Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

9-mujori, bashkitë rrisin shpenzimet operative dhe të personelit, reduktohen investimet dhe subvencionet

Postuar: 06/11/2018 - 07:25

Bashkitë vijojnë të rrisin shpenzimet operative dhe ato për personel, ndërkohë që ulin ato për investime dhe subvensione. Në relacionin e buxhetit 2019, Ministria e Financave thuhet se shpenzimet e pushtetit vendor sipas zërave kanë pësuar luhatje në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017. Kështu, në vitin 2018, shpenzimet e personelit kanë pësuar një rritje të lehtë në raport me një vit më parë. Për 9 mujorin e vitit 2018, këto shpenzime janë realizuar në masën 15.4 miliardë lekë ose rreth 500 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2017. Rritja e lehtë e këtyre shpenzimeve për vitin 2018, argumentohet me faktin se në buxhetin e vitit 2018 u konsoliduan strukturat organizative të njësive të reja të vetëqeverisjes vendore. Sipas Ministrisë së Financave, në buxhetin e vitit 2018, në vijim të konsolidimit të funksioneve të decentralizuara në vitin 2016, u shtua numri i punonjësve për funksione si: shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (zjarrfikës) në 13 bashki, administrimi i pyjeve (roje pylli) etj. Nga ana tjetër edhe rritja e pagave e aplikuar për funksionet e decentralizuar në vitin 2016 ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve të personelit. Po ashtu shtimi i investimeve, e për rrjedhojë shtimi i aseteve vendore kanë kërkuar në njësitë respektive edhe shtim të shpenzimeve të personelit me qëllim ofrimin e shërbimit sa më afër qytetarëve, detyra të cilat janë konsoliduar një vit më parë dhe këtë vit është ndjekur trendi i vitit 2017. Ndërkohë, edhe shpenzimet operative rezultojnë me një rritje të ndjeshme në 9 mujorin e vitit 2018, në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shpenzimet operative përbëjnë rreth 27% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor për 9 mujorin e vitit 2018. Në vlerë absolute në 9 mujorin e vitit 2018, janë shpenzuar rreth 10.2 miliardë lekë ose e thënë ndryshe rreth 1.9 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e nivelit të shpenzimeve operative janë të lidhura me rritjen e nevojës për mirëmbajtje për funksionet e transferuara në vitin 2016, përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike vendore, si dhe shtimin e aseteve të ndryshme nga investimet që kërkojnë shpenzime për ruajtje dhe mirëmbajtje. Por nga ana tjetër vihet re tendenca e rritjes nga viti në vit e peshës që zënë shpenzimet operative në totalin e shpenzimeve, kjo për shkak se tashmë shpenzimet për investime të realizuara kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

Rënia e shpenzimeve kapitale dhe për subvensione

Shpenzimet për subvencione dhe të tjera, janë shpenzimet që zhvillojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore për të paguar interesat, për të subvencionuar politikat e ndryshme vendore, dhe mbuluar funksione të tjera administrative. Në raport me 9 mujorin e vitit 2017, këto shpenzime në 9 mujorin e vitit 2018 kanë një rënie nga 887 milionë lekë në rreth 790 milionë lekë. Këto ndryshime janë rezultat i procesit të riorganizimit dhe të shtrirjes së re që kanë marrë njësitë e vetëqeverisjes vendore ku nën juridiksionin administrativ tashmë përmbajnë më shumë përgjegjësi për të ushtruar. Në mbështetje të të dhënave konstatohet një rritje e shpenzimeve për interesa dhe rënie në shpenzimet për subvencione dhe të tjera. Ministria e Financace sugjeron që njësitë e reja të vetëqeverisjes vendore në të ardhmen të kenë strategji afatgjata në ofrimin e shërbimeve publike sa më afër qytetarëve, në mënyrë të tillë që efiçienca e ofrimit të shërbimit të rritet ndjeshëm. Ndërkohë, shpenzimet Kapitale, janë një zë mjaft i rëndësishëm jo vetëm për faktin që përbëjnë pjesë të madhe të buxhetit vendor por edhe për shkak se këto shpenzime janë ato që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve. Nga të dhënat e deritanishme vërehet se shpenzimet për investime krahasuar me të njëjtën periudhë kanë një rënie të lehtë. Ministria e Financave arsyeton se ky ndryshim vjen për shkak se, tashmë njësitë e vetëqeverisjes vendore investimet e realizuara në vitet e mëparshme kërkojnë ti mirëmbajnë dhe të rrisin jetëgjatësinë e tyre. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë” i nxjerrë për konsultim ka në fokus përfshirjen e portaleve në kuadrin ligjor dhe rregullimin e mënyrës se si funksionoj

Postuar: 11/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit po përgatitet për depozitimin në prokurori të kallëzimit penal për 7

Postuar: 10/12/2018 - 15:29

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishti

Postuar: 09/12/2018 - 07:27

Skema e ndihmës ekonomike si ajo e përfitimit nga personat me aftësi të kufizuara do të ndryshojn

Postuar: 08/12/2018 - 07:30

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit vetëm me 1.8 % në muajin nëntor, duke shënuar ritmet më të

Postuar: 08/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në Entin Kombëtar të Banesave, nga ku ka rez

Postuar: 07/12/2018 - 07:32

Ambasada e Italisë në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se për t’u ofruar një shërbim më të mi