
Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Rritja e normave të interesave po vënë në alarm Qeverinë lidhur me kostot e shërbimit të borxhit. Sa për të sjellë një shembull, për 9 muajt e parë të vitit 2022, Shqipëria ka paguar rreth 30 miliardë lekë, afërisht 300 milionë dollarë interesa. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, në përputhje me planin buxhetor 2022, shpenzimet e interesit për borxhin e qeverisë janë rritur me 1.6 miliardë lekë, apo afërisht 16 milionë dollarë. Por nuk është ky shqetësimi i vetëm i Qeverisë. Risku i rifinancimit të borxhit të jashtëm është i lartë në disa vite specifike, siç është viti 2025, kur kemi shlyerje të mëdha, si Eurobondi dhe një kredi të marrë nëpërmjet kreditorit privat dhe të mbështetur përmes një Garancie (PBG) të Bankës Botërore. Si masë zbutëse e këtij risku të rifinancimit, po shqyrtohet paraprakisht opsioni i një transaksioni të menaxhimit të detyrimeve (Liability Management) që me shumë mundësi mund të zbatohet së bashku me një emetim të ri, gjatë vitit 2023 ose 2024, kur kushtet financiare të tregjeve të jenë të favorshme për ta realizuar këtë transaksion. E njëjta gjë mund të konsiderohet të zbatohet në lidhje me maturime të tjera të larta si në vitet 2027 e më tej. Sipas një analize mbi këtë temë nga Ministria e Financave, Pavarësisht zhvillimeve pozitive në treguesit e riskut, duke pasur parasysh mjedisin e ri të normave të rritura të interesit në vitin 2022, të ndikuar nga Lufta Rusi-Ukrainë, hezitimi i investitorëve për të investuar në obligacionet e qeverisë dhe bazën e investitorëve që nuk është shumë e diversifikuar, borxhi i brendshëm mbetet i ekspozuar ndaj riskut të normës së interesit dhe riskut të rifinancimit. Në këtë drejtim, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, menaxhimi i borxhit do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete që synojnë zbutjen e mëtejshme të këtyre risqeve. Me synimin për stabilitet të mëtejshëm të portofolit të borxhit, strategjia e re e afatmesme e menaxhimit të borxhit, e përditësuar në vitin 2022, ka përcaktuar disa objektiva më ambicioze krahasuar me strategjinë paraardhëse përsa i përket riskut të normës së interesit, riskut të rifinancimit dhe riskut të kursit të këmbimit.
Më të lexuarat


Monedhat e huaja sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Monedhat e huaja në krizë/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Bie në pikiatë! Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, dollari dhe euro në krizë, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Pushime rekord me shifra marramendëse, zbulohet sektori i pasur ku Shqipëria e ‘vjel’ çdo vit me burimin më të lartë të të ardhurave

Çfarë po ndodh me Euron, bie sërish poshtë 114 lekëve

Dollari dhe Euro në rënie drastike/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor
