Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet fjala e Hoxhës në Kongresin e PPSH, ja si kërcënonte jugosllavët dhe mbështetja për kosovarët, spastrime në parti çdo vit

Postuar: 20/09/2019 - 07:13

Amerikanët zbardhin të tjera detaje nga zhvillimet në regjimin komunist. Sipas disa artikujve të “New York Times”, Hoxha sulmet ndaj jugosllavëve nuk i ndali deri në fund të jetës. Po ashtu tregohet dhe për spastrimet në parti.

Shqipëria paralajmëron Jugosllavinë

2 nëntor 1981

Enver Hoxha, udhëheqësi komunist i Shqipërisë, raportohet se ka paralajmëruar sot se trazirat do të shtohen mes shumicës etnike shqiptare në rajonin e Kosovës në Jugosllavi nëse autoritetet ''do të mbajnë një popull guximtar si shqiptarët nën frikën e tankeve e bajonetave'.' Zoti Hoxha, duke folur në Kongresin e tetë të Partisë së Punës në Tiranë, nxiti përsëri Jugosllavinë të japë statusin e republikës kushtetuese për Kosovën dhe mohoi se Shqipëria ka pretendime territoriale për provincën e trazuar, njoftonte agjencia shqiptare e lajmeve. Rreth 80 për qind e popullsisë së Kosovës është etnike shqiptare. Ajo është një provincë autonome brenda republikës federale të Jugosllavisë. Shtypi shqiptar tha se Hoxha akuzon Jugosllavinë se ka tentuar disa herë të komplotojë për të përfshirë Shqipërinë në Federatën Jugosllave si republika e shtatë. Ai iu referua gjithashtu përplasjeve të dhunshme etnike në jug të Kosovës, për të cilat Jugosllavia ka thënë se nëntë njerëz u vranë, ndërsa pala shqiptare thotë se janë vrarë “me qindra”. Udhëheqësi 73-vjeçar i tha se 120,000 anëtarëve të partisë në Kongresin e Tiranës se opozicioni shqiptar në Kosovë është bërë gjithnjë e më i ashpër prej kërcënimit jugosllav për më shumë gjakderdhje. Ai citohej të akuzonte Jugosllavia se ka krijuar një ''regjim terrori'' në Kosovë dhe se 'burgjet atje janë të mbushura me të rinj e të reja.'' Hoxha, partia e të cilit feston 40 vjetorin e krijimit, akuzoi udhëheqësin jugosllav, President Tito, se i ka premtuar të kthejë Shqipërisë Kosovën dhe zona të tjera të banuara nga shqiptarët. Hoxha e quajti këtë premtim të supozuar të Titos “mashtrim.''

Dyshimet e SHBA

3 janar 1982

Zyrtarët e qeverisë së SHBA besojnë se kryeministri i Shqipërisë është vrarë muajin e kaluar dhe nuk ka kryer vetëvrasje, siç u deklarua në radion shqiptare për ngjarjen. Amerikanët thonin se nuk përjashtojnë raportimet jugosllave se kryeministri Mehmet Shehu është vrarë gjatë një takimi në komitetin qendror të partisë, por shtuan se për raportime të tilla ende nuk ka prova.Në edicionin e kësaj jave të revistës së Beogradit, Nin, flitej për dyshimet se Shehu, prej kohësh numri 2 i aparatit shtetëror shqiptar pas Enver Hoxhës, kishte rënë viktimë e intrigave të nivelit të lartë. Duke cituar burime të paspecifikuara perëndimore, Nin tha se Komiteti Qendror i Partisë shqiptare ishte mbledhur më 17 dhjetor dhe se gjatë sesionit aty kishte pasur një konflikt mes Hoxhës e Shehut. Revista thotë më tej se sesioni i komitetit kishte pasur si temë diskutimin e përfshirjes së Shqipërisë në tregtinë me Perëndimin. Shehu ishte në favor të lidhjeve më të ngushta me Perëndimin, ndërsa Hoxha besohet se ishte kundër. Revista tha se gjatë javës para vdekjes së tij Shehu është takuar me delegacionet tregtare greke e rumune, si deh me disa ambasadorë perëndimorë. Ajo arrin në konkluzionin se ai ose ishte detyruar të kryente vetëvrasje ose ishte vrarë. Zyrtarët amerikanë thanë se 68-vjeçari Shehu kishte qenë viktimë e një komploti, sipas asaj që ata interpretuan nga raportimi i distancuar i vdekjes në radio Tirana. Gazetat shqiptare raportonin se3 ngjarja ende nuk ka arritur në Perëndim. Mbrëmjen e 18 dhjetorit, radio Tirana transmetoi njoftimin e autoriteteve se natën duke u gdhirë 18 dhjetori, 1981, në një moment krize nervore, shoku Mehmet Shehu, anëtar i byrosë politike të komitetit qendror të partisë së punës, vrau veten”. Njoftimi u ndoq nga një biografi e shkurtër. ''Dhe kaq ishte e gjitha”, tha një analist. Një tjetër tha se në kundërshtim me praktikat e zakonshme të vendeve komuniste në obituarin e Shehut nuk kishte asnjë fjalë lavdërimi. Njoftimi i radio Tiranës nuk dha asnjë lajm tjetër në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe më pas vazhdoi si zakonisht me programet e tjera të folura ose me muzikë. Si jugosllavët e amerikanët thanë se nuk kishte pasur sinjalizime të mëparshme për konflikt mes Shehut e Hoxhës. Ata kujtonin një kongres të partisë në nëntor ku Shehu kishte mbajtur një fjalim të gjatë pas fjalës së hapjes nga Hoxha. Por amerikanët thanë se kishin vërejtur sinjale në shtypin shqiptar për tensione brenda udhëheqjes në lidhje me planin pesë-vjeçar, i cili ishte aprovuar me vonesë të konsiderueshme në kongresin e partisë në nëntor. Ata citonin gjithashtu një artikull në revistën partiake Rruga e Partisë në tetor, ku kritikohej izolimi i vendit. Por përsëri nuk kishte prova se Hoxha e Shehu kishin opinione të ndryshme mbi çështjen. Vdekja e Shehut hap gjithashtu çështjen e pasuesit të tij, si për postin e kryeministrit dhe atë të sekretarit të parë të partisë, në një kohë kur udhëheqësi 73 vjeçar Hoxha, ka pasur probleme shëndetësore. Zyrtarët amerikanë thonë se pasuesi logjik i Shehut në krye të qeverisë do të ishte Adil Carcani, zyrtari ekonomik që ka qenë zv. kryeministër i parë që prej vitit 1974. Gazeta Nin përmend gjithashtu Ramiz Alia, ministrin e të rinjve dhe ish-udhëheqësin e rinisë që ka qenë numri dy i sekretariatit të partisë. Parlamenti pritet të mblidhet më 14 janar kur dhe priten të njoftohen ndryshimet në qeveri.

Sjovetikët hapen sërish për lidhje me shqiptarët

Bashkimi Sovjetik ka bërë sot hapjen më të ngrohtë ndaj Shqipërisë në disa vjet, në një artikull të gazetës komuniste Pravda, duke nxitur përmirësimin e lidhjeve dhe duke përshkruar marrëdhënien e ftohtë mes dy vendeve si anormale. Shqipëria, vendi i izoluar por i pavarur komunist,ka ndërprerë marrëdhëniet me Moskën në vitin 1961. Në artikullin e Pravda me rastin e 41-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste, kujtohet ndihma sovjetike për dëbimin e forcave gjermane dhe bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve gjatë viteve 1950. Kujtesa të tilla janë bërë dhe në të shkuarën nga sovjetikët, pro artikulli i sotëm ishte një shprehje më e ngrohtë se zakonisht e miqësisë. Një shpjegim për ndryshimin e kursit është vdekja prillin e kaluar të udhëheqësit komunist Enver Hoxha, i cili ndërpreu marrëdhëniet me Moskën në 1961. Por deri tani nuk ka pasur sinjalizime se pasuesi i Hoxhës, Ramiz Alia, dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën. Në vendin tonë, ne asnjëherë nuk e kemi konsideruar prishjen mes vendeve tona si diçka normale,'' shkruan Pravda. ''Në fjalë dhe në vepra, Bashkimi Sovjetik konfirmon pa rezerva gatishmërinë e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet më tej. Spastrime të gjerë raportohen në aparatin e Shqipërisë

Mars 1982

Udhëheqja shqiptare është vënë nën një fshesë të re spastrimet të drejtuar nga kreu i partisë Enver Hoxha, raportojnë specialistët e qeverisë së SHBA. Spastrimet kanë si qëllim eliminimin e të gjithë atyre që kishin dhe lidhjen më të vogël me ish-kryeministrin Mehmet Shehu, i cili u vra ose vrau veten dhjetorin e kaluar. Hoxha tha në një fjalim javën e kaluar se Shehu kishte qenë një agjent i huaj që vrau veten kur u demaskua. Ky ishte komenti i parë i udhëheqësit shqiptar në lidhje me vdekjen e zotit Shehu, i cili kishte qeverisur bashkë me Hoxhën që prej fundit të luftës II Botërore, kur Shehu ishte drejtues ushtarak i guerilasve komunistë shqiptarë. Një specialist amerikan tha se një numër ministrash në kabinetin e Shehut ishin zhdukur, duke përfshirë dhe ministrin e mbrojtjes Kadri Hasbiu, 63 vjeç, i cili kishte marrë postin në prill 1980. Një tjetër specialist tha se Nesti Nase, 60 vjeç, i cili u bë ministër i Jashtëm në 1966, ishte arrestuar dhe së shpejti do të dalë në gjyq. “Ne besojmë se po ndodh një spastrim i gjerë, ndaj njerëzve që kishin lidhje me Shehun',' thotë një specialist i qeverisë, i cili shton se ka prova të rritje për një konflikt mes ndjekësve të Shehut dhe mbështetësve të Hoxhës. Spastrimet duket se shkojnë përtej aleatëve politikë të Shehut. Pas vdekjes së tij, të gjitha anëtarët e familjes së tij janë zhdukur nga skena publike, duke përfshirë gruan Fiqrete Shehu, e cila ka qenë drejtoreshë e shkollës së partisë në Tiranë. Sipas një tjetër specialisti vdekja e Shehut ishte kulminimi i një lufte të ashpër për kapjen e majës së pushtetit,si dhe mbi politikën e Hoxhës për ta mbajtur vendin të distancuar nga pjesa tjetër e botës. ''Shehu ishte kundër izolimit total'', tha specialisti, duke shtuar pas prishjes me Kinën në vitin 1976, Shehu gradualisht kishte nisur të mbronte idenë e përmirësimit të lidhjeve fillimisht me Jugosllavinë e më pas me Moskën dhe Perëndimin''. Në denoncimin e tij të javës së kaluar Hoxha e përshkruante Shehu si agjent amerikan, sovjetik dhe jugosllav. Një tjetër element konflikti mes të dyve ka qenë volumi i fundit i kujtimeve të Hoxhës, ku udhëheqësi kujtonte përpjekjen partizane kundër forcave gjermane e italiane në Luftën e Dytë Botërore. ''Në të Hoxha i merr për vete të gjitha meritat e sukseseve të lëvizjes çlirimtare dhe nuk e përmend asnjëherë Shehun'', thotë specialisti, edhe pse në fakt Shehu ishte përgjegjës për të gjitha fitoret ushtarake. Unë e di sepse kam qenë me të', thotë specialisti amerikan, ish-pjesëmarrës në misionet Aleate të ndërlidhjes në Shqipëri. Spastrimi i fundit i nivelit të lartë në Shqipëri vjen pas një fshese të ngjashme të zyrtarëve që kishin ose supozohej se kishin lidhje me Jugosllavinë në vitet 1950-të; të atyre që simpatizonin Bashkimin Sovjetik në vitet 1960-të dhe atyre që simpatizonin Kinën dhe Perëndimin në mesin e viteve 1970.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 07:05

 Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arratisur jashtë vendit, CIA ka treguar të tjera detaje nga themelimi dhe organizmi i saj i brendshëm.

Postuar: 18/10/2019 - 07:09

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 17/10/2019 - 07:13

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 16/10/2019 - 07:07

Në vijim të numrit të kaluar, gazeta po tregon të tjera detaje nga rrëfimi që një prej ish-anëtar

Postuar: 15/10/2019 - 07:19

CIA amerikane ka deklasifikuar një dokument tepër voluminoz, ku jepen detajet e të dhënave që rap

Postuar: 13/10/2019 - 07:44

CIA ka treguar detaje mbi mënyrën se si rekrutonte agjentë në vendin tonë.

Postuar: 11/10/2019 - 07:24

CIA ka deklasifikuar të tjera dokumente sa i takon zhvillimeve në Shqipërinë komuniste.