BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

94 mijë familje përjashtohen nga procesi i legalizimeve, kanë ndërtuar në zona të mbrojtura

94 mijë familje përjashtohen nga procesi i legalizimeve, kanë

Rreth 94 mijë familje në të gjithë vendin rrezikojnë të përjashtohen nga procesi i legalizimeve. Që pas ndryshimit të ligjit për legalizimet në 2020 qytetarët janë dyndur pranë zyrave kadastrale për të përfituar certifikatën e legalizimit, por sipas sqarimit të fundit nga kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, jo të gjitha do të legalizohen. Në një takim me gazetarët ditën e djeshme, Lame tregoi se nga të dhënat e deritanishme 94 mijë familje në të gjithë vendin kanë banesa në zona të komplikuara dhe për këtë arsye ato nuk do pajisen me leje legalizimi. “Janë rreth 94 mijë familje që kanë probleme me pamundësinë për t’u legalizuar. Sa herë që është rihapur procesi i legalizimeve, një pjesë e familjeve kanë bërë riaplikim. Ka disa gjëra që nuk legalizohen, si brenda zonave të mbrojtura si në Gjirokastër, Karavasta, Butrint. Mund të përmend dhe kategoritë e tjera që ndalohet legalizimi. Kemi pasur në Lezhë një rast që ka bërë debat, një kanal kullues që është zënë nga shtëpi pa leje, sepse krijohen përmbytje. Pra kjo është një balancë shumë delikate mes hallit të një qytetari dhe 100 të tjerëve që preken nga ky proces”, tha ai. Sakaq, Lame tha se për disa zona ku legalizimi është në pikëpyetje Kadastra po mundohet të gjejë në zgjidhje. Këtu bëhet fjalë për ato zona të cilat janë afër shtyllave të larta të tensionit, për të cilat Lame tha se do mundësohet kalimi nëntokësor i energjisë elektrike për të legalizuar këto banesa, gjithsesi janë raste që do të rishikohen më vonë. “Në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë po bëjmë një përpjekje që të heqim linjat elektrike në zonat e banuara dhe të kthehet në kabllore. Këtë proces jemi duke e përmbyllur për të nxjerrë nga bllokimi i legalizimit të gjithë objektet që i përfshin linja e tensionit të lartë. Të gjitha këto me një program që po bën Ministria e Energjisë kalojnë në linja nëntokësore dhe një pjesë e këtyre ikin nga problemi i mos legalizimit të këtyre banesave. Nuk mund të legalizohen banesat në zona kulluese, ku kërkohet hapja e rrjetit të kanaleve primare”, sqaroi ai.

Kadastra në “sitë”

Ndër të tjera Artan Lame pranoi se disa zyra kadastrale në qytete të ndryshme kanë shfaqur probleme dhe kanë dhënë performancë të dobët gjatë këtyre viteve, prandaj pas zgjedhjeve do të ketë kontroll të punës së bërë në çdo zyrë. Kreu i Kadastrës tha se gjatë viti të shkuar 3559 qytetarë kanë paguar për shërbime dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tij, numri i ankesave ka ardhur në rënie, gjithsesi mbetet i lartë dhe kjo vjen edhe si pasojë e një stafi jo të kualifikuar, prandaj pas një muaji priten edhe shkarkime të drejtuesve. “Duhet të pranojmë se në të gjitha proceset që ka përsipër Kadastra ka shumë probleme dhe mangësi. Prandaj ashtu sikur ndodhi me Kadastrën e Vlorës dhe atë të Beratit pas zgjedhjeve priten ndryshime edhe në zyra të tjera kadastrale. Nuk mund të flas tani për cilat bëhet fjalë sepse nuk dua të ndërpritet hovi i punës, por sigurisht që do ketë ndryshime në mënyrë që të përmirësohet stafi dhe të rritet eficenca e punës”, theksoi Lame. Ndërsa tregoi se ngërçi ka ardhur për shkak të mungesës së një stafi të kualifikuar për këto çështje dhe se kushtet në kadastra nuk janë fortë të favorshme, Lame tha se për këtë i kanë kërkuar qeverisë më shumë financim. Sipas tij, nëse më vonë do të ketë më shumë buxhet për Kadastrën, që të mos mbahet vetëm me shpenzimet e veta, procesi për legalizimin apo të gjithë proceset e tjera do të ecin në ritme më të shpejta. Ndërkaq i pyetur për procesin e rivlerësimit të pronave, Lame tha se aplikimet vazhdojnë të jenë standarde, për këtë arsye edhe u shty afati, por deri më tani nuk parashikohet ndonjë shtyrje tjetër. Sakaq, ai tregoi se për vitin 2021 Kadastra ka renditur si katër sfida kryesore; regjistrimi i tokës në fshat, përmirësimin e shërbimin online; procesi i regjistrimit të pasurive dhe regjistrimi i pronës shtet.