BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhet letra e Komitetit Qendror Sovjetik kundër Shqipërisë: Hoxha dhe Shehu hipokritë, sulme dhe shpifje ndaj nesh

Zbardhet letra e Komitetit Qendror Sovjetik kundër Shqipërisë:

Në vitin 1962 Moska nisi luftën e hapur kundër Shqipërisë. CIA ka zbardhur një letër të hartuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Sovjetike, e cila u drejtohej të gjithë anëtarëve të saj dhe në të sulmohej Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Partia Komuniste e Shqipërisë.

19 janar 1962

Letër e Komitetit Qendror Sovjetik në lidhje me Shqipërinë

Teksti i kësaj letre të komitetit qendror të BRSS duhet të vihet në zbatim. Ajo i dërgohet organizatave të para të partisë, kandidatëve të partisë sovjetike, anëtarëve të Komsomol dhe sindikatave.

Qëndrimi përçarës, anti-leninist i Parisë Shqiptare të Punës

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e konsideron të nevojshme të informojë organizatat e partisë dhe të gjithë komunistët, për qëndrimin anti-leninist dhe armiqësor ndaj kauzës së socializmit, të mbajtur nga Partia e Punës së Shqipërisë. Siç tregohet nga fakte të shumta, udhëheqësit shqiptarë po zhvendosen gjithnjë e më larg nga marksizëm-leninizmi dhe internacionalizimi proletar, duke revizionuar linjën e lëvizjes komuniste botërore dhe duke kryer aktivitet përçarës brenda radhëve të saj. Ata po bien gjithnjë e më thellë në pusin e nacionalizimit dhe po përpiqen të zëvendësojnë ideologjinë komuniste me oportunizmin dhe sektarianizmin e majtë, që është i huaj për komunistët e parimeve të larta marksiste-leniniste. Duke spekuluar me aspiratat anti-imperialiste të popullit të tyre, udhëheqësit shqiptarë po minojnë uniteti e komunistëve dhe forcave demokratike, duke dobësuar frontin e betejës kundër imperializmit dhe reaksionit. Me anë të presioneve dhe shtypjes, udhëheqësit shqiptarë Hoxha e Shehu i kanë ngritur konceptet e tyre anti-leniniste në nivel politikash shtetërore, që kanë si qëllim prishjen e unitetit të miqësisë së madhe socialiste në lëvizjen tonë. Ata po kryejnë një politikë të jashtme të izoluar e aventuriere, duke refuzuar të punojnë me vendet e tjera socialiste në skenën ndërkombëtare. Tendenca aktuale e retorikës anti-sovjetike është karakteristikë e kursit aktual të partisë shqiptare dhe asnjëherë që prej kohës së trotskizmit liderët politikë që e quajnë veten komunistë nuk janë përfshirë në sulme të tilla kundër partisë së madhe të Leninit apo partive të tjera vëllazërore, sa ç’po bën partia shqiptare aktualisht. Me përkeqësimin hap pas hapi të marrëdhënieve me BRSS, ata kanë përkeqësuar lidhjet mes partive vëllazërore. Kohët e fundit aktivitetet e tyre kanë ekspozuar dëshirën e shkëputjes së Shqipërisë nga kampi botëror socialist dhe nga lëvizja komuniste. Me këtë udhëheqësit shqiptarë dëmtojnë kauzën e socializmit botëror dhe vënë në rrezik arritjet socialiste dhe vetë interesat e popullit shqiptar. Partia Komuniste Sovjetike, e udhëhequr nga dëshira dhe detyra ndërkombëtare për të mbrojtur unitetin e kampit socialist dhe linjën e lëvizjes botërore komuniste, e konsideron të nevojshme të informojë komunistët për këtë qëndrim përçarës të partisë shqiptare. Deri vitet e fundit marrëdhëniet mes partisë shqiptare, asaj sovjetike dhe partive të tjera vëllazërore po zhvilloheshin bazuar në bashkëpunimin e ngushtë e të afërt. Populli dhe partia sovjetike ashtu si dhe vendet e tjera socialiste, gjithmonë e kanë trajtuar Shqipërinë me miqësi të sinqertë dhe i kanë dhënë ndihma bujare.

Asistenca e BRSS

Vetë origjina e republikës Popullore të Shqipërisë është e lidhur ngushtë me fitoren e madhe të popullit sovjetik mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Kjo fitore historike krijoi kushtet e favorshme për çlirimin e vendit të tyre nga pushtuesit dhe vendosjen e demokracisë popullore, për ndërtimin e socializmit në Shqipëri. Pas fitores së revolucionit demokratik të popullit, Bashkimi Sovjetik i ka dhënë ndihma të konsiderueshme Shqipërisë për ndërtimin e socializmit, ka rritur profilin e saj në skenën ndërkombëtare dhe ka mbrojtur sovranitetin e saj dhe integritetin territorial. Qeveria sovjetike vazhdimisht ka deklaruar se do të ndërhyjë në çdo moment për mbrojtjen e Shqipërisë në rast sulmi ushtarak ndaj saj. Në një takim në Tiranë në maj 1959, Hrushov ka deklaruar: “Kushdo që tenton të shkelë kufijtë e Shqipërisë ose të një vendi tjetër socialist, do të përballet me të gjithë forcën e kampit të madh socialist”. Me iniciativën e qeverisë sovjetike Shqipëria u bë anëtare e Paktit të Varshavës, i cili garanton sigurinë e të gjitha vendeve anëtare. Bashkimi Sovjetik i ofroi Shqipërisë kredi falas dhe me kushte të favorshme prej më shumë se 2 miliardë rubla dhe me ndihmën e BRSS Shqipëria ka ndërtuar rreth 80 ndërmarrje industriale, që tashmë përfaqësojnë bazën industriale të vendit. Qeveria sovjetike i fali Shqipërisë 26 stabilimente të rëndësishme industriale, të pajisura me mjetet më moderne. Asistencë është dhënë gjithashtu në zhvillimin e bujqësisë, shkencës, kulturës. Mes qytetarëve shqiptarë më shumë se 3000 specialistë janë trajnuar në institucionet arsimore të Bashkimit Sovjetik. Ndërsa për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, BRSS ka ndihmuar në ndërtimin e forcave të armatosura shqiptare duke i pajisur me pajisjet më të fundit të luftimit. Shqipëria gjithashtu ma marrë asistencë nga vende të tjera socialiste, veçanërisht për zhvillimin e kapaciteteve të saj minerare, ndërtimin e ndërmarrjeve të reja, zhvillimin e bujqësisë dhe trajnimin e specialistëve. Asistenca e dhënë për Shqipërinë këtu nuk përmendet për të theksuar veprat e mira të Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera socialiste, por për të treguar masën e respektit për detyrën tonë ndërkombëtare dhe të partive të tjera vllazërore ndaj Shqipërisë. Dëshira jonë e vetme ishte që Shqipëria të tejkalonte prapambetjen e saj që kishte trashëguar nga e kaluara, për t’u bërë një republikë e lulëzuar në brigjet e Adriatikut. Deri në mesin e vitit 1960, marrëdhëniet tona me udhëheqësit shqiptarë po zhvilloheshin normalisht. Shqipëria ka theksuar vazhdimisht unitetin me partinë sovjetike dhe partitë e tjera vëllazërore për problemet e përgjithshme të lëvizjes komuniste botërore. Në dokumente tona të përbashkëta marrëdhëniet janë bazuar gjithmonë në parimet marksiste-leniniste, në respektin dhe mbështetjen e përbashkët dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme. Një deklaratë e përbashkët shqiptaro-sovjetike e nënshkruar në maj 1959 thotë: “Gjatë kohës së kaluar nga delegacioni sovjetik në republikën e Shqipërisë, përfaqësuesit shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet urgjente të lëvizjes ndërkombëtare komuniste, dhe shprehën unitetin e tyre të plotë mbi çështjet e diskutuara”.

Kritikat ndaj Shqipërisë

Por duhet të theksohet se megjithëse u shpreh unitet mbi çështjet kryesore, ne pamë disa aspekte negative të udhëheqësve shqiptarë dhe u përpoqën t’i zgjidhim ato në frymë bashkëpunimi. Ne tërhoqën vëmendjen e tyre te fakti që ishte e nevojshme të kryhej një përpjekje e menduar mirë ideologjike kundër revizionistëve jugosllavë, duke ekspozuar devijacionizmin e tyre nga marksizëm-leninizmi. Ne i tërhoqën vëmendjen e tyre për qëndrimet e gabuara që kanë mbajtur Hoxha e Shehu mbi çështjen e kultit të individit dhe kritikat për spastrimet ndaj anëtarëve të vjetër të partisë shqiptare. Ne menduam se bazuar në unitetin e pikëpamjeve mes lëvizjes komuniste, udhëheqësit shqiptarë do të mund të korrektonin pozitën e tyre. Ne besonim se shqiptarët do të shprehnin devotshmërinë ndaj linjës komuniste botërore siç i ka hije komunistëve. Ne besuam se ata do ta vlerësonin miqësinë e partisë sovjetike interesat e së cilës janë të njëjta me interesat e tërë kampit socialist. Por ashtu siç u vërtetua nga lëvizjet e mëpasshme, deklaratat e Hoxhës e Shehut për unitet me lëvizjen komuniste, kishin qenë hipokrite dhe të një natyre të dyfishtë. Mospërputhjet mes linjës së partisë shqiptare dhe linjës së rënë dakord me kampin socialist, u bënë më të qarta në verën e vitit 1960. Sjellja e tyre me Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera socialiste tregon gjithnjë e më shumë se udhëheqja shqiptare po heq dorë nga qëndrimet e saj të mëparshme, duke i hyrë rrugës së rrezikshme të provokimeve dhe aktiviteteve përçarëse. Në konferencën e partive vëllazërore në Moskë në 1960, Hoxha sulmoi hapur partinë sovjetike dhe partitë vëllazërore. Në fjalimin e tij të papërmbajtur ai shpifi kundër partisë dhe kampit tonë socialist, dhe kundërshtoi linjën tonë të përbashkët me pikëpamje ndarëse. Nuk ka më asnjë dyshim se udhëheqësit shqiptarë kanë marrë një rrugë nacionaliste anti-leniniste. Me nënshkrimin e deklaratës së partive vëllazërore në 1957 u bë e qartë se Hoxha dhe Shehu po bënin lojë të dyfishtë dhe herë pas here duke guxuar të dilni hapur me platformën e tyre aventuriste. Në fakt ata kishin kundërshtime dhe me konkluzionet e atij dokumenti historik, apo me konkluzionet e kongresit të 20-të ë BRSS, të cilat morën aprovimin e të gjithë lëvizjes ndërkombëtare komuniste. Në konferencën e vitit 1960, Hoxha foli hapur kundër kongresit të 20-të sovjetik dhe kundër deklaratës së vitit 1057. Si në përmbajtje dhe në formë, fjalimi i Hoxhës ishte dashakeq e i paskrupullt anti-sovjetik. Por aktiviteti subversiv i udhëheqjes shqiptare dështoi në mënyrë të turpshme. Qëndrimi i saj u denoncua me vendosmëri nga mazhoranca absolute e pjesëmarrësve në konferencë, si anti-marksiste dhe në kundërshtim me interesat e unitetit të lëvizjes komuniste. Si në konferencë dhe pas saj anëtarë të shquar dhe veteranë të lëvizjes komuniste si S. Ibaruri, V. Gomulka, M. Thorez, P. Togliatti, A. Novotni, V. Ulbricht, J. Kadar, T. Zhivkov, e të tjerë, denoncuan aktivitetin përçarës të udhëheqjes shqiptare.

Më të lexuarat