BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhen të fshehtat e atentateve ndaj Ahmet Zogut, ja si i mbijetoi sulmit në Vjenë dhe lëvizjet për të eliminuar kundërshtarët

Zbardhen të fshehtat e atentateve ndaj Ahmet Zogut, ja si i mbijetoi sulmit

Dalin në dritë detaje nga jeta e Ahmet Zogut. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar që në atë kohë për të. Gazeta po tregon detaje mbi mbretërimin e tij. Po ashtu është hedhur dritë dhe mbi atentatet që i janë bërë dhe goditjet që u ka dhënë kundërshtarëve.

31 tetor 1929

Zogu i Shqipërisë qeveris me dorë të hekurt

Mbreti Zog i Shqipërisë ka nisur të tregojë se nuk preferon ta zgjasë shumë me personat që janë kundër qeverisë së tij. Kur një grup deputetësh të Parlamentit protestuan kundër politikave të qeverisë së tij, ai i arrestoi të gjithë. Megjithëse emri i Zog-ut nuk duket se ka lidhje me Og-un, mbreti i Bashanit apo me Gog dhe Magog, pararendësit anglezë të të cilëve kanë portrete në Guildhall në Londër, duket qartë se në vendin e tij ai është një lloj apostulli me procedura të thjeshtëzuara parlamentare. Ndoshta ai është studiues i metodave të Qemal Oashës që eliminonte kundërshtarët parlamentarë me procedura të thjeshta, duke i ekzekutuar. Si metodë për marrjen e unanimitetit ai sfidon sistemin kolektiv të vendeve të mësipërme të përparuara. Ndoshta dhe në Britani udhëheqësit do të kishin pasur momente kur dëshirojnë fuqi të plota si ato të Mbretit Zog për eliminimin e opozicionit, të cilat shqiptari i ushtron në mënyrë natyrale dhe elegante. Në mënyrë të ngjashme me Kromuellin e dikurshëm në Angli, Zogu arrestoi 129 zyrtarët që protestuan ndaj qeverisë duke dënuar 29 prej tyre me vdekje dhe shumë të tjerë me dënime të ndryshme burgimi. Shqipëria gjendet në të majtë të detit Adriatik me 850 000 banorë. Vendi nuk ka rrugë, por ka shërbim të mirë ajror. Për shekuj me radhë vendi ka qenë pjesë e perandorisë turke otomane deri në çlirim në 1912. Gjatë Luftës I Botërore u pushtua nga ushtri të huaja. Fillimisht ishte një principatë me një princ, tashmë është mbretëri me mbret vendas.

21 shkurt 1931

Atentat ndaj Mbretit Zog

Ka dështuar dje një tentativë për vrasjen e Mbretit Zog të Shqipërisë pasi ai po dilte nga një sallë opera në Vjenë. Një major që ishte me të u vra, ndërsa një shërbëtor u plagos. Tre burra hapën zjarr në suitën e mbretit duke vrarë majorin Topola dhe duke plagosur shërbëtorin e oborrit Pozova. Dy nga vrasësit u kapën, një prej të cilëve besohet se është një ish-kapiten artilerie ndërsa tjetri një student. I treti arriti të shpëtonte. Mbreti Zog thuhet se shpëtoi duke u ndarë nga grupi i tij. Policia më pas e shoqëroi atë drejt autokolonës mbretërore dhe e largoi.

24 shkurt 1931

Tentativë vrasjeje ndaj mbretit aventurier shqiptar

Tentativa e fundit e vrasjes ndaj mbretit Zog do të renditet vetëm si një incident në jetën e një monarku aventurier. Kjo nuk ishte hera e parë që vdekja kërcënon të shkurtojë kontrollin e çështjeve shqiptare. Në 1923 kur Zogu u kthye pas shtypjes së një revolte në veri të Shqipërisë, një student e priti në shkallët e Parlamentit dhe e plagosi në krah. Më pas ishte vetë mbreti që e shpëtoi djaloshin nga turma servile që donte ta vriste dhe insistoi që ai të mos lëndohej. Zogu njihet ndryshe si “monarku kërpudhë” i Evropës që u kthye në mbret brenda natës. Kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç ai pasoi babain e tij si kryetar fisnor i malësive. Më pas gjërat ndodhën shpejt gjatë karrierës së tij si ushtar i rastit, gjeneral i ushtrisë apo politikan. Në 1924 ai shkoi në Jugosllavi dhe një vit më vonë u zgjodh kryeministër.

Ndryshimi i Kushtetutës ishte relativisht i thjeshtë. Asambleja parlamentare që zgjodhi Zogun erdhi e gjitha në pallatin mbretëror ku ai bëri dy herë betimin, një herë me dorën mbi Kuran e një herë mbi Bibël. U bë gostia, sakrifikimet e gjësë së gjallë dhe një amnisti e disa të burgosurve. Mbreti i ri i dha një muaj bonus rrogë punonjësve të administratës dhe ngriti në detyrë gjashtë kolonelë të ushtrisë duke i bërë gjeneralë. Por puna e vërtetë e monarkut nuk ishte e thjeshtë dhe ai vetë ka thënë se është i vetmi mbret në Evropë që kalon 24 orë në punë. Detyra e parë ishte balancimi i buxhetit, e cila i ka kushtuar jetën disa kabineteve. Zogu arriti të marrë një moratorium prej tre vjetësh nga Italia për pagesat dhe me anë të politikave të ashpra ekonomike e përmirësoi gjendjen e financave. Ai nisi më pas detyrën e modernizimit të vendit duke shpërndarë Kodin Civil, duke i hequr të drejtën Kishës Ortodokse mbi martesat e divorcet, si dhe duke ndaluar poligaminë te myslimanët. Parlamenti me udhëzimin e Zogut bëri të dielën si ditë të vetme pushimi nga puna, duke hequr të premten që ishte pushim për rreth 70 për qind të myslimanëve shqiptarë.

Kjo e fundit ishte një ndërhyrje serioze në zakonet kombëtare por ashtu si reformat e tjera të Zogut, rezultoi e suksesshme. Simpatitë monarkiste të fiseve veriore janë gjatë gjithë kohës pjesë e debateve të forta në vend. Kisha ortodokse në influencën e mbretit u detyrua të forcojë lëvizjen e saj nacionaliste duke u distancuar nga patriarka greke dhe po ashtu dhe myslimanët nisën reformat siç ishte ajo e leximit shqip të Kuranit në vend të gjuhës arabe. Në vitin e parë të mbretërimit të Zogut u ngrit gjithashtu një komision bujqësor për nisjen e metodave moderne të kultivimit dhe përmirësimin e sistemeve të tokave. U ndërtuan rrugë dhe ura dhe disa shkolla të mesme u kthyen në gjimnaze teknike profesionale.

17 prill 1931

Cigaret dhe purot e Mbretit Zog

Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili raportohet se tymos rreth 100 cigare në ditë, duhet t’i afrohet një rekordi botëror, por mund të konsiderohet ndoshta i përafërt me 25 purot që raportohej se tymoste Herr Stark, i cili vdiq kohët e fundit në Berlin. Ai raportohet se për rreth 50 vjet ka pirë rreth 500 000 të tilla dhe ka thënë se të tymoste kubanezen e fundit se në zgjedhjen e tij me duhanit apo një gruaje, nuk pendohet për asgjë. Por edhe ky rekord duket se është thyer nga austriaku Herr Nanas, i cili ka mbajtur llogaritë e tymosjes së tij prej rinisë deri në moshën 73-vjeçare, duke thënë se ka tymosur 628 000 puro. Një statisticien ka llogaritur se purot e tymosura nga Herr Nanas mund të kishin arritur gjatësinë 40 milje.

18 qershor 1931

Raportohet vdekja e mbretit Zog në atentat

“A ka vdekur Mbreti Zog?” është pyetja që po bën shtypi perëndimor pas disa raportimeve konfliktuese nga Vjena, Berlini e Beogradi, sipas të cilave Mbreti Zog i Shqipërisë është vrarë në Tiranë mbrëmë pasi nuk ka rezistuar ndaj plagëve të atentatit, por gjithashtu thuhet se ai është mirë. Sekretari i legatës shqiptare ka thënë se lajmet nuk kanë asnjë bazë, ndërsa mediat spekulojnë se autoritetet po përpiqen ta fshehin ngjarjen. “Nuk kemi marrë asnjë lajm të tillë nga Tirana, tha zyrtari, duke shtuar: Por unë nuk mund të them me siguri se mbreti Zog është në kryeqytet e në shëndet të plotë. Mesazhi i fundit nga Beogradi thotë se lajmi i vrasjes së mbretit Zog është dhënë gabimisht nga një stacion amator radio. Ndërkohë armiqtë shqiptarë të Zogut në Europë kanë nisur të festojnë.

19 qershor 1931

Zogu i Shqipërisë do të vdesë, pi shumë duhan

Jeta e Mbretit Zog të Shqipërisë, diktatorit piktoresk të Ballkanit, vazhdon të jetë objekt lajmesh habitëse. Një ditë më parë një lajmi rremë i transmetuar nga një radio amatore e bënte atë të vdekur nga një atentat, ndërsa mesazhi i sotëm nga Tirana thotë se doktorët kësaj radhe, raportojnë se mbreti po shuhet nga një infeksion i pashërueshëm i fytit i shkaktuar nga rreth 100 cigare që ai tymos në ditë. Mbreti Zog e ktheu Shqipërinë nga Republikë në Monarki në 1928 me udhëheqës veten e tij. Në fillim të vitit një atentat iu bë jetës së tij në Vjenë, teksa po dilte nga teatri.

2 tetor 1931

Jepen dënimet për atentatorët e Zogut

Një ngjarje dramatike ndodhi në shkurt jashtë teatrit të Vjenës ku dy shqiptarë të quajtur Cami e Gjeloshi, respektivisht një kapiten ushtrie dhe një lejtnant xhandarmërie, qëlluan rreth 20 herë kundër mbretit Zog të Shqipërisë. Gjykata dha sot vendimet për ta duke i dënuar me vdekje në mungesë. Të dy ata kishin qenë armiq politikë të Zogut dhe u larguan nga vendi kur ai erdhi në pushtet. Gjatë atentatit mbreti thuhet se nxori vetë pistoletën dhe qëlloi ndaj tyre. Gruaja austriake e Camit priste në ankth jashtë gjykatës, bashkë me gruan dhe miqtë e Gjeloshit. Sipas raportimeve Zogu ka kryer hakmarrje të tmerrshme ndaj familjarëve të atentatorëve në Shqipëri, shumë prej të cilëve janë torturuar. Arsyetimet e kundërshtarëve të Zogut janë keqqeverisja dhe ekstravaganca e mbretit, në një kohë kur popullsia vuan urie. Kjo u reflektua me blerjen e një servisi të florinjtë me porosi në Vjenë si dhe një histori dashurie në Vjenë me të bijën e një kopshtari, e cila e quan veten baroneshë. Gjykata ishte e ruajtur mirë dhe zyrtarët thonë se hakmarrjet e gjakut vazhdojnë në Shqipëri. Autoritetet kishin marrë paralajmërime për sulme në gjykatë me armë ose me bombë.

4 prill 1932

Në Vjenë ekspozohet servisi i florinjtë i Zogut

Një punim i rrallë në flori po ekspozohet në Vjenë, në formën e servisit të florinjtë të banketeve të punuara për Mbretin Zog të Shqipërisë. Diçka e tillë prodhohet për herë të parë për mbretërinë më të re të Europës. Servisi përbëhet nga 2200 elementë të artë, të punuara me dorë në stil të vonë barok, nga njëzet artistë që kanë punuar për 28 000 orë. Elementët janë dizenjuar nga profesor Prutcher i akademisë së Vjenës. Servisi është prodhuar me 4 kg flori për veshjen e elementëve dhe nga 300 kg argjend. Në secilën pjesë është emblema e mbretërisë së Shqipërisë.

3 shtator 1932

Mbreti i Shqipërisë, udhëheqës progresiv

Mbreti i Shqipërisë merr më shumë se 3000 dollarë në javë rrogë, ndërsa kryeministri i tij që është zyrtari më i paguar në mbretëri, merr vetëm 80 dollarë në javë. Një anëtar i Parlamentit merr rreth 35 dollarë rrogë, njëlloj me kryetarin e Gjykatës së Lartë. Pra i gjithë Parlamenti kushton më pak se vetë mbreti. Mbreti me familjen dhe oborrin e tij konsumojnë një të 12-ën e të gjithë buxhetit të vendit, në një fitim shumë të majmë për qeverisjen e rreth 1000 000 njerëzve. Por ndoshta ai ia vlen për këto shpenzime. Udhëheqësi i ri ka bërë më shumë për Shqipërinë nga çdo udhëheqës i mëparshëm. Gjatë viteve të para të qeverisjes, shqiptarët kanë bërë progres të konsiderueshëm dhe për herë të parë Shqipëria është diçka më shumë se një shprehje gjeografike. Në asnjë periudhë tjetër të historisë së tyre shqiptarët nuk kanë qenë më të bashkuar, megjithëse nga tre besime të ndryshme fetare.

Shqiptarët tashmë kanë një sistem komunikimi rrugor, një gjuhë letrare, tekste shkollore dhe një frymë kulturore. Dy dekada më parë shkollat shqipe ishin të ndaluara. Për herë të parë territori i vendit është i sigurt nga jashtë dhe nga brenda. Një sistem modern gjyqësor aplikon një kod modern ligjesh, ka gjithashtu shtypin e përditshëm, që ishte i pamendueshëm disa vjet më parë. Të gjithë të rinjtë mësojnë e stërviten në shoqëri atletike, në palestra që mund të jenë primitive, por që i japin një mësim të vlefshëm fshatarëve analfabetë. Koncerte, teatro dhe ekzibicione arti si për burra dhe gra jepen nëpër qyteza, të cilat ishin edhe këto të padëgjuara disa vite më parë. Kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më modern duke kaluar kufijtë e një vendbanimi të thjeshtë që ka qenë për rreth dy kilemia. Udhëtimi është bërë më i shpejtë dhe më i lirë, megjithëse nuk ka ende asnjë hekurudhë. Për gratë shqiptare është ende shumë e vështirë, por gjendja është përmirësuar.

Ka më pak korrupsion dhe parregullsi administrative se më parë. Për të qenë të saktë, ka ende shumë për të dëshiruar, por diçka është arritur. Edhe minoritetet janë relativisht të trajtuara më mirë. Shërbimi ajror drejt Shqipërisë është i pranueshëm. Por jo të gjitha arritjet i detyrohen vetëm mbretit Zog, pasi kemi të bëjmë më zgjimin e shpirtit të një kombi që përpiqet të bëjë përpara dhe që po jep kontributin e tij. Zogu duket se është vetëm instrumenti i këtij shpirti mbijetese. Progresi i arritur qëndron mbi rend, siguri dhe njëfarë drejtësie. Shkollat, rrugët, gjykatat dhe ndërtesat nuk do të ishin të mundura pa rend, dhe Zogu duket se e ka vendosur këtë. Kjo nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri. Shqipëria është ende e prapambetur dhe shumë rrugë përpara. Nevojiten përmirësime të shumta, por gjithsesi ka bërë përpara në një dekadë sesa në të gjithë shekullin e kaluar, dhe vazhdojnë të avancojnë.

Më të lexuarat