BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zhvillimet gjatë regjimit komunist, ja pasojat ekonomike që solli prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe sekuestrimi i ambasadës

Zhvillimet gjatë regjimit komunist, ja pasojat ekonomike që solli

Dalin të tjera detaje gjatë regjimit komunist. Mediat britanike e kanë sulmuar vazhdimisht regjimin e Hoxhës dhe kanë zbardhur detaje nga periudha e asaj kohe. Në disa shkrime tregohen përplasjet me Moskën dhe pasojat që solli kjo në ekonomi.

12 janar 1964

Hoxha sfidon BRSS

Enver Hoxha, udhëheqësi stalinist i Shqipërisë, që sfidon Guliverin sovjetik, përballet me probleme serioze politike dhe ekonomike si rezultat i ndarjes. Prishja me Moskën saktësisht dy vjet më parë dhe politika e miqësisë me Kinën komuniste, ishte e vështirë për t’u kapërdirë nga shumë elementë pro-sovjetikë në vend, si në parti, qeveri dhe në ushtri. Kohët e fundit Hoxha thuhet se ka shkarkuar shumë nga këta elementë nga postet kyçe. Megjithë izolimin dhe fshehtësinë, vëzhguesit diplomatikë në Tiranë besojnë se mbështetja për Rusinë mes anëtarëve të parë të partisë dhe intelektualëve po shkakton konflikte. Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, i cili ka studiuar në Moskë, thuhet se është një prej tyre. Por regjimi parandalon çdo formë të hapur opozicioni. Ka pasur disa raste rezistence që prej prishjes me Moskën, siç ishte tentativa për rebelim e drejtuar nga komandanti pro-sovjetik i forcave detare Teme Sejko, e cila u shtyp. Admirali Sejko dhe dy zyrtarë të tjerë u ekzekutuan. Vitin e shkuar një tentativë e ngjashme u shtyp në Shkodër dhe rezistenca pasive raportohet se është rritur në zonat fshatare ku ka pasur disa raste rrahjeje të zyrtarëve komunistë. Por sipas opinionit të ekspertëve lëvizje të tilla nuk mund të kenë sukses për sa kohë që Hoxha të zotërojë pushtetin absolut. Konflikti sovjeto-shqiptar ka bërë që Kina të fitojë urën e saj të parë në Evropë, teksa rreth 900 ekspertë kinezë kanë ardhur për të zëvendësuar rusët, polakët, gjermano-lindorët e çekët që punonin më parë në Shqipëri. Ndërkohë në të gjithë vendin shkruhen slogane që lavdërojnë miqësinë me Kinën e ku vihet në lojë Tito e nganjëherë dhe Krushovi. Mendësia e njerëzve ndaj kinezëve është e ftohtë. Një arsye për këtë është se kinezët në Shqipëri nuk shoqërohen me vendasit por qëndrojnë brenda rrethit të tyre, por gjithashtu sepse shqiptarët fajësojnë kinezët për vështirësitë e tyre ekonomike. Mungesat aktuale ushqimore konsiderohen si rezultat direkt i partneritetit të Hoxhës me Mao Ce Dun. Që prej prishjes me Bashkimin Sovjetik ky i fundit ka ndaluar të gjitha ndihmat teknike e ekonomike për ish-satelitin e tij dhe si rezultat shumë artikuj ushqimorë apo mallra të tjera janë shteruar. Gratë qëndrojnë çdo ditë në radhë para dyqaneve shtetërore të ushqimeve. Mangësitë kanë prekur mallra si bulmetra, fasule e oriz. Qumështi u shpërndahet vetëm familjeve me fëmijë të vegjël. Buka e zezë shitet me racion dhe çdo familje mund ta blejë vetëm nga dyqani i zonës ku banon. Shumica e shqiptarëve mezi arrijnë të mbyllin muajin dhe vizitorëve u bie menjëherë në sy sesa keq janë të veshur banorët. Rrallë shihen gra me këpucë me taka të larta apo veshje të modës. Burrat veshin kostume të vjetër, nganjëherë të arnosur. Orët e dorës apo radiot janë sende luksi në Tiranë. Një punëtor fabrike apo i administratës duhet të punojë dy muaj për të blerë një kostum dhe thuajse një muaj për të blerë një palë këpucë. Për të blerë një frigorifer personi duhet të llogarisë të gjithë rrogën e vitit. Rroga mesatare e punëtorëve është 3500 deri në 5000 lekë ndërsa në administratë 5000-6000 lekë. Një inxhinier ose doktor merr 7000-8000 lekë. Njerëzit me rroga më të larta janë policët e ushtarakët. Një kapiten i ushtrisë merr 8000 lekë ndërsa një kolonel 12 000. Teoria kineze e Hoxhës për “hapin e madh përpara” duket se do të jetë një barrë e rëndë për disa gjenerata. Është bërë njëfarë progresi si rritja e prodhimit industrial sipas pretendimeve të qeverisë, ndërsa prodhimi bujqësor nuk ka avancuar. Autoritetet shqiptare kohët e fundit kanë treguar vullnet për përmirësimin e lidhjeve me Perëndimin, në veçanti me Francën, Italinë e Turqinë.

24 shkurt 1964

Shqipëria sekuestron ambasadën sovjetike

Bashkimi Sovjetik njoftoi sot se Shqipëria ka sekuestruar ambasadën sovjetike dhe katër ndërtesa të tjera në kryeqytetin Tiranë, ndërsa tha se këto akte “armiqësore” ishin të paprecedenta në praktikat ndërkombëtare diplomatike. Gazeta sovjetike Izvestia denoncoi veprimet shqiptare si provokime dhe kërkoi rikthimin e menjëhershëm të ndërtesave. Ajo zbuloi se shqiptarët kishin marrë pesë ndërtesa diplomatike sovjetike; ambasadën kryesore ruse, dy ndërtesa administrative dhe dy rezidenca banimi. Aty thuhej se konfiskimi kishte ndodhur të enjten. “Provokimet e autoriteteve shqiptare nuk marrin parasysh as mirësjelljen më minimale në marrëdhëniet mes vendeve socialiste dhe as normat e ligjit ndërkombëtar, duke ndezur indinjatën e popullit sovjetik”, shkruan gazeta. Incidenti rindez armiqësinë mes Moskës e Shqipërisë, e cila mbështet Kinën në debatin ideologjik me BRSS. Veprimi shqiptar ndodhi disa javë pasi kryeministri i Kinës komuniste, Çu Enlai bëri një vizitë të gjatë në Shqipëri. Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria kanë prishur marrëdhëniet në dhjetor 1961 pas shkëmbimit të ofendimeve të ndërsjellta me dy qeverive komuniste. “Ministria e Jashtme sovjetike deklaron protestën e saj kundër veprimeve armiqësore të autoriteteve shqiptare dhe kërkon kthimin e menjëhershëm të godinave”, shkruan Izvestia. Problemet mes Shqipërisë dhe BRSS nisën në vitin 1956 me prezantimin e programit të de-stabilizimit nga Krushov, që u kundërshtua nga Enver Hoxha. Kina komuniste ka mbrojtur Shqipërinë në debatin me Moskën.

6 tetor 1965

Hoxha dënon vizitën e Papës në SHBA

Shefi komunist i Shqipërisë, sateliti i vetëm evropian i Kinës, akuzoi sot se apeli i paqes nga Papa Pauli në Kombet e Bashkuara tregonte se Vatikani i është bashkuar “aleancës së shenjtë të imperializmit amerikan dhe revizionizmin modern sovjetik”. Kur Papa nisi fjalimin e tij para asamblesë së OKB, delegacioni shqiptar ishte i vetmi që nuk ishte në vendet e tij. Me sa duket delegacioni kishte marrë udhëzime nga Sekretari i Parë i Partisë Enver Hoxha, i cili disa ditë më herët kishte thënë se misioni i vizitës së Papës në OKB është “t’i bashkohet agresionit amerikan dhe revizionizmit sovjetik, që janë reaksionarët më të ashpër në botë”. Hoxha ka thënë se me udhëtimin e tij kreu i Kishës Katolike po braktis “maskën e tij shpirtërore duke vendosur atë politike”.

27 qershor 1966

Çu Enlai zotohet të luftojë “deri në fund”

Kryeministri i Kinës, Çu Enlai ka thënë të premten në një fjalim në banketin në Tiranë, se Kina dhe Shqipëria do të luftojnë së bashku “deri në fund” kundër revizionimit modern të drejtuar nga “udhëheqja e re” e Bashkimit Sovjetik. Në fjalimin e tij të parë të vizitës në Shqipëri, Çu Enlai tha se Kina dhe Shqipëria janë të bashkuara me të gjithë popujt revolucionarë të botës për të kryer të vendosur deri në fund përpjekjen kundër imperializmit të udhëhequr nga SHBA dhe revizionizmit të drejtuar nga Partia e re Komuniste në Bashkimin Sovjetik. Çu po i përgjigjej një fjalimi të kreut komunist shqiptar Enver Hoxha, i cili kishte dënuar Bashkimin Sovjetik dhe lëvizjen e tij të opozicionit ndaj Kinës. Hoxha dhe kryeministri shqiptar Shehu kishin pritur me herët Çu në aeroport për vizitën e tij tetë ditore. Raportimet nga Bukureshti thonë se vizita e Çu në Rumani (nga ku më pas erdhi në Shqipëri) u shoqërua me kërkesa të papranueshme. Sipas raportimeve, refuzimi i kërkesave të Çu nga Rumania për kthesë në politikën e tyre ndërkombëtare, shkaktuan dhe vonesën prej dy orësh të takimit të miqësisë në Bukuresht. Çu dhe lideri komunist rumun Çauçesku dolën më në fund me fytyrë të sertë dhe thanë disa fjalë të improvizuara edhe pse ishte njoftuar se ata kishin përgatitur fjalime.

30 qershor 1966

Çu Enlai quan lëvizjet amerikane të paqes “mashtrime”

Kryeministri kinez Çu Enlai ka quajtur dje lëvizjet amerikane për t’i dhënë fund luftës së Vietnamit “mashtrime”. Në fjalimin e publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ai akuzonte gjithashtu Bashkimin Sovjetik se e ka tradhtuar Vietnamin duke e drejtuar problemin në udhën e bashkëpunimit sovjeto-amerikan. Fjalimi u dha në një miting të miqësisë Shqipëri-Kinë në Tiranë. Çu tha se çështja e Vietnamit është kthyer në motivin e luftës së klasave që po luftohet sot në arenën ndërkombëtare. “Është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit të pisët politik mes imperializmit amerikan dhe revizionizmit krushovian”. Çu Enlai tha më tej se imperializmi vazhdimisht krijon gënjeshtra si ato të nxitjes për negociata paqeje, me qëllim të arrijë ato që nuk mund të arrijë në fushën e betejës. Çu akuzoi udhëheqjen sovjetike se nën gënjeshtrën e ndihmës për Vietnamin “po dridhej nga frika e luftës apo e shantazhit të imperialistëve amerikanë”. Duke bërë këtë gjest të vogël kundër amerikanëve për Vietnamin “ata kanë si qëllim ta vënë tërësisht Vietnamin në binarët e bashkëpunimit sovjeto-amerikan”, tha ai. Kreu i partisë shqiptare Enver Hoxha foli në mitingun në Tiranë duke akuzuar sovjetikët se po ndihmonin SHBA në çështjen e Vietnamit. “Udhëheqësit revizionistë të Bashkimit Sovjetik po ndihmojnë imperialistët amerikanë në çdo aspekt”, tha ai. Pas vizitës në Shqipëri kryeministri kinez u nis me një avion sovjetik për fluturimin 10-orësh drejt Pakistanit.

Më të lexuarat