BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Ekonomia

206 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ISSH zbardh listën e radhës, ja emrat në çdo qytet

206 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë

Me mijëra minatorë, naftëtarë dhe metalurgë kanë përfituar deri tani trajtimin me pension suplementar. Pension për shkak të profesionit kanë të drejtë që ta përfitojnë ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, si dhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë dorëzuar deri tani mbi 22 mijë dosje dhe po vazhdon me intensitet të plotë puna për shqyrtimin e tyre për të bërë të mundur dhënien e përfitimeve që vijnë për shkak të profesionit dhe për shtesë të pensionit të pleqërisë ose invaliditetit, sipas parashikimeve të ligjit nr. 29/2019. Për periudhën 30 tetor – 06 nëntor 2020 i janë shtuar listës së përfituesve dhe 206 persona, duke e rritur në çdo javë numrin e përfituesve nga ky ligj. Sakaq ISSH bën me dije se ka vijuar ne mënyrë intensive puna për shqyrtimin çështjeve dhe shpalljen e fituesve, pavarësisht se kushtet për shkak të pandemisë janë tepër të vështira. “Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, sigurimet shoqërore kanë vazhduar punën në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që askush të mos mbetet pa shërbimin e merituar”, bën të ditur drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12,5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%. Për sa u përket pensionistëve aktualë, shtesa llogaritet në 2900 lekë në muaj, kurse për ata të rinj, edhe 1400 më tepër, si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension. Koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3,4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1,57 lekë.

Qindra dosje në shqyrtim

Burimet zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohojnë se janë me qindra kërkesa të tjera në radhë për t’iu nënshtruar verifikimeve për kushtet e përfitimit. Çdo person që është pjesë e listës së detajuar në vijim, duhet të paraqitet pranë pikave të autorizuara për tërheqjen e pensioneve dhe shtesave që u takojnë për profesionin e kryer. Ndërsa shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, mund të përfitojnë: ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në ligjin për trajtimet suplementare, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shtesën mbi pension e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; Gjithashtu shtesën mbi pension e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014. Përfitimi, sipas përcaktimeve në ligjin Nr. 29/2019, jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e ka paraqitur atë pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së. Ndërkohë të gjithë punonjësit që pretendojnë të përfitojnë nga ky ligj duhet të disponojnë këto dokumente; fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i nënshkruar nga vetë personi; vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve; librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna; vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira; vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak; çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur nga ligji për këtë çështje. 

 

Ja lista me emrat që përfitojnë pension suplementar

 

 

KUÇOVË

Agim Maçka

 

BULQIZË

Imer Konesha

Sulejman Konesha

Bajram Paci

 

DURRËS

Lulzime Miftari

Ramadan Pershaku

 Haxhi Hoxha

Islam Haxhija

Vjollca Çyrbja

Fiqirete Shullani

Preng Dodaj

Pashk Mejdani

Ashife Bardhi

Sulejman Bella

Dashnor Xhindoli

 Xhemali Kurti

Mevlan Durmishi

Skënder Seferi

 

ELBASAN

Ylli Biba

Sali Dushku

Ymer Xhina

Ndriçime Kosumaj

Mustafa Kotorri

Agim Lumi

Nosi Toçi

Sami Shkalla

Sadete Matanoviq

Abedin Leskaj

Arti Deliu

Agim Beti

Irfan Toska

Elfane Sherimani

Ali Kaca

Mustafa Meta

 

LIBRAZHD

Muharrem Bitroshi

Selim Zharri

Shefqet Çaushi

Bardho Kopaçi

 

FIER

Leonidha Dhamo

Abedin Çraga

Barjam Meçaj

Ramis Hoxha

Astrit Aliaj

Bedri Sakaj

Jeta Çukaj

Resmije Çela

Jana Çala

Qemal Brahimi

Sokrat Ndini

Nexhip Bala

Batjar Merkaj

Zoi Golloshi

Azbi Avdiaj

Ligor Gjeçi

Dhimitër Mali

Mikail Rista

Aleksandra Mara

Myrvete Kondakçiu

Suzana Janina

Piro Çuko

Aleksandër Gjini

Fatime Jarua

Sadik Zeqo

Rustem Xhepaj

Tetem Xhafaj

Haxhi Jasini

Haki Hasantari

Zhdanov Tartaraj

Miti Petani

Lirije Bregu

Besnik Rrokaj

Ramis Smaka

Xhevat Grembi

Aleks Gërnjoti

Janaq Goreja

Faslli Kapllanaj

Ferik Gremi

Violeta Kola

Natasha Qojdeshi

Agur Caushaj

Flamur Mahmutaj

Perllat Alushaj

Nuredin Sulejmani

Dalip Agaraj

Hamit Beqiraj

Pajtim Tahiraj

Vasil Gjika

Hasan Tahiraj

Llambi Sota

Joti Sila

Liri Prifti

Mamude Nuhaj

Yllka Guxo

Lefter Rrushi

Dhimitraq Bregu

Agur Zeqiraj

Zabit Muharemi

Avni Meraj

Jonus Jonuzi

 Barjam Shpata

Sulo Demaj

Telit Zyka

Agim Zenunaj

 Idajet Bregu

Tajar Muskaj

Shefqet Qamo

Namik Hoxhaj

Bilbil Hoxhaj

Bashkim Likaj

Agron Berberaj

Qëllim Shpata

Ollga Tupa

Dhoksi Karamano

Bilbil Cenkaj

Flamur Ruko

Xhaferr Pajo

Bashkim Shurdha

Rrapi Çela

 Llazi Kola

Hysmet Ajdini

Agim Hatillari

Xhevair Mbjeshova

Xhevat Zazo

Feçorr Kapo

Alush Gremi

Pilo Baba

 

LUSHNJE

Lutfi Marra

Adem Toska

Profi Ferracaku

Kristaq Prençe

Ëngjëll Danglli

Thanas Nako

Stefan Mile

Gjergji Ndoni

Lili Todri

Selim Kurti

File Trekanaku

Aleksandër Hila

 

MALLAKASTËR

Xhevit Nuhaj

Flori Shehaj

Bashkim Ramaj

Xhevdet Shehaj

 Fatmir Aliaj

Bardhyl Alushaj

Kujtim Shabanaj

Bashkim Brahimaj

Fatmir Behaj

Faslli Barjamaj

Flamur Mahmutaj

Ferit Kalemaj

 Valentina Malaj

Perije Elmazaj

Shqipe Brahimaj

Lumturie Ibrahimi

Leonora Murataj

Mkali Hoxha

 

 

KUKËS

Maliq Duraku

Naim Nerguti

 

SHKODËR

Agostin Prendi

Fran Peci

Fran Deda

Haxhi Bracaj

Ramiz Bajami

 

TIRANË

Ilirjan Varfaj

Zaim Mema

Dod Luli

Muharrem Xhydollari

Musa Balili

Gëzim Gaçi

Durim Deda

Myrteza Gjashta

Skyfer Margjeka

Zef Marku

Jeshar Zika

Asllan Shakaj

Novruz Limaj

VLORË

Kristaq Kauri

Lefter Gjoka

Salo Islamaj

Aishe Katillari

Kundret Ramaj

Petref Hasanaj

Mitat Haxhiaj

Sadik Kapllanaj

Filip Bushaj

Pellumb Belina

Blush Blushaj

Jeto Lamaj

Lefteri Kasembaj

Veis Beqari

Vitore Fegaj

Reuf Kasaj

Vasillaq Dema

Perllat Latifaj

Janaq Xhixha

Rrapo Karabollaj

Xhemal Feta

Sofie Lera

Agim Shehu

Muarrem Rrapaj

Eduard Barjamaj

Liljana Demaj

 

 SARANDË

Pelivan Gjoka

Themistokli Kreko

Andon Kuca

Lavdurim Isufaj