BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Ekonomia

5 mijë lekë shpërblim në fund të vitit për të gjithë pensionistët, qeveria ndryshon buxhetin dhe akordon 3.5 miliardë lekë, ja kush përfiton

5 mijë lekë shpërblim në fund të vitit për të

Të gjithë pensionistët në vend do të përfitojnë shpërblim në fund të vitit. Qeveria përmes një akti normativ ka ndryshuar buxhetin vitit 2021 dhe ka parashikuar një fond prej 3.5 miliardë lekë që do të shkojnë për të moshuarit me rastin e fetave të fundvitit. Nga të dhënat e gazetës bëhet me dije se shuma që do të shkojë për çdo pensionist do të jetë e njëjtë me atë të viteve të shkuara. Për të gjitha kategoritë do të ketë 5 mijë lekë të rinj ose 50 mijë lekë të vjetra bonus. “Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2021 është: l. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta: Të ardhurat, gjithsej nga të cilat: -kontributet141 633 milionë lekë; 89 340 milionë lekë; -transferimet nga buxheti i shtetit46 573 milionë lekë; -transferta për indeksimin e pensioneve 2 220 milionë lekë-bonusi i pensionistit 3.500 milionë lekë; Shpenzimet141 633 milionë lekë. Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi dhe ndryshon sa herë që ndryshon kjo pagë. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi, si dhe për kategoritë e veçanta të personave të vetëpunësuar. Për vitin 2021, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve dhe programeve të sigurimit shoqëror të detyrueshëm e suplementar, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve”, thekson akti normativ.

Kategoritë që do të përfitojnë

Në ditë në vijim qeveria do të dalë me një vendim ku do të përcaktojë dhe kategoritë që do të përfitojnë shpërblim. Por sipas burimeve ai do jetë i njëjtë me një vit më parë dhe ata që do të përfitojnë janë: a) Personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; b) Personat që marrin pension, sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; c) Personat që marrin pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat qe marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar; ç) Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; d) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar””, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.