Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet biseda e Hysni Kapos dhe Ramiz Alisë me Mao Ce Dun, ja si sulmohej Liri Belishova, akuza se po bashkëpunonte me Hrushovin

Postuar: 10/03/2018 - 07:54

Më 1962 Kina u rreshtua hapur krah Shqipërisë dhe po ashtu nisi sulmet ndaj Bashkimit Sovjetik. Gazeta publikon vijimin e bisedës mes Hysni Kapos, Ramiz Alisë dhe Mao Ce Dun. Në pjesën e dytë sulmohet Liri Belishova, e cila akuzohet e bashkëpunonte me Hrushovin.

29 qershor 1962, Wuhan, Kinë

(Vijon nga numri i mëparshëm)

Biseda e delegacionit të PPSH me udhëheqësin Mao Ce Dun. Delegacioni i partisë shqiptare takohet me udhëheqësin kinez Mao Ce Dun, ku dy palët shprehin kundërshtimin e politikave të destalinizmit në Bashkimin Sovjetik. Delegatët shqiptarë konfirmojnë gjithsesi besimin te partia e madhe sovjetike, me gjithë veprimet e Hrushovit. Kryetari Mao Ce Dun priti delegacionin tonë në qytetin e Wuhan. Ai doli deri jashtë për të pritur delegacionin tonë dhe na shoqëroi në dhomën e ndenjes. Kryetari pyeti Hysni Kapon si e kishim kaluar gjatë qëndrimit tonë në Republikën e Kinës.

 

Hysni Kapo: Ju e dini se popullata jonë është e vogël, për shumë shekuj populli ynë ka jetuar nën zgjedhën e të huajve, por ata nuk janë përulur kurrë para tyre. Të vetmit miq të popullit shqiptar kanë qenë pushka dhe malet,dhe në fakte dhe malet ishin atëherë pronë e pronarëve feudalë dhe të fisnikëve të pasur. Gjithsesi tani partia po i drejton ata në kursin e duhur bashkë me miqtë e saj si populli kinez dhe partia legjendare kineze, popujt e tjerë socialiste dhe partinë sovjetike. Partia jonë shoku Mao Ce Dun, megjithë sulmet e Hrushovit dhe partive të tjera socialiste që ndjekin, nuk e ka identifikuar kurrë Hrushovin me vetë popullin sovjetik dhe komunistët sovjetikë. Partia dhe populli sovjetik janë edukuar me Leninin, dhe ashtu siç thatë ju, do të vijë një kohë kur revizionistët të përfundojnë aty ku përfunduan pararendësit e tyre. Kjo është çka na mëson historia. Në lidhje me atë që ju thatë për të mos iu trembur takimeve, dua të them se partia jonë, ashtu si partia juaj, e njihte situatën kur u mbajt takimi i Moskës në 1960. Ne e dinim se do të ishim në minorancë dhe megjithatë shkuam në këtë takim dhe folën e luftuam aty bashkë me partinë tuaj.

Mao Ce Dun: E njëjta gjë ndodhi dhe në konferencën e Bukureshtit në qershor 1960.

Hysni Kapo: Aty ishim edhe më shumë në minorancë.

Mao Ce Dung: Aty na sulmuan hapur dhe ne nuk ishim të përgatitur. Por nejse, dua t’ju ftoj për darkë, a janë të gjithë shokët shqiptarë këtu?

Hysni Kapo: Faleminderit shumë. Ne ju thamë se kemi pasur një përshtypje shumë të mirë nga bisedimet me delegacionin tuaj, por më lejoni të ngre një çështje, pasi për atë që dua t’ju flas jemi disi të shqetësuar. E kam fjalën për problemet ekonomike që kemi diskutuar së fundmi në skamin me shokët kinezë në Pekin. I kemi shprehur pikëpamjet tona shokëve në Pekin prandaj nuk dua të hyj në shumë detaje. Dua vetëm t’ju kërkoj që çështja që na u prezantua të mund të rishikohet edhe një herë, pasi nëse ndodh ajo që na u ofrua, do të krijohen kushte shumë të vështira për ne. Sigurisht që ne do të luftojmë për të rezistuar dhe tejkaluar vështirësitë, por duke parë situatën me të cilën përballet vendi ynë, mendoj se çështjet duhet të rishiten edhe një herë. Ne e kuptojmë situatën tuaj, për të cilën na informuan shokët në Pekin, e pamë edhe në vendin tuaj që ju po na flisni me zemër në dorë. E pamë atmosferën miqësore me të cilën shokët kinezë biseduan me ne. Por çështjet ekonomike na shqetësojnë shumë, këtë desha t’ju them. Ju duhet të jeni të bindur se partia jonë si gjithmonë do të luftojë për unitetin rritjen e dashurisë për popullin dhe partinë kineze. Shokët në Tiranë mezi presin të informohen për bisedimet me ju. Ne i thamë shokut Deng Ciao Ping dhe shokut Liu Shaoqi, se sapo të jepet mundësia presim delegacionin e partisë së Kinës në Tiranë, dhe ju sigurojmë se do të priten me gëzim të madh nga populli dhe partia jonë.

Mao Ce Dun: Shumë mirë, kjo është një gjë e mirë. Mbi çështjet ekonomike që përmendët, unë nuk jam i informuar në detaje pasi nuk i kam lexuar materialet. Kur të kthehem në Pekin do të flas me shokët e partisë.

Hysni Kapo: Këto që ju thamë ju shoku Mao Ce Dun ia thamë dhe shokëve të partisë në Pekin, ata na dëgjuan me vëmendje por thjeshte deshëm që t’ua themi edhe juve. (Pas bisedimeve shoku Mao Ce Dun bëri foto me delegacionin shqiptar dhe i ftoi ata për darkë me të. Darka u zhvillua në një atmosferë miqësore. Gjatë darkës biseda miqësore e delegacionit tonë me shokun Mao Ce Dun vazhdoi. Mao CeDung theksoi se duhet të rrisim vigjilencën ndaj revizionistëve në mënyrë që të jemi të përgatitur për surprizat).

Mao Ce Dun: Për ne, fakti që Hrushovi ngriti çështjen e kultit të individit për Stalinin, ishte vërtet një surprizë. Ai lexoi një raport mbi përpjekjen kundër kultit të individit, bazuar në një rezolutë të shkurtër të pranuar mbi çështjen. E gjithë kjo ndodhi pas përfundimit të programit të përditshëm të kongresit të 20-të sovjetik dhe pas zgjedhjes së komitetit qendror dhe Hrushovit si sekretari parë. Vetëm më vonë ai informoi delegacionet partive motra. Delegacioni i partisë sonë u informua nga vetë Hrushovi. Ai u përpoq të na bindte për gabimet e rënda që paska kryer Stalini. Ata thonë se është një provokim që portretet Stalinit qëndrojnë ende varur në mure. Po, në vendin tonë, në sheshin Tienanmen, dy herë në vit, më 1 tetor dhe 1 maj, portreti i Stalinit varet përkrah atyre të Merksit, Engelsit e Leninit. Asnjë prej tyre nuk është gjallë, por njerëzit i duan atje, nëse ne nuk varim portretet Stalinit populli do të na kritikojë.

 Hysni Kapo: E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Ju keni të drejtë shoku Mao Ce Dun kur thoni që populli dhe partia janë si një tru i vetëm me një zemër të vetme.

Hysni Kapo: E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Ju keni të drejtë shoku Mao CeDUng kur thoni që populli dhe partia janë si një tru i vetëm me një zemër të vetme.

Mao Ce Dun: Ka gjithashtu elementë borgjezë që nuk i pranojnë akuzat e Hrushovit ndaj Stalinit, ata nuk i besojnë. Ata thonë për shembull se nuk e besojnë që Stalini ka qenë një frikacak gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç thotë propaganda e Hrushovit. Edhe heqja e statujës së tij nga mauzoleumi nuk u prit mirë nga populli.

Hysni Kapo: Kjo nuk është dëgjuar më parë në histori. Monumentet e carëve të Rusisë, që nga Ivani i Tmerrshëm, që kanë bërë njëmijë të këqija për popullin nuk janë hequr, ndërsa ai i Stalinit po.

Mao Ce Dun: Gjatë një takimi që kam pasur më parë me shokun Abdyl Këllezi, e pyeta: A vazhdon të rritet bari në malet e Shqipërisë pasi ju shau Hrushovi? Këllezi u përgjigj se bari po rritet si zakonisht. Unë i thashë se edhe në Kinë po rritet. Prandaj çështja është se disa popuj, veçanërisht në vende të vogla, kanë frikë nga Hrushovi, sepse në partitë e tyre ka elementë pro Hrushovit. Për shembull shokët e partisë së Indonezisë kanë frikë se Hrushovi mund të lëshojë reaksionarët kundër tyre. Udhëheqësi vietnamez Ho Shi Min gjithashtu ka frikë se nëse Hrushovi përjashton sot Shqipërinë, nesër mund të bëjë të njëjtën gjë dhe me Vietnamin. Në një takim që kam pasur me të, unë e pyeta se nga kush ka frikë. I thashë se në Kinë bari rritet edhe pse Hrushovi na shan e na sulmon. Nëse nuk e beson këtë eja bëj një shëtitje në malet tona dhe shihe me sytë e tu. I thashë se nuk duhet të kemi frikë sepse çfarëdo që të ndodhë edhe në Vietnam bari do të rritet njësoj.

(Mao Ce Dun përmendi mes të tjerave se ish-ambasadori korean në Bashkimin Sovjetik nuk ishte kthyer nga Moska dhe kishte qëndruar aty. Ai tha: Edhe në vendin tonë kemi disa elementë që mbështesin Hrushovin, disa elementë të djathtë).

Hysni Kapo: Edhe ne kemi nja dy a tre në partinë tonë.

Mao Ce Dung: E di. Kishit Liri Belishovën, ajo ka qenë edhe këtu në Kinë.

Hysni Kapo: Nek ishim vënë re diçka dhe po i ndiqnim nga afër aktivitetet e saj. Gjatë udhëtimit të qershorit 1960 në Kinë, ajo shkoi fshehtësish në komitetin qendror të partisë sovjetike. Ndërsa gjatë kthimit të saj në Kinë ajo u takua me Kozlov dhe këtë e mbajti të fshehtë nga shoku Haxhi Lleshi. Me sa duket ishte marrë udhëzime të reja. Por ato ishin të padobishme pasi takimi i Bukureshtit ishte kryer tashmë.

Hysni Kapo: Udhëheqja sovjetike u përpoq të mbante në Bashkimin Sovjetik studentët tanë atje, deri pas kongresit të 22-të.

Ramiz Alia: Me gjithë tentativat e sovjetikëve për të joshur studentët tanë me premtime dhe vajza, ose duke i kërcënuar me organet e sigurisë, ata arritën të mbanin vetëm tre apo katër njerëz nga rreth 1500 studentë që ne kishim dërguar në BRSS. Kaq ishte rezultati i tentativave të tyre.

Mao Ce Dun: Kjo është një fitore për ju.

Hysni Kapo: Gjatë përpjekjes kundër grupit revizionist të N. Hrushov uniteti i popullit rreth partisë është forcuar si kurrë më parë. Kjo tregohet nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare ku vetëm 37 për qind votoi kundër. Një unitet i tillë nuk ishte parë kurrë në vendin tonë. mobilizimi i masave është gjithashtu në nivel maksimal. Dhe në fakt, edhe shumë nacionalistë që nuk ishin në anën tonë, janë përfshirë nga vala patriotike dhe tani mbështesin partinë dhe pushtetin.

Mao Ce Dun: Edhe ne në Kinë kemi një pjesë të madhe të borgjesizë nacionaliste që tani mbështet partinë.

Hysni Kapo: Gjatë ditëve të takimit të Moskës në 1960, delegacioni ynë pati takime me udhëheqjen sovjetike, e cila iu lut atyre të mos flisnin në konferencën e Moskës. Kolon, Mikojan, Suzlov e Pospelov erdhën në selinë e delegacionit tonë. Ata thanë se ishin të gatshëm t’i jepnin gjithçka Shqipërisë, duke përfshirë dhe grurë, makineri e të tjera, duke lënë përshtypjen se ata prisnin që delegacioni ynë të mbante gojën mbyllur gjatë takimit. Por shoku Enver Hoxha u tha atyre se ne nuk i shesim parimet tona, as për grurë e as për kredi. Në takimin e 12 nëntorit 1960 mes Hoxhës e Hrushov, ai u përpoq të na bindte se Stalini kishte bërë gabime dhe krime të rënda. Ai nxori një letër dhe tha “Shikoni çfarë shkruan Bulganin për çështjen e gabimeve të Stalinit. Unë marr mijëra letra të tilla”, tha Hrushovi, ndërsa Enver Hoxha u përgjigj se nuk kemi nevojë për letrat e Bulganin për të njohur Stalinin. Pasi u përkeqësua atmosfera Hrushovi i tha atëherë Hoxhës se më mirë diskutonte me kryeministrin britanik McMillan sesa me të. Dhe Hoxha u përgjigj: “Nuk kemi dyshime se mund të bisedosh më mirë me McMillan sesa me ne”. Në periudha revolucioni deviacionet majta janë më të dukshme, kurse në periudha paqeje mbizotërojnë ato të djathta. Për shembull në Kinë, Gao Gang dhe Peng Dehuai u shfaqën me pikëpamjet e tyre të djathta oportuniste gjatë periudhave të paqes. Kjo tregon se revizionizmi nuk është diçka e rastësishme.

Ramiz Alia: Në kohën aktuale tendencat revizioniste janë më të shpeshta në vendet e zhvilluara, si për shembull në Itali e tjetër kund, kështu që revizionizmi e ka bazën e tij shoqërore.

Mao Ce Dun: Udhëheqësi komunist italian Palmiro Togliatto dhe miqtë e tij tani po predikojnë teorinë e reformave strukturore, e cila është një teori oportuniste pasi reformat nuk e prekin fare bazën ekonomike të sistemit kapitalist apo superstrukturën e tij. Ata mendojnë se mund të marrin frerët e pushtetit me anë të rrugëve parlamentare, pa revolucion. Duke parë vijën bregdetare të Shqipërisë, ju keni kushte të mira për lidhje më të mëdha me botën jashtme. Gjatë Marshimit të Madh të Ushtrisë së Kuqe Kineze, një kongres i partisë u mbajt në një nga bazat revolucionare. Kjo bazë u rrethua nga të gjitha anët me reaksonarë të Çang Kai Shi, por megjithatë delegatët e kongresit e çanë rrethimin dhe morën pjesë në kongres nga të gjitha anët e Kinës.

Hysni Kapo: Bllokada ekonomike që Hrushovi po përpiqet të vendosë rreth Shqipërisë kaq dështuar dhe do të vazhdojë të dështojë. Një nga qëllimet e Hrushovit ishte të mos lejonte që Shqipëria të lidhej me mikun e saj Kinën. Për këtë arsye ata eliminuan dhe linjën ajrore Tiranë-Moskë. Por Hrushovi, i cili flet kaq shumë për teknologjinë, nënvlerësoi aftësitë e Shqipërisë dhe ne e gjetëm rrugën drejt Kinës ose me anije ose me rrugë të tjera ajrore. Sado që të përpiqet, Hrushovi nuk mund të ndalë dy partitë dhe popujt tanë. Këto ishin pikat kryesore të diskutuara gjatë darkës me udhëheqësin Mao Ce Dun. Me tej u ngritën dolli për popujt tanë, udhëheqësit, për miqësinë mes Kinës e Shqipërisë dhe për fitoren e marksizëm-leninizmit.

 

15 janar 1963

Regjistrim i bisedës mes kryeministrit kinez Çu En Lai, ambasadorit sovjetik në Kinë, Stepan V. Chervonenko dhe ambasadorit të Mongolisë në Kinë, Dondogiin Tsevegmid. Tsedenbal dhe En Lai diskutojnë dërgimin e punëtorëve në Mongoli, dhe të mallrave nga Mongolia në Kinë, si dhe për linjën ideologjike, propagandën dhe Shqipërinë. Pas nënshkrimit të traktatit dhe demonstratës së madhe me 27 dhjetor, u zhvillua biseda e dytë mes Çu En Lai dhe ambasadorit mongol Tsevegmid. Çu En Lai tha në fillim të bisedës se nënshkrimi i traktatit kufitar mes dy vendeve kishte kuptim të madh, jo vetëm për Kinën e Mongolinë por dhe për vende të tjera dhe për përmirësimin e situatës ndërkombëtare. Më pas duke prekur problemin me Indinë, Çu En Lai tha se kufiri ende nuk ishte demarkuar. Ai u përpoq të mbronte pozitën kineze në çështjen e kufirit dhe tha se bisedimet kishin avancuar dhe për çështjen kufitare me Pakistanin. Çu En Lai tha se avancimi i bisedimeve nuk i pëlqente Shteteve të Bashkaura. Ai shtoi se India po përpiqej të përfitonte në debat nga ndërhyrjet e Bashkimit Sovjetik dhe gjithashtu nga Britania e SHBA, por ko nuk do ta forconte pozitën e kryeministrit indian Nehru pasi e vërteta ishte në anën e Kinës dhe popujt e Azisë ishin me të. Në lidhje me programet e ndihmës ekonomike Çu En Lai tha se Mongolia kishte kërkuar rreth 17 rubla në vlerë mallrash, por Kinë ishte e aftë të furnizonte për momentin vetëm me 6 milionë rubla. Ai tha se vitin që vjen Kina do të shtojë masën e mallrave për Mongolinë në rrugë hekurudhore. Çu En Lai i kujtoi se shokët mongolë kishin premtuar t’i shisnin Kinës 100 000 kuaj, por ambasadori tha se kanë hasur vështirësi në kalimin e kuajve vetëm në dy pika kalimi kufitare dhe se shpenzimet e tyre ishin të mëdha. Në lidhje me kalimin e punëtorëve kinezë, Çu En Lai tha se nëse kushtet e punës nuk korrespondojnë me kërkesat e tyre atëherë ata do të refuzojnë. Ambasadori tha se Mongolia ka ligjet e saj dhe trazirat do të ndikonin negativisht te punëtorët mongolezë. Çu Enali tha se dy vendet nuk përputhen ideologjikisht në të gjitha pikëpamjet prandaj do të përpiqej të përmirësonte unitetin mes dy partive motra. Ai theksoi më tej se mediat kineze botonin në mënyrë të barabartë si materialet sovjetike dhe ato të Shqipërisë në lidhje me mosmarrëveshjet mes tyre, ndërsa Mongolia papublikuar vetëm artikuj kritike ndaj SHqipërisë dhe nuk ka publikuar materiale shqiptare. Çu En Lai shprehu shqetësimin se kjo sjellje mund të thellonte mosmarrëveshjet dhe të përfshinte më shumë parti të vendeve të tjera. Ai përmendi faktin e kritikave çekosllovake për partinë kineze në kongresin komunist të Italisë, të cilat u botuan në shtypin e Mongolisë, ndërsa deklarata e delegacionit kinez nuk u botua. Çu En Lai tha se kritikat indirekte të Hrushovit për Kinën ishin publikuar në Kinë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 93

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 07:11

CIA i ka kushtuar një rëndësi dhe hapjes së kooperativave. Dihet që Hoxha pasi mori pushtetin nisi shtetëzimin e tokës dhe CIA ka treguar detaje nga problemet e pra që u hapën.

Postuar: 16/09/2018 - 07:40

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 1955.

Postuar: 15/09/2018 - 08:25

CIA ka renditur 5 arsye kryesore q mund të kenë sjellë fundin e bashkëpunimit Shqipëri-Kinë më 19

Postuar: 14/09/2018 - 07:11

CIA i ka kushtuar një rëndësi edhe marrëdhënieve me Kinën.

Postuar: 13/09/2018 - 07:06

 CIA tregon me detaje se si qeveria komuniste nisi të përçahej në fillimet e saj.

Postuar: 11/09/2018 - 06:59

Amerikanët pretendojnë se në krye të shtetit shqiptar pas viteve 1960 ishin servilët e diktatorit