Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet takimi i dytë mes Enver Hoxhës dhe Çu En Lait, palët në unison kundër SHBA dhe Moskës, ja si Kina informonte Shqipërinë

Postuar: 20/03/2018 - 08:55

Zbardhet biseda e dytë mes kryeministrit kinez Çu En Lai dhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Çu En Lai dhe liderë të tjerë të partisë komuniste kineze u takuan në samitin me udhëheqësit shqiptarë në pallatin e kryeministrit. Në këtë takim fjalën më të gjatë e ka mbajtur lideri kinez, i cili ka folur për marrëdhëniet mes shtete rivale. Ai është shprehur hapur se SHBA dhe Bashkimi Sovjetik janë vende që duhet të luftohen.

 

28 mars 1965

Çu En Lai: Së pari dua të them se ndjehemi shumë të lumtur që vijmë për herë të dytë në Shqipëri. Dua të falënderoj partinë shqiptare dhe popullin tuaj për mikpritjen e ngrohtë. Kjo mikpritje na bëri shumë përshtypje dhe është një tregues i miqësisë mes dy popujve, partive dhe vendeve tona, e cila bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më e pathyeshme. Përfitoj nga rasti për të falënderuar komitetin qendror dhe shokun Enver Hoxha për demonstrimin e kësaj miqësie mes nesh. Dua të falënderoj gjithashtu shokun Hoxha për demonstrimin që bëri dje në shpjegimin e opinioneve dhe aktiviteteve në lidhje me problemet në vendin tuaj dhe në arenën ndërkombëtare. Sot ne duam të prezantojmë pikëpamjet tona mbi çështjet, edhe pse do të ndryshoj pak radhën e tyre. Në fillim do të mbuloj çështjet ndërkombëtare dhe më pas ato të bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Opinionet e dy partive e qeverive tona mbi çështjet kryesore të arenës ndërkombëtare janë në përputhje të plotë. Këtu e kam fjalën për luftën kundër imperializmit me në krye atë amerikan, kundër revizionizmit modern me në krye atë sovjetik dhe kundër reaksionarë vetë vendeve të tjera, me qëllim formimin e një fronti të përbashkët të popujve revolucionarë të botës. Nuk ka dyshim se ku front duhet të ketë në bërthamë grupet e majta të vendeve socialiste dhe të lëvizjes komuniste, pra partitë marksiste-leniniste. Forcat e përpjekjes socialiste kërkojnë paqen dhe demokracinë në botë, në favor të socializmit dhe popujve të botës,në dëm të imperialistëve e revizionistëve. Nga tre armiqtë tanë kryesorë, më i rëndësishmi është imperializmi amerikan. Këtë e them sepse ai po përpiqet të sundojë të gjithë botën, duke detyruar që revizionistët modernë të kapitullojnë dhe ta vënë veten e tyre në shërbim të tij. Në lidhje me reaksionarët e vendeve të tjera, amerikanët po përpiqen t’i kthejnë ata në shërbëtorë. Ndërsa revizionistët sovjetikët, si me liderët aktualë ose kur ishte në pushtet Hrushovi, po përpiqet të ndajnë botën mes dy superfuqive. Por SHBA nuk e pranon këtë marrëveshje. Dihet mirë se për shembull Hrushovi u përpoq të kontrollonte atmosferën në Camp David në 1959, por Eisenhouer nuk e pranoi. Më pas, një vit më vonë, dihet se një tjetër sherr ndodhi në Francë. Kjo tregon se mes imperialistëve ka kontradikta, ashtu siç ka kontradikta mes imperialistëve dhe revizionistëve. Prandaj, siç theksoi shoku Hoxha dje, çështja është si t’i shfrytëzojmë këto kontradikta në favor të qëllimeve tona. Aktualisht imperialistët amerikanë po tentojnë shumë hile, por ato kanë pësuar disfata pasi populli i gjithë botës i ka kundërshtuar. Pra imperializmi po ekspozon gjithnjë e më shumë revizionistë dhe reaksionarë në vende të ndryshme. Sot imperialistët amerikanë po përpiqen të krijojnë kriza nëpër botë dhe roli i tyre po bëhet gjithnjë e më i qartë për publikun ndërkombëtar. Populli ndërkombëtar e di tashmë se imperializmi amerikan është burimi i të gjitha fatkeqësive dhe i ligësisë në botë. Kjo ka sjellë rritjen e masës së vendeve kundërshtare të imperializmit. Popujt e Azisë e Afrikës po lëvizin drejt një lufte kundër. SHBA ka përdorur gaz helmues kundër popullit të Vietnamit të Jugut dhe e ka pranuar haptazi këtë. Ky akt barbar ka sjellë kritika nga shumë vende të botës, duke përfshirë dhe qeverinë e Britanisë, prandaj SHBA u detyrua ta anulonte praktikën. Bombardimet amerikane në Vietnam kanë shkaktuar pakënaqësi në shumë vende shërbëtore të SHBA të cilat kanë shprehur dëshirën për të mos i ndjekur më. Ndërsa SHBA po përpiqet t’i frikësojë ato duke i kërcënuar me përshkallëzimin e luftës nga Vietnami i Jugut në atë të Veriut, ose në Indokinë dhe në Kinë. Aleatët janë të tmerruar për këtë. Por kjo tregon se SHBA nuk po merr mbështetjen që ka nevojë dhe po refuzohet nga aleatët dhe satelitët e saj, prej veprimeve që po kryen. Kjo sepse ata e parashikojnë se SHBA do pësojë disfatë në Vietnam dhe shqetësohen se ajo mund të humbasë fuqinë e saj dhe lëvizja antiamerikane të zgjerohet. Ndërsa revizionistët këtë problem e shikojnë në formën e frikës nga një luftë botërore. Edhe sovjetikët kanë frikë përshkallëzimin e luftërave lokale pasi nuk duan që popujt të ngrihen në luftë pavarësie kombëtare,çka mund të kthehet në një revolucion botëror. Me strategjinë e tyre, revizionistët kërkojnë të sundojnë botën përkrah imperialistëve amerikanë. Ata duan t’i kenë nën kontroll vendet e tyre satelite për t’i përdorur më pas në pazaret tjera me SHBA. Për të lehtësuar marrëdhëniet e tyre me amerikanët dhe për të ruajtur njëkohësisht prestigjin e tyre, sovjetikët u detyruan të mbajnë takimin e 1 marsit, por rezultati doli kundër asaj që ata prisnin. Ashtu siç theksoi shoku Hoxha, pjesëmarrësit e takimit të 1 marsit dolën prej tij më të shpërndarë dhe të përçarë nga sa ishin më parë. Rezoluta e dalë nga takimi ishte vetëm një përsëritje e fjalëve të komunikatave të mëparshme. Besoj se u e keni këtë.

Hoxha: Po, është e vërtetë.

Çu En Lai: Dhe natyrisht ky kurs ngjarjesh ka bërë që prestigji i sovjetikëve të humbasë edhe më shumë pasi u bë e qartë se ata po bënin kompromis me SHBA për të dominuar botën së bashku. Një tjetër aktivitet i sovjetikëve për të gjetur një zgjidhje të leverdishme ose marrja e hapave për uljen në bisedime të palëve në konfliktin e Vietnamit. Kjo u vu re hapur gjatë vizitës së kryeministrit sovjetik Aleksei Kosigin në Linden e Largët në shkurt 1965, ku ai sugjeroi që vendet socialiste të dalin me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Vietnamit, kundër SHBA. Por ne menjëherë e diktuam se ky ishte një komplot i sovjetikëve, me të cilin kërkonin të hynin në Pazar me amerikanët, duke përfaqësuar vendet e kampit socialist. Ne u shprehëm atyre kundërshtimin për deklaratën dhe e bëmë të ditur qëndrimin dhe me partinë koreane dhe vietnameze. Me gjitha pati një deklaratë sovjetiko-vietnameze dhe më vonë një tjetër sovjetiko-koreane, vendet e tjera socialiste nuk u bashkuan. Sigurisht që Kina nuk u bashku në deklarata të tilla pasi Kosigin vetëm sa kaloi në Kinë dhe nuk pati kohë të luante rolin e tij si manipulator. Sapo ai u kthye në Moskë, sovjetikët i prezantuan Vietnamit planin për të ndërhyrë te SHBA, por kjo u refuzua nga qeveria vietnameze e cila tha se nuk do të përulje para bajonetave dhe bombave të imperialistëve, dhe se do të luftonin deri në fund. Në të njëjtën ditë sovjetikët i prezantuan planin dhe qeverisë kineze por ne i thamë se për këtë mund të flisnin vetëm me qeverinë e Vietnamit. Por me gjithë refuzimet, sovjetikët kishin nisur të ndërhynin për çështjen me francezët. Ambasadori sovjetik u takua me De Gol, dhe dy ditë më vonë i tha ambasadorit kinez në Paris se pikëpamjet e Francës dhe BRSS për çështjen e Vietnamit ishin të njëjta. Por cii ishte opinioni francez për çështjen? Francezët po hynin në bisedime pa kushte.

Hoxha: Njësoj si Tito.

Çu En Lai: (qesh) Ministri i jashtëm francez përshkruante në një dokument ngjashmëritë në qëndrimin e dy palëve mbi çështjen. Sovjetikët nisën hapat dhe në drejtim të britanikëve, siç e tregoi dhe vizita e Andrej Gromiko në Londër. Atje ai u detyrua të pranonte se bisedimet duheshin mbajtur me parakushte, por Gromiko nuk përmendi fare cilat ishin kushtet e Vietnamit. BRSS donte vetëm mbajtjen e bisedimeve. Britania i paraqiti atij të njëjtat kushte të SHBA, pra ndalimin e përpjekjes së armatosur të vietkongëve, ndalimin e ndihmave të Veriut drejt Jugut të Vietnamit dhe dorëzimin e armëve të forcave çlirimtare të Vietnamit të Jugut. Thelbi i këtyre bisedimeve ishte i qartë në konferencën e shtypit të Gromiko, para largimit të tij nga Anglia. Kur u pyet nëse kishin folur për çështjen e Vietnamit, ai tha se çështja duhet të zgjidhet mes palëve të interesuara, pra mes SHBA dhe Vietnamit. Është e qartë se Gromiko mendon se Gromiko i konsideron edhe agresorët amerikanë edhe forcat çlirimtare vietnameze si dy palë ndërluftuese. BRSS dhe Franca janë dakord për këtë, kurse Anglia është më e rezervuar. BRSS nuk është dakord me këndvështrimin e Vietnamit sepse kërkon ta shesë atë për kredi politike. Protestat e BRSS ndaj fushatës amerikane atje dhe shtimit të trupave janë vetëm një mashtrim, ato nuk janë fjalë që dalin nga zemra. Kjo është e qartë për popullin vietnamez, për popullin kinez dhe për gjithë botën. Kjo konfirmohet sa herë që çështja përmendet nga diplomacia dhe shtypi rus, dhe nga fakti se në të njëjtën kohë qëndrimi i tyre mbështetej nga shtypi amerikan. Kur ministri sovjetik i prezantoi ambasadorit amerikan notën e protestës ndaj bombardimeve në jug të Vietnamit, ambasadori e ktheu mbrapsht atë. Kjo na kujton ngjarjet e vitit 1958 kur ish-sekretari amerikan i shtetit John Foster ishte shumë i shqetësuar për bombardimet në vijën bregdetare kineze në ishullin Kuemoi. Amerikanët mendonin asokohe se Kina po sulmonte Tajvanin dhe sollën flotën e tyre në ngushticën e Taivanit. Ne deklaruam se reagonim ndaj sulmeve të Çang Kai Shi dhe jo amerikanëve, dhe si rezultat nuk pati shkëmbime mes Kinës dhe SHBA. Por përse qëlluam ne? Nena thamë se Gromikos, se qëlluam kundër tentativës amerikane për të krijuar dy Kina. Ata kërkonin të tërhiqnin forcat e tyre nga Kuemoi dhe Matsu për t’i ndarë veç Tajvanit. Por sapo ne qëlluam ndaj dy ishujve Çang Kai Shi nuk mund të tërhiqej. Ju dhe ministri juaj i jashtëm Behar Shtylla e dini mirë se përse jemi kundër idesë së dy Kinave. Ne këtë ia thamë dhe Gromikos dhe i thamë gjithashtu se nëse amerikanët hapin luftë ndaj Kinës mund ta mbajmë vetë barrën pa ndihmën sovjetike. Gromiko u prek shumë nga sinqeriteti i Kinës. Vitin e kaluar kur isha në Moskë, Gromiko më pyeti nëse i mbaja mend ngjarjet e asaj periudhe. I thashë se po, dhe shtova se Hrushovi atëherë ishte qetësuar se nuk do të duhej të ndërhynte nëse Kina futej në luftë, pasi kishte shumë frikë. Sapo dëgjoi për opinionin tonë Hrushovi i kishte dërguar një letër të ashpër presidentit Eisenhauer në mbështetje të Kinës. Tanimë amerikanët e kishin kuptuar natyrën sovjetike dhe megjithëse ne bombarduam ishujt e rebelëve Kuemoi dhe Matsu, ata nuk ndërhynë por larguan flotën e tyre në drejtim të Hong Kong, me pretekstin se do të furnizohej.

Amerikanët i dallojnë dobësitë e sovjetikëve pasi me anë të ambasadorëve të tyre kontaktojnë vazhdimisht për të përgatitur aktivitetet e tyre. E njëjta gjë po ndodh edhe tani me Vietnamin. Amerikanët punojnë shumë që situata atje të përkeqësohet për njëfarë periudhe, pastaj presin çfarëdo të ndodhë,dhe përpiqen ta përkeqësojnë përsëri. Kurse ne, d.m.th të majtët revolucionarë jemi gjatë gjithë kohës me Vietnamin, ne kemi një kurs të qartë. Ne deshëm t’ju flisnim për këtë edhe kur ishim në Rumani, por tani jemi në Shqipëri. Vietnami dhe Indokina janë bërë tashmë qendra e luftës së imperializmit amerikan, megjithëse ai vepron në shumë pika të tjera si Koreja e Jugut, Japonia, Taivani, Malajzia, Palestina, Kongo, Amerika Latine etj. kudo ka qendra anti-amerikane.

(Pas një panorame të detajuar të konfliktit të Vietnamit, Çu En Lai rreth orës 12.30 kërkoi ndërprerjen e sesionit përpushim.)

Sesioni i tretë i bisedimeve nisi rreth orës 16.00

Çu En Lai: Në sesionin e paradites ju mora ca kohë me faktet dhe analizat e mia.

Hoxha: Ishte një kënaqësi për ne.

Çu En Lai: Tani dua t’ju jap disa informacione në lidhje me sovjetikët. Armiqtë tanë, me në krye imperialistët amerikanë dhe revizionistët sovjetikë po përballen me një numër vështirësish. Presidenti Johnson, ndjekësit e tij britanikë dhe pasuesit e Hrushovit në BRSS, nuk kanë një pozitë të shëndoshë. Udhëheqësi i reaksionarëve indianë Bahadur Shastri është edhe më i dobët se pararendësi i tij Nehru. Gjatë një kohe të shkurtër është vrarë me atentat presidenti Kenedi, Krushovi humbi postin dhe kryeministri indian Nehru vdiq në maj ’64. Nga dora e vjetër ka mbetur vetëm Tito. Siç thotë një proverb në Kinë: “Kur nuk ka më ushtarë bën roje gjenerali”, por Tito e tregoi veten se nuk është më kompetent se të tjerët. Amerikanët, sovjetiket dhe Tito e kanë sulmuar hapur Shqipërinë gjatë kohëve të fundit por tashmë janë në terren të vështirë dhe situata nuk është në favorin e tyre. Dje shoku Hoxha kishte të drejtë kur tha që fronti imperialist nuk është gati për një tjetër luftë, prandaj ata do të vazhdojnë të armatosin Gjermaninë Perëndimore, veçanërisht me armë bërthamore kurse në Lindje ata do të kryejnë militarizimin e Japonisë. Por kjo detyrë ende nuk ka përfunduar në këto vende pasi imperialistët e kanë përqendruar agresionin e tyre ndaj popullit të Vietnamit. Natyrisht që situata e tyre e disfavorshme atje ndikon dhe në popujt fqinjë si Laos, Kamboxha, Kina etj. Gjithsesi në të ardhmen ne duhet të përqendrojmë forcat në luftën kundër revizionizmit sovjetik. Megjithëse Hrushovi ka rënë, administrata e re vazhdon të praktikojë metodat hrushoviane. Ju përmendët rastin e Titos, i cili është tashmë në krye të një degëzimi të veçantë të imperializimit amerikan. Jugosllavia nuk është një vend socialit dhe ne e konsiderojmë ndryshe nga revizionistët. Shtetet revizionistë tashmë duket se janë ndarë në të majta, të djathta dhe centriste. Por ne duhet të vazhdojmë këmbimin e informacionit që në të ardhmen të jemi gati për të koordinuar aktivitetet në luftën ndaj revizionizmit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 08:44

Zbardhen detajet e ndalimit të fesë nga Enver Hoxha. Historiani amerikan James S O’Donnel ka nxjerr të tjera fakte si i takon vendimit të hoxhës. Ai ka treguar se si u prishën kisha e xhamia, ndërsa po ashtu janë zbardhur dhe fjalimet e diktatorit kundër fesë.

Besimi fetar

Postuar: 24/04/2018 - 08:23

Zbardhen goditjet që regjimi komunist i Enver hoxhës bënte ndaj fjalës së lirë.

Postuar: 20/04/2018 - 08:41

Zbardhen detajet e plota se si u arrit marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kinës më 1966 dhe arsyet që më pas sollën fundin e këtij pakti.

Postuar: 19/04/2018 - 08:54

Dalin detaje të reja sa i takon prishje së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Postuar: 18/04/2018 - 08:33

Dalin detaje të reja sa i takon prishje së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Postuar: 17/04/2018 - 09:04

Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Enver Hoxha largoi nga Shqipëria brenda 48 orëve të gjithë njerëzit e Titos.