Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

30 prilli afati i fundit i deklarimit vjetor për të ardhurat mbi 2 mln lekë në vit, gjoba për pasaktësitë gjatë plotësimit, ja si duhet të veprojnë të dypunësuarit

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2018 brenda datës 30 prill. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo deklaratë duhet të paraqitet njëkohësisht edhe nga individët jo rezidentë në vendin tonë që realizojnë këtë vlerë të të ardhurave të tatueshme. Më konkretisht, tatimpaguesit janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme që përfshijnë: Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, të ardhurat bruto nga dividenti, të ardhurat bruto nga qiraja, fitimin kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit, të ardhurat bruto nga interesat bankare, fitimin kapital të krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme, shumat bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit, të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike, fitimin e kapitalit nga dhurimi, të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të ardhurat bruto të tjera të papërmendura më lart

Gjobat për pasaktësitë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve që të bëjnë kujdes gjatë plotësimit të saktë të deklaratës, veçanërisht në llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm, në të kundërt kjo mund të shoqërohet edhe me penalitete. Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, është kuti e lirë boshe në deklaratë dhe plotësohet nga vetë deklaruesi. Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm. Në rastin kur shuma e të ardhurave të përfituara gjatë muajit nga dy apo më shumë paga tek punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero përqind (30,000 lekë), tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit). Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së mëposhtme: Për shumën e pagave mujore deri 30,000 lekë tatimi është 0%; Për shumën e pagave mujore nga 30,001 lekë – 130,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30 000 lekë; Për shumën e pagave mujore nga 130,001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23% e shumës mbi 130,000 lekë. Tatimi i llogaritur në këtë mënyrë për çdo muaj të vitit, mblidhet për të 12 muajt e vitit dhe hidhet në një shumë të vetme në kutinë 4 të deklaratës, e cila përfaqëson tatimin vjetor të llogaritur për pagat dhe shpërblimet. Në kutinë 22 të deklaratës, individi do të shënojë shumën e tatimit të paguar dhe të mbajtur në burim nga çdo punëdhënës gjatë gjithë muajve të vitit. Diferenca midis tatimit të llogaritur, të shënuar në kutinë 4 të deklaratës, me shumën e tatimit të paguar, të mbajtur në burim nga punëdhënësit, të shënuar në kutinë 22 të deklaratës, përfaqëson shumën e detyrimit që duhet të paguajë individi në administratën tatimore për llogari të të ardhurave të tij vjetore nga punësimet. Shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël se tatimi i mbajtur në burim dhe i paguar nga punëdhënësi për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit të vendosur në kutinë 22 të deklaratës. Në rastin e individëve, të cilët në asnjë muaj të vitit nuk kanë qenë të dypunësuar, shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, është gjithmonë e barabartë me tatimin e mbajtur në burim dhe të paguar nga punëdhënësi për pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit, të vendosur në kutinë 22 të deklaratës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:48

Ditën e martë, në datën 20 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit.

Postuar: 17/08/2019 - 07:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vendosur të ndryshojë procedurat për pagesën

Postuar: 16/08/2019 - 07:32

Banka Botërore do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje kaosit të krijuar me pronat në Shqipër

Postuar: 15/08/2019 - 07:31

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një udhëzim, në të cilin përcaktohet qartë se çdo

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë

Postuar: 13/08/2019 - 14:27

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Postuar: 13/08/2019 - 07:24

Kompanitë e udhëtimit të linjave ajrore kanë bërë batërdinë me çmimin e biletave.