BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Zhvillimet më 1961, të vetmit që i dolën në krah Hoxhës për përplasjet me Hrushovin ishin Vietnami dhe Koreja e Veriut, ja si u thellua konflikti me BRSS

Zhvillimet më 1961, të vetmit që i dolën në krah

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur dritë  mbi zhvillimet në Shqipërinë komuniste gjatë titit 1961. Aty tregohet se si Hoxha dhe Hrushov ashëprsuan tonte mes tyre. Poa shtu tregohet etë vetmet shtete q ëi dolën kudnër Moskë sishin vjetnami dhe Koreja e Veriut.

22 tetor 1961

Thellohen përçarjet në bllok për shkak të Shqipërisë

Përçarja ideologjike brenda Bllokut Komunist mes udhëheqësit sovjetik Hrushov dhe Shqipërisë u thellua më shumë sot. Duke folur përpara Kongresit të 22-të të Partisë Sovjetike presidenti i Vietnamit të Veriut Hi Çi Min, dhe kryeministri i Koresë së Veriut Kim Il Sung, refuzuan të ndjekin shembullin e Hrushovit për të dënuar udhëheqjen shqiptare. Dy vendet komuniste aziatike u bënë palë me kryeministrin kinez Çu Enlai kundër rrymës së kryeministrit Hrushov. Ata ishin të parët mes paradës së vendeve komuniste që nuk shprehën kritika kundër Shqipërisë.

Debati nisi të martën me fjalimin e Hrushov ku u kritikuan praktikat staliniste të Shqipërisë dhe devijimin nga linja e politikës së jashtme të bllokut. Komentet e tij gjithashtu përfaqësonin një sulm të tërthortë ndaj Kinës komuniste që është mbështetësja e afërt ideologjike e Shqipërisë. Kryeministri kinez Çu Enlai i ktheu goditjen Hrushovit duke përfshirë qëllimisht Shqipërinë në bllokun komunist edhe pse partia shqiptare nuk ishte prezente në kongres. Ai kritikoi denoncimet e njëanshme dhe sherret publike brenda kampit komunist. Delegati i Pekinit raportohet se ka fituar simpati nga kampi i Perëndimit. Megjithëse krerët e partive komuniste të Francës e Italisë, Maurice Thorez e Palmiro Togliatti publikisht iu bashkuan kritikave ndaj Shqipërisë. Delegacionet e tyre dukej se besonin se përçmimi publik i Hrushovit kishte një formë të papërshtatshme. Në sesionin e mëngjesit të sotëm Mikail Suslov i Partisë Sovjetike insistonte se ndarja mes Hrushov dhe Hoxhës ishte bërë e pariparueshme. Ai lexoi një deklaratë të komitetit qendror të partisë shqiptare ku Hrushov dënohej me termat më të rëndë për sulmin ndaj shqiptarëve. “Ne tashmë mund të themi se e dimë me siguri se e dimë cilët janë miqtë tanë dhe cilët janë hipokritët”, tha Suslov në sallën e tensionuar të kongresit. Më në fund një kompromis u arrtit për deklaratën e përbashkët të kongresit, ku pranohej linja politike e Hrushov dhe gjithashtu linja militante që preferohej nga Kina e Shqipëria. Hrushov gjithsesi ishte larguar nga kongresi me kujtime të hidhura të një konflikti tashmë personal me Hoxhën. Suslov dhe liderë të tjerë sovjetikë vazhduan edhe sot denoncimet ndaj grupit anti-parti dhe kryesuesve të tij si Vjaçeslav Molotov, Georgi Malnkov e Llazar Kaganoviç. Ashtu si Hoxha i Shqipërisë edhe grupi anti-parti u akuzua nga Hrushov për rikthim te kulti i individit. Folësit e kongresit kërkuan përjashtimin e tyre nga partia dhe shtypi rus thoshte sot se delegatët kishin shprehur mbështetje anonime për një veprim të tillë. Gazeta sovjetike Isvestia publikoi sot tekstin e fjalimit të zv. kryeministrit Mikojan ku dukej se përmbahej një sulm i tërthortë ndaj Kinës komuniste. Mikojan denonconte Molotov se në vitin 1055 ai kishte pikëpamjen se në BRSS dhe në disa vende sovjetike nuk ishte ndërtuar ende socializmi. Ai tha më tej se ish-ministri i Jashtëm sovjetik kishte nënvlerësuar forcat e socializmit dhe kishte bërë gabime serioze mbi konceptin e bashkë-ekzistencës paqësore, duke e quajtur atë vetëm gjendje paqeje dhe jo mungesë lufte. Duke cituar më tej “avantazhet madhore të kësaj politike të Hrushov” Mikojan tha se Molotov kishte kundërshtuar diplomacinë personale të këtij lloji. Anëtari i presidiumit sovjetik tha se grupi sovjetik anti-parti përveç Molotov kishte pranuar gabimet e tij. Pikëpamjet “konservatore e dogmatike” që iu atribuuan Molotov ishin të ngjashme me ato të kinezëve e shqiptarëve para Kongresit të Partive Komuniste në nëntor. Burime të informuara thonë se tetëdhjetë partitë e punës do të mblidhen sërish brenda disa ditëve për të vendosur mbi procedurën e politikës së jashtme dhe diskutimeve ideologjike.

Ka spekulime se kryeministri sovjetik është në favor të takimeve rajonale të delegatëve.

21 tetor 1961

Demonstrata anti-sovjetike në Shqipëri

Disa demonstrata janë mbajtur në qytetet e Shqipërisë në mbështetje të liderëve të vendit në konfliktin me udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik, raporton Agjencia Shqiptare e Lajmeve. Ajo shton se gazetat shqiptare kanë publikuar një deklaratë të liderëve komunistë shqiptarë ku dënohen “shpifjet dhe sulmet anti-marksiste të Hrushovit ndaj udhëheqjes shqiptare”.

28 tetor 1961

Sovjetikët i kërkojnë Kinës të shërojë debatin me Shqipërinë

Kryeministri sovjetik Hrushov tha sot se komunistët kinezë duhet të përpiqen të mbyllin konfliktin duke reformuar udhëheqjen e Shqipërisë. Hrushov e shoqëroi komentin e tij me një tjetër denoncim të regjimit të Tiranës dhe një kritikë të maskuar ndaj qëndrimit ideologjik të Pekinit mbi politikën e bashkë-ekzistencës paqësore me Perëndimin. Komentet e tij u shoqëruan si një thirrje për afrim por me shumë gjasa do të zgjerojnë përçarjen mes Moskës e Pekinit, ky i fundit aleat ideologjik i komunistëve shqiptarë. Komentet e Hrushov u bënë gjatë diskutimit të dy raporteve kryesore të kongresit sovjetik dhe sinjalizoi se çmimi i pranimit të Shqipërisë në bllokun sovjetik do të ishte dënimi i kreut të Partisë Komuniste Hoxha. Hrushov tha se do të mbrojë politikën e tij të bashkekzistencës paqësore, për të cilën ai thotë se është mënyra e arritjes së komunizmit botëror pa luftë. Ai tha: “Disa njerëz na sulmojnë deh na akuzojnë se po zbusim apo nënvlerësojmë situatën ndërkombëtare kur ne theksojmë nevojën e bashkekzistencës paqësore në kushtet aktuale. Ne na thuhet se ata që mbrojnë bashkekzistencën paqësore nënvlerësojnë thelbin e imperializmit dhe kundërshtojnë thënien e Leninit për të”. Hrushov tha se balanca e forcave në botë ka ndryshuar dhe se imperialistët tashmë janë të bllokuar nga forcat e mëdha të sistemit socialist. “Vetëm dogmatikët e pashpresë nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, ata që i kanë mësuar përmendësh formulat mbi imperialistët”. Ideologët sovjetikë i referohen komunistëve kinezë si ‘dogmatikë’. Në fjalimin e tij kryeministri trajtoi për herë të parë rolin e Kinës komuniste si mbështetëse e Shqipërisë. Ndërkohë kryeministri kinez Çu Enlai kritikoi Hrushovin në fjalimin e datës 17 tetor për sulmet ndaj shqiptarëve. Çu Enlai u kthye të hënën papritur në Kinë pasi sovjetikët nuk pranuan thirrjet e tij për të ndaluar denoncimet e hapur publike ndaj Shqipërisë. Duke vijuar denoncimin e tij ndaj Shqipërisë, Hrushov tha sot se Shqipëria kishte kaluar nga “betimi për miqësi të pafrenuar në armiqësi të pandalur me Moskën”.

“ Sigurisht që ata presin që në këtë mënyrë të fitojnë të drejtën për ndihma falas nga imperialistët. Imperialistët janë të gatshëm të paguajnë tridhjetë monedha argjend për ata që përçajnë lëvizjen komuniste”, tha Hrushov. “Ne e kuptojmë ankthin e miqve tanë kinezë dhe e vlerësojmë shqetësimin e tyre për më shumë unitet. Nëse shokët kinezë duan të bëjnë përpjekje drejt normalizimit të marrëdhënieve mes partisë shqiptare dhe partive të tjera vëllazërore atëherë përpjekja e tyre do të ishte e mirëpritur dhe prej saj do të përfitonin të gjitha partitë socialiste”, tha Hrushov.

22 tetor 1961

Konsulentët komunistë kinezë mbushin rrugët e Shqipërisë

Një udhëtar i huaj në Shqipëri nuk është nevojë të jetë ekspert i çështjeve komuniste për të kuptuar se vendi është mik i veçantë i Kinës. Këshilltarët kinezë shihen në hotel Dajti, i ndërtuar nga italianët në vitet 1930-të, dhe është më luksozi në kryeqytetin Tiranë. Kinezët mund të shihen në rrugët e Tiranës, Durrësit apo Vlorës, duke shëtitur me qetësinë e tyre orientale apo duke biseduar. Në hapësirat e pritjes së hoteleve ata i sheh duke studiuar gramatikën shqipe. Ekspertët ekonomikë dhe ushtarakë kinezë janë dërguar për të ndihmuar vendin me planin e ri pesëvjeçar, duke zëvendësuar ekspertët sovjetikë që janë tërhequr nga vendi. Edhe stafi gjermano-lindor është udhëzuar të tërhiqet deri më datë 31 gusht, edhe nëse kjo do të thotë shkelje e kontratave. Ndryshimet vijnë si rezultat i konfliktit ideologjik të BRSS me Kinën. Kreu i Partisë Shqiptare Enver Hoxha nuk e kishte preferuar kurrë uljen e statusit të Stalinit nga Hrushovi. Në takimin e partive komuniste në Moskë vjeshtën e shkuar Hoxha akuzoi Hrushovin për revizionizëm, që është një nga ofendimet më të rënda për një komunist. Hrushov u zemërua dhe kërkoi që Hoxha të kërkonte falje. Por Hoxha u kthye në Shqipëri pa mbaruar konferenca. Nga sipërmarrjet sovjetike tani në Tiranë mbetet vetëm ambasada e tyre në rrugën Shqipëria e Re. Vendasit tregojnë këtë barsoletë për dy njerëz që shikonin punën për ndërtimin e ambasadës së re: Çfarë po ndërtohet këtu? Ambasada e re Sovjetike. - Kush do të jetojë aty kur të mbarojë? - Sigurisht kinezët.” Qeveria e Hoxhës është e varur nga ndihmat e huaja për të qëndruar në pushtet. Kina komuniste, me gjithë problemet e brendshme ekonomike ka sjellë në Shqipëri 123 milionë dollarë ndihma ushqimore gjatë planit të parë pesë-vjeçar. Bojkoti aktual i Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik është më i dukshëm në kampet e pushimit në Adriatik, ku nuk shihet më asnjë turist sovjetik, çekosllovak, gjermano-lindorë apo nga vende të tjera komuniste që kalonin pushimet në detin blu të Shqipërisë. Gjatë gjithë udhëtimit tonë tre-javor ne vëzhgoheshim nga afër prej shoqëruesve shqiptarë dhe ishte thuajse e pamundur të flisje me vendasit pa praninë e tyre. Kjo të jepte sensin e masave të ashpra të mbikëqyrjes pasi shoqëruesit tanë duhet të tregonin dokumentet tona në shumë pika kalimi e postblloqe përgjatë rrugës në jug përtej Vlorës. Në jug frika e spiunëve është më e madhe. Në ujërat e Vlorës gjendet ishulli i Sazanit ku ka qenë baza e nëndetëseve italiane gjatë Luftës II Botërore, dhe kohët e fundit ka qenë bazë sekrete nëndetësesh sovjetike. Ne nuk u lejuam pranë bazës dhe nuk mund të konfirmonim raportimet se sovjetikët i kanë tërhequr nëndetëset e tyre pas konfliktit me shqiptarët. Regjimi shqiptar asnjëherë nuk e zbut mbikëqyrjen e ashpër ndaj atyre që mund të tentojnë të arratisen drejt Greqisë. Natën deti mbikëqyret me drita të forta për ata që mund të largohen me ndonjë varkë. Gjatë rripit tokësor të kufirit me Greqinë ka patrulla të shumta dhe vendasit duhet të kenë leje të veçantë për të kaluar në atë zonë. Por armiku kryesor i Shqipërisë është Jugosllavia. Vendi prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë në 1948 dhe kjo e bëri atë satelitin më të izoluar sovjetik që nuk kishte lidhje tokësore me bllokun sovjetik. Hoxha është njeriu nr. 1 në Shqipëri dhe nuk harron asnjëherë ta kujtojë këtë, duke e ngritur kultin e individit në ekstrem. Ndërkohë varfëria dhe jeta e vështirë në Shqipëri mbeten si më parë.

Më të lexuarat