Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet mbledhja e aleatëve të Moskës më 1969, Hungaria, Bullgaria e Polonia kundër Shqipërisë, ja kritikat ndaj Enver Hoxhës

Postuar: 13/04/2018 - 09:10

Në vitin 1969 u zhvillua një mbledhje e vendeve më besnike të Bashkimit Sovjetik dhe aty ka pasur kritika dhe ndaj Shqipërisë. Vende si Hungaria, Polonia, etj, e kanë parë me rezerva afrimin Shqipëri-Kinë.

29 dhjetor 1969

Shkëmbim opinionesh mes ambasadorëve të Hungarisë, Gjermanisë Lindore, Çekosllovakisë, Bashkimit Sovjetik, Bullgarisë, Polonisë, e Mongolia mbi qëndrimin e Kinës ndaj vendeve të tjera socialiste.

Ambasadori hungarez Halaz duke bërë prezantimin e subjektit deklaroi se linja aktuale e Mao Ce Dun daton tashmë prej disa dekadash. Për shembull kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik, Mao Ce Dun refuzoi mbrojtjen e BRSS në Lindje megjithëse Japonia po shtonte aktivitetin e saj ushtarak. Ndoshta Mao Ce Dun mendonte se BRSS e kishte humbur luftën ndaj Hitlerit. Edhe pas themelimit te republikës komuniste Kina nuk iu bashkua kampit socialist por më tej qëndrimi i saj internacionalist u forcua. Në një artikull të nëntorit 1956 të së përditshmes kineze mohohej ekzistenca e kampit socialist dhe përmendeshin kontradiktat mes vendeve socialiste. Ndërsa gjatë revolucionit kulturor në Kinë, linja e tyre antagoniste u theksua edhe më shumë dhe arriti kulmin me fjalimin e Lin Biao në kongresin e IX në 1969, ku ai thotë se nuk ka një sistem socialist në botë, pasi vende socialiste ishin vetëm Kina dhe Shqipëria. Ai prezantoi një përkufizim të ri të internacionalizimit proletar dhe përmendi Shtete e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik në mënyrë të barabartë si armiq të Kinës. Grupi i Mao Ce Dun i përdori ngjarjet në Çekosllovaki për të akuzuar Bashkimin Sovjetik për “imperializëm socialist”. Ata po përpiqen t’i ndajnë vendet socialiste në katër grupe:

  1. Bashkimi Sovjetik si armiku kryesor i Kinës dhe pengesa kryesore e qëllimeve hegjemoniste e grupit të Mao Ce Dun.
  2. Vendet socialiste që janë dakord me politikat e BRSS si Bullgaria, Hungari, Gjermania Lindore, Çekosllovakia, Polonia e Mongolia.
  3. Kina e Shqipëria si vendet e vërteta socialiste dhe përfaqësues të kampit socialist.
  4. Vende me kushte specifike që propozojnë pjesërisht qëndrime të ndryshme, siç është Vietnami, Koreja e Veriut, Gjermania Lindore, ose të tjera që janë të vendosura në vijën ndarëse mes socializmit dhe imperializmit. Gjithashtu Kuba me përpjekjet e saj në drejtimin e revolucionit, dhe Jugosllavia, e cila nuk është një vend socialist por që Pekini kërkon ta shfrytëzojë për influencën që ka në botën e tretë.

Një tregues për marrëdhëniet me këto vende, është fakti se Kina në asnjë prej tyre nuk përfaqësohet me ambasador dhe mes tyre nuk ka bashkëpunim shkencor, teknik e kulturor, por ka vetëm marrëdhënie të vogla tregtare. Në sytë e udhëheqësve të Kinës, vetëm ajo dhe Shqipëria janë vende socialiste. Por mesa duket populli kinez nuk e ka idenë e masës apo rëndësisë që mund të ketë Shqipëria. Gjithsesi udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha nuk po kopjon çdo aspekt të politikave të Kinës. Ai e mban veten për inteligjent. Në rast të një konflikti madhor, Shqipëria mund të marrë ndihmë nga vendet e Traktatit të Varshavës dhe kjo mund të sjellë kontradikta mes Kinës e Shqipërisë. Në lidhje me Gjermaninë Lindore, Vietnamin dhe Korenë e Veriut, propaganda kineze flet gjithnjë për përpjekjen e këtyre popujve kundër imperializmit. Gjatë revolucionit kulturor Kina i ka kritikuar hapur këto vende, megjithëse vetë ka marrëdhënie tregtare me Gjermaninë Perëndimore.

Situata

Ka disa ngjashmëri mes Kinës e Kubës në mënyrën e zbatimit të revolucioneve të tyre kombëtare. Ekonomia e tyre është e militarizuar dhe kulti i individit është shumë i fuqishëm. Për njëfarë kohe dy vendet mbanin qëndrim të njëjtë në çështjen e luftërave revolucionare, por Kuba është e ndërgjegjshme se Bashkimi Sovjetik mund të japë asistencë më serioze në rast konflikti ushtarak. Udhëheqja kineze po pret momentin e duhur për t’u bërë më tërheqëse për Kubën. Deri tani sulmet e hapura të Kinës ndaj Kubës kanë ndodhur vetëm për çështjen e orizit. Një mundësi është që Kina mendon se mund të krijojë një bllok nacionalist anti-sovjetik të përbërë prej Shqipërisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë, dhe për këtë plan të largët ambicioz mbetet pengesë kryesore Bullgaria, prej lidhjeve të saj të vjetra me vendet tona vëllazërore socialiste. Metodat politike të Kinës ndaj vendeve tona kanë qenë të larmishme, si ato miqësore dhe armiqësore. Por armiku kryesor i saj mbetet Bashkimi Sovjetik pasi ai përfaqëson shtyllën kryesore të socializmit të vendeve tona. Koreja e Veriut është bërë një fokus i veçantë i politikave kineze, duke tentuar afrimin e Penianit, çka ndihmohet nga frika e të dyjave prej Japonisë. Në disa artikuj të shtypit kinez ashtu si dhe në fjalimin e Çu En Lait në pritjen në Shqipëri, Japonia u sulmua ashpër, me qëllim të impresiononin Korenë e Veriut. Edhe diferencimet në politikën e jashtme të Kinës janë të sofistikuara dhe tejet të ndryshueshme. Çfarëdo preteksti mund të përdoret kundër unitetit tonë. Ambasadori sovjetik këtu në Kinë, Aleksei Jelisavetin, theksoi se këto diferencime nuk janë diçka e re. Por ka disa elemente të reja që prej kongresit të 9 të partisë kineze, siç është shqetësimi i humbjes së Shqipërisë si aleat, teksa kjo e fundit nuk është dakord me uljen e nivelit të retorikës kundër Bashkimit Sovjetik. Prandaj kinezët duhet të bëjnë diçka për të mbajtur të kënaqur Shqipërinë, siç është shembulli i sulmeve ndaj sovjetikëve në rastet e festës kombëtare të Shqipërisë. Ka pasur një periudhë sulmesh të hapura ndaj vendeve vëllazërore socialiste, por tani grupi i Mao Ce Dun po përpiqet të diferencojë sulmet sipas vendeve të ndryshme. Shqipëria nuk i mjafton udhëheqjes kineze, ata kërkojnë të shtojnë në radhët e tyre Rumaninë dhe Jugosllavinë, duke u munduar të përfitojnë nga konceptet e përbashkëta anti-sovjetike të këtyre vendeve. Kuba, Vietnami i Veriut dhe Koreja e Veriut konsiderohen nga udhëheqja kineze si shtete anti-imperialiste dhe gjysmë-revizioniste. Rivendosja kohët e fundit e afrimit Japoni- SHBA ka shërbyer si bazë për rivendosjen e afrimit Kinë-Koreja e Veriut. Shtypi kinez nuk raporton asgjë mbi ndërtimin e socializmit në Kubë, Koreja e Veriut dhe Vietnam, por vetëm disa lajme të politikës së jashtme. Pas ngjarjeve në Çekosllovaki, udhëheqësit kinezë janë bindur për unitetin mes vendeve socialiste dhe ata nuk bëjnë më thirrje për përmbysjen e udhëheqjes apo shtetit. Në lidhje me marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, kinezët kanë deklaruar hapur se ato do të vazhdojnë të bazuara në parimet e bashkë-ekzistencës paqësore. Prej dy vjetësh tashmë nuk është nënshkruar asnjë protokoll mes tyre. Në vitin 1968 volumi tregtar mes tyre arrinte në 86 milionë rubla, ndërsa në 1969 në 55 milionë. Gjatë takimit mes Kosigin dhe Zhu Enlai në shtator 1969, ky i fundit deklaroi marrëveshjen për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare. Ai premtoi të sillte propozimet kineze për një muaj e gjysmë, por deri tani nuk është marrë asnjë. Më 10 nëntor 1969 Bashkimi Sovjetik dorëzoi propozimet e tij për këmbimet tregtare me Kinën në një volum prej 140 milionë rubla. Por marrëdhëniet mes tyre mbeten të ngrira përveç trafikut hekurudhor, ajror dhe një nivel të ulët tregtar. Pala kineze ka thënë se negociatat kufitare që vazhdojnë, nuk do të përdoren për zgjidhjen e çështjeve të tjera.

Deklaratat e ambasadorëve

Ambasadori polak Visnievski raportoi se udhëheqësi kinez ka tentuar më parë në 1956 të shfrytëzojë forcat e majta në udhëheqjen polake për të shtuar influencën e tij. Pro prej 1959 kur këta elementë u përjashtuan nga partia, marrëdhëniet mes Polonisë dhe Kinës janë përkeqësuar dhe mbeten të këqija edhe sot. Ambasada polake në Pekin nuk ka komunikim me konsullatat në Shangai e Guangdong. Vinsnievski nganjëherë duhet të presë deri në një javë para se të pritet nga zv.ministri i Jashtëm kinez. Një tjetër demonstrim i masave të ashpra të përdorura kundër Polonisë është dhe krijimi i partisë komuniste të Polonisë, e cila ka shkruar broshura ofenduese ndaj udhëheqjes së Polonisë, Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Lindore. Ambasadori çekosllovak Kohusek deklaroi se grupoi i Mao Ce Dun ka devijuar tashmë nga marksizëm-leninizmi duke u kthyer në një fashizëm social. Kjo sepse elementët reaksionarë dhe nacionalistë që janë në pushtet sot në Kinë kryejnë një politikë të pushtetit të shovinizmit. Një nga kriteret më të rëndësishme të politikës së Kinës me venet e tjera është mendësia e grupit të Mao Ce Dun prej shovinizmi pushtetar. Ambasadori bullgar Bozzev tha se ka një qëndrim shumë të ashpër të Kinës ndaj Bullgarisë. Kjo prej rrënjëve të thella të miqësisë së saj me Bashkimin Sovjetik, çka nuk i lejon Kinës të krijojë bllokun e saj anti-sovjetik në Ballkan. Politika kineze e diferencimit mes vendeve tona e ka shprehur veten në nuanca të ndryshme, prandaj ne kemi nevojë për përfaqësime uniforme me qëllim që mos t’i lëmë grupit të Mao Ce Dun asnjë mundësi për të përfituar. Nënshkruar, Sekretari 3-të Kunz

3 nëntor 1967

Raport mbi qëndrimin e partisë koreane të punës dhe marrëdhëniet me Shqipërinë

Zyrtarët shqiptarë përshkruajnë marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Bashkimin Sovjetik në 1967 si dhe kultin e individit të Kim Il Sung. Konferenca e partisë koreane e mbajtur në tetor të vitit të kaluar konfirmoi dyshimet tona se ata po fshiheshin pas justifikimit të neutralitetit, në tentativën e tyre për të kaluar në anën e revizionizmit. Marrëdhëniet e tyre me vendet revizioniste, veçanërisht ato me revizionistët sovjetikë, po bëhen gjithnjë e më të ngrohta, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Një delegacion korean i udhëhequr nga Kim Il Sung ka vizituar në fillim të vitit Bashkimin Sovjetik ku ka nënshkruar marrëveshje ekonomike, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore. Kohët e fundit duket se ka një intensifikim të madh të propagandës së partisë për personin e Kim Il Sung. Gjatë këtij konfirmimi të kursit revizionist të udhëheqjes koreane me në krye Kim Il Sung, ata gjithashtu po përpiqen të mbulojnë kontradiktat e tyre me kundërshtarët dhe brenda vetë udhëheqjes së tyre. Ata po bëjnë shumë zhurmë për atë që quajnë “situatë e rrezikshme” që i kërcënon në paralelin e 38-të. Por sipas informatave që kemi marrë nga ambasada jonë në Penian, vetë koreano-veriorët kanë qenë iniciatorë të disa incidenteve që kanë ndodhur atje në prill të këtij viti. Për këtë duhet të ketë dy arsye: E para është të tërheqin vëmendjen e publikut nga situata e tensionuar që ekziston në botë, për ta prezantuar Korenë si pika e ardhshme e luftës pas Vietnamit. Ata kërkojnë ta përdorin këtë tymnajë për të fshehur vështirësitë ekonomike nga populli i tyre, me qëllim të kërkojnë më shumë asistencë nga revizionistët, dhe me qëllim të t’i shmangen asistencës për popullin vietnamez. Ashtu si më parë, ata vazhdojnë propagandën për idenë e frontit të bashkuar të vendeve socialiste në mbështetje të popullit të Vietnamit. Ata thonë se në këtë shikojnë “themelin” e uniteti mes marksistëve e revizionistëve. Partia koreane nuk ka marrëdhënie me partitë dhe grupet marksiste-leniniste. Në të kaluarën, kur ata hiqeshin si anti-revizionistë, ambasada koreane në Tiranë interesohej interesohej për të vendosur kontakte me përfaqësues të këtyre grupeve dhe partive në Evropën perëndimore ndersa tanimë ata nuk interesohen më fare për këtë. Kjo është dhe arsyeja që ftesa e partisë koreane për Jacques Grippes na ka tërhequr vëmendjen. Duket se ata i kanë vënë re nuancat e pozitës inkorrekte të Grippes, veçanërisht ato ndaj revolucionit kulturor në Kinë. Edhe koreanët kanë folur kundër revolucionit kulturor në Kinë, ndërsa ndaj vendit tonë, qëndrimi korean është një tregues i zhvendosjes së tyre të vazhdueshme drejt revizionizmit dhe afrimit me revizionistët sovjetikë. Pala koreane i ka kërkuar ambasadës tonë atje, ashtu si dhe misioneve të tjera diplomatike, te heqin ekspozitat fotografike në hyrje të ambasadës. Sipas tyre arsyeja për këtë është se “kur një vend sulmon dhe shan një vend tjetër, me përpiqemi ta ndalojmë pasi kjo ka lidhje me qëndrimin e partisë së Koresë dhe me unitetin e kampit ndërkombëtar socialist. Në takimin që shokët e misionit tonë diplomatik atje patën me zyrtarë të ministrisë së jashtme koreane mbi këtë çështje, sjellja e koreanëve ishte jo vetëm jomiqësore por gjithashtu jokorrekte. Në mënyrë të irrituar ata bënë akuza se ne “nuk respektojmë as parimet më elementare të respektit”, dhe se koreanët nuk kërkojnë një “miqësi që përçmon ndjenjat e popullit të tyre”. Ata kanë përdorur dhe shfrytëzuar vendimin e palës sonë për të mos hequr shfaqjen fotografike nga ambasada, për të nxitur armiqësinë e popullit korean ndaj Shqipërisë. Gjatë prezantimit të kredencialeve të ambasadorit tonë të ri në fillim të vitit, ata kufizuan vizitat e protokollit me të dhe tashmë i kanë eliminuar fare ato. Telegrami që u dërgua nga udhëheqja jonë për urimet e përvjetorit të 9 shtatorit, u botua në gazetë një vend para vendit të fundit (të fundit ishin bullgarët). Në të kaluarën urimet tona publikoheshin në vend të katërt, vitin e kaluar ramë në vendin të tetë ndërsa këtë vit vendin e parafundit. Në pritjen e organizuar nga ambasadori korean në Tiranë me rastin e festës sonë, si nuk ngriti dolli si në rastet e tjera, për shëndetin e partisë dhe të udhëheqësit. Madje në fjalimin e tij ai as nuk e përmendi fare emrin e shokut Enver Hoxha, por vetëm përsëriste emrin e liderit korean Kim Il Sung në mënyrë provokative duke e quajtur vazhdimisht “lider i madh”. Delegacioni i të rinjve koreanë që morën pjesë në kongresin e të rinjve komunistë të Shqipërisë në qershor të këtij viti ( për pjesëmarrjen në të cilin Koreja dërgoi njoftimin vetëm 2 ditë para nisjes së procedimeve) u largua nga kongresi para përfundimit të tij, duke protestuar se fjalimi i tyre nuk ishte publikuar në gazetën rinore “Zëri i Rinisë”, në të njëjtën ditë me fjalimet e delegacioneve të tjera, dhe gjithashtu për arsyen se në kongres u kishin dhënë kufje të prishura, apo justifikime të tjera.

21 dhjetor 1961, Penian

Shënime nga biseda me shokun Kohousek, Ambasador i Çekosllovakisë

Ambasadorët çekosllovakë dhe gjermano-lindor në Korenë e Veriut diskutojnë marrëdhëniet me Kinën e me Shqipërinë. Shoku Kohusek më ftoi në këtë bisedë për të mësuar mbi rezultatet e plenumit të komitetit tonë qendror si dhe për disa nga çështjet e traktatit të paqes për Gjermaninë dhe konvertimin e Berlinit Perëndimor në një zonë të demilitarizuar. Unë e informova shokun Kokhusek shkurtimisht për politikat tona dhe për disa aspekte të reja të marrëdhënieve mes shteteve gjermane, për politikat e bashkë-ekzistencës paqësore etj. Nga këndvështrimi i tij, Shoku Kohusek më informoi se ambasada çekosllovake po përpiqet të influencojë opinionin koreano-verior duke shfaqur filma për Berlinin dhe për militarizimin dhe revanshizmin gjerman, si dhe me anë të buletinëve të shtypur të ambasadës. Në lidhje me kongresin dhe politikat sovjetike, Kohusek tha se udhëheqësi korean Kim Il Sung me sa duket po përpiqej të manovronte, pas influencës dhe presioneve nga partia komuniste kineze. Ashtu si ambasadori sovjetik, shoku Puzanov, Kohusek mendon se së bashku me Pak Song Çol, Kim Il Sung ende luan rolin më pozitiv në Byronë Politike koreane. Unë i thashë se këto deklarata qëndrojnë në kontradiktë me mbështetjen e tyre të hapur për partinë e Shqipërisë, në formën e telegrameve të shpeshta për udhëheqësin Enver Hoxha dhe të publikimit të fjalimeve të tij apo të ambasadorit shqiptar për ditën e përvjetorit të Shqipërisë. Gjithashtu pritja bujare e delegacionit shqiptar në kongresin korean ishte në kundërshtim me qëndrimin e shumicës së udhëheqjeve të vendeve socialiste, megjithëse shoku Kim Il Sung ishte në dijeni të reagimeve. Shoku Kohusek mendonte gjithashtu se kjo vjen nga influenca e partisë kineze në udhëheqjen dhe ushtrinë e Koresë së Veriut. Ambasadori gjermano-lindor, Kurt Schneidenwind.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 53

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:18

Për amerikanët, komunistët erdhën në pushtet përmes dredhive. CIA ka deklasifikuar disa dokumente për vitin 1947 dhe aty tregohet se si Hoxha dhe njerëzit pas tij arritën të ngjiten në pushtet.

Postuar: 16/09/2018 - 07:40

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 1955.

Postuar: 15/09/2018 - 08:25

CIA ka renditur 5 arsye kryesore q mund të kenë sjellë fundin e bashkëpunimit Shqipëri-Kinë më 19

Postuar: 14/09/2018 - 07:11

CIA i ka kushtuar një rëndësi edhe marrëdhënieve me Kinën.

Postuar: 13/09/2018 - 07:06

 CIA tregon me detaje se si qeveria komuniste nisi të përçahej në fillimet e saj.