BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhen letrat, ja detajet e bisedave të Ahmet Zogut me Mbretin Aleksandër të Jugosllavisë dhe mendimet që kishte ai për Gjermaninë e Hitlerin

Zbardhen letrat, ja detajet e bisedave të Ahmet Zogut me Mbretin

Zbardhen të tjera detaje nga letërkëmbimet mes zyrtarëve amerikanë. Në disa letra të shkëmbyera tregohet mbi zhvillimet në Mbretërinë shqiptare gjatë viteve 1937. Aty tregohen disa biseda që Ahmet Zogu kishte zhvilluar me Mbretin Aleksandër të Jugosllavisë dhe mendimet q kishte ai për Gjermaninë.

Uashington, 19 tetor 1937

Sekretari i Shtetit për ambasadorin në Itali (Phillips)

Ju duhet të informoni autoritetet italiane se jemi të kënaqur me progresin e deritanishëm dhe frymën e bashkëpunimit të treguar në negociata nga qeveria italiane. Një nga çështjet për t’u zgjidhur para mbylljes së negociatave është propozimi italian për klauzolën e “kombit të favorizuar” në lidhje me Shqipërinë dhe vendet e basenit të Danubit. Ky propozim lejon trajtim preferencial për tetë vende që përfaqësojnë një territor madhorë të Evropës dhe mund të preket nga produkte konkurruese amerikane në tregun italian. Kështu traktati kërkon që SHBA të vazhdojë kufizimet e taksave ndaj Italisë, ndërsa klauzola e ‘kombit të preferuar’ përfaqëson një vështirësi në propozimin e tyre. Nuk është qëllimi ynë të ndalojmë preferencat e kësaj çështjeje, por besojmë se vendet të cilave i jepen ose mohohen këto preferenca duhet të specifikohen, dhe se masa e karakteri i preferencës duhet të deklarohet dhe të bihet dakord. Ju duhet të informoni autoritetet italiane se në vend të dhënies së informacionit të kërkuar ata mund të japin një listë të produkteve për të cilat kërkojnë trajtim preferencial. Duket se negociatat në lidhje me preferencat nuk mund të mbyllen në kohën e sinjalizuar prandaj dhe dispozitat e çështjes së preferencës së rajonit të Danubit mund të përshtaten me marrëveshjen tregtare. Nëse do të adoptohet kjo procedurë traktati murd të parashikojë masa të përkohshme për preferencat e tarifave doganore me vendet e Ballkanit.

 

Tiranë, 23 dhjetor 1937

Ambasadori në Shqipëri (Grant) për Sekretarin e Shtetit

 

Kam nderin të informoj Departamentin se u prita në një audiencë nga Madhëria e tij Mbreti Zog të premten më 17 dhjetor, 1937. I thashë se kohët e fundit kisha bërë një turne të vendeve të Evropës Qendrore dhe të Ballkanit, saktësisht Gjermani, Austri, Hungari, Jugosllavi, Çekosllovaki, Rumani, Greqi e Turqi dhe kam marrë disa përshtypje të përgjithshme të situatës politike prej kontakteve të mia. Thashë se dëshiroja opinionin e Madhërisë së tij në lidhje me situatën në Evropë për të përcaktuar se sa të gabuara janë mendimet e mia. Ashtu si në seanca të tjera, mbreti u përgjigj menjëherë duke hapur komentet e tij me deklaratën: “Po i flas hapur shkëlqesisë suaj, siç kam bërë gjithmonë” dhe më pas nisi diskutimin politik që zgjati më shumë se një orë. Siç kisha vërejtur edhe më parë, Mbreti Zog i studion nga afër dhe i ndjek tendencat politike. Gjatë celebrimeve të kohëve të fundit të përvjetorit të 25-të të pavarësisë së Shqipërisë, ai ka bërë shumë biseda me delegatë të ndryshëm që prej vendeve europiano-qendrore deri te Italia e Greqia. Idetë kryesore të shprehura nga Mbreti në lidhje me situatën evropiane ishin si më poshtë. “Britania kërkon t’i japë Gjermanisë disa koloni në mënyrë që të rikthehet në Ligën e Kombeve (OKB). Ky është dhe kuptimi i vërtetë i takimeve Halifax-Hitler. Me qëllim për të parandaluar Britaninë, Musolini është larguar nga Liga. Ushtria gjermane nuk është mjaftueshëm e përgatitur për një ofensivë dhe nuk do të jetë e gatshme edhe për tre apo katër vjet. Siç i kam thënë më parë shkëlqesisë suaj, Italia ka hequr dorë tashmë nga ideja e mbrojtjes së Austrisë dhe pushtimi i Austrisë nga Gjermania është çështje e mbyllur, kjo është tashmë vetëm çështje kohe, derisa ushtria gjermane të përgatitet si duhet. Italia nuk mund ta ndalojë. Në Gjermani përgatitjet ushtarake nuk ndjekin politikën, por politika ndjek situatën ushtarake. Kështu që gjenerali gjerman i ushtrisë do të marshojë në Austri e Çekosllovaki, pasi Gjermania dëshiron një traktat me Çekosllovakinë të ngjashëm me Austrinë. Nuk ka asgjë që të ndalojë që Gjermania t’i pushtojë këto vende kur të vijë koha. Gjermania po përgatitet ngadalë pasi ka mungesë lëndësh të para. Bashkëpunimi Italo-Gjerman është formuluar me qëllimin e zbulimit të burimeve të lëndëve të para me anë të teknikëve të dërguar në Etiopi, në Ballkan dhe në Evropë. Të kujtojmë se nuk është thjesht për arsye etike dëshira e bashkimit të popullit gjerman dhe dërgimi i ushtrisë përgjatë Danubit. Objektivi kryesor është kapja e depozitave të mëdha të hekurit në Bohemi.

“Nëse duhet të parashikoj situatën pas tre apo katër vjetësh, ndryshe nga sa mendoja më parë, tani them se lufta mund të evitohet nëse Gjermania arrin aspiratat e saj në Evropën Qendrore në mënyrë paqësore. Një çekosllovak që ishte këtu gjatë përvjetorit të 22 të pavarësisë dhe që është i afërt me presidentin Benes, më kërkoi opinionin për situatën në Evropën Qendrore. Unë i thashë se Çekosllovakia mund të kapitullojë ndaj Gjermanisë që tani, pasi kushtet janë më të mira sesa do të jenë pas tre apo katër vjetësh”. “Dua t’i them shkëlqesisë suaj diçka që Mbreti Alexander i Jugosllavisë i tha një mikut të tij para se të vritej. ‘Nëse duhet të luftoj për të mbrojtur Austrinë nga gjermanët me të gjithë ushtrinë time, deri në kohën që do të arrijë në kufirin austriak gjysma e saj do të ishte shkatërruar rrugës nga hungarezët. A mendoni se mund të luftosh kundër ushtrisë gjermane me një gjysmë-ushtri të demoralizuar?’, tha Aleksandri. Po ashtu, ministri im i Jashtëm mund të dëshmojë se kur Mbreti Alexander dëshironte të shkonte në Francë, unë e këshillova të mos shkonte nga Marseja, pasi është porti më aventurier i Francës.

“Kështu që dhe Jugosllavia ka hequr dorë nga plani i saj për të mbrojtur Austrinë, dhe kjo është arsyeja që janë bërë miqësorë me Italinë. Tashmë ata po afrohen dhe me Gjermaninë. Ndërsa për hungarezët, atyre nuk u vjen keq nëse Gjermanët pushtojnë Evropën Qendrore”, tha ai. Unë i thashë mbretit se kur isha kohët e fundit në Berlin bisedova me një zyrtar të lartë të qeverisë Naziste për aspektet praktike të Aksit Romë-Berlin, dhe ai më tha se “Ka shumë bllofe në këtë mes”. Unë i thashë se kam folur me shumë gjermanë dhe më kanë thënë se janë të kënaqur dhe nuk duan një tjetër luftë. Një burrë me të cilin fola në Berchtesgaden, ku Hitler ka shtëpinë e pushimit të verës, tha, “Ne nuk duam një tjetër luftë, pasi nëse shkojmë në luftë, e gjithë bota do të vihet kundër nesh”. Por nga ana tjetër kam parë prova se Hitleri adhurohet nga gjermanët si shpëtimtari i kombit dhe nëse ai i kërkon njerëzve të shkojnë në luftë, ata do të marrin menjëherë armët. I thashë se kjo psikologji është ajo që unë vura re gjatë turneut tim atje. Mbreti u përgjigj: “Nëse gjermanët nuk duan luftë, atëherë përse janë armatimet? Këtu në Evrope opinioni publik nuk llogaritet. Hitleri është opinioni publik i Gjermanisë, Mussolini në Itali dhe Stalini në Rusi. Gjermania do të jetë e kënaqur me marrjen e Evropës Qendrore. Asaj nuk i bëhet vonë për vende të largëta si Kameruni. Partia Nacional-Socialsite në Gjermani është formuar me qëllimin e vetëm për ta bashkuar atë me Austrinë”. Unë pyeta: “A është prishur marrëveshja e vogël Jugosllavi-Rumani-Çekosllovaki nga miqësia e re Italo-Jugosllave?” I. “Jo, Little Entente mbetet”, u përgjigj Mbreti. “Jugosllavia do të mbetet besnike ndaj Little Entente dhe ndaj Francës, por është vetëm një besnikëri e formës. Italia e Jugosllavia kanë një mirëkuptim të thellë”. Madhëria e tij vazhdonte: “Italia është e përgatitur në maksimum për luftë. Them në maksimum sepse edhe nëse pret dhe dhjetë vjet të tjera për të goditur nuk do të jetë e përgatitur më mirë se tani. Kreu i ushtrisë italiane ka thënë se mund të pajisë dhjetë milionë ushtarë, dhe më shumë se kaq nuk mund të bëjë. Prandaj Italia është e gatshme për luftë por nuk mund ta bëjë e vetme, ajo po pret sa të jetë gati dhe Gjermania. Nëse çështja e Etiopisë dhe e Mesdheut do të zgjidhen në mënyrë të favorshme për Italinë, në Evropë nuk do të ketë luftë. Pyeta një ditë ambasadorin britanik çfarë mendonte nëse ushtarët kanadezë, australianë dhe afrikano-jugorë do të luftonin për të mbrojtur Austrinë. Për t’i kursyer atij siklet nuk e lashë të përgjigjej, por siç kam thënë nëse duhet të evitohet lufta, çështja e Etiopisë dhe e Mesdheut duhet të zgjidhen në përshtatje me dëshirat e Italisë”. Më tej Madhëria e tij përsëriti deklaratën që ka bërë dhe më parë se lufta mund të evitohet me bashkëpunimin e ngushtë të Britanisë dhe të Shteteve të Bashkuara.

Unë iu referova situatës së tensionuar në Lindjen e Largët dhe i thashë se një tjetër incident si ai i sulmit japonez ndaj motobarkës amerikane “Panay” mund të nxisë te publiku amerikan ndjenja të ngjashme si ato që e bënë të hyjë në Luftën Botërore në 1917. Unë shtova se Presidenti duhet të ndjekë opinionin publik, dhe ky i fundit formëzohet kryesisht nga zonat e mëdha rurale të SHBA të cilët nuk kanë shumë lidhje me çështjet botërore. Mbreti u përgjigj: “Kam lexuar fjalimin e shkëlqesisë së tij Presidentit Roosevelt në Chicago dhe u impresionova shumë. Presidenti juaj duket një nejri i madh më shumë kur humbet se kur fiton”. Mbreti vazhdoi “Situata kineze mund të zgjidhet sipas shembullit të Anglisë në Egjipt, pra me sovranitet turk dhe pushtim britanik. Në Kinë le të lejohet Japonia të pushtojë pesë provinca kineze, të cilat mund të ruajnë një sovranitet kinez të zbrazët”. Në mbyllje mbreti tha: “Do të kemi paqe dhe për tre apo katër vjet, paqe raletive. Sepse do të ketë shpërthime luftimesh aty-këtu, si në Spanjë apo në Lindjen e Largët. Gjatë këtyre tre-katër viteve Shqipëria duhet të avancojë, këtë i kam thënë së fundmi dhe kryeministrit tim. Por jam i bindur se bashkëpunimi Anglo-Amerikan mudn të shpëtojë botën nga lufta e përgjithshme. Edhe ne kemi aspiratat tona, jemi një vend i vogël por punojmë për paqen”. Pas shkëmbimi të përshëndetjeve, ku Mbreti vlerësoi urimet e mia për 25-vjetorin e pavarësisë unë u largova.

juaji,

Hugh G. Gran

Më të lexuarat