Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet pakti i 1966 mes Shqipërisë komuniste dhe Kinës, si Enver Hoxha dërgoi Mehmet Shehun në Pekin për arritjen e marrëveshjes

Postuar: 20/04/2018 - 08:41

Zbardhen detajet e plota se si u arrit marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kinës më 1966 dhe arsyet që më pas sollën fundin e këtij pakti. Të dhënat janë publikuar nga historiani amerikan James S O’Donnel. Sipas tij, përveç mospërputhjeve politike ka pasur dhe një incident që solli fundin e bashkëpunimit.

 

Shqipëria dhe Kina

Në shkurt 1961 Kina premtoi t’i jepte Shqipërisë një hua prej 125 milionë dollarë për ndërtimin e 25 fabrikave kimike, elektrike apo metalurgjike, në kuadër të planit të tretë pesë vjeçar. Me gjithë injektimin e kapitalit kinez në ekonominë shqiptare, vendi pati një periudhë të vështirë tranzicioni nga një donator te tjetri. Në një fjalim në kongresin e pestë, udhëheqësi Enver Hoxha tha: “Periudha e planit të tretë pesëvjeçar ishte për popullin tonë testi më i vështirë që prej luftës nacional-çlirimtare”. Kina i mësoi Shqipërisë si të planifikonte dhe si të ishte e vetëmjaftueshme, për të mos u varur nga ndihmat e huaj as të Kinës dhe as të vendeve të tjera. Shqipëria duket se e kuptoi këtë mesazh dhe nisi gradualisht të merrte më pak ndihma nga viti në vit. Parimi i vetë-mjaftueshmërisë nisi të bëhej pjesë integrale jo vetëm e jetës qeveritare por dhe e asaj familjare. Ky mësim që iu dha shqiptarëve nga kinezët ishte i vlefshëm pasi bëri që vendi të bëhej pothuajse i vetëmjaftueshëm deri në vitet 1975, kur më parë merrte thuajse gjysmën e tregtisë së jashtme nga Bashkimi Sovjetik (1946-1961). Kina ishte një aleat interesant për Shqipërinë për shumë arsye. Arsyeja më e rëndësishme ishte se Kina mbetej tashmë i vetmi vend që mund të ishte aleat i Shqipërisë pasi të tjerët ishin distancuar në një mënyrë apo tjetrën. Shqipëria kërkonte një aleat që t’i jepte njëfarë sigurie nga fqinjët e saj më të fuqishëm për të ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë, që ishte çështje parësore për udhëheqjen ksenofobike të vendit. Kina kishte të njëjtat pikëpamje ideologjike me Shqipërinë, pasi ishte anti-perëndimore, anti-sovjetike dhe anti-jugosllave, kur kjo e fundit ishte shumë e rëndësishme për shqiptarët. Një tjetër arsye është filozofia e ngjashme e udhëheqjes në dy vendet. Mao Ce Dun në Kinë ndiqte një program të rreptë stalinist bazuar në interpretimin radikal të marksizëm-leninizmit, dhe ashtu si Hoxha nxiste kultin e individit. Një tjetër faktor është se ashtu si komunistët shqiptarë dhe ata kinezë e kishin fituar me forcë pushtetin. Ndihma për Shqipërinë ishte pa interes dhe do të paguhej kur Shqipëria të ishte në gjendje ta bënte pa u sforcuar. Kina nuk përcaktoi me detyrim planin e zhvillimit dhe të investimeve në Shqipëri, ndërsa teknikët kinezë që erdhën në Shqipëri paguheshin njësoj si teknikët shqiptarë, ndryshe nga teknikët sovjetikë që merrnin tre herë më shumë se rroga e Enver Hoxhës. Nga ana tjetër, Shqipëria ishte aleat i mirë për Kinën për arsye propagande kundër revizionizmit. Propaganda kineze botohej në shtypin shqiptar dhe anasjelltas, duke i dhënë Kinës një aleat evropian kundër Bashkimit Sovjetik. Një nga sloganet e njohura në Kinë ishte: “Ne, Shqipëria e Kina, jemi larg, por jemi fqinj”. Në lidhje me tregtinë Shqipëria nuk ishte krejt e pavlefshme për Kinën, pasi ishte burim serioz i mineralit të kromit, i cili në formë të përpunuar përdoret në aliazhe të gradës së lartë, në çelikun inoks dhe në aparatet bërthamore. Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, Shqipëria arriti që për një periudhë, të renditej si prodhuesi i dytë më i madh i kromit në botë. Kina nga ana e saj nuk kishte shumë zgjedhje të tjera si aleatë, dhe lidhja me Shqipërinë i jepte asaj forcën e një blloku pro-kinez që sulmonte bllokun e Bashkimit Sovjetik brenda botës komuniste. Kinës nuk i leverdiste që Shqipëria të ndryshonte qëndrimin e saj pro-kinez dhe të dorëzohej ndaj presionit të BRSS.

 

Pozita gjeografike dhe takimet

Shqipëria kishte gjithashtu një pozicion strategjik gjeografik në detin Adriatik me dalje në detin Mesdhe. Kjo kishte avantazh praktik për Kinën e cila synonte shtrirjen e sferës së saj të influencës në Europën lindore dhe në Afrikë, por ky qëllim nuk u realizua kurrë. Çu En Lai vizitoi Shqipërinë në janar 1964 dhe dy palët nënshkruan një marrëveshje që hodhi bazat e marrëdhënieve mes dy vendeve. Një pjesë e deklaratës thotë: “Si Shqipëria dhe Kina mbështesin idenë se marrëdhëniet e tyre janë si mes dy vendeve socialiste, të një tipi të ri. Lidhjet mes vendeve, qofshin ato të vogla apo të mëdha, të zhvilluara apo më pak të zhvilluara, duhet të bazohen në parimin e barazisë e respektin për integritetin territorial, sovranitetin e pavarësinë, si dhe në mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe të asistencës reciproke, sipas parimit të internacionalizimit proletar. Është e rëndësishme të kundërshtojmë shovinizmin e kombeve të mëdha dhe egoizmin në marrëdhëniet mes vendeve. Dëshirat e një vendi nuk mund të imponohen mbi një vend tjetër, me pretekstin e ndihmës apo të ndarjes së detyrave ndërkombëtare”. Kryeministri shqiptar Mehmet Shehu vizitoi Kinën dhe nënshkroi deklaratën e përbashkët kino-shqiptare më 11 maj 1966. Ky dokument i rëndësishëm përcaktonte objektivat kryesore të marrëdhënies mes dy vendeve në mbrojtje të “pastërtisë” së marksizëm-leninizmit dhe në luftën ndaj revizionizmit (jugosllav e sovjetik) e imperializmit amerikan. Në vitet e para të aleancës Kinën e Shqipëria mbanin pozitën e kundërshtimit të SHBA dhe BRSS, ndërsa Jugosllavia u shtua më vonë si një degëzim i veçantë i imperializmit amerikan apo sabotuese e revolucionit komunist. Por gradualisht pikëpamjet e kinës ndaj këtyre çështjeve nisën të ndryshonin dhe u bënë gjithashtu shkak për ndarjen me Shqipërinë në 1978. Aleanca me Kinën nuk kishte një strukturë institucionale apo koordinim politikash, prandaj kishte disa disavantazhe prej mungesës së konsultimeve. Në një fjalim të Mao Ce Dun në 3 nëntor 1966, ai ngrinte lart luftën e partisë shqiptare kundër revizionizmit dhe mbështetjen ndaj marksizëm-leninizmit, duke e quajtur Shqipërinë “i vetmi fener i socializmit të vërtetë, të mbetur në Evropë”. Mao Ce Dun premtonte se “sulmi ndaj Shqipërisë është gjithashtu një sulm ndaj Republikës së Kinës. Nëse imperialistët amerikanë apo revizionistët modernë ose lakejtë e tyre guxojnë të sulmojnë ose të prekin Shqipërinë, asgjë nuk do të gjejnë përveç disfatës së plotë dhe të turpshme”. Ndërsa Enver Hoxha ka thënë në të njëjtin kongres: “Rrini të sigurt shokë se çfarëdo që të ndodhë në botë, sy partitë e popujt tanë do të mbeten bashkë, do të luftojnë e do të fitojnë së bashku”. Kjo lloj miqësie me lëvdata të ndërsjella ishte e zakonshme gjatë dhjetë viteve të para të aleancës së tyre. Por një incident (i cili mbeti privat) ndodhi gjatë verës 1964, që rezultoi si përjashtim nga tendenca e zakonshme e lidhjeve të ngushta e miqësore. Një delegacion socialist i Japonisë vizitoi Mao Cedung në verën e 1964, ku u ngrit tema e korrektimit të kufirit kinezo-sovjetik. Mao pretendoi se territori kinez ishte marrë padrejtësisht nga rusët para-revolucionarë. Në shtator Shqipëria protestoi ndaj ngritjes së kësaj çështjeje, duke argumentuar se i jepte BRSS një mjet propagande për të përdorur kundër Kinës dhe Shqipërisë. Shqipëria ishte e shqetësuar se BRSS mund të nxisë Greqinë dhe Jugosllavinë të kërkojnë territore nga Shqipëria prandaj Hoxha tha se këto deklarata ishin luftënxitëse.

Përplasjet

Por megjithë këtë incident marrëdhëniet e tyre mbetën të afërta. Kina hyri në një periudhë izolimi të ashpër gjatë kohës së revolucionit kulturor në vitet 1965-1969 dhe delegacionet e huaja në Pekin ishin shumë të pakta. Këtu nisi dhe përkeqësimi i lidhjeve me Shqipërinë. Në të ndikuan dhe ngjarje të tjera të jashtme siç ishte pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë në 20 gusht 1968 në shenjë proteste ndaj reformave të Aleksandër Dubçek. Gjithashtu doktrina e deklaruar nga Brezhnjevi bëri që Shqipëria të dilte zyrtarisht nga Pakti i Varshavës në 5 shtator 1968. Fillimisht këto ngjarje bënë që Shqipëria dhe Kina të afroheshin më shumë me njëra-tjetrën. Hysni Kapo, anëtar i vjetër i komitetit qendror, tha: “Nëse dikush na pyet sa popull jeni, ne i themi 701 milionë”, duke iu referuar popullsisë së përbashkët të Kinës dhe Shqipërisë. Pushtimi i Çekosllovakisë bëri që si Kina dhe Shqipëria të rivlerësonin pozitën e tyre në aleancë. Problemi i parë publik mes dy vendeve erdhi me shenjat e para të hapjes së Kinës me vende të tjera. Kjo bëri që të reduktohej vlera e Shqipërisë si aleate e vetme e Kinës. Problemi i radhës ishte nisja e dialogut të Kinës me SHBA në 1971. Sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger erdhi për vizitë në Pekin në 9 deri në 11 korrik 1971 për t’u takuar më Çu En Lain dhe ngjarjet sollën një shkrirje të lidhjeve mes Kinës dhe SHBA. Në bisedimet mes numrave 2 të qeverive u diskutua dhe për vizitën e ardhshme të presidentit amerikan Nikson në Pekin. Agjencitë e lajmeve thoshin se zhvillimet ranë si një bombë për Shqipërinë. Hoxha u ndje i tradhtuar pasi Kina nuk ishte konsultuar fare me Shqipërinë për ndjekjen e kësaj rruge të re. Ndjesia e Hoxhës duhet të ketë qenë e njëjtë me kohën kur në 1955, Hrushovi nisi afrimin e tij me Titon. Komiteti shqiptar i partisë i dërgoi një letër partisë kineze ku shprehte dënimin e rëndë të lëvizjes dhe quante Nikson “anti-komunist të çmendur”. Thelbi i argumentit shqiptar ishte ky: “Strategjia e aleancës sonë nënkupton aleancë mes popujve të dobët, bashkuar me revolucionarë të tjerë të botës dhe asnjëherë me social-imperialistët sovjetike apo imperialistët amerikanë. Dallimi kryesor i marksistë-leninistëve nga anti-marksistët e tjerë është lufta e klasave pa kompromis, dhëmbë për dhëmbë kundër imperializmit amerikan dhe social-imperializimit sovjetik”. Përveç zemërimit dhe mosmarrëveshjeve parimore ndaj vizitës së Nikson në Pekin, shqiptarët i shqetësonte dhe diçka tjetër, ata ishin lënduar nga kinezët: “Përgjigja jonë ndaj letrës suaj u vonua pasi ishte një surprizë që një vendim i tillë është marrë pa konsultime paraprake dhe këmbime opinione mes nesh. Ne mendojmë se kjo do të kishte qenë e dobishme, veçanërisht në hapa si këto që kanë pasoja dhe efekt ndërkombëtar... Duke e konsideruar partinë e Kinës si motër dhe aleaten tonë më të ngushtë, ne nuk i kemi fshehur kurrë pikëpamjet prej saj. Prandaj për këtë problem madhor që po vini para nesh, ne ju informojmë se e konsiderojmë vendimin tuaj për të pritur Nikson në Pekin, si jokorrekt, të padëshirueshëm, dhe nuk do ta mbështesim. Ne besojmë se vizita e Nikson në Kinë nuk do të mbështetet nga popujt, revolucionarët dhe komunistët e të gjithë vendeve”. Si rezultat i divergjencave në një mesazh të vitit 1971 Pekini informoi Tiranën se nuk mund të ishte e varur në mënyrë të pacaktuar nga ndihmat e Kinës. Në 1972 Shqipëria u këshillua të reduktonte pritshmëritë e ndihmave kineze për zhvillimin ekonomik. Me gjithë diferencat Shqipëria e Kina nuk i prishën marrëdhëniet në këtë pikë. Kinës i leverdiste Shqipëria prej qëndrimit të ashpër anti-sovjetik, dhe gjithashtu në partinë kineze kishte disa elementë radikalë pro-Hoxha që mbronin ideologjinë e tij. Nga ana tjetër Shqipëria dëshironte aleancën për sa kohë që të zgjaste prej varësisë nga ndihmat ekonomike. Masa e ndihmave gradualisht po zvogëlohej por Kina ishte ende thelbësore për ekonominë e vendit. Por ndihmat e Kinës po bëheshin gjithnjë e më problematike, si prej distancës gjeografike ashtu dhe problemeve politike. Për shembull makineritë e kombinatit tekstil të Beratit deshën një vit e gjysmë të vinin. Në 1973 Enver Hoxha shkruante në kujtimet e tij mbi Kinën: “Ata kanë ndërprerë kontaktet me ne, ndërsa ato që mbajnë janë vetëm kontakte diplomatike. Shqipëria nuk është mikja besnike dhe e veçantë e Kinës. Ndërsa marrëveshjet ekonomike ata i zbatojnë por me vonesa të mëdha, që tregon se zelli i tyre i fillimit ka vdekur”.

Si Shqipëria dhe Kina mbështesin idenë se marrëdhëniet e tyre janë si mes dy vendeve socialiste, të një tipi të ri. Lidhjet mes vendeve, qofshin ato të vogla apo të mëdha, të zhvilluara apo më pak të zhvilluara, duhet të bazohen në parimin e barazisë e respektin për integritetin territorial, sovranitetin e pavarësinë, si dhe në mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe të asistencës reciproke, sipas parimit të internacionalizimit proletar. Është e rëndësishme të kundërshtojmë shovinizmin e kombeve të mëdha dhe egoizmin në marrëdhëniet mes vendeve...

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/07/2018 - 07:38

CIA ka zbardhur detaje për negociatat mes Ahmet Zogut dhe Titos me qëllim rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Zogu më 1952 kërkoi mbështetje nga Tito që të rrëzonin Hoxhën, por Tito ishte skeptik.

Postuar: 14/07/2018 - 08:16

CIA i ka kushtuar një vëmendje të veçantë gjendjes shëndetësore të diktatorit Enver Hoxha.

Postuar: 13/07/2018 - 07:17

Amerikanët kanë nxjerrë në ditë të tjera detaje sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 12/07/2018 - 07:12

Dalin në dritë të tjera detaje mbi lëvizjet e shërbimit inteligjent amerikan gjatë regjimit komun

Postuar: 11/07/2018 - 07:11

Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA ka dhënë një kontribut të paçmueshëm në përpjekjet për

Postuar: 10/07/2018 - 07:17

Shërbimet amerikane e kanë mbajtur nën vëzhgim Shqipërinë gjatë gjithë udhëheqjes së vendit nga E

Postuar: 08/07/2018 - 07:18

Nacionalistët që e deshën vërtetë Shqipërinë e gjenin njëri tjetrin dhe pse mund të jetonin në sh