
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ISSH zbardh emrat në të gjithë vendin

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Mars 2021

Një tjetër grup i ish-punonjësve të nëntokës marrin shumën që u takon për përfitim të pensionit suplementar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dje listën me emrat e naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë trajtim shtesë të pensionit. Sipas njoftimit, janë plotë 191 aplikantë që iu është aprovuar kërkesa dhe do të marrin pension të parakohshëm. Naftëtarët dhe minatorët që do trajtohen me pension suplementar nga kjo listë e radhës janë nga vendet si: Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri, Dibra, Pogradeci, Mallakastra, Kuçova, Elbasani, Korça, Kukësi, Lezha, Kurbini. Këtë shtesë pensioni aplikantët që u është publikuar emri e përfitojnë në bazë të ligjit të ndryshuar Projektligji për “Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të veçanta, minatorëve, naftëtarët dhe metalurgët”, i cili synon të mbulojë me përfitim përpara mbushjes së moshës për pension dhe përfitime shtesë mbi ato që akordohen në ligjin aktual për këto tri kategori. Sipas të dhënave të publikuara nga ISSH, punonjësit e nëntokës duhet të drejtohen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar shtesë mbi pagesat mujore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas përgatitjes dhe përfundimit të kuadrit të plotë ligjor bën të ditur se të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kanë nisur punën për dhënien e këtyre përfitimeve. Të favorizuar nga ky ligj janë edhe të aksidentuarit në punë, të cilët do të jenë pjesë e skemës. Ndërsa, për efekt pensioni, u njohën edhe vitet e punës në kooperativë dhe vitet e trajtimit me asistencë.
Rregullat për përfituesit
Në projektligjin për këtë çështje sqarohen rregullat për ata individë që pretendojnë së duhet të përfitojnë pension suplementar. Konkretisht në ligj thuhet se, personi, i cili kërkon të përfitojë pension, e përfiton atë: nga data e lindjes së të drejtës për përfitim; nga data e paraqitjes së kërkesës, kur ajo paraqitet pas një viti pas lindjes së të drejtës për përfitimin e pensionit. Ndërkohë sqarohet se personi, i cili ka përfituar pension, sipas përcaktimeve të këtij ligji, nuk ka të drejtë përfitimi të kësteve mujore të pensionit të pleqërisë për periudhën gjatë të cilave ushtron veprimtari ekonomike si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës. Pagesat e përfitimeve ndalohen për çdo kohë që përfituesi është punësuar ose ka qenë ekonomikisht aktiv, me përjashtim kur vetëpunësohet në bujqësi. Më tej qartësohet se si duhet të veprohet në ato raste kur përfituesi nuk e ka tërhequr shumën ose ka tërhequr më tepër. “Përfitimet e caktuara, por të pa tërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se 3 vjet, nga data e marrjes së tyre, por jo më vonë se 6 muaj, nga data e konstatimit. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20% e këstit mujor të pensionit”, sqarohet në projektligj.
Kthehen paratë e marra tepër
Në disa qytet janë konstatuar disa raste shkeljeje, kur një qytetar ka marrë më shumë para seç i takon për pension suplementar, ose ka përfituar kur nuk i takon me dokumentacion fallco.
Prandaj, ligji bën të qartë masat që do ndërmerren në ato raste kur përfituesi abuzon dhe ndërhyn për marrjen e një shumë jo të merituar. “Personi, i cili ka përfituar pension e kompensime në mënyrë dhe me mjete në kundërshtim me ligjin dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të pensionit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë, në masën e katërfishit të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal”, thuhet në projektligj. Gjithsesi në njoftimin e saj publik ISSH siguron qytetarët se ky institucion po punon rregullisht për të shlyer sa më parë të gjitha këstet dhe për të mos lejuar asnjë abuzim nga përfituesit apo punonjësit e institucionit përgjegjës.
Ja lista me emrat që përfitojnë pension suplementar:
KUÇOVË
Llazar Cupros
Shkëlqim Agaj
DIBËR
Ramazan Kadiu
Adnan Koçi
DURRËS
Skender Lamnica
Ndok Locaj
Vasilika Dulaku
Ramiz Fili
Ali Gjozi
Skender Lushaj
Xhevair Myftaraj
Venetike Zotaj
Hajdar Balliu
Qazim Ozuni
Ramazan Çiku
Skender Koka
Enver Petova
Xhelal Noka
ELBASAN
Avni Lumani
Hysen Shevroja
Muhamet Ramaj
Rozina Isaj
Ali Hasa
Qerim Gurra
Ali Kllogjri
Xhevit Hoxha
Xhelal Teqja
FIER
Përparim Shehaj
Marjanthi Hasanbelliu
Bardhul Merkaj
Mystehak Çakaj
Arqile Çapo
Dhurata Hysaj
Adriana Poro
Sulo Xhemalaj
Flamur Muçaj
Ali Vathi
Ligor Pepa
Vjollca Kondi
Marie Hoxha
Jani Gjika
Vladimir Nushi
Aleksandër Vrushi
Sulo Seitaj
Natasha Mihali
Sotiraq Ziu
Skender Filaj
Vasil Prifti
Haxhi Gorica
Agron Hoxhaj
Besnik Hysi
Petrit Yzeiraj
Pavlina Pjetri
Nexhmije Sulovari
Avni Dervishi
Mimoza Vasa
Fiqirete Ahmeti
Barjam Binjaku
Faik Ferra
Jetnor Liçaj
Faik Hoxhaj
Agim Hysenj
Bashkim Belulaj
Dashuri Meraj
Thanas Spiro
Ilirjan Peshkëpia
Liri Godaj
Venetike Shametaj
Besim Kapaj
Astrit Hoxha
Safet Kanushi
Përparim Siqeca
Riza Ago
Pandeli Marko
Fuat Toro
Luan Oxa
Flamur Mataj
Vasil Duka
Bilbil Bozhaj
Myqerem Jaupaj
Pellumb Yzeiraj
Mbete Hajdari
Daniel Shkokota
Fatbardha Hysenaj
Vladimir Çepele
Erfane Çano
Perrie Shehaj
Anastasia Jaupaj
Nexhmie Hoxha
Zhaneta Gishto
Violeta Sinani
Astrit Hatija
Zenel Shurdha
Ylli Memlikaj
Llazar Prifti
Hazmi Hazizaj
Dhimitraq Goga
Vasil Prifti
Behar Cjapi
Hajdar Grëmi
MALLAKASTËR
Kujtim Veizaj
Faslli Hoxhaj
Adem Merdanaj
Gramoz Shehaj
Selam Ymeraj
Sami Saliaj
Gëzim Barjamaj
Fëllëzë Mejdani
Hair Skënderaj
Bashkim Muçaj
Difi Çelaj
TEPELENË
Ziadet Sinanaj
Ylli Shehu
KORÇË
Vasil Zoja
Thanas Dhespollari
POGRADEC
Nexhat Dumani
Vasfi Topalli
Skender Abasllari
KUKËS
Qamil Neza
Maliq Sula
Fadil Shehu
Skënder Durollari
Meriman Cenaj
LEZHË
Pal Daçi
Kujtim Lazri
Mark Gjeçi
Pal Përleka
SHKODËR
Kujtim Hajredini
Martin Sukullari
TIRANË
Bashkim Lleshi
Petrit Kutrolli
Sabri Shehaj
Luljeta Hyseni
Hajri Shehu
Haxhi Kodra
Arqile Cuca
Piro Beu
Berti Tona
Mustafa Memaj
Myrteza Çaushi
Jaho Saraçi
Imer Jata
Lek Hajdari
Demir Hasaj
Ali Zaimi
Hidajete Hysi
Lefter Jani
Besim Trezhnjeva
Beqir Haklaj
Nazif Kapaj
Rexhep Kamberaj
Maksim Likaj
Bashkim Sulaj
Manushaqe Fejzaj
Hodo Durmishi
Selim Joca
Sali Rexha
Sugare Qokaj
Rexhep Muzhaqi
Liman Muça
Ramadan Kordhaku
Petrit Xheleka
Liri Salija
Meleq Hamolli
Gezim Bali
Ali Deda
Sotir Losha
Batin Lala
Skënder Lala
Fetah Koldashi
Alush Haklaj
Sulejman Biçi
Ruzhdi Vejzi
Isa Domi
Zija Xhakoni
Sami Nenaj
Halil Roshi
Andoneta Mëhilli
Pëllumb Hazizaj
VLORË
Shadie Xhaferi
Myrte Elmazaj
Halim Lloja
Remzi Canaj
Liko Zotaj
Tomor Agalliu
Fitim Muçaj
Pasho Bejaj
Jollanda Koka
SARANDË
Xhafer Caca
Vasil Nikuli
Eli Nasto
Më të lexuarat


Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues në çdo qytet

Kursi i këmbimit valutor, zbuloni me sa lekë shkëmbehen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5 për qind, parashikohet vit i zymtë për shkak të pandemisë

Kursi zyrtar i këmbimit valutor për sot / Monedha e huaj në rënie

Izolim total për institucionet jobanka, gjen mbështetje skema e Bankës së Shqipërisë për të ndalur abuzimet me interesat e kredive

Rritja e pensioneve, ja sa do të jenë përfitimet për ushtarakët, naftëtarët dhe minatorët, detajet e vendimit të qeverisë

Rriten pensionet për 700 mijë pensionistë, ja sa do të jetë niveli maksimal dhe minimal i përfitimit për çdo kategori, zbardhet vendimi

Euro dhe dollari në rënie! Mësoni si do të jetë kursi i këmbimit valutor sot më 1 prill 2021

Lista e ATP, 144 pronarë kompensohen për ndërtimet informale në pronat e tyre, shpërndahen 241 milionë lekë
