BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

1 në 3 familje nuk përdorin dot ngrohjen në dimër/ Eurostat: Shqipëria, vendi me varfërinë më të lartë energjetike në Europë

1 në 3 familje nuk përdorin dot ngrohjen në dimër/ Eurostat:

Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në Europë për numrin e familjeve në varfëri energjetike.

Ky vrojtim i përpiluar nga faqja e njohur Statista, bazuar mbi të dhënat e Eurostat tregon se 35.8% e familjeve shqiptare gjatë vitit 2021 nuk kanë aksesin e duhur në produktet energjetike.

Kjo do të thotë se gati 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit.

Shqipëria ia tejkalon edhe vendeve të rajonit, ndërsa lë pas edhe Turqinë apo Greqinë. Mesatarja e Bashkimit Europian  për numrin e familjeve që ndodhen në varfëri energjetike është 6.9%, ndërsa Shqipëria është 30% mbi mesataren.

Sipas përcaktimit të Bashkimit Europian varfëria energjetike ndodh edhe kur fatura e energjisë është në një përqindje mjaft të lartë mbi të ardhurat e familjes, gjë e cila i detyron ata të reduktojnë konsumin në një shkallë që ndikon negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Ndërsa qeveria ka premtuar sigurimin e energjisë elektrike gjatë dimrit, shihet se edhe me çmimin aktual prej 9.5 lekësh që nga 2015, vendi ynë nuk e ka përmirësuar indikatorin, ndërsa shtrenjtimi i energjisë do t’i rëndonte edhe më tej konsumatorët, teksa Eurostat shprehet se Shqipëria është e para në rajon për çmimin më të shtrenjtë.

Sekretariati i Energjisë, i cili bën bashkërendimi ne politikave të energjisë së BE me ato të Ballkanit Perëndimor ka rekomanduar që vendet me varfëri të lartë energjetike duhet të zhvillojnë patjetër një plan kombëtar për ta ulur atë.

Më të lexuarat