BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

131 mijë debitorë energjie përfitojnë falje të kamatëvonesave, OSHEE zbardh procedurat që duhet të ndiqen

131 mijë debitorë energjie përfitojnë falje të

Vazhdojnë të jenë të hapura aplikimet për falje kamatëvonesash. Në fillim të marsit të këtij viti, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri të ditur se në kuadër të përballimit të krizës ekonomike në këtë periudhë pandemie do të falen kamatëvonesat për bizneset e vogla dhe familjet debitore. Kështu që në këta tre muaj aplikimet kanë qenë të hapura, ku deri më tani kanë përfituar vetëm 66 mijë abonentë. Ndërsa ditën e djeshme, përmes një njoftimi publik, OSHEE bëri thirrje të nxitojnë të nënshkruajnë marrëveshjen edhe ata abonentë të cilët nuk kanë aplikuar ende, pasi afati i fundit është deri në 30 qershor. Sipas njoftimit nuk kanë aplikuar akoma për faljen e kamatvonesës 131 mijë debitorë, ndërsa shuma që do të mbulohet nga OSHEE për këta debitorë shkon në 10 miliardë lekë. “Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje. Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatëvonesave”, thuhet në njoftim. Më tej OSHEE njoftoi se deri më tani kanë përfituar nga ky lehtësim rreth 66 mijë debitorë, vlera e faljes për këtë pjesë ka arritur në 40 milionë dollarë. Këta debitorë kanë nënshkruar marrëveshjen e faljes me shoqërinë Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE, kanë ndjekur edhe hapat e tjerë për të përfituar nga këstet e reja. “FSHU po ndjek me vëmendje procesin e paketës lehtësuese për faljen e kamatëvonesave për: invalidët, pensionistët, familjarë dhe biznesin e vogël. Deri më tani kanë përfituat falje të kamatës dhe ulje të kësteve, rreth 66 mijë debitorë me aktmarrëveshje, me vlerën 40 milionë dollarë. Këtë mundësi e kanë edhe abonent të tjerë debitorë, por që nuk kanë lidhur akoma asnjë aktmarrëveshje me FSHU”, u shpreh OSHEE.

Procedurat për secilën kategori

Ndër të tjera OSHEE sqaron se, masat lehtësuese përfshijnë borxhet e vjetra të akumuluara dhe nuk kanë të bëjnë me detyrimin e abonentëve për të paguar faturën e rregullt të konsumit mujor të energjisë, i cili mbetet i njëjtë. Referuar të dhënave, konkretisht për faljen e kamatvonesave përfitojnë në total 227.568 abonentë, prej të cilëve 205.228 janë familjarë dhe 22.340 konsumatorë biznes. Shuma totale e falur e kamatvonesave arrin në 15.8 miliardë lekë ose mbi 135 milionë USD. Në këtë pikë OSHEE sqaron se si do procedohet me secilën prej kategorive përfituese. Aktualisht rezultojnë 90,194 abonentë, prej të cilëve 88,518 janë familjarë dhe pjesa tjetër subjekte biznesi, që aktualisht kanë një aktmarrëveshje me OSHEE për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara, krahas pagesës së faturës mujore. Për këtë kategori theksohet se, OSHEE do të riskedulojë menjëherë aktmarrëveshjet aktuale duke u kryer zbritjen e kamatëvonesës së akumuluar deri në 31 Dhjetor 2019 dhe tanimë të falur. Ndërsa për atë kategori që janë debitorë, por akoma nuk kanë akoma asnjë marrëveshje, për falje apo reduktim, të lidhur me kompaninë do t’u jepet mundësia ta lidhin atë dhe të përfitojnë nga vendimi i fundit për faljen e kamatëvonesave. “Sipas të dhënave të sistemit, rezultojnë 137,374 mijë abonentë debitorë (familjarë dhe biznese) të cilët nuk kanë një aktmarrëveshje të nënshkruar me kompaninë për shlyerjet e detyrimit të mbartura. Këtyre abonentëve do t’u ofrohet mundësia të jenë gjithashtu përfitues të faljes së kamatvonesës së krijuar deri më 31 Dhjetor 2019. Për të përfituar faljen e kësaj vlere të kamatës, brenda datës 30 Qershor 2020, ata duhet të lidhin një aktmarrëveshje me kompaninë dhe të dakordësohen për të paguar me këste vetëm principalin e akumuluar deri në fund të vitit 2019. Shuma totale e pritshme për t’u falur për këtë kategori konsumatorësh arrin në mbi 89 milionë USD”, njofton OSHEE.