BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhet intervista e CIA me agjentin shqiptar për misionet gjatë regjimit komunist, ja mesazhet e koduara që përdoreshin

Zbardhet intervista e CIA me agjentin shqiptar për misionet gjatë

Gjatë regjimit komunist, CIA ka rekrutuar shumë shqiptarë të arratisur duke i përdorur ata për të rrëzuar sistemin e Hoxhës. Shumë emra u rekrutuan nga CIA dhe u rikthyen në Shqipëri. Kështu ka ndodhur dhe me një agjent, i cili përmendet me emër të koduar. Ai gjatë misionit ka devijuar nga plani dhe CIA e merr në pyetje. Më poshtë po publikojmë detajet.

Intervista e me RNDOLLAR-in pas operacionit.

11 janar 1955

Pas një studimi të deklarimeve në intervistën e parë, na lindën disa pyetje dhe paqartësi të cilat do t’i sqarojmë gjatë kësaj interviste. Pyetjet dhe përgjigjet e marra janë regjistruar dhe bashkangjitur më poshtë.

-A ishte udhëzuar kunata juaj për të shërbyer në pikën e shkëmbimit? (Pika e shkëmbimin ose “dead drop” përdoret në spiunazh për të përcaktuar shkëmbimin e mjeteve ose informacionit mes dy agjentëve duke përdorur një pikë ku lihej mesazhi apo mjeti dhe agjenti i dytë shkonte dhe e merrte në një moment të dytë. Kjo shmangte takimin e drejtpërdrejtë të agjentëve me njëri-tjetrin.)

Jo. Edhe pse ajo dinte për pikën e shkëmbimit sepse ajo kishte qenë e pranishme në konferencën e AIPIGECN. Megjithatë ajo nuk kishte qenë e pranishme gjatë momentit kur u zgjodh lokacioni i shkëmbimit. Sidoqoftë ka të ngjarë që AIPIGEON t’i ketë treguar kunatës sime vendndodhjen e pikës së shkëmbimit të mesazheve.

-Përse dëshiroje ta takoje vëllanë tënd kësaj radhe?

Për të qenë më i sigurt se puna ishte kryer ashtu siç duhej. Për të marrë një mendje më të freskët që mund të na shërbente në pikën e shkëmbimit të informacioneve si dhe për ta pyetur për familjen dhe se si i shkonin punët.

-Besove se në këtë periudhë të vitit mund të shkoje në shtëpinë e vëllait dhe të dilje sërish pa u vërejtur nga askush?

E vlerësova se ekzistonte një rrezik i madh në këtë veprim timin, por e mora parasysh rrezikun sepse doja të sigurohesha që gjithçka po bëhej sipas planit dhe se nuk ishte prekur nderi i familjes.

-Përse ia dhatë vëllai lokacionin e shkëmbimit të mesazheve gjatë takimit tuaj të parë në korrik?

Për të lehtësuar barrën time dhe për t’i dhënë tim vëllai mundësinë të shikonte pikën dhe të shihte se si funksiononin gjërat.

-Përse nuk e solli vëllai juaj pakon me vete në takimin e dytë?

Prisja që ai ta sillte pakon. Kur e pyeta se përse nuk e kishte sjellë ai më tha se arsyeja kishte qenë se pika e shkëmbimit nuk ishte rregulluar akoma.

-A i thatë në mënyrë specifike që në takimin e dytë të sillte pakoja?

Jo

-A e di AIRBLOWN se kush është vëllai yt?

Gjatë bisedave, tim vëllai i jam referuar me shprehjen “Një shoku im”.

-E diskutuat misionin e korrikut me AIRBLOWN?

Po, unë i kam thënë se kam qenë në zonë edhe dy herë të tjera më parë.

-Mendon se nëse agjenti AIRBLOWN do të kapej nga armiku, do të kishte mjaftueshëm informacion sa për të zbuluar identitetet e familjes tënde tek armiku?

Në këtë kohë ka disa nacionalistë në zonë. Familja ime do të dilte në pah nga procesi i eliminimit.

-Je i sigurtë për pikën e shkëmbimit?

100% i sigurt. Edhe AIRBLOWN mund ta lokalizojë tashmë pikën.

-Sa pranë shkurres vajte me vëllanë tënd kur u bë përzgjedhja e pikës?

Afër mjaftueshëm sa për ta prekur atë.

-Duke qenë se në mendje nuk kishe asnjë pikëpyetje me lokacionin ekzakt të shkurres së përcaktuar si vend shkëmbim, atëherë pse kërkuat edhe në shkurret përreth?

Për të qenë 100% të sigurt se informatori nuk e kishte vënë pakoja, për ndonjë arsye të panjohur, në ndonjë shkurre aty pranë.

-Je i bindur se agjenti e kuptoi rëndësinë e procedurës për pikën e shkëmbimit?

Po, për shkak të eksperiencave të tij të mëparshme në aktivitete klandestine, sepse ishte në interesin e tij që kjo procedurë të kishte një realizim pozitiv dhe të shmangte sa më shumë të ishte e mundur takimin me agjentë (gjë që shkëmbimi në pikën e caktuar e shmang), dhe për arsyen e fundit se të gjithë instruksionet i kishte të shkruara kështu që nuk mund të harronte diçka apo të gabonte.

-Me referencat e rrezik, çfarë do të thotë kur një gur është vendosur mbi një gur tjetër?

Që pakoja është vendosur tashmë në vendin e përcaktuar dhe se shkëmbimi i mesazheve dhe informacioneve mund të vijojë normalisht.

-Me referencat e rrezikut, çfarë nënkuptimi ka vendosja e gurëve larg nga njëri-tjetri?

Që pakoja mund ose mund të mos jetë vendosur. Por edhe nëse është vendosur në pikën e përcaktuar, ky sinjal nënkupton që asnjë mesazh nuk është vendosur në të.

-Çfarë i thatë vëllait tuaj të bënte me pakon?

Unë i thashë që në ditën pasardhëse ta vendoste në pikën e caktuar dhe ta linte aty e të largohej.

-Përsëritje e pyetjes së mëparshme mbi domethënien e vendosjes së gurëve?

Që pakoja është vendosur dhe që tashmë mund të vazhdonte procesi i shkëmbit të mesazheve.

-Përsëritje e pyetjes mbi domethënien e vendosjes së gurëve ndaras...

Që pakoja nuk është vënë ose nuk duhet bërë shkëmbim mesazhesh pasi pakoja është zbuluar nga sigurimi dhe kontrollohet nga ai.

-Nëse gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet, pra sipas planit dhe asgjë nuk ka dështuar, mund të mendosh për ndonjë arsye e cila mund të çojë në mungesën e pakos në vendin e paracaktuar?

Asnjë arsye nuk më vjen në mendje.

-Duke qenë se ti thua se nuk ka asnjë arsye që mund të mendosh për faktin e mungesës se pakos në vendshkëmbimin e përcaktuar, atëherë si ka mundësi që më lart pyetjes mbi domethënien e dy gurëve të ndarë nga njëri-tjetri, iu përgjigje që kjo nënkuptonte që pakoja ishte në vendndodhje, ose nuk ishte vendosur aty?

Gurët e vendosur ndaras nënkuptojnë që pika kontrollohet nga Sigurimi i Shtetit, për pasojë ato mund ta kishin lënë pakon aty në pritje të marrjes së mesazheve që do të viheshin nga ana jonë, ose nuk e kishin lënë fare aty pakon dhe e kishin hequr.

-Mund të mendosh për ndonjë arsye që mund ta kenë shtyrë agjentin mos ta vendoste pakon në vend ose që mund ta shtynte ta hiqte që aty pasi e kishte vendosur tashmë?

Nuk e kam fare idenë. Mund të hamendësoj, pa ndonjë bazë reale për këtë që do të them, që ai ka kërkuar të më thotë se dëshiron që unë të vizitoj shtëpinë.

-Kishte ndonjë të dhënë në pikëshkëmbimin ose në sinjalin e siguri/rrezikut me gurët që do të krijonte përshtypjen nëse agjenti kishte qenë tashmë aty?

Asnjë shenjë nuk ishte e dukshme ndoshta dhe për faktin që kur ne ishim aty, ishte shumë errësirë dhe tashmë kishte rënë nata.

-Gurët ishin në të njëjtin vend në të cilin kishin qenë në korrik apo ishin lëvizur nga pozicioni fillestar?

Është e pamundur për mua të krijoja një përshtypje të saktë duke pasur parasysh faktin që nga vendosja e tyre në pozicionet fillestare në korrik, kishte kaluar tashmë gjashtë muaj. Por në atë se çfarë kujtoj, mendoj se ata ishin lëvizur.

-Sa larg është sinjali i siguri/rrezikut nga pika e shkëmbim informacionit?

Me hamendje do të thoja se është afërsisht 50 metra larg. Gjithsesi i sigurtë jam që nuk është kurrë më pak se 30 metra larg pikë shkëmbimit.

-Kur morët vendimin me agjentin mbi takimin e radhës në maj, çfarë ishin pikat për të cilat ratë dakord saktësisht?

Për takimin tonë të dytë, agjenti sugjeroi që të takoheshim në pranverë dhe atëherë të diskutonim në lidhje me misionin. Ai sugjeroi që 25 maji, në çdo orë pas orës 22:00 do të ishte i përshtatshëm. Vend takimi u vendos pranë Qafës së Hanit. Ai tha se si sinjal njohjeje dhe mënyrë sinjalizimi për mua, do të këndonte këngën “Oh saba, saba”.

-Pse i bëtë këto ujdi?

Rrash dakord me këto pika sepse doja që agjenti të ishte i lumtur dhe se doja ta takoja sërish me qëllim që ta pyesja edhe për familjen time për të cilën nuk kisha shumë informacion. Mendova se nëse ky takim nuk do të funksiononte, do të vendosja një mesazh në pako që t’i bëja të ditur që zhvillimi i takimit do të ishte i pamundur.

-A mendon se agjenti duhet të ketë krijuar përshtypjen se ti nuk do të dukeshe në zonë deri në ardhjen e pranverës për takimin që tashmë kishit vendosur?

Jo. Për më tepër që u bë shumë e qartë që në fillim që mënyra kryesore e komunikimit do të ishte nëpërmjet lënies së mesazheve në kontenier dhe jo nëpërmjet takimit dhe kontaktit personal.

-Përse nuk na kishe vënë në dijeni të planit për takimin e përcaktuar, gjatë informimeve pas udhëtimit të korrikut?

Sepse nuk më ra ndërmend. Ndoshta kjo ka ndodhur duke qenë se këtë takim nuk e lidha me ndonjë domethënie të veçantë.

Biseda e dytë

1. Biseda e mëposhtme u mbajt me RNDOLLAR para intervistës së tij të dytë me 14 janar

 2. E hapa takimin duke i riafirmuar në RNDOLLAR-it se nuk kishim asnjë pikëpyetje në lidhje me sinqeritetin e përpjekjeve të tij për të pasur sukses në misionin e tij. Vazhdova të them që interesimi im për RNDOLLAR ishte vetëm miqësor sepse së shpejti do të riemërohesha. I thashë RNDOLLAR që kisha ca këshilla miqësore për të e që shpresoja se ai do t’i pranonte duke qenë se ishin për të mirën e tij. Këshillat e dhëna ishte si më poshtë:

a- Ai duhet ta dinte që, pas çlirimit të Shqipërisë nga komunistët, të dhënat e misioneve të tij të kryera nën udhëheqjen tonë do të viheshin sigurisht në dijeni të nacionalistëve. Qëndrimi dhe performanca e tij në të tashmen mund të bënte ndryshimin midis të qenit hero kombëtar dhe mes të qenit një djalë i mirë që nuk bëri asgjë për të përfituar nga mundësia. (Kjo këshillë ishte e mirëmenduar dhe goditi aty ku duhej duke qenë se një pikat e dobëta të RNDOLLAR ishte ruajtja e nderit të familjes dhe sepse ne mendojmë se ai është lloji i njeriut që do të përpiqej të bënte gjithçka që ishte e mundur në mënyrë që të bëhej një drejtues në zonën e tij.) Duke pasur parasysh se rekordet dhe të dhënat e misioneve të tij një ditë do të bëhen publike, do të shtynte RNDOLLAR që të mos bënte asnjë veprim në mospërputhje me udhëzimet tona dhe të mos hidhte asnjë hap që mund të vinte në rrezik misionin.

(Vijon në numrin e radhës)

Më të lexuarat