BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

15 shtatori, afati i fundit për taksën e banesës, ja procedurat që duhet të ndjekin qytetarët dhe kategoritë që përjashtohen

15 shtatori, afati i fundit për taksën e banesës, ja procedurat

Qytetarët e Tiranës duhet që brenda datës 15 shtator të paraqiten pranë një pike të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë për të bërë deklarimin e sipërfaqes së banesës së tyre me qëllim pagesën e taksës. Afati i fundit u bë dje i ditur nga vetë UKT përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Aty sqarohet edhe se taksa e ndërtesës do të llogaritet duke shumëzuar vlerën e ndërtesës me 0.05%, ndërsa bashkëngjitur është edhe një shembull konkret. “Njoftojmë të gjithë konsumatorët që afati për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit është deri në datën 15.09.2019. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e “ndërtesës” shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%. Si më poshtë: Vlera e ndërtesës x 0,05% = Taksën Vjetore të Ndërtesës (për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim). Shembull: (Apartament me sipërfaqe 70 m² x çmim vlerësues 60.000 lek/m²) x 0.05% = 2 100 lekë/vit 2 100 lekë (Taksa Vjetore): 12 muaj = 175 lekë/muaj Vlera e Taksës mbi Ndërtesën përfshirë në faturën mujore do të jetë 175 lekë. Ky vetëdeklarim kryhet lehtësisht në të gjitha pikat UKT”, thuhet në njoftim. Qytetarët, në momentin që do të paraqiten për të vetëdeklaruar sipërfaqen e banesës, duhet të kenë me vete një kopje të ID, certifikatën e pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi/akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka si edhe librezën e ujit apo një faturë UKT. Gjatë procesit të vetëdeklarimit kryhet edhe përllogaritja e taksës vjetore për ndërtesën tuaj të banimit. Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmimin e vlerësuar, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë.

Kategoritë e përjashtuara nga taksa

Nga pagesa e taksës vjetore të banesës janë të përjashtuara disa kategori. Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, nga taksa përjashtohen pasuritë e paluajtshme; ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre; ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vet?m pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vet?m nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër, në kategorinë e taksapaguesve familjarë përfshihen pronarët ose poseduesit e objekteve që shfrytëzohen për banim/strehim. “Ndërtesa e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore banimi, duke përfshirë shtëpitë, apartamentet, banesat dhe ndërtesat e ngjashme; garazhet e mbyllura; bodrumet si edhe çdo ndërtesë tjetër e ngjashme, mbi apo nën tokë, që nuk përdoret apo shfrytëzohet për qëllime të tjera veç atij të banimit”, njoftoi UKT. Pas procesit të vetëdeklarimit, kryhet edhe procesi i verifikimit në terren. Ai kryhet me qëllim korrektimin e bazës së të dhënave. Verifikimi në terren shërben edhe për të regjistruar për herë të parë ndërtesa/njësi pronësore ose nënndarje të saj. Në këtë rast, njësitë e vetëqeverisjes vendore/agjenti tatimor kërkojnë informacion nga burime zyrtare, nëse ka, për sipërfaqen e ndërtesës/njësisë pronësore apo nënndarjen dhe e krahasojnë me verifikimin e kryer.

Më të lexuarat