BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zbulohet biseda e tensionuar Hoxha-Hrushov më 1960, diktatori shqiptar sulme e akuza ndaj liderit sovjetik, ja si mori fund bashkëpunimi me BRSS

Zbulohet biseda e tensionuar Hoxha-Hrushov më 1960, diktatori shqiptar

Zbardhen bisedat që sollën fundin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Qendra ndërkombëtare e arkivave “Wilson” ka publikuar një bisedë mes delegacionit shqiptar të kryesuar nga Enver Hoxha dhe atij sovjetik të drejtuar nga Nikita Hrushov, ku ka pasur sulme e akuza mes palëve.

12 nëntor, 1960

Raport i takimit të delegacionit të Partisë së Punës së Shqipërisë me liderët e Bashkimit Sovjetik

Delegacioni shqiptar i drejtuar nga Enver Hoxha takohet me Hrushov dhe zyrtarë të tjerë sovjetikë për të diskutuar përkeqësimin e marrëdhënieve.

Hrushov: Mund të flisni, po ju dëgjojmë.

Hoxha: Ju na keni ftuar. Pritësit flasin të parët. Ka një proverb në vendin tonë: “I zoti i shtëpisë duhet të hajë dyzet kafshata pasi ka mbaruar miku dhe gjithashtu duhet të flasë i pari”.

Hrushov: Ne i pranojmë kushtet shqiptare.  Në emër të presidiumit të komitetit qendror shpreh dëshirën për të gjetur dhe për të kuptuar arsyet e përkeqësimit të marrëdhënieve mes nesh. Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur që prej vizitës time në Shqipëri në vitin 1959. Nëse kishit qenë të pakënaqur me ne prej atëherë, duhet të kem qenë shumë naiv për të mos e kuptuar. Pasi u ktheva në BRSS fola me të gjithë shokët për përshtypjet e mia dhe pritjen e ngrohtë që m’u bë nga populli shqiptar. Përveç fjalëve të bukura apo shakave, si ajo me shokun Mehmet Shehu për plepat, nuk kemi thënë asgjë tjetër.

Mehmet Shehu: Sigurisht, shakatë nuk influencojnë marrëdhëniet tona.

Hrushov: E përmenda atë shaka sepse ishte e vetmja që mund të kujtoja. Cilat janë atëherë arsyet e përkeqësimit të marrëdhënieve tona?

Hoxha: Nëse kjo është hapja e bisedës tonë, kjo është çështje tjetër. Nuk është fjala për shakanë e plepave. Ju e patë se ne të gjithë qeshëm kur ju e thatë.

Hrushov: Përse atëherë keni ndryshuar mendësinë ndaj nesh?

Hoxha: Nuk jemi ne por ju keni ndryshuar mendësinë ndaj nesh. Ne kemi pasur mosmarrëveshje të tjera më parë, si për shembull mbi jugosllavët, por ndryshimi ndodhi pas konferencës së partisë punëtore rumune në Bukuresht në qershor 1960 (ku Hrushovi kritikoi delegacionin shqiptar).

Hrushov: Dua të qartësoj diçka, mendoja se nuk kishin mosmarrëveshje për Jugosllavinë. Tani po dëgjoj për herë të parë se kemi qëndrime të ndryshme për Jugosllavinë  Ju keni folur shumë më tepër se ne për këtë çështje, ashtu siç kemi folur edhe ne opinionin tonë, por pa pasion dhe emocione. Ne kemi qenë gjithmonë të mendimit se sa më shumë të flitet për ta aq më shumë i shtohet shkëlqimi, dhe kjo ka rezultuar e vërtetë.

Hoxha: Ne nuk e shikojmë ashtu.

Hrushov: E kisha fjalën për ne, por që të kishim mosmarrëveshje për këtë, kjo është diçka e re për mua. Po e dëgjoj për herë të parë. Ne kemi mbajtur bisedime me Shqipërinë dhe ju nuk e keni ngritur kurrë çështjen. Tan dua t’ju pyes: Çfarë lloj toni duhet të përdorim? Ju më pyesni unë përgjigjem, por ju ende rrini ngrysur. Ne e duam miqësinë tuaj por një proverb i joni thotë se miqësia nuk bëhet me detyrim.

Hoxha: Ne duam të jemi gjithmonë miq, duam të flasim miqësisht. Por kjo a do të thotë se duhet të biem dakord për të gjithë çështjet?

Hrushov: Kush tha se duhet të biem dakord për gjithçka? Ju rrini turivarur edhe kur unë ju lutem. Tre herë ju kemi ftuar këtu për bisedime. Nuk e kuptoj se në ç’drejtim po përpiqeni të çoni bisedën. Unë dua që marrëdhëniet të jenë si më parë. Çështjen jugosllave, që ju e konsideroni si debat mes nesh, mund ta lëmë mënjanë për momentin, kjo nuk është çështje parësore.

Hoxha: Përkeqësimi i marrëdhënieve pas konferencës së Bukureshtit ishte faji i juaj. I kemi treguar disa dokumente shokëve rusë për ta provuar këtë. Ata duhet t’ua kishin sjellë në vëmendje.

Mikojan: Po, na i keni dërguar, pro çështja është se ju na akuzoni në kohën që ne po ju akuzojmë, prandaj duhet të gjejmë çështjet që mund të zgjidhen.

Hrushov: Nuk e kuptoj këtë, (Hysni) Kapo dhe unë nuk kishim mosmarrëveshje në Bukuresht. Ai tha se nuk ishte autorizuar nga komiteti qendror të shprehte opinionin mbi çështjet që po diskutoheshin.

Hysni Kapo: Unë shpreha opinionin e partisë. Ndërsa për kërkesën e pritjes për firmosjen e dokumentit të konferencës nuk kisha autorizim.

Hrushov: Dhe unë për këtë po flas. Atëherë shoku Kapo tha se kishte marrë autorizimin nga komiteti qendror dhe se do e firmoste dokumentin.

Kapo: Në Bukuresht ju thatë se mendonit se qëndrimi i partisë shqiptare ishte i çuditshëm. Këtë ju e bënë në takimin e dymbëdhjetë partive të vendeve socialiste, si dhe në takimin më të madh me rreth pesëdhjetë parti prezente. Por e vërteta është se ne jua shprehëm qëndrimin e partisë tonë edhe para takimit të 12 partive. Unë fola me Andropov për këtë, de pasi ai jua tha juve, ju i thatë të na kthente përgjigje se duhet ta mendonim edhe një herë dhe të përpiqeshim të ndryshonim mendje. Kur unë u takova me Andropov ne nuk folëm për Deklaratën e Moskës por për mbështetjen tonë ndaj materialit sovjetik.

Andropov: Mendoj se çështja duhet të analizohet mirë pasi është hera e dytë që po ngrihet. Fillimisht unë u takova me shokun Kapo bashkë me shokun (Aleksandru) Mogioros, anëtar i byrosë politikë të Rumanisë, në shtëpinë e të cilit u zhvillua takimi. Shoku Kapo tha se duhet t’i thosha shokut Hrushov se shqiptarët janë dakord me qëndrimin e partisë sovjetike mbi çështjen, dhe unë ia thashë Hrushovit. Pastaj Kapo më kërkoi përsëri të takohej dhe më foli për një letër që kishte në dorë. Unë e informova Hrushovin dhe ai tha se mendonte se qëndrimi shqiptar ishte i çuditshëm.

Hoxha: Kjo nuk ka kuptim, komiteti ynë qendror nuk e ka pranuar kurrë deklaratën e Bukureshtit. E kam ndjekur prej fillimit.

Hrushov: Kjo nuk është e rëndësishme. Çështja është se me sa duket, edhe para Bukureshtit ju nuk keni qenë dakord me ne. E megjithatë ju nuk na keni njoftuar, megjithëse ju kemi konsideruar si miqtë tanë. Për këtë gabimin e kam bërë unë që kam treguar shumë besim te ju.

Mehmet Shehu: I kërkojmë shokut Hrushov të kujtojë bisedën që kemi bërë në 1957. Ju na dhatë fjalën kur ne ju folën sinqerisht për disa çështje, përfshi dhe Jugosllavinë. Unë fola i pari, pastaj shoku Enver foli më në detaj për çështjen e Jugosllavisë. Je e dëgjuat dhe pas kundërshtimit u ngritët dhe i thatë: “Mos doni të na ktheni përsëri në linjën staliniste?”. Kjo do të thotë se ju e shikonit që atëherë çështjen jugosllave ndryshe nga ne. Nëse mbani mend kur shkuat për vizitë në Jugosllavi në 1955 ne ju shkruam për të shprehur rezerva.

Mikojan: Kështu ka ndodhur vërtet, por nuk e ka penguar kurrë miqësinë tonë. Ne pyesim se përse kjo ndodhi pas Bukureshtit?

Hrushov: Na thoni opinionin tuaj përse ndodhi kjo?

Mehmet Shehu: Ndoshta mund të na thoni ju tuajin.

Hrushov: Ju thoni se njerëzit që kanë ardhur në pushtet në BRSS janë të rinj e pa eksperiencë. Mos do të na jeni leksione? Beqir Balluku  (zv. kryeministër) i ka thënë zyrtarëve tanë se Hrushovi ka spastruar të gjithë Byronë Politike, Malenkov, Molotov, Kaganovic, Bulganin e të tjerë. Unë kam kaq vjet në këtë parti, nuk e di se kush është më i vjetër se unë këtu. Ja ku është letra që më dërgoi Bulganin tre ditë më parë, mund të lexoni.

Hoxha: Nuk është e jona, kjo është një çështje e juaj e brendshme.

Andropovlexon nga letra e Bulganin: Urime për përvjetorin e revolucionit të Madh të Tetorit. 43 vjeotri i rendit sovjetik karakterizohet nga suksese të mëdha nën udhëheqjen e komitetit qendror të partisë komuniste sovjetike, me ju në krye. Ju uroj ju dhe familjes suaj sukses dhe shëndet. Miqësisht, Bulganin. Moskë, nëntor 1960.

Hoxha: Nuk jemi të interesuar se përse lëvizët Molotov, Bulganin apo të tjerë nga presidiumi. Këto janë çështje tuaja të brendshme. Nëse kjo ka ndodhur pasi kemi ardhur këtu, atëherë do të kthehemi dhe ta shikojmë me qetësi. Po ambasadori juaj e dini çka thënë? Nuk po i përmendim të gjitha por vetëm këtë se është dhe çështje ushtarake. Ai ka hedhur dyshime se me cilën palë jemi ne, Shqipëria.

Hrushov: Kujt ia ka thënë këtë?

Hoxha: Gjeneralëve tanë në aeroport, në prezencë të gjeneralit tuaj. Oficerët tanë u përgjigjën se ushtria i qëndron besnike partisë dhe kampit socialist.

Hrushov: Nëse ambasadori ynë ka thënë diçka të tillë, atëherë është budallallëk i madh.

Hoxha: Por ky budallallëk është politik.

Mikojan: Ju mendoni se sjellja e ambasadorit është qëndrimi ynë zyrtar?

Hoxha: Një rast budallallëku nga një idiot mund të falet por kur përsëritet disa herë atëherë është qëndrim zyrtar.

Hrushov: Kjo është e vërtetë.

Hoxha: Ambasadori juaj ka qenë miku më i mirë i partisë dhe i joni. Ai nuk është idiot.

Hrushov: nëse ka folur kështu është një idiot.

Hoxha: Budallallëku i tij erdhi vetëm pas Bukureshtit. Përse nuk e bëri këtë më parë. Kjo është e çuditshme.

Mikojan: Nuk është e çuditshme. Ai ka marrë informacione rregullisht nga ju dhe nuk ka parë një sjellje të tillë nga ju.

Mehmet Shehu: Pas Bukureshtit ju menduat se ju kemi tradhtuar dhe ju keni thënë “dolloi” (pirdhu) shqiptarëve.

Mikojan: Shoku Enver më parë i thoshte gjithçka ambasadorit tonë në Tiranë, por më pas ndaloi ta bënte. Ky mund të jetë shkaku  sjelljes së ambasadorit.

Mehmet Shehu: Si do të ndjeheshit ju nëse ambasadori ynë të shkonte në Stalingrad dhe të niste të mblidhte informacione? Ju sigurisht nuk do ta pëlqenit, deh ç’është më e keqja nuk është sjellë kështu vetëm ambasadori por dhe njerëzit e tij.

Hoxha: Siç thotë Mikojan, ne këto çështje i kemi diskutuar edhe më parë. Nuk e di përse jemi ende këtu. Nëse pasi diskutojmë dhe themi se nuk jemi dakord me ju, ju d të thoni se ne e kemi diskutuar një herë.

Mikojan: Por ne e kemi thirrur tashmë ambasadorin, përse po e bëni çështje këtë?

Hoxha: E lëmë fare punën e ambasadorit. Shikoni çfarë i keni shkruar për ne kinezëve. Për ne kjo është e papranueshme.

Mikojan: Ne vetëm kemi shprehur opinionin tonë.

Ramiz Alia(lexon nga faqja 46 e letrës): Ju na akuzoni publikisht për anti-sovjetizëm.

Hrushov: Ky është opinioni ynë. Mos u nervozoni.

Mehmet Shehu: Ju na sulmoni dhe ne të mos nervozohemi?

Mehmet Shehu: Ju na akuzoni dhe ne të mos nervozohemi?

Hrushov: Ju më akuzuat për bisedën e prillit 1957, kur shoku Hoxha foli për dy orë dhe unë e majta gojën mbyllur. Por sapo nisa të flas ai më ndërpreu menjëherë, dhe e përsëriti këtë disa herë. Unë ju thashë se ju nuk doni të dëgjoni prandaj unë heshta. Kur ju erdhët në komitetin qendror, thatë se ajo që kishte ndodhur nuk ishte diçka e mirë por këtë bisedë e sqaruam atëherë. Tani, ju përsëri po më ndërprisni, që të katërt. Ne na vjen keq për çka i ndodhi atyre njerëzve. Ju nuk na besoni. Unë vetë nuk e njoh Koço Tashkon, dhe edhe sikur të më tregonit një foto të tij nuk do ta njihja.

Hoxha: Nëse dëshironi një foto jua sjell.

Hrushov: Përse flisni në këtë mënyrë?

Hoxha: Kërkoj falje.

Hrushov: Ju më dërgoni foton ku po përqafohemi, apo ndoshta e ke djegur. Kurse unë do ta ruaj, çfarëdo që të ndodhë.

Hoxha: Unë e mbaj timen në dhomën e fëmijëve.

Hrushov: Kur isha në Shqipëri, ju më bëtë qytetar nderi të kryeqytetit tuaj, de besoj, përfaqësues të Shqipërisë në Moskë. Këtë detyrë unë e kam kryer më së miri. Kam urdhëruar që të bëhet gjithçka me qëllim që Shqipëria të kthehet në një kopsht të lulëzuar. Unë e njoh shumë më pak se ju Liri Belishovën (e përjashtuar së fundmi nga Byroja Politike). Por e di që ishte besnike ndaj revolucionit dhe komuniste e mirë. Ne e konsiderojmë veten fajtorë për këtë. Ajo na tregoi për bisedën që kishte bërë në Kinë. Shoku kryeministër Kosigin i tregoi për këtë Mehmet Shehut kur ishte në spital. Kur Mehmeti e dëgjoi, fytyra e tij u bë e bardhë. A ishte kjo arsyeja për përjashtimin e saj? Ajo ishte një grua e fortë, na tha hapur atë që ndjente. Kjo është një tragjedi. Ju e përjashtuat se ishte në favor të miqësisë sonë. Prandaj ne e përmendëm në dokument.

Hoxha: Ju e konsideroni të drejtë atë që shkruhet këtu?

Hrushov: Po.

Hoxha: Këtu ka dy çështje. E para është përjashtimi i një anëtari të Byrosë në mënyrë anti-demokratike. Kush ju tha ju se kjo nuk është bërë në mënyrë demokratike e Leniniste, apo siç e quani ju Staliniste? E dyta është se ju thoni se u përjashtua për pro-sovjetivizmin e saj. Mund të na e shpjegoni këtë?

Hrushov: Ne jemi njerëz që e dimë dhe e mbrojmë atë që shkruajmë. Ky është një akt që nuk çon në forcimin e miqësisë sonë. Nëse keni ardhur këtu me paramendimin për të përkeqësuar marrëdhëniet tona, atë herë na thoni që të mos humbasim më shumë kohë.

Hoxha: Ju nuk iu përgjigjët pyetjes sonë. Ky material është shpërndarë te të gjitha partitë.

Hrushov: Vetëm te partitë të cilave ia dhanë kinezët.

Hoxha: Ne kemi këndvështrimin tonë dhe kjo nuk koincidon me tuajin. Na keni pyetur dy a tre herë nëse duam të forcojmë apo dobësojmë marrëdhëniet. Ne kemi ardhur këtu për të forcuar marrëdhëniet, por ju nuk pranoni asnjë nga gabimet tuaja. Ju keni kritika ndaj nesh dhe ne kemi kritika ndaj jush. Ju na keni kritikuar si publikisht dhe prapa krahëve. Nëse keni kritika të tjera na thoni që ta mësojë Komiteti ynë Qendror.

Hrushov: Beqir Balluku i ka thënë oficerëve tanë se Hrushov nuk është marksist.

Hoxha: Ne kemi folur me shokët tuaj për çështjen e oficerëve ushtarakë. Si mund të jenë në interes tonë sherret mes oficerëve në bazën e Vlorës? Ju vazhdoni të thonë se Balluku ka thënë kështu e ashtu.

Hrushov: Nëse doni, mund ta heqim bazën.

Mehmet Shehu: Si arritët në këtë konkluzion?

Hoxha: Atëherë ajo që na thanë Melenkov dhe kreu i Paktit të Varshavës, Andrei Grechko është e vërtetë! Ju po na kërcënoni! Nëse populli sovjeti ju dëgjon që kërkoni të hiqni bazën e Vlorës ..., në një kohë kur populli shqiptar ju lut me sinqeritet që të mbroni Shqipërinë dhe kampin socialist, sepse Vlora do të digjet para Sevastopolit ..

Hrushov: Shoku Enver mos e ngrini zërin. Le të flasim me radhë.

Hoxha: Nëse hiqni bazën e Vlorës do të bëni një gabim të madh. Ne kemi luftuar pa bukë, pa këpucë dhe ...

Hrushov: Edhe ne kemi luftuar.

Hoxha: Sigurisht që keni luftuar. Nuk do të ishim këtu po të mos ishte për ushtrinë sovjetike.

Hrushov: Ju nuk e dini se kur po krijohej Pakti i Varshavës në 1955, Molotov insistonte se Shqipëria dhe Germania Lindore të mos pranohen. “Përse duhet të luftojmë ne nëse sulmohet Shqipëria?” thoshte ai. Këtë ka dokumente që e vërtetojnë. Unë i thashë atëherë se nëse Shqipëria nuk pranohet do të gëlltitet e tëra. Ne do të luftojmë për Shqipërinë dhe për Gjermaninë Lindore. Tani ne themi se nëse dëshironi, ne mund ta heqim bazën. Nëndetëset janë tonat.

Hoxha: Tuajat dhe tonat. Ne luftojmë për ju.

Hrushov: Po më pështyni.

Mikojan: Kush e propozoi krijimin e bazës?

Hoxha: Unë e kam kërkuar, që nga koha e Stalinit.

Kryshov: Ju nuk keni respekt për mua.

Hoxha: Unë mbroj interesat e vendit tim. Territori i bazës na përket ne, nëndetëset juve, dhe të dyja bashkë i përkasin kampit socialist.

Mikojan: Hrushovi ka propozuar krijimin e bazës.

Mehmet Shehu: Jo, e ka propozuar shoku Enver.

Kozlov: Ne po themi se në komitetin tonë qendror kjo çështje është ngritur nga shoku Hrushov.

Mikojan: Ju e propozuat krijimin e bazës te Stalini, por ai nuk ishte dakord, ndërsa tani ju thoni se Stalini ishte marksist, kurse Hrushovi jo, apo se ai nuk ju ka dhënë gjë juve.

Mehmet Shehu: Kjo nuk është e vërtetë.

Mikojan: Por toni juaj thotë që po, thotë se Hrushovi nuk u ka dhënë asgjë. Edhe e kemi diskutuar bazën. Hrushovi nuk ka dashur ta heqë bazën, por unë i kam thënë se nëse oficerët tanë bëjnë sherr me shqiptarët atëherë nuk ka ç’na duhet. Unë e kam pyetur Hrushovin nëse shqiptarët janë nervozuar pasi nuk e duam bazën aty. Hrushovi ka thënë se do t’i vinte keq nëse e heqim sepse është ne vend shumë të mirë. Edhe komiteti ynë qendror e do bazën. Tani ju pyesim juve, a doni të mbetet aty?

Hoxha: Mënyra sesi u diskua çështja këtu, më mirë ta diskutojmë në një takim të Traktatit të Varshavës. Dua të theksoj se ju keni menduar për këtë, kurse neve asnjëherë. Në bazë marrëdhëniet mes shqiptarëve e rusëve kanë qenë gjithmonë të mira. Problemet kanë nisur atje vetëm pas Bukureshtit, prej humorit të keq të oficerëve tuaj. Nëse insistoni, ne do të kërkojmë një takim të Paktit të Varshavës. Ne do të humbasim më shumë, ju do të humbisni vetëm tetë nëndetëse, Shqipëria do të kthehet në hi. Ne duam ta mbajmë bazën.

Hrushov: Ju nuk ruani dot humorin. Është e pamundur të bisedosh me ju.

Hoxha: Ju gjithmonë thoni se nxehemi shpejt.

Hrushov: Mos i shtrembëroni fjalët e mia. E di mirë rusishten përkthyesi juaj?

Hoxha: Unë ju respektoj dhe ju duhet të më respektoni.

Mikojan (i thotë Mehmet Shehut për Enverin); Ai gjithmonë flet me pasion, ndërsa Hrushov flet me qetësi.

Hrushov: Edhe kryeministri britanik Macmillan dëshiron të më flasë në këtë mënyrë.

Mehmet Shehu: Shoku Enver nuk është Macmillan.

Mikojan: Ai është më keq se Macmillan.

Hysni Kapo (delegacionit të tij): Nuk pranoj të diskutoj në këto kushte.

Enver Hoxha dhe delegacioni i tij ngrihen në këmbë për të dalë nga dhoma. Mehmet Shehu i thotë Kryshovit: Ju duhet ta dini shou Hrushov se Shqipëria gjithnjë do të jetë besnike ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe anëtare e kampit socialist.

Shënimet u mbajtën nga përkthyesi F. Gjerazi.

Më të lexuarat