Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet biseda mes Titos dhe Stalinit më 1946 për situatën në Shqipëri, jugosllavët nuk e pëlqenin Enver Hoxhën, Koçi Xoxe i preferuari i tyre

Postuar: 07/02/2018 - 08:29

Dalin në dritë të tjera fakte sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Qendra ndërkombëtarëve “Wilson” ka publikuar një bisedë të zhvilluar mes liderit jugosllav Josip Broz Tito dhe atij sovjetik Joseph Stalin. Në këtë bisedë të zhvilluar në vitin 1946 diskutohet për Shqipërinë. Jugosllavët nuk e pëlqenin Enver Hoxhën dhe ata mbanin më afër Koçi Xoxen. Nga ana tjetër publikohet dhe një fjalim i Hrushov, i mbajtur para një delegacioni shqiptar në Moskë. Ai kërkon që të partia të fokusohet te lufta ideologjike dhe jo te lufta ushtarake.

27-28 maj 1946

 

Bisedë mes Titos e Stalinit. Stalini e këshillon Titon të përmirësojnë ushtrinë dhe programin e mbrojtjes, me ndihmën e Bashkimit Sovjetik. Stalini e pyet për çështjet politike në vend dhe Tito përgjigjet se në Jugosllavi ekziston vetëm partia komuniste, ndërsa të tjerat ekzistojnë vetëm formalisht. “Ne i kemi mjetet për t’i shtypur ato”, thotë Tito ndërsa Stalini nënqesh dhe më pas pyet: “Çfarë të korrash do të keni?

Tito: Do i kemi të mira këtë vit, toka është mbjellë mirë.

Stalini i premton Jugosllavisë ndihmë me flotën dhe me nxjerrjen e naftës. Ai thekson rëndësinë e fabrikave të armatimit dhe të ndërtimit të avionëve.

Stalini - Çfarë mendoni të bëni me Shqipërinë?

Tito – Duhet të dimë nëse kufijtë tanë do të jenë përgjatë Shqipërisë apo përgjatë bregdetit, për punën e flotës.

Stalini – Çfarë po propozoni saktësisht?

Tito – Të nënshkruajmë një traktat të mirë për të ndihmuar Shqipërinë, për të mbrojtur pavarësinë e saj, kjo do të na ndihmojë për situatën aktuale dhe për kërcënimin detar.

Stalini – Ky është një formulim i ri, por duhet të ekzaminohet dhe të përpunohet. Ju arritët një traktat të mirë me Çekinë, jo vetëm kundër Gjermanisë dhe aleatëve të saj gjatë luftës pro dhe kundër aleatëve të saj të ardhshëm. Tani nuk është koha për një federatë pasi është më e rëndësishme çështja e Triestes. Nëse kërkon një traktat tani të dyja janë të mundshme edhe Trieste edhe Shqipëria.

Tito – Tre herë kemi shtyrë vizitën e Enver Hoxhës në Beograd, pasi po planifikonim skamin me ju. Ne duam të nënshkruajmë një traktat me Shqipërinë për të garantuar sovranitetin e saj.

Stalini – A e njihni Enverin, çfarë personi është? Ata kanë kërkuar të vijnë për vizitë por nuk dërgojnë vetëm Enverin, duan që ta shoqërojë Koçi Xoxe. A kanë probleme të brendshme, çfarë informacionesh keni?

Tito – Nuk e kam takuar Enverin, është i ri, është bërë i famshëm gjatë luftës. Mund të arrijmë një marrëveshje dhe të krijojmë kushtet për më shumë afërsi. Në përgjithësi qeveria e tyre përbëhet nga të rinj. Nuk di të kenë probleme të brendshme.

Stalini – Ne vazhdimisht kemi shtyrë kërkesën e tyre për vizitë. Ç’mendoni, duhet t’i presim, ne mendojmë se nuk kemi nevojë.

Tito – Mund të kujdesemi ne për gjithçka.

Stalini – Për momentin kjo do të ishte e paleverdishme si për ne dhe për ata. Më mirë t’i ndihmojmë nëpërmjet jush. Prapë seç ka diçka në byronë politike shqiptare.

Marko- Shokët e byrosë politike nuk e konsiderojnë Enver Hoxhën si një anëtar solid të partisë, prandaj insistojnë që të shoqërohet nga Koçi Xoxe si anëtar më i vjetër i partisë. Në prill ata diskutuan lijon e partisë, veçanërisht në lidhje me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik. Ata pranuan disa gabime dhe përjashtuan Sejfula Malishovën si përgjegjës për gabimet. Prej atëherë udhëheqja ka qenë solide.

Tito – Mund të zgjidhim këtë me shqiptarët.

Stalini – Mirë. Për Bullgarinë, a preferoni federatë me ta?

Tito- Jo. Nuk është koha tani. Ata ende nuk kanë zgjidhur shumë gjëra, ushtrinë, partitë borgjeze, monarkinë.

Stalini – E drejtë, por duhet t’u ofrohet ndihmë.

Tito – Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Hungarisë, që prej korrektimit të situatës së brendshme politike, sipas këshillës tuaj.

Stalini – E drejtë, nëse ke marrëdhënie të mira me fqinjët veriorë, dhe Greqia do të të shikojë me sy tjetër. A ka ngritur Greqia kërkesa ndaj Jugosllavisë?

Tito – Ka pasur provokime, por jo kohët fundit.

Stalini – Anglezët mbajnë aty ushtri me qëllim nxitjen e forcave reaksionare dhe ndoshta dhe për arsye të tjera.

Molotov – Po, Selaniku është një qytet i vjetër sllav, ju duhet të keni akses në detin Egje.

Stalini – Djalli ta marrë. Shumë shokë kanë shkuar në Bullgari pro gjërat nuk po lëvizin. Komunistët kanë influencë por nuk kanë poste korresponduese në aparatin shtetëror. Aktualisht kemi vetëm sekretarin e ministrisë së Jashtme.

Tito – I shpjegova më vonë Rakosit që kërkonim Petshui për arsye strategjike he ëpr të ndihmuar komunistët hungarezë, pasi forcat reaksionare kishin nisur të ngrinin kokën.

Stalini – Dhe a ju besuan? Kemi plane të tjera për sonte?

Tito – Nuk kemi plane të tjera

 

 

 

Prill, 1957

Moskë, fjalimi i Hrushovit në nder të delegacionit shqiptar

Hrushovi mbron Enver Hoxhën ndaj sulmeve personale të Josip Broz Tito, por mbron gjithashtu bashkëpunimin ekonomik mes Jugosllavisë dhe kampit socialist. Hrushov sugjeron gjithashtu se Shqipëria mund të jetë baza e socializmit për përhapjen e tij në vendet e Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, gjë për të cilën duhet nisur lufta ideologjike e përhapjes.

Hrushovi: Ne krenohemi me miqësinë tuaj. Partia juaj është e re, por ka dhënë prova se është maturuar dhe luan rol të rëndësishëm në përhapjen e miqësisë mes popujve. Ne sinqerisht në vjen për të qeshur kur lexojmë fjalimin e Titos në Pula, ku ai kritikon shokun Enver Hoxha duke thënë se nuk njeh teorinë marksiste-leniniste. Në fakt këtë histori shoku Enver e njeh shumë mirë, kurse Tito nuk e njeh, dhe pikërisht për këtë arsye e ka përfshirë veten në një tërbim dhe nxjerr budallaqe nga goja. Ne duhet të vazhdojmë punën për forcimin e themeleve të pushtetit tonë, ta përmbajmë zemërimin të afrojmë te vetja popullin jugosllav, për hir të forcimit të kampit socialist dhe internacionalizimit proletar. Mendoj se për këtë çështje jemi të gjithë dakord.

Ndërsa për çështjet ekonomike, duhet të punojmë në mënyrë më të organizuar. Ne ju kemi dhënë ndihmë por nganjëherë nuk e kemi bërë në mënyrë të menduar. Ne duhet të mendojmë për vendin tuaj si një pikë tërheqjeje e kampit socialist për Afrikën dhe Lindjen e Mesme, gjë që do të forconte dhe zhvillonte shumë kampin socialist. Në Shqipëri ne kemi një bazë të rëndësishme strategjike, por ne duhet të intensifikojmë luftën tonë dhe jo bazat, jo atë me armatime por luftën ideologjike. Që lufta jonë ideologjike të jetë e suksesshme ajo duhet të zgjerohet edhe materialisht, pasi prapa çdo arme të shkatërrimit në masë ka një individ, prandaj duhet të fitojmë mendjen e çdo individi. Nëse e bëjmë këtë, artileria dhe bombat e hidrogjenit nuk mund të në tronditin. Siç e dimë, ne kemi krijuar lidhje me vende aziatike dhe afrikane, dhe nuk kemi frikë të lidhemi edhe me të tjera. Kreu i një kolkozi (kooperativë) sovjetik më tha se ka pasur një vizitë nga një indian i pasur. Ai kishte parë rrotull kolkozit dhe nuk tha asgjë, por kishte filluar të qante. “Kam lexuar shumë gjëra për ju. Mendoja se ju ishit skllevër të rusëve, pro po shikoj që jetoni shumë mirë dhe kjo më preku, sepse kujtoj mjerimin e popullit indian”, kishte thënë indiani. Me përpjekjet tona ne mund të kthejmë Shqipërinë në një kopsht të lulëzuar dhe prej aty të nisim luftën ideologjike kundër ideologjisë së armikut. Ne kemi gjithashtu lidhje me Egjiptin dhe i japim ndihmë, por (Gamal Abder) Naseri ka tentuar të na shfrytëzojë, si një nacionalist. Por ai e shikon se çfarë po ndodh në vendet tona, nuk mund të injorojë faktet. Ne duhet të çajmë në vendet aziatike dhe afrikane jo me armë por me luftë ideologjike, duke i treguar atyre çfarë është marksizëm-leninizmi dhe sa e fuqishme është miqësia vëllazërore mes vendeve socialiste. Tani amerikanët po i japin ndihmë Jugosllavisë me qëllim që ta shfrytëzojnë dhe ta ndajnë nga kampi socialist. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë me qëllim përmirësimin e mirëqenies materiale dhe kulturore të njerëzve. Ne besojmë se kjo është në interes të triumfit të Marksizëm-Leninizmit, dhe të të gjithë njerëzimit në tërësi. Për këto arsye ne besojmë se duhet të forcojmë partitë tona dhe të mos lejojmë të influencohemi nga faktorë të jashtëm, siç mund të jenë shërbimi ndaj këtij apo atij kryeministri. Të gjithë e dinë se në të kaluarën Shqipëria ka pasur një numër kryeministrash, ashtu si dhe në Rusi që ka pasur shumë qeveri. Shumë prej tyre kanë qenë të mirë, por nuk mund të bënin ndryshime thelbësore, regjimet mbetën të njëjtat. Vetëm pas Revolucionit të Tetorit kur u vendos pushteti sovjetik, partia komuniste mori udhëheqjen dhe gjërat ndryshuan duke sjellë në pushtet popullin. Kur një parti marksiste-leniniste drejton vendin, socializmi ndërtohet sipas saj, dhe vendi është i pathyeshëm. Aktualisht po punojmë në përmirësimin e menaxhimit të industrisë. Ky është një test i vështirë për ne pasi e dimë se është në interes të popullit sovjetik, prandaj po punojmë për decentralizimin e industrive. Kjo nuk përfaqëson rrezik për ne pasi partia, e cila komandon gjithçka, është e centralizuar, dhe sepse vendi nuk drejtohet nga një parti luftuese marksiste-leninsite, siç ishte çështja në Hungari. Çfarë ndodhi në Hungari? Në Hungari partia u shpërbë sepse anëtarët e saj i bashkuan krahut kundra-revolucionar. Edhe në Poloni, pas vdekjes së (Boleslav) Bierut, partia u disintegrua deh në pushtet erdhi (Vladislav) Gomulka. Partia është e dobët dhe këtë e ka kuptuar, por procesi i stabilizimit në Poloni është duke ecur ngadalë.

(Më pas shoku Krushov ngre një dolli për Partinë e Punës së Shqipërisë dhe për shëndetin e shokut Enver. Shënimet u mbajtën nga përkthyesi M. Mushi.)

 

 

26 dhjetor 1956

Deklarata e Hrushov para Hoxhës

Kemi përgatitur në reagim të gjatë ndaj letrës së Titos dhe do t’ua tregojmë edhe juve. Letra ekspozon linjën e tyre oportuniste. Qëndrimi ynë ndaj Jugosllavisë është vazhdimi i betejës ideologjike dhe i polemikave, pa arritur në ofendime. Ne do të përfshihemi në polemika në mënyrë që njerëzit e zakonshëm të na kuptojnë, por nuk do të ofendojmë duke i quajtur ‘spiunë’ apo epitete të tjera, ose të harxhojmë frymën tone me gjëra që populli nuk i kupton. Kjo vetëm i ndihmon ata, ashtu si në kohën kur askush në Jugosllavi nuk e besonte akuzën se Tito ishte në spiun. Kjo lloj propagande atëherë e ndihmoi Titon në konfliktin me ne, duke i shtuar mbështetjen e brendshme. Prandaj nuk duhet të arrijmë në ofendime. Situata vendet e demokracive të popullit nuk është e mirë (ai përmend të gjitha vendet socialiste përveç Rumanisë). Edhe në Kinë situata nuk është e mirë. Në Poloni forcat reaksionare po mobilizohen, Gomulka po përballet me një situatë të vështirë. Gjërat që publikohen në shtypin polak nuk reflektojnë pozitën e Komitetit Qendror, dhe janë kundra Gomulkës. Por mendojnë se gjërat po shkojnë drejt një pozite më të fortë për partinë, klasën punëtore dhe Gomulkën. Çu En Lai do të vijë këtu për një vizitë dhe do të shkojë dhe në Poloni. Kjo do ta ndihmojë Gomulkën. Menduam se ishte më mirë të fliste një kinez në mbrojtje të Gomulkës sesa të flisnim ne, pasi forcat reaksionare janë mobilizuar kundër nesh. Gjërat po përmirësohen në Hungari. Tashmë varet nga (Janos) Kadar dhe shokët e tij që të mos tërhiqen elemente nga partitë borgjeze në qeveri. Është koha të shkatërrojmë kundër-revolucionin, të forcojmë partinë dhe më pas të vendosim se kush do të bashkoet me qeverinë, në mënyrë që partitë e tjera të kuptojnë që nuk mund të arrijnë në qeveri. Nuk ka arsye që Kadar të nxitohet, askush nuk e prek atë dhe ushtria jonë është aty. Punonjësit hungarezë e kuptojnë që ka pasur një kundër-revolucion dhe se vendimi ynë për ta shtypur ishte në të mirë të klasës punëtore. Më vonë asistenca e Bashkimit Sovjetik për shtypjen e kundër-revolucionit në Hungari do të bëhet edhe më e qartë. Marrëdhëniet me Anglinë, Francën e Amerikën janë të qarta. Ngjarjet në Hungari shkaktuan një fushatë dhe në Bashkimin Sovjetik por nga ana tjetër ato forcuan pozitën tonë. Masat ushtarake i treguan armiqve tanë se Bashkimi Sovjetik i ruan me fanatizëm interesat e tij, prandaj ishte një thirrje zgjimi për armiqtë. Ata mendonin se pas vdekjes së Stalinit udhëheqja nuk kishte më zemër për të reaguar agresivisht ndaj armiqve, por tani e kuptojnë se çfarë deshëm të thoshim me politikën e bashkëjetesës. Ne dëshirojmë bashkëjetesë, por jo për të toleruar ndaj kapitalizmit në kurriz të kampit socialist. Ajo që ka ndodhur deri tani është një fitore për ne. Nëse do të kishim pasur humbje, do të kishte qenë ndryshe. Tani ata do të jenë më të kujdesshëm me ne dhe me shumë gjasa do të mendohen mirë para se të ndërmarrin iniciativa të çmendura pasi Bashkimi Sovjetik nuk do t’i lejojë dhe lufta mund të rrezikohet në çdo moment. Ne kështu e vlerësojmë situatën. Pozitën e kemi të fortë. Zhurmat tani pritet të qetësohen. Sa i përket situatës ekonomike, na jepni dokumentacionin përkatës që ta studiojmë dhe t’ju kthejmë përgjigje kur delegacioni ynë të jetë aty. Duhet të kuptoni që dokumentacionin ja kërkojmë vetëm për studimin dhe përgjigja është se do t’ju ndihmojmë. Dërgoni dhe ju një delegacion këtu. Më 3 janar do të ketë një delegacion nga Gjermania, një nga Hungaria, një nga Çekia, dhe më tej ju Shqipëria.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2018 - 07:35

CIA zbardh të tjera detaje sa i takon përplasjeve që nisën me Moskën më 1963. Në një dokument të deklasifikuar dhe përkthyer nga gazeta, thuhet se Moska nisi sulmet ndaj Hoxhës përmes editorialeve në gazetë, ndërkohë që dhe në kongreset e partive komuniste kishte përplasje.

Janar 1963

Postuar: 23/05/2018 - 07:22

Më 1963 Shqipëria dhe Kina nisën një koordinim të përbashkët në përballjen me Moskën.

Postuar: 22/05/2018 - 07:16

CIA zbardh të tjera detaje nga marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik.

Postuar: 20/05/2018 - 07:27

CIA zbardh të tjera detaje nga marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik.

Postuar: 19/05/2018 - 08:20

Zbardhet pjesa e dytë e letrës së Komitetit Qendror Sovjetik, ku ju drejtohej gjithë anëtarëve dhe sulmohej Shqipëria.

Postuar: 18/05/2018 - 07:18

Në vitin 1962 Moska nisi luftën e hapur kundër Shqipërisë.

Postuar: 17/05/2018 - 07:39

CIA ka dhënë detaje mbi përplasjet Shqipëri-BRSS. Në vitin 1960 marrëdhëniet mes dy vendeve ishin në ditë më të zeza dhe kulmi arriti në konferencën e Moskës.