Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

26 tetori afati i fundit për bizneset të pajisen me llogari bankare, ja si duhet të veprohet dhe kategoritë që përjashtohen nga detyrimi

Postuar: 06/10/2019 - 07:50

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar bizneseve që të pajisen me llogari bankare brenda 26 tetorit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare DPT tha se tatimpaguesit janë të detyruar të hapin një llogari bankare, ndërkohë dha detaje se cilat subjekte përfshihen në këtë detyrim dhe cilat prej tyre përjashtohen. “Tatimpaguesit e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit/Administratës Tatimore, janë të detyruar të hapin llogarinë bankare, jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e këtij Ligji dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore. Ky afat është data 26 tetor. Administrata Tatimore bën me dije se prej datës 15 tetor këto të dhëna do të mund t’i dorëzoni, duke i plotësuar në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik në E-filing”, thuhet në njoftim. Më tej DPT sqaroi se tatimpaguesit duhet të nxitojnë tëhapin llogarinë bankare menjëherë pasi janë regjistruar në Administratën Tatimore, sepse përllogaritur nga dita pas regjistrimit iu mbetet vetëm 20 ditë kohë për hapjen e llogarisë. “Tatimpaguesit e rinj janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit jo më vonë se 20 ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në të njëjtën mënyrë në Administratën Tatimore”, njofton DPT.

Kategoritë që përfshihen

Për të eliminuar paqartësitë, DPT evidentoi në njoftim subjektet që përfshihen nga detyrimet si tatimpaguese. “Në sqarim të ndryshimeve të fundit ligjore, mbi detyrimin e tatimpaguesve për të hapur llogari bankare, sjellim në vëmendje se subjekte të përfshira janë: tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar; tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë; organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor. Nisur nga paqartësitë e krijuara në kuptimin e detyrimit ligjor të mësipërm, po japim një shpjegim më të detajuar si vijon: Personat fizikë tregtarë, të cilët njëkohësisht janë të regjistruar edhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar - nga kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në prej 2 000 000 lekë në vit, ose nëse ushtrojnë një profesion të lirë, - janë subjekte të dispozitës së mësipërme; Personat juridikë dhe organizatat jofitimprurëse, pavarësisht nga qarkullimi i realizuar, janë po ashtu të detyruar të kenë llogari bankare dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore”, thuhet në njoftim.

Kategoritë që përjashtohen

Përveç subjekteve që përfshihen dhe janë të detyruara të veprojnë sipas rregullit, DPT ka treguar dhe kategoritë që përjashtohen nga ky detyrim. “Përjashtohen nga detyrimi për të hapur dhe deklaruar të dhënat e llogarisë bankare në Administratën Tatimore, vetëm personat fizikë tregtarë, aktualisht të regjistruar, të cilët nuk janë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar. Në rast se këto subjekte, regjistrohen për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në një moment të dytë, atëherë kanë detyrimin të hapin dhe deklarojnë llogarinë bankare në Administratën Tatimore”, sqaron DPT. Më tej, në njoftim thuhet se do të ketë sanksione në ato raste kur tatimpaguesit nuk përmbushin detyrimet. “Në rast të mospërmbushjes së detyrimit tatimor të sipërcituar, Ligji nr. 31/2019 “Për disa shtesa në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon sanksione për tatimpaguesit. Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit, subjekte të këtyre përcaktimeve ligjore, të përmbushin në mënyrë vullnetare këtë detyrim ligjor brenda afateve”, sqaron ndër të tjera DPT.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend. Në raportin për buxhetin faktik 2018, KLSH nënvizon edhe çështjen e barnave të skaduara, si shkeljet me barnat e rimbursueshme.

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizim

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.

Postuar: 17/10/2019 - 07:27

Kontrata koncesionare vazhdojnë te jenë një çështje shqetësuese më ndikim negativ në ekonomi.