BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Dossier

Zbardhen sulmet e Hoxhës ndaj Hrushovit më 1964: Shtrembëroi marksizëm-leninizmin, të gjithë bashkë për ta rrëzuar

Zbardhen sulmet e Hoxhës ndaj Hrushovit më 1964: Shtrembëroi

Enver Hoxha pas prishjes së bashkëpunimit Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, nisi një seri sulmesh të ashpra ndaj Nikita Hrushovit. Në një takim që zhvilloi me përfaqësues të Koresë së Veriut, ai nuk kursente kritikat dhe sulmet ndaj liderit të Kremlinit.

25 nëntor 1964

Shënime nga takimi i delegacionit të Koresë së Veriut me Enver Hoxha e Mehmet Shehu

Udhëheqësit shqiptarë vlerësojnë arritjet kulturore të Koresë dhe përpjekjen e Penianit revizionizmit. Ata diskutojnë për prodhimin e fertilizuesve. Një delegacioni Koresë së Veriut erdhi në Shqipëri për celebrimet e 20-vjetorit të çlirimit, të cilët u pritën nga sekretari i parë i partisë Enver Hoxha dhe kryetari i këshillit të ministrave Mehmet Shehu. Nga pala shqiptare ishin gjithashtu prezentë Manush Myftiu, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu, Petro Dode, Piro Bita dhe Vasil Natanaili. Delegacioni i partisë koreane përbëhej nga anëtari i Byrosë Politike Ri Jong-Ok, ambasadori korean An Jong dhe kryetari i partisë së provincës Jagangdo, Ju Geung Jang. Shoku Enver Hoxha pas pritjes së të ftuarve i pyeti nëse ishin lodhur nga udhëtimi, më pas shtoi: “Gjithsesi këtu është fjala për të vizituar miqtë, prandaj lodhja nuk është çështje. Si është me shëndet udhëheqësi Kim Il Sung?” Pasi mori përgjigje se udhëheqësi ishte mirë me shëndet, Hoxha tha: Jemi shumë të lumtur që ju kemi mes nesh në këtë përvjetor të madh. Është një nderim që na bën partia juaj dhe qeveria e shokut Kim Il Sung. Dy popujt dhe partitë tona, megjithëse janë larg nga njëri-tjetri, janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, si në ditë të lumtura, siç janë celebrimet tona, ashtu dhe në kohëra të vështira. Ne jemi të lidhur nga gjaku dhe nga ideali i marksizëm-leninzimit, dhe nga qëllimet tona për ndërtimin e socializmit dhe komunizmit. Vizita juaj e ka bërë të lumtur të gjithë popullin shqiptar, pasi ata ju duan shumë.

Ri Jong-Ok: Edhe populli ynë ka respekt të veçantë për partinë tuaj dhe përpjekjen e saj kundër imperializmit dhe revizionizmit modern. Populli korean po e feston si të tijin këtë 20 vjetor të çlirimit të Shqipërisë.

Hoxha: Ne ju falënderojmë për fjalët e ngrohta. Ne gjithashtu kemi shumë dashuri për popullin korean sepse ata janë të ditur, të guximshëm, punëtorë dhe të talentuar. Ne jemi të lumtur për sukseset që ju keni arritur në ndërtimin e socializmit. Ambasadori ynë në Penian na ka dhënë informacione të bollshme për vendin tuaj, për sukseset tuaja, për mobilizimin e madh të masave punëtore dhe sukseset në fushat e industrisë, bujqësisë, arsimit e kulturës. Delegacionet e shumta shqiptare që kanë vizituar Korenë na kanë treguar për arritjet tuaja të mrekullueshme, që janë një tregues i cilësive të popullit korean dhe i korrektësisë së linjës që ndiqet nga partia dhe populli juaj. Kjo është arsyeja e admirimit tonë dhe e faktit që fitoret tuaja i konsiderojmë si tonat. Kur ne themi se asnjë forcë nuk e ndalon dot progresin e socializmit, kjo është një e vërtetë e madhe dhe objektive. Popujt dhe partitë tona tashmë po i bëjnë ballë sulmeve brutale të imperialistëve dhe revizionistëve modernë. Partia juaj ashtu si partia jonë dhe partitë tjera marksiste-leniniste po kontribuojnë në rrëzimin e Hrushovit, por të gjitha ato bashkë me partinë madhe të Kinës duhet të jenë të gatshme për betejat e ardhshme dhe likuidimin e imperialistëve e revizionistëve.

Ri Jong-Ok: Populli dhe partia jonë e kuptojnë mirë se partia juaj me në krye ju shoku Enver Hoxha keni luftuar dhe keni korrur fitore të mëdha kundër imperializmit e revizionizmit modern, duke vazhduar ndërtimin e socializmit në Shqipëri. Ne e kuptojmë këtë të vërtetë dhe i kemi kuptuar sukseset dhe fitoret tuaja si tonat.

Hoxha: Ju mund ta shihni vetë tani që keni ardhur në Shqipëri se përveç suksese kemi hasur dhe vështirësi të mëdha. Por populli jonë ka qenë gjithnjë i mobilizuar dhe partia i ka mbajtur në kontakt me situatën. Shokët kinezë gjithashtu na kanë ndihmuar shumë në kapërcimin e vështirësive dhe për këtë arsye kemi arritur realizimin e planeve. Edhe populli ynë ka luftuar për kalimin e vështirësive dhe është i ndërgjegjshëm për arsyet. Ai e di se për çfarë lufton dhe rezultatet e arritura me punën dhe djersën e tij janë të merituara. Shoku Mehmet Shehu dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë Korenë dhe vizitën që bëmë atje. Takimi me udhëheqësin Kim Il Sung na la një përshtypje të paharruar, ashtu si dhe takimet me zyrtarë dhe anëtarë të pasave punëtore. ju keni një popull të madh e të talentuar,por gjithashtu punëtor dhe të arsimuar. Ne jemi informuar për arritjet tuaja në Kore dhe kemi lexuar raportet et bollshme të shokëve tanë që kanë vizituar vendin tuaj. Kemi lexuar gjithashtu raportin e shokut Kim Jong Un mbi politikat e bujqësisë, që na u dërguan nga shoku ambasadori korean. Kemi mësuar shumë prej tyre dhe metodat koreane kërkojmë t’i përdorim edhe këtu në Shqipëri, pasi kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit të jetesës së popullit. Masat e bujqësisë janë zgjedhja korrekte e partisë suaj ashtu si dhe ndihma për ndërtimin e shtëpive të fshatarëve dhe punonjësve të tjerë. Edhe shokët e delegacionit kulturor që erdhën kohët e fundit në Kore na treguan për arritjet dhe ndërtesat kulturore që keni ngritur, arritje që na bëmë shumë të lumtur.

Mehmet Shehu: Zgjidhja e problemit të grupit nga vendi juaj është një shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet socialiste.

Hoxha: Muajin e kaluar ne morëm pjesë në një shfaqje të Ansamblit Kulturor Korean, e cila ishte diçka vërtet e pëlqyeshme. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për organizimin por dhe për shprehjen e mrekullueshme të ndjenjave, muzikës revolucionare, zërave të bukur dhe tingujve prekës. Artistët tuaj kënduan shumë bukur dhe disa këngë shqiptare. Dhe në fakt i thashë një shoku që kisha pranë se artistët tanë duhet të marrin nga eksperienca e artistëve koreanë, ndryshe nga artistët tanë që kur këndojnë në tone të larta i humbasin disa nota. Këto suksese tregojnë forcën e partisë suaj në fushën e artit dhe kulturës.

Ri Jong Ok: Sigurisht ne kemi pasur disa suksese në ndërtimin e socializmit, ekonomisë, kulturës e artit. Udhëheqja korrekte e partisë sonë me në krye Kim Il Sung gjithmonë ka pasur këtë si objektiv. Ne po korrim suksese por siç e dini, para çlirimit Koreja ishte një vend kolonial. Arritje të tilla ishin më parë të pamendueshme në vendin tonë, por tashmë është e qartë se megjithëse kemi marrë ndihmë nga shokët kinezë, faktori kryesor është uniteti i popullit rreth partisë dhe mobilizimi i tij për ekzekutimin e linjës së partisë me anë të forcave të brendshme.

Hoxha: Është ashtu siç thotë populli jonë, vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kjo është esenca e rindërtimit të vendit me forcat tona.

Ri JongOk: Edhe ju keni korrur suksese të mëdha kundër imperializmit dhe revizionizmit. Ashtu si kundër vendit tonë, imperialistët po kryejnë aktivitete edhe kundër vendit tuaj. Revizionistët modernë po vazhdojnë presionet kundër jush, por edhe në këto kushte të vështira ju keni korrur suksese me anë të linjës korrekte të partisë dhe mobilizimit të popullit. Edhe populli ynë ka jetuar në kushte të vështira prej sulmeve të imperializmit që është i armatosur me armë moderne. Ne ndahemi prej tyre vetëm nga vija kufitare e paralelit të 38-të. Ndërsa tani kemi dhe presionin e revizionistëve, të vilatna godasim me presion dhe provokime nga të gjitha anët. Përpjekja kundër imperializmit dhe revizionizmit është vitale për popullin dhe partinë tonë pasi është thjesht çështje mbijetese. Ne do të vazhdojmë të forcojmë vigjilencën dhe unitetin në mendim, organizim dhe bashkëveprim mes të gjitha forcave revolucionare të botës, për fitoren e marksizëm-leninizmit. Ne e kemi vizituar vendin tuaj në 1956 dhe tani i shikojmë me sy fitoret që keni arritur dhe jemi të lumtur që është kështu.

Hoxha: Ka pasur shumë progrese. Është e vërtetë ajo që ju thoni se duhet arritur unitet në mendim,organizim, dhe veprim mes forcave revolucionare marksiste-leniniste. Për këtë qëllim duhet të vazhdojë përpjekja brutale dhe e pamëshirshme kundër krushovitëve, titistëve dhe revizionistëve të tjerë, qëllimi i të cilëve është shtrembërimi i marksizëm-leninizmit dhe mbjellja e përçarjeve mes partive komuniste punëtore. Revizionizmi modern si një kancer në trupin e njeriut po përpiqet të dëmtojë përpjekjet tona për ndërtimin e socializmit. Mbi të gjitha ata po përpiqen të shkatërrojnë unitetin tonë,që është faktori kryesor i pathyeshmërisë sonë. Prandaj të gjithë marksistët duhet të luftojnë me të gjithë forcën e tyre kundër kësaj vegle të imperializmit dhe kapitalizmit botëror. Disa vende të Evropës lindore e kanë nënvlerësuar këtë detyre dhe kjo po vë në rrezik fatin e popullit të tyre dhe po vë në pikëpyetje të ardhmen. Partia dhe komiteti juaj qendror me në krye shokun Kim Il Sung e kanë vlerësuar korrektësisht çështjen e mbrojtjes së marksizëm-leninizmit dhe përpjekjen kundër titistëve e krushovianëve modernë,dhe revizionistëve të tjerë të ngjyrave të ndryshme. Përpjekja jonë kundër tyre është e drejtë dhe ka ndihmuar në bashkimin e popullit rreth partisë e arritjen e sukseseve që përmendëm. Në të ardhmen në do të arrijmë të tjera suksese pasi tashme kemi çjerrë maskën e revizionizmit modern duke i bërë të kapitullojnë. Prej tani e tutje ata do të shohin vetëm dështim. Ekonomisti ynë, shoku Petro Dode thotë “sapo të ndërtojmë fabrikën tonë të fertilizuesve, prodhimi ynë bujqësor e blegtoral do të rritet ndjeshëm”.ai e di se ju keni fabrika të mira të fertilizuesve.

Mehmet Shehu: Mendoj se koreanët prodhojnë 6-7 mijë ton azotik në vit.

Ri Jong Ok: Pak a shumë, aq.

Mehmet Shehu: Koreanët përdorin rreth 4 kuintalë fertilizues për çdo hektar përveç fertilizuesve organikë, ndërsa ne përdorim rreth 30 kg për hektarë. Keni vetëm fabrikën e fertilizuesve në Hanam, apo keni ndërtuar një tjetër. Sipas një raporti të shokut Kim IL Sung, ju së shpejti do të përdorni rreth 10 kuintalë fertilizues për hektarë.

Ri Jong Ok: Nuk kemi ndërtuar një fabrikë tjetër,por kemi zgjeruar atë të Hanam. Përdorim ajrin për prodhimin e amoniakut, por kjo metodë kërkon shumë energji prandaj tani po përpiqemi të përdorim qymyrin si lëndë të parë.

Hoxha: Besoj se keni ndërtuar dhe një fabrikë për prodhimin e fibrave sintetike.

Mehmet Shehu: Kemi dëgjuar se ju prodhoni fibrat nga kërcejtë e kallamave si material bazë për prodhimin e fibrave.

Ri Jong Ok: Po, jemi në procesin e testimit dhe shpresojmë që së shpejti të nisim prodhimin

Hoxha: Vendi juaj është prodhues natyral kallamash apo i mbillni artificialisht? Nëse i mbillni vetë, sa kohë u deshën derisa t’i shfrytëzonit në mënyrë industriale.

Ri Jong Ok: Brigjet tona të lumenjve kanë plot kallama por jo aq sa për të prodhuar fibra sintetike, prandaj ne edhe i mbjellim. Ne nisim përdorimin e tyre industrial brenda dy viteve, nganjëherë edhe më herët,por i lëmë të rriten deri në tre vjet,pasi prodhojnë mirë. Po ju a keni shumë kallama?

Hoxha: Ashtu si ju, kemi ca po jo aq sa për të prodhuar prandaj duhet të mbjellim të tjerë.

Ri JOng Ok: Për të prodhuar një ton fibra sintetike nevojiten 4 ton kallama,ose nga një hektar i mbjellë me kallama, mund të merren 2 ton fibra sintetike. Industria e pambukut në vendin tonë nuk ka prodhim të mirë. Kur gjërat ecin mirë ne mund të marrim një maksimum prej 600 kg për hektar,prandaj kemi nisur të zëvendësojmë pambukun me kallama.

Hoxha: Le të ngremë gotat të dashur shokë koreanë për shëndetin e partisë dhe popullit tuaj, për shëndetin e shokut Kim Il Sung dhe për shëndetin tuaj.

Ri Jong OK: Dhe për shëndetin tuaj.

Mbajti shënim Haxhi Kroi

 

15 janar 1963

Regjistrim i bisedës mes kryeministrit kinez Çu En Lai, ambasadorit sovjetik në Kinë, Stepan V. Chervonenko dhe ambasadorit të Mongolisë në Kinë, Dondogiin Tsevegmid

Tsedenbal dhe En Lai diskutojnë dërgimin e punëtorëve në Mongoli, dhe të mallrave nga Mongolia në Kinë, si dhe për linjën ideologjike, propagandën dhe Shqipërinë.

Pas nënshkrimit të traktatit dhe demonstratës së madhe me 27 dhjetor, u zhvillua biseda e dytë mes Çu En Lai dhe ambasadorit mongol Tsevegmid. Çu En Lai tha në fillim të bisedës se nënshkrimi i traktatit kufitar mes dy vendeve kishte kuptim të madh, jo vetëm për Kinën e Mongolinë por dhe për vende të tjera dhe për përmirësimin e situatës ndërkombëtare. Më pas duke prekur problemin me Indinë, Çu En Lai tha se kufiri ende nuk ishte demarkuar. Ai u përpoq të mbronte pozitën kineze në çështjen e kufirit dhe tha se bisedimet kishin avancuar dhe për çështjen kufitare me Pakistanin. Çu En Lai tha se avancimi i bisedimeve nuk i pëlqente Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se India po përpiqej të përfitonte në debat nga ndërhyrjet e Bashkimit Sovjetik dhe gjithashtu nga Britania e SHBA, por ko nuk do ta forconte pozitën e kryeministrit indian Nehru pasi e vërteta ishte në anën e Kinës dhe popujt e Azisë ishin me të. Në lidhje me programet e ndihmës ekonomike Çu En Lai tha se Mongolia kishte kërkuar rreth 17 rubla në vlerë mallrash, por Kinë ishte e aftë të furnizonte për momentin vetëm me 6 milionë rubla. Ai tha se vitin që vjen Kina do të shtojë masën e mallrave për Mongolinë në rrugë hekurudhore. Çu Enali i kujtoi se shokët mongolë kishin premtuar t’i shisnin Kinës 100 000 kuaj, por ambasadori tha se kanë hasur vështirësi në kalimin e kuajve vetëm në dy pika kalimi kufitare dhe se shpenzimet e tyre ishin të mëdha. Në lidhje me kalimin e punëtorëve kinezë, Çu En Lai tha se nëse kushtet e punës nuk korrespondojnë me kërkesat e tyre atëherë ata do të refuzojnë. Ambasadori tha se Mongolia ka ligjet e saj dhe trazirat do të ndikonin negativisht te punëtorët mongolezë. Çu Enali tha se dy vendet nuk përputhen ideologjikisht në të gjitha pikëpamjet prandaj do të përpiqej të përmirësonte unitetin mes dy partive motra. Ai theksoi më tej se mediat kineze botonin në mënyrë të barabartë si materialet sovjetike dhe ato të Shqipërisë në lidhje me mosmarrëveshjet mes tyre, ndërsa Mongolia papublikuar vetëm artikuj kritike ndaj Shqipërisë dhe nuk ka publikuar materiale shqiptare. Çu En Lai shprehu shqetësimin se kjo sjellje mund të thellonte mosmarrëveshjet dhe të përfshinte më shumë parti të vendeve të tjera. Ai përmendi faktin e kritikave çekosllovake për partinë kineze në kongresin komunist të Italisë, të cilat u botuan në shtypin e Mongolisë, ndërsa deklarata e delegacionit kinez nuk u botua. Çu En Lai tha se kritikat indirekte të Hrushovit për Kinën ishin publikuar në Kinë.

 Çu En Lai: Sigurisht që është zgjedhja e partisë mongole qasja ndaj shtypit të saj dhe ne nuk mund të imponojmë qasjen tonë për këtë. Ndërsa problemet me punëtorët kineze në Mongoli vijnë prej ndryshimeve ideologjike mes partive tona.

Ambasadori Tsevegmid: Ju flisni për marrëdhëniet mes partive tona dhe mendësinë në lidhje me partinë e Shqipërisë. Por unë dua t’ju siguroj se partia mongole mban një qëndrim korrekt dhe parimor në lidhje me udhëheqjen shqiptare. Me veprimet e saj udhëheqja e Shqipërisë ka nisur të thyejë unitetin mes partive vëllazërore dhe nisur përçarjen në lëvizjen punëtore komuniste. Ne besojmë se linja e partisë mongole është korrekte dhe do të vazhdojmë të ruajmë këtë qëndrim objektiv kundër atyre që kërkojnë të përçajnë lëvizjen komuniste. Partia mongole mbështet plotësisht linjën e partisë sovjetike dhe përpjekjen e saj për unitet në lëvizjen komuniste. Ju shoku Çu En Lai po thoni se është e palejueshme të publikojmë hapur diferencat mes partive. Por ju e dini se partia sovjetike ka marrë masa të ashpra dhe një iniciativë të madhe kundër partisë shqiptare, duke i bërë thirrje të ruajë unitetin. Të gjithë udhëheqësit e Kinës besoj se e dinë mirë se në vitin 1960 udhëheqja sovjetike u përpoq disa herë të fliste me udhëheqësin shqiptar Hoxha dhe kryeministrin Shehu. Shoku Hrushov bëri personalisht një sërë hapash për t’i ndaluar udhëheqësit shqiptarë, por ju e dini se ata jo vetëm refuzuan të dëgjonin këshillat e sinqerta të udhëheqjes sovjetike, por përkundrazi në mënyrë të pasjellshme e huligane, refuzuan propozimet. Pas kësaj natyrisht që BRSS mendoi se nuk duhet të fokusohej vetëm në takimet private. Dua t’ju them shoku Çu En Lai se veprimet e partisë shqiptare nuk drejtoheshin vetëm kundër partisë sovjetike por kundër të gjithë lëvizjes socialiste ndërkombëtare,pasi ata nuk shanin vetëm BRSS por të gjitha vendet komuniste. Kjo do të thotë se udhëheqësit shqiptarë me veprimet e tyre përçarëse e distancuan veten nga lëvizja ndërkombëtare komuniste. Ju shoku Çu En Lai na kritikoni se nuk kemi botuar materialet e Shqipërisë në shtypin tonë, dhe kjo është e vërtetë. Por dua të vërej se as në të ardhmen nuk do të printojmë materiale të tilla. Ju thatë se nuk kemi publikuar materialet kineze, por ne shtypin vetëm materiale marksiste-leniniste. Ne e respektojmë shumë partinë sovjetike. Ju komunistët kinezë, keni ecur shumë, keni bërë një jetë të gjatë politike, por ne mendojmë se në takimin partive vëllazërore në Moskë ju nuk ndoqët rrugën korrekte. Dua të them se ju keni kontribuar shumë në unitetin e lëvizjes ndërkombëtare komuniste dhe ju themi sinqerisht se shpresojnë që ju të mos ndaheni nga linja e pranuar politike por të ecni përpara bashkë me partinë sovjetike dhe partitë e tjera. Këto që po them nuk kanë qëllim të prishin marrëdhëniet tona me ju dhe ne pikërisht këtë duam të evitojmë, por ju shokë kinezë mbështesni Shqipërinë, dhe rrjedhimisht e nxisni atë të shajë Bashkimin Sovjetik në mënyrë huligane. Në lidhje me punëtorët kinezë në Mongoli, ne nuk mund të ndryshojmë linjën tonë ideologjike dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë prej 8 000 punëtorëve tuaj. Por ne duam t’ju sigurojmë se ne nuk bëjmë punë ideologjike mes punëtorëve tuaj. Sa i përket shtypit, në botojmë ato që mendojmë se janë korrekte. Çu En Lai ndërpret ambasadorin dhe i kërkon të bëjë një pyetje: Nëse artikujt në shtypin tuaj janë një kritikë direkte apo indirekte ndaj partisë së KInës, çfarë mendësie duhet të kemi ne për to?

Tsevegmid: Nuk e mohoj prezencën e vështirësive të këtij lloji.

Çu Enali: Atëherë si do ta zgjidhim çështjen e punëtorëve? Këtu nuk e kam fjalën vetëm për punëtorët e vjetër, por dhe të rinjtë.

Tsevegmid tha përsëri se linja politike nuk do të ndryshojë prej 8000 punëtorëve. Çu En Lai tha se nuk po kërkonte ndryshim të linjës së partisë por më tej tha se nuk i pranonte mësimet e ambasadorit mongol. Tsevegmid tha se nuk po përpiqej t’i jepte leksion Çu Enalit dhe nuk kishte ndërmend të bënte në gjë të tillë. Çu En Lai i irrituar përmendte shpesh linjën politike dhe Tsevegmid tha se kjo nuk korrespondonte me frymën e takimeve mes partive vëllazërore. Çu Elai tha se Kina nuk e kishte shkelur traktatin e Moskës, dhe se Hrushovi e ndjekësit e tij e kishin bërë këtë.

Më të lexuarat