BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Zhvillimet në Shqipëri më 1990, zbardhet thirrja e Ramiz Alisë për SHBA dhe takimet e tij me Sekretarin e SHBA dhe përfaqësues fetarë

Zhvillimet në Shqipëri më 1990, zbardhet thirrja e Ramiz

Amerikanët kanë nxjerr të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipëri më 1990. Sipas disa shkrimeve të “New York Times”, Ramiz Alia nisi të bënte gati terrenin për të hequr izolimin e vendit. Aty jepen detaje nga takimi me Sekretarin OKB dhe disa përfaqësues të Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA.

Evolucion në Evropë; Shqiptarët kërkojnë lidhje me BRSS e SHBA

20 prill, 1990

Qeveria e Shqipërisë, një nga regjimet më radikale komuniste në botë, ka sinjalizuar sot se dëshiron të ketë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Ndryshimi i politikës publike të armiqësisë me Moskën e Uashingtonin kërkoi rreth tre dekada, teksa president Ramiz Alia tha se si rezultat i zhvillimeve ndërkombëtare “ka rihyrë në axhendë problemi i rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik”. Në një fjalim të gjatë të martën në Komitetin Qendror të partisë, i cili u publikua sot nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, Presidenti Alia përmendte ''boshllëkun e gjerë'' që ndante vendin e tij me dy superfuqitë dhe shtoi se miqësia do të pritet me miqësi.

Oferta që prej 1974

''Nëse tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik, siç pretendojnë ata, dëshirojnë të ndryshojnë qëndrimin ndaj Shqipërisë, ne nuk kemi arsye të mos e mirëpresim,'' tha Alia, sekretari i parë i partisë prej pesë vitesh. Sipas zyrtarëve të Departamentit të Shtetit nuk pa pasur diskutime direkte mes zyrtarëve të dy vendeve për marrëdhëniet diplomatike, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë bërë oferta të vazhdueshme për hapje me Shqipërinë që prej vitit 1974. Më e fundit ishte më 28 Nëntor, Ditën Kombëtare të Shqipërisë, kur shërbimi shqip i Zërit të Amerikës transmetoi një deklaratë të drejtorit të çështjeve të Evropës Lindore në DASH, James W. Swihart, i cili tha se ''sigurisht që ne nuk shikojmë pengesa'' në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Tiranën si dhe shtoi se Administrata është ''është gjithmonë e gatshme për dialog”.

Prishja e lidhjeve më 1939

SHBA ka ndaluar zyrtarisht marrëdhëniet me Shqipërinë në 1939, pas pushtimit të saj nga Benito Mussolini i Italisë. Një mision i SHBA erdhi në Tiranë në 1945 me qëllim përgatitjen për rivendosjen e marrëdhënieve, por u trajtua aq keq nga qeveria e re komuniste saqë u kthye në vend vitin që pasoi. Shqipëria me 3.3 milionë banorë ka qenë një komb-shtet prej 78 vjetësh. Fillimisht e krijuar nga fuqitë e mëdha, ajo u dominua në periudha të ndryshme nga Italia, Gjermania, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik e Kina. Bashkimi Sovjetik ka qenë i interesuar në lidhjet e ngushta me Shqipërinë që prej krijimit të Partisë Komuniste në 1942, nën kujdesin e komunistëve jugosllavë. Partia jugosllave e Titos dominoi në Tiranë deri në prishjen e lidhjeve të saj me Stalinin në 1948. Prej atëherë deri në 1960, Shqipëria ishte një satelit sovjetik dhe mbante baza ajrore dhe nëndetësesh sovjetike. Në 1961 kreu komunist Enver Hoxha përdori ndarjen mes Mao Cedong e Nikita S. Khrushchev për ta shkëputur vendin nga kapja sovjetike, duke zgjedhur si padron Kinën, në një marrëdhënie që mori fund në vitin 1978. Gjatë 20 viteve të fundit Moska është përpjekur vazhdimisht të joshë Shqipërinë në rivendosjen e lidhjeve, dhe më shumë pas vdekjes së Hoxhës pesë vjet më parë. Tirana i ka refuzuar hapjet, derisa në shkurt zv. ministri i Jashtëm Sokrat Plaka tha në një intervistë me agjencinë Reuters se vendi mund të marrë në konsideratë vendosjen e lidhjeve me BRSS dhe SHBA. Afrimi mes SHBA dhe Shqipërisë është kërkuar me ngulm nga komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA dhe prej vjeshtës së shkuar po inkurajohet nga qeveria Alia, kur dhe u ftuan në Tiranë disa amerikano-shqiptarë. Disa kongresmenë demokratë, duke përfshirë Joseph P. Kennedy i Massachusetts e Senator Dennis DeConcini nga Arizona, kanë kërkuar të vizitojnë Shqipërinë, sipas zyrtarëve. James E. Mahoney, asistent i Kennedy, tha se kërkesa e kongresmenit ka marrë përgjigje nga Bashkim Pitarka, delegati shqiptar në OKB. Mahoney tha në një intervistë telefonike se priste që vizita në Shqipëri të realizohet në qershor.

Kërkon lidhje me komunitetin

Në fjalimin e të martës president Alia e vuri çështjen e marrëdhënieve me Moskën e Uashingtonin në kontekstin e ndryshimeve në Evropën Lindore dhe Perëndimore. Pa dhënë specifika, Alia tha se qeveria e tij po përgatitet për këtë qëllim në kuadër të bashkëpunimit dhe sigurisë evropiane. Kjo do të thotë se së shpejti Shqipëria do i bashkohet konferencës së sigurisë në Helsinki ku mes 35 vendeve janë dhe SHBA e Kanada. Hoxha shtoi se vendi kërkon normalizimin e lidhjeve me Britaninë duke përmendur se kjo mund të kryhet nëse Londra nis të veprojë për floririn e konfiskuar shqiptar gjatë Luftës së II Botërore

Shqipëria tenton reformat

11 maj 1990

Hapja e Shqipërisë me botën e jashtme ka vijuar me ritme të kënaqshme teksa ligjet e reja lejojnë udhëtimin e qytetarëve jashtë vendit, ndjekjen e riteve fetare dhe adhurimin e hyjnive të tjera përveç Marksit, Stalinit apo diktatorit tiran Enver Hoxha. Ligjet në fjalë u aprovuan me unanimitet, siç ndodh rëndom në Parlamentin shqiptar, dhe tamam në kohë për të shtypur kopjet e tyre për gazetarët amerikanë dhe sovjetikë që do të vijnë për vizitë. Ligjet mund të jenë vetëm një fasadë për të impresionuar Evropën Perëndimore, me të cilët Shqipëria kërkon të tregtojë. Por kur popujt e shtypur ndjejnë erën e ndryshimi, prangat e ndryshkura bëhen shpejt të padurueshme. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për kryengritjet në Evropën Lindore falë Zërit të Amerikës, BBC dhe transmetimeve të tjera nga Italia, Greqia e Jugosllavia që depërtojnë në vend. Shtypi i kontrolluar nuk e ka fshehur dot fundin e dhunshëm të autokratëve në Rumani. Ndërkohë arroganca e epokës Hoxha tashmë i ka lënë vendin gjesteve miqësore të matura. Presidenti Ramiz Alia ka lejuar kritikat indirekte ndaj brutalitetit të policisë sekrete Sigurimi. Ai ka bërë një takim të shkurtër në nëntor me kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, dhe gjithashtu ka kërkuar një vizitë nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Javier Perez de Cuellar. E gjithë kjo i detyrohet të vetmes arritje të komunizmit që ishte zhdukja e analfabetizmit. Të rinjtë shqiptarë tashmë janë të lodhur nga sloganet komuniste, sheshet e zbrazura dhe ekonomia e plugut me qerre. Ata kanë nisur të ngrenë pyetje se përse ndalohet besimi fetar, zotërimi i makinave private apo udhëtimi jashtë vendit. Tashmë udhëheqësit shqiptarë përballen me dilemën e vendeve të tjera komuniste, teksa flasin për ''të vazhduar me më shumë realizëm'', në një kohë kur çdo lëvizje larg dogmave dhe izolimit redukton pushtetin e tyre personal, çka pararendësi i tyre Hoxha i trembej aq shumë. Por pa reforma thelbësore, vendi më i varfër i Evropës do të bëhet edhe më i varfër. Asnjë mur nuk mund të ndalojë më që shqiptarët të kuptojnë se statujat e tyre të Stalinit dhe Enverit janë të mbjella në rërë.

Maj 12, 1990

Penez de Cuellar viziton Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar ka zbritur sot në Shqipëri për bisedime me udhëheqësit komunistë. Shqiptarët e konsiderojnë vizitën si një mundësi për të përparuar me hapjen e vendit të tyre të izoluar. Sekretari erdhi në Shqipëri me ftesë të presidentit Ramiz Alia. Mijëra shqiptarë kishin dalë në rrugën e ngushtë të aeroportit të Tiranës, ndërsa të tjerë kishin dalë në rrugët e kryeqytetit prej 300,000 njerëzish për të parë autokolonën e tetë makinave që sillnin miqtë e rrallë. Turmat ishin të heshtura dhe kurioze teksa shikonin makinat në rrugët që zakonisht mbushen vetëm me këmbësorë, karroca kuajsh apo kamionë të vjetër.

Turneu i Evropës Lindore

Vizita e publikuar gjerësisht e Perez de Cuellar, në kuadër të turneut të tij të Evropës Lindore, dominoi mediat shqiptare, siç ishte dhe prezenca e gjerë e shtypit të huaj me gazetarë nga SHBA, Spanja, Brazili, Franca, Portugalia, Kina, Japonia, Gjermania Perëndimore dhe Italia. Alia duket se po përdor prezencën e kreut të OKB dhe të gazetarëve perëndimorë në përpjekjet e tij për të dominuar mbi fraksionin stalinist të udhëheqjes që kundërshton fushatën e demokratizimit. Alia është në pushtet prej vitit 1985 kur vdiq pararendësi i tij Enver Hoxha, por vetëm kohët e fundit ka lëvizur për të ndryshuar politikat autoritare me të cilat Hoxha udhëhoqi prej katër dekadash. Shkrimtari kryesor i vendit Ismail Kadare, tha sot në një intervistë të shkurtër se vizita e Perez de Cuellar mund të konsiderohet si “pjesë e procesit të demokratizimit të Shqipëris”. ''Sot mes njerëzve ka gëzim për këto zhvillime”, tha ai.

Priten ndryshime rrënjësore

Për herë të parë pas Luftës II Botërore ka një sens se Shqipëria po kalon ndryshime rrënjësore nga rendi policor komunist drejt një shoqërie mëpjesëmarrëse me elementë të shtuar të demokracisë. Vizita nisi me protokollin e zakonshëm të aeroportit, ku Sekretari i Përgjithshëm shtrëngoi dorën me ambasadorët e huaj nga Lindja dhe Perëndimi rezidentë në Tiranë. Fjala e mikpritjes e ministrit të Jashtëm shqiptar Reis Malile reflektonte mendësinë e re të vendit. Petraq Pojani, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, tha se Malile foli për dëshirën e Shqipërisës për ''të forcuar bashkëpunimin me OKB dhe për të bërë çdo përpjekje për të kontribuar në punën e saj'' ku Shqipëria kishte qenë një anëtare deri tani jo-aktive. Malile theksoi se Shqipëria ishte një vend i vogël me 3.3 milionë banorë, por kishte si qëllim të merrte pjesë aktive jo vetëm në Kombet e Bashkuara por dhe në bisedimet e bashkëpunimit të 6 vendeve të Ballkanit, që nisën dy vjet më parë në Beograd, si dhe në Konferencën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit të 35 vendeve të Evropës.

6 azilantët në ambasadë

Nga ana e tij Perez de Cuellar vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë për pavarësinë por me shumë gjasa ai do të flasë për çështje specifike, siç është ajo e gjashtë shqiptarëve që kërkojnë azil politik në Ambasadën e Italisë në Tiranë që prej vitit 1985 dhe kanë refuzuar të dalin me gjithë premtimet për viza daljeje nga Shqipëria. Zyrtarët thanë se Perez de Cuellar do të kërkojë që me mjete diplomatike gjashtë shqiptarët të largohen nga vendi nën kujdesin e OKB.

25 maj 1990

Shqiptarët nuk nguten për të ndryshuar mënyrat e tyre komuniste

Presidenti shqiptar Ramiz Alia po lëviz gradualisht për të ndryshuar sistemin e izoluar Stalinist të katër dekadave të fundit, thanë këshilltarët e tij. Shqipëria do të përpiqet gjithashtu të ruajë elemente të praktikave kryesore komuniste, më shumë nga vendet e tjera të Evropës Lindore. ''Mendoj se këto hapa të matura po bëhen për të mos krijuar probleme në të ardhmen,'' tha Prof. Gramoz Pashko ekonomist i Universitetit të Tiranës. “Ne jemi kundër pluralizmit,'' thotë profesori i ligjit Aleks Luarasi. ''Nuk mund të lejojmë që të krijohen parti të tjera politike”, shton ai që do të thotë se Shqipëria do të ecë në rrugën e saj komuniste me gjithë shembjen e sistemeve të tilla në pjesën tjetër të Evropës.

Ekonomia e rrënuar

35-vjeçari Pashko thotë se gjendja e ekonomisë së vendit, të cilën diplomatët e huaj e përshkruajnë si të mjerë, e ka detyruar Alian të pranojë mekanizmat e kufizuara të tregut të lirë, liberalizimin e çmimeve për disa mallra konsumi, ndërmarrjet e reja private dhe industritë me ndryshime të ardhurash personale. Duke ndjekur doktrinën marksiste, rrogat janë niveluar të gjitha në 500 deri në 600 lekë në muaj. Leku tregtohet sa 1 e shtata e dollarit edhe pse nuk ka masë për të përcaktuar forcën e tij blerëse, në një ekonomi të centralizuar. Java e punës është 48 orë për të gjithë. Një tjetër faktor që shtyn Shqipërinë drejt ndryshimit të strukturave ekonomike, sipas Pashkos është rënia ose zhdukja vitet e fundit e tregjeve të huaja për importet shqiptare si kromi, bakri e nikeli. Eksportet përbëjnë vetëm 10 për qind të prodhimit kombëtar, por janë thelbësore për rritjen. Pashko thotë se forca më e madhe shtytëse e vendit është presioni demografik i popullatës që rritet çdo vit me 2 për qind, përqindja më e lartë në Evropë. “Problemi kryesor është gjetja e vendeve të punës për 70,000 njerëz më shumë çdo vit”, thotë ai duke theksuar se sipas Kushtetutës shteti duHet të garantojë vendin e punës për çdo shqiptar të rritur. Deri tani Shqipëria e ka zbutuar këtë problem duke zgjedhur punën e krahut në vend të mekanizimit të prodhimit.

Largimi nga trashëgimia e Hoxhës

Kur u përmend se President Alia do të niste futjen e elementëve të ekonomisë së tregut të lirë dhe do të lejonte investimet e huaja, të cilat bien në kontradiktë me politikat e ashpra të Hoxhës, Pashko tha: ''Dua të them vetëm se gjërat kanë evoluar.'' Shqiptarët ende hezitojnë të diskutojnë rolin e udhëheqësit të vjetër, përveçse të thotë se e nisi mirë si udhëheqës partizan gjatë Luftës II Botërore. Pashko tha më tej për trashëgiminë e Hoxhës: ''Ne neglizhuam infrastrukturën dhe ndërtimin e ndërmarrjeve të vogla të prodhimit, prandaj duhet të transformohemi. Ne i dimë problemet, e dimë se kemi ende probleme. Për shembull, ndërmarrjet që nuk janë efikase ne duhet t’i eliminojmë. Do të ketë njëfarë inflacioni të rrogave, por shteti do të kontrollojë disa nga çmimet”.

9 Korrik 1990

Shqipëria thotë se Perëndimi po vonon vizat e refugjatëve

Shqipëria ka akuzuar sot ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë se po vonojnë vizat për rreth 6,000 refugjatë që janë strehuar në misionet e huaja atje, duke thënë se ajo pranon që ata të largohen në Perëndimi dhe se zgjatja e qëndrimit të tyre po krijon tensione. Diplomatët perëndimorë në Tiranë thonë se situata sot ishte e qetë dhe se rreth 600 policë dhe ushtarë shqiptarë kanë rrethuar zonën diplomatike të kryeqytetit. Kjo ka si qëllim zbutjen e fluksit të refugjatëve që nisi të hënën dhe që tronditi Partinë radikale Komuniste me shfaqjen e hapur të disidencës. Agjencia Telegrafike Shqiptare raportonte se “disa përfaqësi diplomatike nuk kanë bërë asnjë lëvizje deri tani”, dhe shton se personat që dëshirojnë të pajisen me viza dhe pasaporta mund të udhëtojnë jashtë shtetit. ''Ky është një qëndrim i paramenduar dhe kërkon të krijojë tensione e probleme artificiale: ai krijon gjithashtu turpërim dhe indinjatë në opinionin publik”, njofton agjencia shqiptare. Ministri i Jashtëm shqiptar Reis Malile, konfirmoi mesazhin për ministrin e Jashtëm francez Roland Dumas duke thënë se 'qytetarët shqiptarë në ambasadën franceze në Tiranë janë të lirë të shkojnë jashtë shtetit dhe të shkojnë në Francë”. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Perëndimore, Hans-Dietrich Genscher, ambasada e të cilit në Tiranë po mban rreth 3,000 refugjatë, tha se vendi i tij do të pranojë shqiptarët që duan të shkojnë atje, sipas një transmetimit të televizionit gjerman ZDF.

Kushte të rënda

''Situata në ambasadën tonë dhe në të tjerat është bërë e papërballueshme,'' tha Genscher, “veçanërisht për kushtet higjienike”. 'Rreth 3,000 refugjatë të tjerë janë ngujuar në ambasadat italiane, franceze, greke, çekosllovake, polake, hungareze e turke. Në një lajm të djeshëm të ATSH, thuhej se Shqipëria mohon se po tenton të pengojë largimin nga vendi të refugjatëve. Në rotacionin e fundit qeveritar udhëheqësit komunistë kanë larguar disa radikalë të dorës së vjetër, duke përfshirë dhe ministrin e Brendshëm Simon Stefani, dhe analistët thonë se kjo do të thotë se reformatorët e qeverisë tashmë janë në kontroll. ''Është e qartë se liberalët tashmë po përparojnë'', tha një analist politik në Bonn. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Javier Perez de Cuellar tha se kishte dërguar një përfaqësues në Shqipëri në përpjekje për të zgjidhur krizën. Stefani ishte viktima kryesore e lëvizjeve, i cili me policinë e tij të sigurisë ishte përpjekur gjithë javës të ndalonte vërshimin e shqiptarëve drejt ambasadave. Ai u zëvendësua nga Hekuran Isai, aleat i ngushtë i Presidentit Ramiz Alia, i cili kishte qenë ministër i Brendshëm dhe në regjimin e Enver Hoxha.

Më të lexuarat