Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çmimi i karburantit, lajm i mirë për shqiptarët

Postuar: 16/03/2017 - 19:25

Ekspertët konstatojnë se peshën më të madhe të çmimit të lartë të karburantit në Shqipëri e zënë taksat.

Shqiptarët në furnizimin me karburant paguajnë përpos çmimit të naftës edhe tre taksa, të qarkullimit, karbonit dhe akcizën.

Nga 173 lekë për litër që është çmimi i një litri nafte, 105 lekë janë taksa. Ulja e nivelit të takimit të naftës dhe benzinës vjen i draftuar nga shoqëria civile në një propozim të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkohet unifikimi i tre taksave në një të vetme dhe ulja e saj në raport me të ardhurat në xhepat e shqiptarëve.

Çdo qytetar që ka një automjet kur blen karburantin paguan në çmimin e naftës apo benzinës edhe 3 taksa, 37 lekë akcizë, 27 lekë për qarkullimin dhe 3 lekë për karbonin, duke zënë edhe peshën më të madhe të kostot së karburantit për qytetarët, shkruan Koha Jonë.

Ndryshimet për uljen e nivelin e taksimit vijnë përmes një drafti të shoqërisë civile i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qeveri.

Aktivisti i shoqërisë civile, Panajot Soko, arguementon amendimet e kërkuara.

Panajot Soko: Heqja e kësaj shumëllojshmërisë së taksave që i vishen produkteve energjitike, kryesisht karburanteve, heqja e tyre dhe bërja më e thjeshtë, kalimi në një taksë, taska acizore që mund të referohet ose si akcizë ose si taksë kombëtare. Sot nga një çmim 172-173 lekë që është mesatarisht në treg, 105 lekë janë taksa, ndërsa pjesa tjetër është e gjithë industria që përfshin kostot e veta.

Taksa e qarkullimit që paguhet s bashku me karburantin është ajo që duket se ka peshën më të madhe.

Rishikimi i saj lind si nevojë edhe për shkak të përplasjes që ajo has me taksën ndaj koncesionit të rrugëve, sikurse do të ndodhë me Rrugën e Kombit.

Panajot Soko: Pra ne paguajmë takësën e qarkullimit, duhet të paguajmë dhe 5 euro për koncesionarin. Kjo sjell një përplasje.

Ulja e nivelit të taksimit të naftës do të kursejë në xhepat e qytetarëve 25 lekë për çdo litër dhe buxheti i shtetit do të marrë 200 mln dollarë.

 

Panajot Soko: Kostoja e buxhetit për shkak të uljes së çmimit të naftës është rreth 100 mln dollarë, përfitimet që merr për shkak të stimulimit të konsumit shkon në 200 mln dollarë.

Në mbështetje të këtij draft-propozimi, shoqëria civile do ta shoqërojë edhe me protesta.

Panajot Soko: Nuk do të ketë as fjalime, as thirrje. Qytetarët e heshtur, të shqetësuar do të qëndrojnë aty përreth dy orë. Kjo gjë do të vazhdojë ditë për ditë.

Nga taksa e qarkullimit, shteti shqiptar mbledh 15 mld lekë të ardhura, nga ku 5 mld shkojnë për rikonstruksionin e rrugëve, ndryshe nga sa përcakton strategjia e dakordësuar 8 mld lekë. 

 

DRAFTI I PROPOZUAR

 

25 lekë/litër  kursen qytetari

 

200 mln dollarë fiton buxheti i shtetit

 

Tabela

 

TAKSIMI AKTUAL MBI KARBURANTIN

 

Akciza e naftës = 37lekë

 

Taksa e Qarkullimit = 27lekë

 

Taksa e Karbonit = 3 lekë

 

AKCIZA (EUR/LTR)

 

Benzina                               Gazoil

 

Maqedonia    € 0.35                               €  0.20

 

B&H                € 0.18                               €  0.15

 

Serbia              € 0.36                              €   0.25

 

Mal i Zi            €  0.46                            €    0.35

 

Kosova            €  0.31                             €     0.31

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2018 - 15:41

Qeveria do të vendosë një taksë të posaçme mbi automjetet, të cilën e justifikon si pagesë për të përballuar koston e nxjerrjes së tyre nga përdorimi.

Postuar: 24/05/2018 - 08:08

Qeveria ka vendosur t’u falë borxhet e krijuara nga invalidë apo minatorë të cilët gjatë kohës ishin në pension, kryenin dhe aktivitet ekonomik.

Postuar: 23/05/2018 - 16:27

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur. Euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Postuar: 23/05/2018 - 12:36

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, njoftoi sot uljen e tatim fitimit nga 15 në 5 përqind për të gjitha bizneset në fushën e agro turizmit.Veç hoteleve me 4 dhe 5

Postuar: 23/05/2018 - 11:50

Lufta për parandalimin dhe goditjen e informalitetit vazhdon të marrë angazhimin e plotë të strukturave tatimore.

Postuar: 23/05/2018 - 11:24

Qeveria ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për Partneritetin Publik Privat (PPP)”, ku bëhet e ditur se nuk do të pranojnë më oferta të pa kërkuara.

Postuar: 23/05/2018 - 07:54

Zhbllokohet procesi i legalizimit për truajt mbi të cilët është ndërtuar pa leje.