol, jemi ende të varfër.” Veprimet e Jugosllavisë në çështjet shqiptare sollën një ftohje të lidhjeve mes saj dhe BRSS. Prandaj kishte më pak shanse që Hrushovi të vepronte kundër Shqipërisë për të kënaqur Titon. Para kësaj konference Enver Hoxha ishte ende nën presion nga Hrushovi për të bërë reformat e de-stalinizimit apo dhje rehabilitimit të Koci Xoxe, siç kërkonte Jugosllavia. Edhe konferenca e Moskës provoi se Hoxha ishte i aftë të manovronte në avantazh të tij edhe ngjarjet mbi të cilat nuk kishte asnjë kontroll. Në vitet në vijim deri në 1960, nuk kishte probleme serioze në marrëdhëniet Shqipëri-BRSS. Çdo problem që ndodhi u mbajt privat. Një përjashtim këtu ishte takimi i mbajtur në Moskë në qershor 1960 mes Hrushovit dhe udhëheqësit të majtë grek Venizelos, në lidhje me autonominë kulturore të grekëve në “Epirin e Veriut” në Shqipëri. Hrushovi i tha Venizelos: “Shqiptarët ashtu si dhe grekët janë popull i mirë. Partitë komuniste e përshëndesin idenë e autonomisë së minoriteteve, me qëllim zhvillimin e gjuhës dhe civilizimit të tyre. Ju siguroj se këto do i komunikoj dhe me udhëheqësin shqiptar Hoxha kur të takohemi në Bukuresht”. Qëllimi i kësaj bisede ishte provokimi i Hoxhës pasi marrëdhëniet shqiptaro-greke asokohe ishin të tensionuara. U bë e ditur se Hrushovi i kishte thënë Venizelos se BRSS ishte kundër tolerimeve territoriale të shqiptarëve ndaj grekëve, ndërsa Hoxha i tha Venizelos se ishte një armik i Shqipërisë që kërkonte ndarjen e territorit. Hrushovi nuk donte t’ia dinte për autonominë kulturore të minoriteteve në Shqipëri dhe ka gjasa që ai e ka përdorur takimin me Venizelos për të provokuar Hoxhën pasi ai nuk kishte refuzuar këshillën e BRSS për të ndaluar afrimin me Kinën. Hrushovit i vinte turp për këtë se besonte se nëse nuk mund të ndalonte Shqipërinë e vogël, si do t’ia bënte me vende të tjera europiano-lindore më të mëdha. Por kjo politikë e heshtur ndryshoi në 22 qershor 1960, kur Enver Hoxha e Mehmet Shehu nuk morën pjesë në takimin kongresit të tretë të Partisë Komuniste rumune ne Bukuresht (supozohet prej takimit të Hrushovit me Venizelos). Normalisht aty ishin prezentë krerët e partive komuniste, por nga partia shqiptare ishte prezent vetëm Hysni Kapo, numri tre i qeverisë. Ky ishte sinjali i parë i debatit shqiptaro-sovjetik dhe tendenca e anësimit të saj ndaj Kinës. Pikërisht në këtë takim Hrushovi sulmoi Mao Ce Dun në dy mënyra; së pari ai foli kundër interpretimit fjalë për fjalë të Mao Ce Dun të teorisë së Marksit, Engelsit e Leninit, që sipas tij nuk mund të trajtonte disa probleme të botës moderne bërthamore, dhe së dyti ai e akuzoi atë se ashtu si Stalini shikonte vetëm interesat e tij dhe të askujt tjetër. Të gjithë delegatët mbështetën Hrushovin, përveç delegatit shqiptar Kapo.

Reagimi kinez

Qo Cedung reagoi ndaj sulmit të Hrushov me anë të përfaqësuesit të tij Peng Zhen, i cili argumentoi se nuk e kishin ditur se qëllimi i këtij takimi ishte diskreditimi i Kinës dhe i Mao Cedung. Peng Zhen shtoi se udhëheqja kineze nuk kishte besim në analizën e Hrushovit pasi ajo “mbështetet në iluzione mbi natyrën e vërtetë dhe forcën e Perëndimit”. Më pas Hrushovi sulmoi Hoxhën duke thënë: “Veçanërisht e paturp është sjellja e agjentit të Mao Ce Dung, Enver Hoxha, i cili na tregon dhëmbët neve, edhe më shumë se vetë kinezët”. Më pas komunisti i vjetër spanjoll Dolores i ngrit i indinjuar dhe tha se Hoxha është si një qen që kafshon dorën që e ushqen. BRSS e kuptoi se bindja paqësore kishte dështuar me Shqipërinë prandaj nisi linjën e ashpër të reduktimit të ndihmave të grurit, në një kohë kur Shqipëria kishte shumë nevojë prej përmbytjeve, thatësirave e tërmeteve. BRSS bashkëpunoi me fraksionin pro-sovjetik në partinë shqiptare për përmbysjen e Enver Hoxhës. Në korrik 1960 një komplot i armatosur u organizua nga disa zyrtarë ushtarakë të drejtuar nga Teme Sejko, por u neutralizua nga autoritetet.

Spastrimet në parti

Drejtuesit e fraksionit pro-sovjetik në partinë shqiptare ishin anëtarja e komitetit Liri Belishova dhe kreu i auditimit Koço Tashko. Ata punonin brenda partisë për të ndaluar afrimin me Kinën dhe lëvizjen drejt BRSS. Në plenumin e tetë të komitetit qendror në 8 shtator 1960 u vendos veprimi ndaj Belishovës dhe Tashkos. Belishova u përjashtua nga komiteti qendror për “gabime të rënda në linjën e partisë” por jo nga partia, prej të dhënave të luftës dhe prej autokritikës që bëri në mbrojtje të linjës së partisë. Tashko u përjashtua nga partia për “aktivitet armik” dhe e pësoi pasi nuk refuzoi qëndrimin e tij pro-sovjetik. Kur iu kërkua të fliste ai lexoi një deklaratë ku në fund të fjalive thoshte vazhdimisht “toçka” që do të thotë “pikë”. Ky veprim qesharak i Tashkos i bënte të qarta kontributet e tij për ambasadën sovjetike. Hrushovi pretendonte se ishte përpjekur të evitonte prishjen e marrëdhënieve me Shqipërinë. Në një prononcim ai thotë: “Ne bëmë gjithçka për të parandaluar ndarjen me shqiptarët, por përpjekjet tona nuk vlejnë për asgjë. Konflikti me ta u zhvillua në disa faza, dhe ne gradualisht kuptuam se Shqipëria po konspironte kundër nesh me Kinën. Sinjalet e para i morën kur delegacioni shqiptar ndaloi në Moskë gjatë rrugës për në Kinë. Një prej shqiptarëve, një grua e ndershme (Liri Gega) erdhi e na tregoi se çfarë po ndodhte. Mendoj se vranë pak më vonë të shkretën. E vranë vëllezërit e saj komunistë, sepse erdhi në komitetin qendror dhe na tha për takimin sekret me kinezët”. Marrëdhëniet me sovjetikët u rënduan edhe më në konferencën e 81 partive komuniste në Moskë në nëntor 1960, ku sovjetikët i dhanë të gjitha delegacioneve një dokument ku sulmohej Shqipëria, ndërsa edhe katër takime private mes Hoxhës e Hrushovit gjatë zhvillimit të konferencës, nuk dhanë rezultat. Në një letër të tetorit 1960 nga Hoxha për Kapon, detajohet strategjia e delegacionit shqiptar në konferencë: “Nëse na jepet mundësia, ose ti gjatë sesionit plenar ose Ramiz Alia gjatë mbledhjes së komisionit, duhet të mbrojmë fuqimisht partinë e Kinës, pasi sulmi kryesor është kundër saj. Ata na urrejnë po aq sa dhe kinezët, dhe padyshim që do të na sulmojnë, por sulmi kryesor do të jetë mbi parinë komuniste të Kinës, pasi ata e dinë se ajo është rrezik më i madh për ta sesa paria shqiptare”. Në një letër të mëvonshme të Hoxhës për Kapon, më 13 tetor, ai i jep të tjera instruksione: “Unë po përgatiten për fjalimin nesër në takimin e Moskës siç e kemi vendosur. Në këtë takim qëndrimi ynë do të jetë unik dhe shumica do të nevrikosen me ne, ata do të na abuzojnë, por ne kemi të drejtë dhe këtë do ta tregojnë koha. Duhet të jemi të sigurtë se në takim askush nuk do të guxojë të na mbështesë. Por ne do të bëjmë detyrën tonë në mbrojtje të marksizëm-leninizmit. Grupi i Hrushovit ka bërë mëkat, dhe nëse nuk e tregon mëkatarin me gisht atëherë duart e tua janë të lidhura. Jo, ne nuk do të lejojmë të na imponohen ata që thonë: Si mud të sulmoni partinë e madhe të Bashkimit Sovjetik, të Leninit, për disa zagarë? Dhe ne i themi: Pikërisht për të mbrojtur marksizëm-leninzimin, dhe nuk do të ndalojmë kritikat tona kundër devijacionistëve”. Konferenca nisi e qetë, përveç sulmeve të sovjetikëve ndaj kinezëve. Të gjitha delegacionet përveç Shqipërisë iu bashkuan sulmeve ndaj Kinës, dhe në këtë pikë Hoxha e humbi toruan dhe nisi sulmin ndaj Hrushovit dhe politikave të tij. Ai detajoi në fjalimin e tij presionin që partia e Hrushovit kishte ushtruar mbi Shqipërinë që prej takimit të Bukureshtit. Ata kishin tentuar të dëmtonin besnikërinë e anëtarëve të partisë, të ushtrisë e madje dhe të studente shqiptarë që studiojnë në BRSS. Më 6 gusht 1960 Komiteti Qendror i kishte dërguar një letër proteste partisë sovjetike për aktivitete anti-shqiptare të ambasadorit rus në Tiranë, një pjesë nga e cila citohet më poshtë: “Ne jemi të shqetësuar për qëndrimin e ambasadorit sovjetik, shokut Ivanov , i cili ka kryer aktivitete të hapur kundër partisë sonë, si për shembull duke guxuar të pyesë publikisht gjeneralët tanë se cilës palë i qëndron besnike ushtria. Për ne ky qëndrim i ambasadorit Ivanov është i papranueshëm”. Hoxha i tha gjithashtu kinezëve për komentin e Hrushovit se “ ... vërtet e humbën Shqipërinë, por edhe ju nuk po fitoni shumë me të”. Në një tjetër incident të cituar nga Hoxha është ai mbi mungesën e ushqimeve në Shqipëri. Gjatë krizës së urisë të shkaktuar nga disa të korra të këqija, Shqipëria kërkoi të blinte 50 000 ton grurë për të ushqyer popullin. Pasi priti 45 ditë për një përgjigje, BRSS dërgoi 10 000 ton. Hoxha përmendi një koment të kishte bërë më parë Hrushovi, i cili i kishte thënë të mos shqetësohej për grurin, pasi sipas tij, aq sa konsumohet në Shqipëri në BRSS e hanë minjtë e magazinave. Sulmi i Hoxhës përfundonte me deklaratën se gabimi i vetëm i bërë nga Shqipëria ishte se nuk pranoi të dënonte Kinën. Vetëm për këtë ajo ishte trajtuar në mënyrë të vrazhdë, anti-marksiste e anti-shoqërore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2018 - 07:27

CIA zbardh të tjera detaje nga marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik. Gazeta “SOT” zbardh pjesën tjetër të letrës që Partia Komuniste e BRSS u dërgonte përfaqësuesve të saj, ku kritikohej Enver Hoxha.

Postuar: 19/05/2018 - 08:20

Zbardhet pjesa e dytë e letrës së Komitetit Qendror Sovjetik, ku ju drejtohej gjithë anëtarëve dhe sulmohej Shqipëria.

Postuar: 18/05/2018 - 07:18

Në vitin 1962 Moska nisi luftën e hapur kundër Shqipërisë.

Postuar: 17/05/2018 - 07:39

CIA ka dhënë detaje mbi përplasjet Shqipëri-BRSS. Në vitin 1960 marrëdhëniet mes dy vendeve ishin në ditë më të zeza dhe kulmi arriti në konferencën e Moskës.

Postuar: 16/05/2018 - 07:20

CIA ka zbardhur të tjera detaje sa i takon komplikimit të marrëdhënieve të Shqipërisë Komuniste me Bashkimin Sovjetik.

Postuar: 13/05/2018 - 08:49

Amerikanët e kanë cilësuar Enver Hoxhën stalinist të thekur, ndërsa për Mehmet Shehun janë shprehur se ishte i shqetësuar për të ardhmen.