Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet biseda e Stalinit me jugosllavët më 1945, ja si Beogradi e informonte mbi qeverinë e Enver Hoxhës

Postuar: 12/04/2018 - 08:47

Në vitin 1945 Bashkimi Sovjetik ktheu sytë nga Shqipëria. Më poshtë gazeta publikon një bisedë të Stalinit me kreun e një delegacioni të Jugosllavisë. Ai kërkonte informacione prej tij mbi vendin tonë dhe po ashtu kërkoi që Tirana të mbështetej nga Beogradi.

9 janar 1945

Biseda e Stalin me kreun e delegacionit të komitetit çlirimtar të Jugosllavisë, A. Hebrang. Stalin dhe Hebrang diskutojnë për forcat e armatosura në Jugosllavi, problemet territoriale dhe lidhjet me Bullgarinë e Shqipërinë. Hebrang i thotë udhëheqësit sovjetik se pala jugosllave ka ardhur për asistencën ekonomike dhe ushtarake, por Stalini i thotë se BRSS nuk mund të japë asistencën që tani që lufta nuk ka mbaruar ende. Në lidhje me çështjet territoriale Hebrang tha se Jugosllavia kërkon të marrë nga Austria provincën e Korush që banohet nga sllovenë, ndërsa nga Italia kërkohen Istria e Trieste, të cilat janë të populluara me kroatë. Stalini thotë se është e nevojshme që këto rajone ta kërkojnë vetë bashkimin në Jugosllavi. Hebrang kërkoi gjithashtu ndryshimin e kufirit me Rumaninë në Reshica, pasi aty ka uzina çeliku rreth 20 km larg kufirit të Jugosllavisë. Pas pyetjes së Stalinit mbi marrëdhëniet me Shqipërinë, Hebrang thotë se deri tani shqiptarët janë miqtë më të mirë të Jugosllavisë pasi në partinë dhe lëvizjen çlirimtare shqiptare ka shumë përfaqësues jugosllavë. Ai shtoi se ka disa grupe të vogla reaksionare në Shqipëri, por që nuk përfaqësojnë rrezik për lëvizjen çlirimtare.

Hebrang: Gjatë vizitës së fundit të delegacionit shqiptar në Beograd, ata nënshkruan traktatin Shqipëri-Jugosllavi për miqësi dhe asistencë reciproke, dhe gjithashtu një marrëveshje tregtare.

Stalini: Nëse ndërmerrni detyrime të tilla me traktate duhet t’i zbatoni. Në raste komplikimesh Shqipëria duhet të luftojë ende dhe nuk dihet nëse ka forca e mundësi të luftojë kundër Britanisë. Britanikët njohin vetëm forcën, prandaj është mirë që Beogradi u çlirua. Britanikët kishin frikë se Ushtria e Kuqe mund të hynte në Greqi, dhe nëse kjo ndodhte sigurisht që do të kishim një tjetër situatë. Britanikët u çuditën kur Ushtria e Kuqe nuk hyri në Greqi. Ata nuk mund ta kuptonin strategjinë që nuk i lejonte ushtrisë sonë të lëvizte përgjatë linjave që ngjanin nga njëra-tjetra. Çfarë ushtrie ka Shqipëria? Iovanoviç tha se Shqipëria ka 3 brigada dhe 8 divizione.

Stalini: Ata nuk duhet të luftojnë me Britaninë. Ata duhet të presin dhe ta mendojnë mirë. Është mirë që ne nuk e kemi shpallur dhe miratuar ende traktatin e miqësisë me Shqipërinë. Kjo nuk duhet publikuar të paktën deri në shkurt. Çfarë qeverie ka Shqipëria, komitet kombëtar apo qeveri të përkohshme?

Hebrang: Kohë më parë u shpall një qeveri e përkohshme, e cila i bëri apel forcave aleate për njohje, por gjithsesi qeveria e përkohshme e Shqipërisë nuk është njohur.

Stalini: Po Jugosllavia e ka njohur qeverinë e përkohshme shqiptare?

Hebrang: Jo, ne kemi vetëm një mision ushtarak ë stacionuar në Tiranë.

Stalini: A e ka njohur Jugosllavia qeverinë e Bullgarisë, apo qeveria Bullgare komitetin çlirimtar të Jugosllavisë?

Hebrang: Bullgarët kanë ambasadorin e tyre Todorov, në Beograd. Ndërsa në Sofje ka misione ushtarake dhe tregtare jugosllave.

Shoku Stalin drejtohet nga shoku Molotov dhe thotë se sipas ligjeve ndërkombëtare duhet të vendosen fillimisht marrëdhëniet diplomatike pastaj të nënshkruhen traktate e marrëveshje. Pastaj pyet Hebrang mbi situatën e formimit të qeverisë në Jugosllavi.

Hebrang: Pasi Shubashich arriti në Londër, ai mori një telegram nga Churchill, ku aprovohet marrëveshja mes Shubashich e Titos bashkë me amendamentet e saj, dhe shprehte shpresën për formimin e shpejtë të qeverisë jugosllave. Por dallohet se britanikët qëllimisht po shtyjnë krijimin e qeverisë së bashkuar në Jugosllavi dhe kjo e prek negativisht situatën në vend. Kohet e fundit kishte një telegram për Shubashich nga Beogradi në Londër, ku thuhej se afati i fundit për krijimin e qeverisë së re nuk duhej shtyrë për në janar.

Stalini shprehu dyshime për leverdinë e nisjes së një konflikti si me Rumaninë dhe me Hungarinë. Ai tha se para së gjithash është e rëndësishme të finalizohet përbërja e qeverisë. Churchill beson se qeveria e Titos e Shubashich nuk do të mund të kënaqë kërkesat e popullatës, pasi si Tito edhe Shubashich ishin kroatë. Por gjithsesi ishte e dukshme se britanikët kishin dështuar në llogaritjet e tyre.

Stalini: Edhe shqiptarët janë sllavë me origjinë. Për të pasur besim qeveria jugosllave duhet të ketë forca të mjaftueshme. Dihet se ju nuk mund të sulmoni, por duhet të mblidhni forca të mjaftueshme për të mbrojtur veten. Duhet bërë kujdes në negociatat me politikanët borgjezë. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe hakmarrës. Ju duhet të mbani nën kontroll ndjenjat tuaja, nëse ju komandojnë emocionet tuaja do të humbisni. Lenini në kohën e tij as që mendonte për ndërlidhjen e forcave. Situata e tanishme është se një grup borgjez vihet kundër nesh, ndërsa një tjetër është me ne. Lenini as që e kishte menduar të luftonte me një grup borgjez dhe të ishte aleat me një tjetër. Prandaj nuk duhet të drejtohemi nga emocionet por nga arsyeja, logjika dhe llogaritjet.

Në fund të bisedës Molotov propozon që çështjet e ngritura nga delegacioni jugosllav të diskutohen nga grupe të posaçme kompetente.

Në fund, Hebrang prezanton kërkesën e delegacionit për t’u takuar me shokun Stalin përsëri para nisjes. Stalini pranon.

Biseda zgjati 3 orë e 15 minuta.

 

3 nëntor 1967

Raport mbi qëndrimin e partisë koreane të punës dhe marrëdhëniet me Shqipërinë

Zyrtarët shqiptarë përshkruajnë marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Bashkimin Sovjetik në 1967 si dhe kultin e individit të Kim Il Sung. Konferenca e partisë koreane e mbajtur në tetor të vitit të kaluar konfirmoi dyshimet tona se ata po fshiheshin pas justifikimit të neutralitetit, në tentativën e tyre për të kaluar në anën e revizionizmit.

Marrëdhëniet e tyre me vendet revizioniste, veçanërisht ato me revizionistët sovjetikë, po bëhen gjithnjë e më të ngrohta, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Një delegacion korean i udhëhequr nga Kim Il Sung ka vizituar në fillim të vitit Bashkimin Sovjetik ku ka nënshkruar marrëveshje ekonomike, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore. Kohët e fundit duket se ka një intensifikim të madh të propagandës së partisë për personin e Kim Il Sung. Gjatë këtij konfirmimi të kursit revizionist të udhëheqjes koreane me në krye Kim Il Sung, ata gjithashtu po përpiqen të mbulojnë kontradiktat e tyre me kundërshtarët dhe brenda vetë udhëheqjes së tyre. Ata po bëjnë shumë zhurmë për atë që quajnë “situatë e rrezikshme” që i kërcënon në paralelin e 38-të. Por sipas informatave që kemi marrë nga ambasada jonë në Penian, vetë koreano-veriorët kanë qenë iniciatorë të disa incidenteve që kanë ndodhur atje në prill të këtij viti. Për këtë duhet të ketë dy arsye: E para është të tërheqin vëmendjen e publikut nga situata e tensionuar që ekziston në botë, për ta prezantuar Korenë si pika e ardhshme e luftës pas Vietnamit. Ata kërkojnë ta përdorin këtë tymnajë për të fshehur vështirësitë ekonomike nga populli i tyre, me qëllim të kërkojnë më shumë asistencë nga revizionistët, dhe me qëllim të t’i shmangen asistencës për popullin vietnamez. Ashtu si më parë, ata vazhdojnë propagandën për idenë e frontit të bashkuar të vendeve socialiste në mbështetje të popullit të Vietnamit. Ata thonë se në këtë shikojnë “themelin” e uniteti mes marksistëve e revizionistëve. Partia koreane nuk ka marrëdhënie me partitë dhe grupet marksiste-leniniste. Në të kaluarën, kur ata hiqeshin si anti-revizionistë, ambasada koreane në Tiranë interesohej interesohej për të vendosur kontakte me përfaqësues të këtyre grupeve dhe partive në Evropën perëndimore ndërsa tanimë ata nuk interesohen më fare për këtë. Kjo është dhe arsyeja që ftesa e partisë koreane për Jacques Grippes na ka tërhequr vëmendjen. Duket se ata i kanë vënë re nuancat e pozitës inkorrekte të Grippes, veçanërisht ato ndaj revolucionit kulturor në Kinë. Edhe koreanët kanë folur kundër revolucionit kulturor në Kinë, ndërsa ndaj vendit tonë, qëndrimi korean është një tregues i zhvendosjes së tyre të vazhdueshme drejt revizionizmit dhe afrimit me revizionistët sovjetikë. Pala koreane i ka kërkuar ambasadës tonë atje, ashtu si dhe misioneve të tjera diplomatike, te heqin ekspozitat fotografike në hyrje të ambasadës. Sipas tyre arsyeja për këtë është se “kur një vend sulmon dhe shan një vend tjetër, me përpiqemi ta ndalojmë pasi kjo ka lidhje me qëndrimin e partisë së Koresë dhe me unitetin e kampit ndërkombëtar socialist. Në takimin që shokët e misionit tonë diplomatik atje patën me zyrtarë të ministrisë së jashtme koreane mbi këtë çështje, sjellja e koreanëve ishte jo vetëm jomiqësore por gjithashtu jokorrekte. Në mënyrë të irrituar ata bënë akuza se ne “nuk respektojmë as parimet më elementare të respektit”, dhe se koreanët nuk kërkojnë një “miqësi që përçmon ndjenjat e popullit të tyre”. Ata kanë përdorur dhe shfrytëzuar vendimin e palës sonë për të mos hequr shfaqjen fotografike nga ambasada, për të nxitur armiqësinë e popullit korean ndaj Shqipërisë. Gjatë prezantimit të kredencialeve të ambasadorit tonë të ri në fillim të vitit, ata kufizuan vizitat e protokollit me të dhe tashmë i kanë eliminuar fare ato. Telegrami që u dërgua nga udhëheqja jonë për urimet e përvjetorit të 9 shtatorit, u botua në gazetë një vend para vendit të fundit (të fundit ishin bullgarët). Në të kaluarën urimet tona publikoheshin në vend të katërt, vitin e kaluar ramë në vendin të tetë ndërsa këtë vit vendin e parafundit. Në pritjen e organizuar nga ambasadori korean në Tiranë me rastin e festës sonë, si nuk ngriti dolli si në rastet e tjera, për shëndetin e partisë dhe të udhëheqësit. Madje në fjalimin e tij ai as nuk e përmendi fare emrin e shokut Enver Hoxha, por vetëm përsëriste emrin e liderit korean Kim Il Sung në mënyrë provokative duke e quajtur vazhdimisht “lider i madh”. Delegacioni i të rinjve koreanë që morën pjesë në kongresin e të rinjve komunistë të Shqipërisë në qershor të këtij viti ( për pjesëmarrjen në të cilin Koreja dërgoi njoftimin vetëm 2 ditë para nisjes së procedimeve) u largua nga kongresi para përfundimit të tij, duke protestuar se fjalimi i tyre nuk ishte publikuar në gazetën rinore “Zëri i Rinisë”, në të njëjtën ditë me fjalimet e delegacioneve të tjera, dhe gjithashtu për arsyen se në kongres u kishin dhënë kufje të prishura, apo justifikime të tjera.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 120

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:08

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi arsyet që çuan në vendosjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Postuar: 09/12/2018 - 07:10

Në vitin 1949 CIA po përdorte shumë tentativa për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Postuar: 08/12/2018 - 07:17

Amerikanët kanë nxjerrë detaje se si regjimi komunist kishte në kontroll gjithçka.

Postuar: 07/12/2018 - 07:09

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë me dhjetra operacione gjatë regjimit komu

Postuar: 06/12/2018 - 07:06

CIA u ka kushtuar një hapësirë proceseve gjyqësore që zhvilloheshin gjatë regjimit komunist.

Postuar: 05/12/2018 - 07:00

Amerikanët kanë dhënë detaje nga procesi i shtetëzimit gjatë regjimit komunist.

Postuar: 04/12/2018 - 07:08

CIA ka deklaruar se Enver Hoxha në 10 vitet e para të pushtetit futi në burg më shumë se 10 për q