BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbardhet studimi i CIA: Ja si Hoxha arriti të marrë pushtetin me ndihmën e Jugosllavisë, propaganda dhe Sigurimi e mbajtën në krye të partisë

Zbardhet studimi i CIA: Ja si Hoxha arriti të marrë pushtetin me

 CIA ka treguar me detaje se si Enver Hoxha arriti të ngjitej në krye të PPSH. Përmes një studimi ku bëhet një përmbledhje e situatës në Shqipëri, jepen detaje që nga origjina e shqiptarëve e deri te instalimi i komunizmit. Amerikanët tregojnë për lidhjet e Hoxhës me Jugosllavinë dhe si ai arrit ta mbajë për 45 vite pushtetin.

Studim i përgjithshëm

Gusht 1971

Përbërja etnike

Origjina e shqiptarëve nuk është përcaktuar saktësisht por ata jetojnë në atë që më parë ka qenë Iliria dhe përgjithësisht preferojnë të quhet pasardhës të ilirëve të lashtë. Të dhënat historike e antropologjike sugjerojnë se nëngrupi etnik shqiptar i Gegëve në veri të vendit vjen në fakt nga Ilirët, më shumë nga toskët në jug. Kjo prej izolimit të terrenit malor në veri të Shqipërisë që ka bërë që gegët të ruajnë trashëgiminë ilire. Edhe struktura sociale shqiptare është e influencuar nga topografia dhe historia. Mes fiseve malore ka një strukturë të lidhur ngushtë kurse në zonat e ulëta të jugut kanë dominuar feudalët e fuqishëm të cilët kanë zotëruar prona të gjera tokash që punohen nga fshatarët qiraxhinj. Ardhja në fuqi e komunistëve solli ndryshime të thella strukturore në shoqërinë shqiptare si rezultat i largimeve apo likuidimeve të krerëve familjarë dhe tribalë, si dhe prej konfiskimit të tokave e pronave të tyre. Këtë gjë regjimi i realizoi me shtypje të ashpër dhe terrorizëm ndaj elementëve disidentë. Komunistët me shpejtësi instaluan klasën e re të burokratëve në të gjitha nivelet e shoqërisë. Shqiptarët janë nacionalistë e të pavarur, karakteristika këto që përshtaten me terrenin e izoluar malor dhe fqinjët armiqësorë, tipare këto me të cilat ideologjia komuniste përplasej hapur. Armiqësia ndaj komunistëve vjen gjithashtu nga identifikimi i tyre me serbët që janë përçmuar historikisht nga shqiptarët. Para ardhjes së komunizmit shqiptarët ishin ndjekës të fesë myslimane, që vjen nga rreth pesë shekuj të dominimit otoman. Ndërsa minoriteti kristian e ka origjinën nga aktiviteti i apostujve misionarë në shekullin e parë. Një nga prioritetet e regjimit ka qenë eliminimi i të gjitha feve dhe zëvendësimi i tyre me adhurim hyjnor për shtetin. Goditjen më të rëndë e pësoi kleri i fesë katolike ndoshta për arsyen se ishte më i organizuar, më i arsimuar dhe me lidhje me Perëndimin. Që në vitin 1946 përfaqësuesi i Vatikanit u dëbua nga vendi për tradhti ndërsa pjesa tjetër e katolikëve u burgosën, ekzekutuan ose u transferuan në rajone të largëta. Në vitin 1949 peshkopi Kristofor Kisi i cili kishte qenë kreu i kishës ortodokse shqiptare prej vitit 1935 u zëvendësua nga një klerik pro-regjimit. Ndërsa një qasje më e butë u mbajt ndaj klerit mysliman. Duke përdorur taktikën përça e sundo në 1945 regjimi i dha autonomi sektit bektashi, i cili kishte më shumë simpati ndaj komunistëve se të tjerët. Por pas vdekjes së papritur të tre liderëve bektashinj në 1947 regjimi nisi një spastrim të gjerë edhe ndaj tyre. Dekreti i vitit 1950 për ndarjen e kishës nga shteti kërkonte që grupet fetare të vepronin vetëm sipas statutit shtetëror.

Modeli sovjetik

Kushtetuta e Shqipërisë e vitit 1950 u hartua sipas modelit sovjetik, me qëllimin për t’i dhënë legjitimitet institucioneve komuniste. Megjithëse ajo garantonte qartë liritë kryesore individuale, ajo mbetej vetëm një instrument propagande pasi të gjitha të drejtat e njeriut abuzoheshin në mënyrë flagrante. Shumica e shqiptarëve kanë qenë indiferentë ndaj kushtetutave të ndryshme komuniste, me një apati që vinte nga vetë mungesa e eksperiencës ndaj ligjit të shkruar e funksional. Gjithashtu shqiptarët e konsiderojnë Kushtetutën një model të importuar nga jashtë që nuk reflekton standardet dhe jetën shqiptare. Në mars 1966 Parlamenti miratoi masa riorganizmi të strukturës qeveritare dhe shpërndarje të përgjegjësive në aparatin shtetëror. Kryeministri Shehu tha në një fjalim se në agjencitë e shtetit po shpërndaheshin detyra që më parë ishin vetëm ekskluzive të komitetit qendror. Por megjithë shpërndarjen teorike të detyrave, të gjitha vendimet e rëndësishme merren nga udhëheqja e lartë e partisë. Në 1970 anëtarësia totale e partisë ishte 75 673, që përfaqëson 3.5 për qind të popullatës së vendit. Prej tyre punonjësit përbëjnë 35 për qind, fshatarët 29 për qind dhe administrata rreth 36 për qind. Partia ka krijuar një numër organizatash qëllimi kryesor i të cilave është avancimi i objektivave politike, ekonomike, ideologjke e kulturore të regjimit. Këto agjenci kontrollohen nga partia dhe shërbejnë si instrumente propagande për ruajtjen e kontrollit politik.

Fronti Demokratik

Fronti Demokratik i Shqipërisë e ka origjinën nga Lëvizja Kombëtare Çlirimtare dhe tashmë është organizata më e rëndësishme e masave që mobilizon vendin në ekzekutimin e programit të partisë dhe zgjedh kandidatët për zgjedhjet kombëtare e lokale. Organizata drejtohet nga vetë Enver Hoxha. Anëtarësimi në të është vullnetar dhe u hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, por në praktikë të gjitha ata që duan të punësohen ose të integrohen në sistem duhet të jenë pjesë e saj përndryshe nuk mund të marrin shërbimet thelbësore. Vetëm ata që konsiderohen armiqësorë ndaj regjimit u refuzohet pranimi në front. Organizata të tjera janë Unioni i Rinisë, Sindikata e Punës dhe Sindikata e Grave të Shqipërisë. Zgjedhjet në Shqipëri i japin regjimit një mundësi për të përforcuar politikat e tij të brendshme duke marrë në dukje mbështetje të gjerë popullore. Procedurat elektorale janë krijuar në mënyrë të tillë që votuesit të mos kenë zgjedhje tjetër përveç kandidatëve të partisë dhe as e drejta e abstenimit nuk lejohet me anë të presioneve dhe intimidimeve. Përgatitjet për fushatën elektorale nisin disa muaj para saj teksa grupet e agjitacion/propagandës nisin punën për të bindur votuesit se zgjedhjet janë të lira e demokratike, dhe se çdokush është i lirë të shprehë pikëpamjet e veta. Në informacionin dhe propagandën e medias ngrihen lart arritjet e partisë dhe bëhen premtime optimiste për të ardhmen. Në takimet elektorale në të gjithë vendin flasin zyrtarë të lartë të partisë që nxisin votuesit të mbështesin kandidatët e frontit Demokratik. Dita e votimit është festë kombëtar dhe të gjithë duhet të votojnë pasi zyrtarët e partisë sigurohen që çdo person i regjistruar të votojë, edhe nëse është i sëmurë ose invalid. Ata që nuk dalin për të votuar akuzohen se nuk mbështesin kandidatët e Frontit dhe shpallen armiq të popullit. Procedura e votimit gjithmonë rezulton në fitore me 99 për qind të kandidatëve të regjimit. Makineria e propagandës i jep gjithmonë rëndësi zgjedhjeve për t’i interpretuar si një sinjal i mbështetjes popullore ndaj politikave të regjimit.

Situata politike

Influencat kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të Shqipërisë është masa e saj e vogël, ekonomia e pazhvilluar dhe izolimi i thellë, të cilat bëjnë që vendi të mbajë gjithmonë një pozitë defensive dhe rrjedhimisht të qeveriset nga regjime diktatoriale. Deri kohët e fundit politika e jashtme e regjimit ka qenë lidhjet e ngushta me vendet padronë si Jugosllavia, BRSS e Kina, por prej vitit 1969 vendi ka nisur të krijojë më shumë lidhje normale me fqinjët dhe vende të tjera. Politika e vetëmjaftueshmërisë ka bërë që mes të tjerave regjimi të mbajë një sistem të gjerë e të ashpër sigurie dhe politika të mbështetura nga slogane si “Në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën”. Çdo vendimi rëndësishëm është i lidhur ideologjikisht me nevojën për të luftuar kërcënimet e “revizionizmit”, “imperializmit” dhe “kapitalizmit”. Me realizimin e këtij programi ideologjik është justifikuar mobilizimi për punë vullnetare, normat e prodhimit apo rritja e pjesëmarrjes së grave në forcën punëtore.

Propaganda

Mekanizmat e propagandës janë nga elementët më të zhvilluar të shoqërisë shqiptare dhe depërtojnë në çdo aspekt të jetës.Partia e Punës kontrollon jo vetëm agjencitë e posaçme të propagandës por dhe aktivitetet e masave dhe organizatat e specializuara në vend. Pikëpamjet opozitare janë të ndaluara ashti si dhe përhapja e materialeve kritike ndaj regjimit. Kontrolli i propagandës kryhet nga drejtoria e Agjitacion e Propagandës në Komitetin Qendror, i cili shpërndan direktivat e tij në ministritë e ndryshme, në bordin e gazetave e televizionit dhe gjithashtu në studiot e filmit dhe agjenci të tjera. Qëllimet kryesore të propagandës së brendshme janë sheshimi i zakoneve të vjetra dhe ndalimi i pikëpamjeve armiqësore ndaj regjimit, të cilat mund të sjellim inkurajim të rezistencës. Një tjetër objektiv është sigurimi i mbështetjes publike për politikat e qeverisë, me anë të kritikave apo lavdërimit, sipas rastit. Regjim i konsideron fjalët po aq të fuqishme sa dhe rrogat për rritjen e prodhimit ekonomik, dhe harton fushata të tëra publicitare mbi ngjarje si konkurset e prodhimit në fabrika, projektet e punës vullnetare dhe arritjet individuale të planit të prodhimit. Grupet lokale të agjitacion-propagandës vendosin nëpër mure artikujt lavdërues të gazetave dhe hartojnë fletërrufe për elementë dembelë ose anti-shtet, si dhe organizojnë takime periodike ku theksohet nevoja e realizimit të planeve. I ashtuquajturi revolucion kulturor në vitet 1966-1969 bëri që punonjësit e qytetit të dërgoheshin në kultivimin e tokave të reja në fushatën e “decentralizimit të administratës” dhe të punës vullnetare në projektet e ndërtimit. Fushata të tilla u justifikuan me slogane si “përpjekja kundër burokracisë dhe mentalitetit kapitalist” ose me emancipimin e gruas dhe luftën kundër zakoneve të prapambetura. Propaganda e brendshme është kufizuar disi nga numri i vogël i aparateve radio në qarkullim, i megafonave në qytete dhe faktorë të tjerë teknikë. Gjithashtu ekspozimi i popullit ndaj pretendimeve të ekzagjeruara dhe keqinterpretimeve të propagandës, prandaj ka krijuar një mendësi apatie ndaj saj. Mediat kryesore të shpërndarjes së propagandës së brendshme janë shtypi, radio, filmat dhe fjalimet publike. Të gjitha këto janë përdorur në vitet 1960-1961 për të kushtëzuar popullin mbi prishjen me Bashkimin Sovjetik dhe bashkimin me Kinën komuniste. E përditshmja partiake “Zëri i Popullit” është krijuar gjithashtu dhe për konsum të jashtëm, shkruan vetëm brenda termave të ideologjisë marksiste ndërsa për propagandën e brendshme përdor temat nacionaliste. Publiciteti i gjerë që iu kushtua 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu në 1968 dëshmon për theksin që i jep regjimi përforcimit të nacionalizmit. Ndërsa qëllimi kryesor i propagandës shqiptare ndërkombëtare është avancimi i pikëpamjeve të regjimit dhe të Kinës në çështjet e bllokut, si dhe përpjekjet për të fituar mbështetjen e komuniteteve të emigrantëve jashtë vendit. Vende të tjera evropiano-lindore janë përpjekur të ndalojnë përhapjen e materialeve shqiptare në kufijtë e tyre dhe ka pasur disa përplasje mes diplomatëve, pas shpërndarjes së stafit shqiptar të ambasadave të broshurave me fjalimet e Hoxhës.

Rezistenca

Regjimi has rezistencë sporadike aktive dhe pasive nga brenda dhe aktivitete subversive të motivuara nga jashtë. Por ai ka ruajtur stabilitetin me anë të terrorit të rrjetit të fuqishëm të sigurisë dhe policisë që ushtron presion ndaj popullatës, eliminon elementët disidentë dhe parandalon kristalizimin e pakënaqësive në veprim të organizuar. Kërcënimi kryesor është subversioni i drejtuar nga jashtë. Deri para vitit 1961 BRSS kishte kapacitete të mëdha influence në vend dhe në 1960 tentoi të përmbyste regjimin e Hoxhës, por pas largimit të stafit sovjetik nga vendi mundësitë e tij u minimizuan. Si Greqia dhe Jugosllavia janë përfshirë në aktivitete klandestine kundër regjimit komunist shqiptar, por janë kufizuar nga ndërhyrjet e hapura prej frikërave të njëra-tjetrës dhe faktorëve ndërkombëtarë. Kohët e fundit tre fqinjët e Shqipërisë kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre dhe të hepin dorë për momentin nga pretendimet e tyre në Shqipëri. Pretendimet greke për jugun e Shqipërisë e kanë origjinën nga pushtimi i zonës nga ushtria greke gjatë Luftës Ballkanike në 1912 dhe më tej në periudha të shkurtra gjatë Luftës së I dhe II Botërore. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar prej pretendimeve se Shqipëria keqtrajton atë që Greqia quan minoritet i saj në Shqipëri. Një përmirësim i marrëdhënieve mes të dyjave ndodhi në 1970 kur u raportua për një shkëmbim të arratisurish dhe në 1971 dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Marrëdhëniet me Jugosllavinë

Jugosllavia ka sponsorizuar aktivitete kundër udhëheqjes shqiptare që prej prishjes së lidhjeve në 1948, por prej vitit 1960 duket se politika e saj ka qenë ajo e tejkalimit të urrejtjes së hershme të shqiptarëve për Jugosllavinë, dhe jo më tentativat e përmbysjes së regjimit të Hoxhës. Infiltrimet e agjentëve jugosllavë dhe aktet e izoluara të sabotazhit mund të vazhdojnë por në nivel të reduktuar nga vitet 1950-të. Fillimisht aktivitetet subversive jugosllave drejtoheshin nga Komiteti i Lidhjes së Prizrenit i krijuar në 1951, i cili pati fillimisht disa suksese në rekrutimin dhe infiltrimin e agjentëve shqiptarë, por nuk arriti të fitonte mbështetjen e popullit për të dobësuar regjimin. Pas disa dështimeve grupi u shpërbë pas 3-4 vjetësh në aktivitet. Në fund të viteve 1950-të e fillim vitet 1960-të një tjetër grup subversiv shqiptar ishte krijuar në Jugosllavi nga Dushan Mugosha, në rajonin autonom të Kosovës. Edhe kjo iniciativë zgjati disa vjet pa sukses dhe humbi impaktin e saj pas transferimit të Mugoshës në Beograd në maj 1965. Pas ndarjes së Tiranës me BRSS në 1961 Jugosllavia qetësoi aktivitetin e saj anti-Hoxha për arsye të ruajtjes së politikës së saj ndërkombëtare të paanësisë dhe të bashkëekzistencës paqësore. Pas lëvizjeve sovjetike në 1956 për përmirësim të lidhjeve me Jugosllavinë, Moska raportohet se nisi të ushtronte presion dhe ndaj Shqipërisë për të bërë të njëjtën gjë. Hoxha ka thënë në një fjalim në 1961 se Moska i ka kërkuar rehabilitimin e figurës së Koçi Xoxes, një ngjarje që koinçidonte në konferencën e bashkisë së Tiranës ku elementë disidentë folën hapur kundër politikave të qeverisë. Pas dështimit të përmbysjes së qeverisë me puçin e brendshëm, BRSS nisi aplikimin e presionit ekonomik, që më vonë do të përfundonte me ndalimin e ndihmave dhe prishjen e marrëdhënieve. Largimi i teknikëve sovjetikë dhe ndërprerja e ndihmës e vuri regjimin shqiptar në një provë të vështirë, por Hoxha e Shehu ruajtën pushtetin prej ardhjes së ndihmës kineze.

Terrori komunist

Për ruajtjen e rendit publik dhe shuarjen e opozicionit ndaj regjimit ministria e Brendshme ka tre forca të veçanta policie e sigurie: Drejtorinë e Kufijve e ndjekjes, Policisë dhe Sigurimin. ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu ka lidhje fisnore me ish-ministrin e brendshëm Mehmet Shehu, që tani është kryeministër. Më parë Hazbiu ka qenë drejtues i Sigurimit, ndërsa është anëtar i Byrosë Politike. I gjithë personeli i aparatit të sigurisë në Shqipëri llogaritej në rreth 18 000 vetë në 1967. Shumë shqiptarë janë të detyruar të bëhen informatorë dhe llogaritet se një në gjashtë qytetarë raporton e Sigurimi. Një dekret i majit 1966 anuloi gradat tradicionale ushtarake, siç raportohet për të eliminuar rivalitetin mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme. Ka pasur gjithashtu fjalë se Sigurimi është përpjekur të zmadhojë gradat e tij për kaluar pushtetin e forcave të armatosura. Sistemi i policisë është përgjegjës për ruajtjen e rendit publik, por gjithashtu të bashkëpunojë me Sigurimin në eliminimin e elementëve anti-komunistë. Policia ka shumë nën-degë në fshatra e lokalitete, të cilat ndihmohen nga një numër i madh “vullnetarësh”. Drejtoria e Ndjekjes Kufitare është përgjegjëse për kontrollin e zonave kufitare, parandalimin e arratisjeve dhe kapjen e të infiltruarve nga jashtë. Kjo drejtori u krijua në 1957 me bashkimin e Brigadave të Ndjekjes me Mbrojtjen Kufitare. Pro grupet e kufirit gjithsesi nuk kanë arritur të ndalojnë kalimet ilegale të kufirit si me arratisjet e disidentëve të pakënaqur nga Shqipëria, ashtu dhe me infiltrimin e agjentëve të Perëndimit në Shqipëri. 

Më të lexuarat