BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Ekonomia

741 ankesa për shkelje me tenderat dhe koncesionet gjatë vitit 2020, Ministria e Shëndetësisë institucioni më problematik

741 ankesa për shkelje me tenderat dhe koncesionet gjatë vitit 2020,

Gjatë viti 2020 janë regjistruar lumë ankesash ndaj institucioneve publike në lidhje me tenderat dhe koncesionet. Në çdo vit institucionet rregullatore në vend kanë raportuar numër të madh ankesash që shkojnë pranë tyre për parregullsitë në procedurat e tenderave dhe shkeljet që bëjnë entet publike me koncesionet. Kështu edhe për 2020, pavarësisht situatës pandemike që gjendjen vendi në vitin e shkuar parregullsitë dhe shkeljet nuk kanë munguar. Nga raporti vjetor i Komisionit të Prokurimit Publik është treguar se gjatë 2020 në total janë bërë 741 ankesa, ku pjesa më e madhe për tendera, koncesione dhe për punësimet në sektorin publik. Ajo çka vihet re është se, numri më i lartë i ankesave është regjistruar në muajin qershor, që përkon edhe me rihapjen e vendit pas izolimit. Pra, me rihapjen e ekonomisë edhe institucionet nxituan në shpalljen e tenderave dhe koncesioneve, por me sa duket nuk kanë respektuar rregulloren për prokurimet publike. “Sqarojmë se, pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë depozituar 741 ankesa, ku për 663 prej tyre Komisioni i Prokurimit Publik ka dalë me vendimmarrje gjatë vitit 2020. Gjatë vitit 2020, muaji qershor është muaji me numrin më të lartë të ankesave, me 105 ankesa dhe ai me numrin më të ulët të ankesave është muaji prill, me 20 ankesa”, thuhet në raport. Ndërsa, një rritje po kaq e ndjeshme e ankesave ka vijuar në muajin dhjetor të 2020, ku bizneset ankohen për mbi 532 procedura tenderuese. Raporti thekson se një numër i lartë ankesash është regjistruar edhe për shërbimin e ofruar nga institucionet publike dhe sigurinë në punë.

MSH merr më shumë ankesa

Përmes këtij raporti, KPP ka publikuar dhe disa tabela ku tregohen se cilat institucione kanë marrë më shumë ankesa dhe se çfarë shkeljesh janë evidentuar më tepër. Nga këto të dhëna evidentohet se, më shumë ankesa janë bërë për Ministrinë e Shëndetësisë. Është e vetmja ministri ndaj të cilës janë bërë ankesa për koncesionet dhe gjithashtu institucioni me përqindjen më të lartë të ankesave në tre vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara, në total janë bërë rreth 30 ankesa për MSH, nga të cilat 20 ankesa për tenderat dhe koncesionet e lidhura për sigurimin e produkteve të përdorura, 5 ankesa për dhënien e shërbimit dhe 6 ankesa për punë. Në të tre instrumentet e përmendura si: koncesione, shërbim dhe për punë Ministria e Shëndetësisë renditet si institucioni më problematik, me më shumë ankesa. Raporti vlerëson se ankuesit flasin për dhënie të koncesioneve pa garë, për shkelje të rregullores për tenderat, për shpalljen si fituese të kompanive që marrin koncesione me vlerë më të lartë se të tjerat. “Gjatë vitit 2020 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë paraqitur ankesa lidhur me vendimmarrjen për procedurat e prokurimit publik, koncesione/PPP, ankande publike dhe leje minerare për 220 autoritete kontraktore, nga 1290 tilla, që kanë krijuar procedura prokurimi në Sistemin e Prokurimeve Elektronike. Komisioni i Prokurimit Publik ka marrë vendime lidhur me ankesat e paraqitura për procedura të cilat, në total, referuar fondit limit të prokuruar, arrijnë një vlerë prej 24,010,222,389 lekë, nga totali prej 264,072,258,684 lekë të publikuara për prokurim, pra 9% e fondit limit total të publikuar për prokurim, është shoqëruar me ankesa në procedurat përkatëse”, theksohet në raport. KPP njofton më tej se, nga 741 ankesa në total, 216 prej tyre ose rreth 29% janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit. Gjithashtu, rezulton se për dokumentet e tenderit 141 ankesa janë pranuar plotësisht ose pjesërisht, duke ndryshuar kushtet e garës dhe hapjen e konkurrencës në procedura.