Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet dokumenti, ja terrori që ushtroi regjimi i Enver Hoxhës ndaj diplomatëve amerikanë, si u përzunë në tetor të 1946 dhe mbajtja peng e valixheve

Postuar: 25/05/2019 - 07:10

 Zbardhen të tjera detaje mbi zhvillimet politike gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar nga amerikanët, tregohet se si në tetor të vitit 1948 diplomatët amerikanë u përzunë nga territori shqiptar. Aty jepen raportimet e anëtarëve të misionit, ku tregohet terrori që u ushtrua ndaj tyre dhe se si u mbajtën peng valixhet me materiale.

18 nëntor 1946

Përfaqësuesi në Shqipëri(Henderson) për sekretarin e shtetit: Kronologji e incidenteve kryesore në lidhje me tërheqjen e misionit nga Shqipëria:

5 nëntor. Sipas udhëzimeve të Departamentit dërgova menjëherë letrën e udhëzimeve te Hoxha dhe arrita të sjell në vëmendjen e tij tekstin në frëngjisht megjithë refuzimet e tij për të marrë telegramin.

6 nëntor. Mora tekstin në shqip të përgjigjes së Hoxhës, e cila u përkthye gojarisht nga shqipja në frëngjisht e në anglisht me ndihmën e përkthyesit të ambasadës franceze dhe më pas u telegrafua te Departamenti.

7 nëntor. Gazeta Bashkimi nis përgatitjen dramatike të opinionit publik për hapjen e gjyqit të ‘sabotatorëve’ më 8 nëntor.

 8 nëntor. Nis gjyqi i të akuzuarve si sabotatorë, me qëllimin e vërtetë të diskreditimit të misionit amerikan dhe përgatitjen e mendjes së shqiptarëve për konsumin e akuzave të rreme për largimin e misionit.

 9 nëntor. Dërgohen letrat te zyra e Jashtme ku kërkohen vizat e daljes për stafin dhe lejimi i anijeve për transferimin e mallrave te anija jashtë portit. Ora 2 pasdite- Marrim njoftimin ku zyra e Jashtme njofton se zoti Fultz konsiderohet i padëshirueshëm nga autoritetet shqiptare dhe misionit i kërkohet të marrë masa për largimin nga Shqipëria sa më shpejt që është e mundur. Ora 2:30 pasdite- Dërgojmë njoftimin për Fultz që të niset nga Shqipëria më 14 nëntor siç tregohet në udhëzimin e misionit për vizat e daljes.

10 nëntor. Bashkimi jep një referencë kalimtare për largimin e misionit amerikan nga Shqipëria. Marrim njoftimin verbal për mohimin e lejes për anijet e sendeve.

Në një tjetër njoftim na thuhet se arsyet e vetme të mohimit ishin vetëm ristudimi i kërkesës. Më tej marrim refuzimin verbal për lejen e daljes për Marinschak; unë insistoj gojarisht se nuk do të nisem pa të.

11 nëntor. Në një njoftim të dytë vijnë pasaportat me vizat e daljes për të gjithë.

12 nëntor. Në mesditë takohem me Konomin (sekretari i përgjithshëm i zyrës me Jashtë) i cili pranon gojarisht të lejojë transportin e personelit dhe sendeve nga posti te luftanijet në një limit prej 3-miljesh. I shpreh atij frikën për personelin e huaj; ai përgjigjet se nuk ka asgjë për t’u trembur pasi do të mbështeten nga “demokracia e re” e Shqipërisë, por nëse kanë kundërshtuar apo kritikuar qeverisë sigurisht do të burgosen. Pasdite dërguam njoftimin zyrtar për kërkesën gojore dhe presim konfirmimin e shkruar. Stafi po pret për miratimin e kalimit te marina dhe më pas në Caserta. Operatorët radio na njoftojnë se zhurmuesat shqiptarë po e bëjnë të pamundur komunikimin me Caserta, deri në ora 01.00 nuk arritëm të merrnim përgjigje nga Caserta.

13 nëntor. Më në fund marrim konfirmimin për kalimin e njerëzve dhe mallrave; na njoftohet se piloti shqiptar do të na tregojnë se ku do të ankorohet mjeti 10 km larg bregut. Kreu i qendrës UNRRA, Floud më në fund mbajti qëndrim ndaj akuzave të rreme dhe oficeri Uooduard jep ultimatum për Hoxhën. (telegrami im 572, 13 nëntor, pika 3). Konomi proteston në telefon se zhurmuesat shqiptarë që po prishin komunikimet tona radio janë shumë larg portit, por premton ta shikojë çështjen. Pak më vonë zhurmuesët ndalojnë. Ambasadori francez më në fund njoftohet nga Parisi për të marrë në kujdestari ambientet e zbrazura të SHBA. Oficeri amerikan i portit të Durrësit, Epstein më thotë se ende nuk ka fjalë nga autoritetet për anijet tona. I vetmi person me të cilin mund të komunikoj është Prifti, sekretari i Kryeministrisë, i cili nuk di asgjë për çështjen, por premtoi të kontaktojë me Konomin kur unë i prezantova rreziqet që po hasnim me anijet nga porti i Durrësit. Tre minuta më vonë më telefonon Konomi për të thënë se do të kujdeset për çështjen. Konomi më telefonon përsëri për të thënë se portit të Durrësit i ishin dhënë udhëzimet e duhura dhe më pyeti kur do të largohesha nga Tirana për të më shoqëruar në Durrës. I thashë se nuk kam leje kalimi për postblloqet në rrugën drejt Durrësit, por ai më siguroi se qeveria do të kujdesej që të mos kisha pengesa. Më 14 nëntor jam në Durrës ku anijet vijnë në ujërat e minuara territoriale shqiptare dhe ankorohen rreth 10 milje larg sepse nuk ka anije pilot për t’i drejtuar në kanalin e ngushtë pa mina. Një mjet tërheqës i agjencisë UNRRA, por i operuar nga shqiptarët i afrohet anijeve dhe kthehet në port. Një barkë e gjatë që erdhi nga luftanija amerikane USS Noa hyn në port për të kontaktuar me Epstein në lidhje me ngarkesën dhe pas kthehet te luftanija. Teksa jam në Tiranë djeg kodet dhe të dhënat konfidenciale, përgatis inventarin e dokumenteve për të kaluar te francezët dhe për të firmosur llogaritë e parave.

Pasdite mbahet ceremonia tre-minutëshe e uljes së flamurit ku mori pjesë ambasadori francez dhe bëmë lamtumirat e dhimbshme me punonjësit vendas. Udhëtojmë drejt Durrësit në karvanin me tre automjete Gaz me flamuj të Shqipërisë dhe të SHBA. Nuk ndalohemi në asnjë postbllok (siç kishte parashikuar Konomi). Mjetit të Hudson i shpohet goma 3 milje larg Durrësit; vonohemi gjysmë ore. Një orë vonesë për pasaportat dhe kontrollin e vizave në Durrës ku u pyetëm për historinë familjare të çdo personi. Teksa sigurimi na kontrollonte pasaportat shefi Zoto (zyra e të cilit kishte kërkuar largimin e Fultz dhe që kishte refuzuar të më njihte formalisht në pritjen në legatën sovjetike) çuditërisht kishte lejuar Fultz në përshëndetjet me rastin e largimit të misionit.

Edhe një tjetër orë vonesë deri në arritjen e automjeteve deri në mol teksa leja për lundrimin e misionit te luftanija ishte dhënë për në ora 19.00 kur dhe deti pritej të qetësohej. Kaluan të gjitha objektet në barkën e parë teksa sendet e mbetura do të vinin nga pas me barkën e dytëpër te Noa. (para se të hipja në barkën e transportit Zoto na dha lamtumirën zyrtare mua dhe Fultz, aty unë i dhashë letrën për Hoxhën në lidhje me Fultz). Pesëmbëdhjetë minuta pas nisjes nga porti pyeta kapitenin e barkës se përse nuk po na ndiqte barka tjetër më e vogël me sendet tona; u trondita kur ai u përgjigj se barka tjetër nuk do të nisej deri sa deti të qetësohej. Ishte tepër vonë tani të kthehesha, duhet të vazhdoja që të paktën të kërkoja te luftanija që të qëndronte deri nesër.

Barka i përshkoi 10 miljet deri te luftanija për dy orë pasi deti ishte i rëndë dhe drejtuesit shqiptarë ishin të shqetësuar për kushtet e detit. Shumica jonë, të gjitha gratë i zuri deti, gruaja ime ishte muajin e shtatë të shtatzënisë. Deti i ashpër bënte të vështirë dhe kapjen e barkës te luftanija Noa. Kapiteni Uhitehurst urdhëronte me megafon shqiptarët në italisht të cilat i përkthente një detar italian. Teksa barka jonë tundej si një tapë shisheje në ujë arritëm të transferonim stafin te Noa. Kishin veshur të gjitha xhaketat e sigurisë dhe ishim lidhur me litarë që mbaheshin nga marinarët në luftanije. Pritëm për momentin e mirë kur barka qëndronte thuajse në një nivel me luftanijen dhe distanca e ujit ishte rreth 1 metër larg për të kaluar. Atëherë njerëzit zgjasnin duart nga luftanija dhe kapeshin nga marinarët që e tërhiqnin drejt sigurisë.

15 nëntor. Anija priti deri në mesditë të nesërmen por nuk dukej shenjë nga mjeti tjetër me sendet e mbetura. Atëherë u detyrova t’i them kapitenit Ëhitehurst në ora 12:20 se mund të ngrinte spirancat pasi nuk mund të rrezikonim më shumë njerëzit dhe anijen. Kështu u nisën për në Napoli duke lënë në Durrës dhe çantat e dorës, dhe pa njoftuar Epstein për vendimin. Dërguam telegram nga anija në Caserta për të organizuar dërgesën e sendeve me avion. Mbërritën në Napoli më 16 nëntor ora 14.00.

Detaj ironik: Epstein më informoi nga Durrësi se qeveria shqiptare kishte kërkuar $1,000 për kalimin nga porti te luftanija, me barkën që ishte në pronësi të agjencisë aleate UNRRA.

Uashington, 22 nëntor 1946.

Sekretari i shtetit për ambasadorin në Greqi (MacVeagh): Më poshtë është një përmbledhje e zhvillimeve në lidhje me ankesat e mundshme të Greqisë në OKB për trazirat në kufi:

Më 18 nëntor ambasadori grek i kërkoi sekretarit të shtetit nëse Greqia duhet ta çonte çështjen para OKB, pra nëse do të kishte mbështetjen e SHBA për të bërë diçka të tilla, duke cituar nenin 14 apo duke e prezantuar te sekretari i përgjithshëm sipas nenit 99. Si alternativë e tretë ambasadori grek kërkoi që thjesht sekretari amerikan ta qarkullonte mes përfaqësuesve të tjerë teksa Greqia të rezervonte të drejtën për veprim specifik më vonë. Më 21 nëntor ai u informua se para se ta çonte çështjen në OKB, SHBA besonte se çështja nuk ishte e plotë dhe e përgatitur për një veprim të tillë. Nëse ata vendosnin të dilnin me ankesën e tyre do të këshillohej që Këshilli i Sigurimit të krijonte një komision për hetime në terren. Gjithashtu i theksuam atyre se ekzistonte çështja e vetos sovjetike, që në këtë rast mund të bëhej edhe më problematike si në rastin e ankesës së Ukrainës. Gjithashtu opozicioni sovjetik në rastin e mëparshëm bazohej në argumentin se Komisioni duhet të hetonte si Greqinë dhe Shqipërinë për të zbuluar se gabimin e kishte Shqipëria, në një kohë kur ankesa ishte ngritur kundër Greqisë dhe jo Shqipërisë.

Nëse pala ankimuese do të ishte Greqia dhe hetimi do të zgjerohej duke përfshirë dhe jugosllavët, argumenti do të ishte më pak i aplikueshëm. Më 21 nëntor ambasada i tha Bevin se kishte marrë kërkesën që Tsaldaris të vinte personalisht në SHBA për të paraqitur çështjen e tij. Përgjigja e tij do të thoshte se qeveria greke duet të vendoste vetë nëse të paraqiste ankesën dhe jo të tentonte të influenconte të tjerët. Grekët ende nuk e kanë paraqitur çështjen por ne i kemi thënë britanikëve për atë që u pyetëm dhe se do të mbajmë qëndrim të njëjtë me ta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 19:58

Si pasojë e gazit helmues ka mbetur i lënduar edhe ish-deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka dalë në krahë të qytetarëve shkodranë të cilët po protestojnë vetëm pak metra nga takimi i inskenuar i kryeministrit Edi

Postuar: 20/06/2019 - 07:17

Inteligjenca amerikane raportonte në vitin 1959 mbi një destabilizim të mundshëm të Ballkanit.

Postuar: 19/06/2019 - 07:19

Në 1949, SHBA po mendonte seriozisht formimin e Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë për rrëzimin

Postuar: 18/06/2019 - 07:17

“SHBA të veprojë në koordinim të plotë me Britaninë dhe Francën për situatën shqiptare, ash

Postuar: 16/06/2019 - 08:30

Në vitin 1949, Shqipëria shihej nga fuqitë e mëdha si një pikë e rëndësishme strategjike e sovjet

Postuar: 15/06/2019 - 07:10

Në vitin 1949, Jugosllavia mendonte se Greqia duhet të bënte përpjekje realiste për rikëshillim d

Postuar: 14/06/2019 - 07:13

Enver Hoxha nuk pranonte të vendoste marrëdhëniet diplomatike me SHBA pasi pretendonte se po mban