BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

90 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë të pensionit, zbardhen emrat sipas qyteteve, ja lista

90 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë

90 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë në të gjithë vendin janë shpallur përfitues të pensionit suplementar. Ditën e djeshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën e radhës për shqyrtimet e bëra në periudhën 21 korrik-11 gusht, nga të cilët janë shpallur fitues 90 aplikantë në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të publikuara, personat e shpallur fitues do t’iu kalojnë paratë automatikisht në llogaritë e tyre bankare, në bazë të të dhënave që kanë dorëzuar sëbashku me dokumentet e aplikimit. Prandaj, për secilin prej tyre është përcaktuar edhe qendra përkatëse se ku do të tërheqin pensionin apo shtesën që ju takon, për shkak të punës së kryer në profesionet e përcaktuat në ligj dhe përmendura në dokumentacion. Sakaq, Instituti i Sigurimeve njofton se një pjese të konsiderueshme aplikantësh, iu janë kthyer dokumentet në mënyrë që të plotësojnë boshllëqet në to dhe t’iu jepet një tjetër mundësi për të aplikuar. Kjo bëhet për shkak se, duhet që të vërtetojnë me saktësi vjetërsinë dhe llojin e punës, sepse dhe shtesa e pensionin varet në bazë të tyre, profesione të ndryshme kanë koeficient të ndryshëm indeksimi, gjithashtu edhe numri i viteve të punës ndikon. Prandaj, ISSH iu bën thirrje të gjithë ish-naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që të paraqiten për të aplikuar mbi të drejtën për pension suplementar. Ndërkohë, bëhet e qartë se në kuadër të ligjit të miratuar në vitin 2019, ISSH do të vazhdojë procesin e ndarjes së pensionit suplementar deri kur të kenë përfituar të gjithë ata që e meritojnë, prandaj do t’iu jepet më shumë kohë dhe asistencë për të plotësuar dokumentet e nevojshme.

Thirrje për aplikime

Sikur e përmendëm dhe më lart, ISSH vazhdon t’iu bëjë thirrje personat që preken nga ligji i 2019, që të nxitojnë për të plotësuar dokument dhe për të aplikuar. Ndërsa sqarohet se, përfitimi i shtesës në pension, sipas përcaktimeve në ligji, jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e ka paraqitur atë më herët pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së. Në projektligjin për pensionet suplementare, qartësohet se si duhet të veprohet në ato raste kur përfituesi nuk e ka tërhequr shumën ose ka tërhequr më tepër. “Përfitimet e caktuara, por të pa tërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se 3 vjet, nga data e marrjes së tyre, por jo më vonë se 6 muaj, nga data e konstatimit. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20% e këstit mujor të pensionit”, sqarohet në projektligj. Ndër të tjera, ligji bën të qartë masat që do ndërmerren në ato raste kur përfituesi abuzon dhe ndërhyn për marrjen e një shume jo të merituar. “Personi, i cili ka përfituar pension e kompensime në mënyrë dhe me mjete në kundërshtim me ligjin dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të pensionit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë, në masën e katërfishit të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal”, thuhet në projektligj. Sakaq, bëhet me dije se të gjithë punonjësit që pretendojnë të përfitojnë nga ky ligj duhet të disponojnë këto dokumente; fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i nënshkruar nga vetë personi; vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve; librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna; vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira; vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak; çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur nga ligji për këtë çështje. Ndërkohë, gazeta po sjell sot për ju të gjitha emrat e shpallur fitues nga lista e fundit e ISSH.

Ja lista me emrat që përfitojnë pension suplementar

BERAT

DRINI HYSESANI

KRISTINA SHULI

AVDYL DUMAJ

BULQIZË

CEN TERZIU

BASHKIM TANÇI

MUHARREM HOXHA

BASHKIM TOÇI

BASHKIM BURNAZI

HAMDI KURTI

SHEGA MEMA

MARIO STAFA

ASHIM MEHMETI

MAT

RAMAZAN KURTI

SHPËTIM BARLIKA

VIOLETA META

ALI PJETRI

ALI META

HAJDAR LECI

DURRËS

NAIM MANJANI

QEMAL QOSE

HYSEN HOXHA

GËZIM DARDHA

MYSLIM GJYZELI

YMER HASANI

NIKOLLË PJETRI

ELBASAN

 RIFAT DEMIRI

ALMA HOXHA

SHPRESA DEMIRI

LEONART DAJKO

BUJAR KARAPINJALLI

JEMIN ALLA

JANI DEDJA

EVZI SEFERI

LAVDIJE NISHKU

ASTRIT ÇAÇO

MIMOZA SHEHU

ABAS KURTI

PETRIT SULANJAKU

TELHA ÇEKREZI

AGRON TAFANI

SALI HIDRI

GJIROKASTËR

KUJTIM XHELAJ

ALQIVIADHI ZIKO

GURI ÇELA

HAZIS META

NËNTOR ÇUNI

KORÇË

STERJO BINJAKU

NIKO TELHA

ANESTI BUJARI

POGRADEC

FIQIRI PALLA

XHEMALI PUPA

KUKËS

BILAL MARKU

HAQIF MATMUJA

MUHAMET HALILI

XHAFER ALLARAJ

LEZHË

GJIN GEGA

ZEF NDOJ

SADETIN TAIPI

TIRANË

KURT SKARA

BARJAM LIZAJ

VELI DALIPI

BESIM LIKA

IZRAEM TROCI

PRANVERA ROBOÇI

VJOLLCA DEMA

FAIK JENIÇERI

HAJRI MUÇA

BASHKIM KOKONOZI

DASHURI MULLAJ

SHPRESA KETA

BEXHET SINANAJ

HYSEN NAZIFI

KOSTANDIN KOLA

RAMAZAN SALLATA

ROZINA SINIERI

BUKURIJE NAZIFI

SHPRESA RAPO

FATMIR SEFA

MARE LEKA

BUJAR DURRSI

MUHARREM TOTA

PIRO DHIMITRI

VLORË

SERVET BEQIRAJ

SELIM PASHAJ

RABIJE HYSI

LEFTER RROKAJ

SAMI SINANAJ

FITNETE CANAJ

 SARANDË

KRISTO DACI

JORGO PILO